Wednesday, September 22, 2010

Një poezi nga Tahir Desku

ME TË RËNËT

Sa do të kisha dashur
Të jem me ju sonte,
Me ju të mirët,me ju të mëdhenjtë
Të flisnim bashkë
Ç`ëndërr ish liria

Asgjë s`mbetet tjeter
Veç neve kënga
E juve lavdia

Netëve të zymta
Shpesh e ndal mendimin,pyes
Ku e ka burimin
Gjithë ky zjarr ky mall
Kjo dashuri
Në cilën këngë zogu
Në cilën pupël shpendi
Në cilën val deti
Ky frymëzim

Gjithënjë më bëhet
Sikur s`jam ndër të gjallët

Edhe për të vdekur
Nuk ka më kuptim

Sunday, September 19, 2010

BALADË nga Tahir DESKU

Photobucket

Tahir DESKU

BALADË

(Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998)

Kush është ai që zbret nga mali
Është Mujo Komandanti
Është ai, Muja vetë, me nëqind e dyzet
Nga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?
Kah vjen ai shkrin bora
Vjen në borë vjen në shi
Nga Shqipëria në Shqipëri

As hëna nuk kishtë dalë
Rrëzë bjeshke atë natë
Vetëm terri shtrihej si gjarpër i zi
Terri që ndante atdheun në dysh
Atdheun e moçëm nën qiellin gri
Dhe pjesën tjetër nën shi...nën shi...

E rruga ishte e largët tek zhdukej në pafundësi
Ai vështron fushat e paskaj të Kosovës
E mendon për zogjtë:
Nuk ka vend më t’bukur fluturimi
Kur flet me lumenjtë thotë:
Është vend i papushtuar
Kur numëron plagët shton:
Vetëm vdekja ia shton bukurinë Lirisë!

Pastaj zbardh dita e plogësht
Dhe ëndër e keqe numëron 36 herë
Dhëmbja shtron gjakun për dhe
Vashat shamizeza ulur nën një breg
Kanë ndalur pranverën e bimët që mbijnë
Diku në një shteg...diku në një rimë

Ai sërish ngritet dhe nis këngën e moçme
Që këndohej në anët tona:
Nuk po mundëm or shokë me folë
Se m’ka ra do gjak në gojë...
________________________
Per SOFRA POETIKE: Prend BUZHALA

REQUIEM PËR MURIN E BERLINIT nga PAL NDRECAJ

Photobucket

PAL NDRECAJ

Pal Ndrecaj u lind më 1960 në Moglicë (Gjakovë). Ka studiuar letersinë shqiptare në
Universitetin e Prishtinës. Është autor i tri vellilmeve poetike dhe i nje romani. Ka punuar mësimdhënës i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare dhe gazetar në të përditshmet kosovare “Koha ditore” dhe “Zëri”. Jeton në New York.



REQUIEM PËR MURIN E BERLINIT

Pas gjithë atyre shirave përmbytjeve
në qiellin e ndërgjegjes
më në fund fluturoi një zog

Anomalia e një gjysmëshekulli
u copëtua në miliarda thërmija
u nxor nga ekzistenca
siç e heqim nga vjersha
një varg që s`është më me funksion

Në miliarda grimca
si në miliarda kokërrza kujtimesh t`idhëta
do të doja të copëtoja
çdo mur si ai

Muret
thika të harruara gjate operacionit
ne trupin e nje pacienti
që në interpejsazh
si lajtmotiv i keq rrinë...


Nga vellimi poetik "Lule mbi plagë" (1993)

LOJË NË KATËR AKTET (T)
AKTI I PARË
(Shek. XV,XVI)


Akti i parë nisi
me rrëshqitjen e idesë
nga ajo e Skenarit

Mbi plato u dëgjuan hapa të rëndë
që në prolog bëhej i ditur lloji –
Tragjedi


AKTI I DYTË
(Konferencat ndërkombëtare)

Në aktin e dytë
kërcitën dërrasat
dhe ranë
ranë
ranë
ku s`bihet
(ku na pat rrëshqitur koka)
boka dhe Toka


AKTI I TRETË
(Komunizmi)

Në aktin e tretë
ndërruan aktorët
dekori

Publiku rrahu shuplaka derisa u mpi
Dhe pikërisht kjo u mor si momenti i përshtatshëm
që loja të mund të rrëshqiste
nga rregullat e artit
që kishte premtuar të renë

Vonë dikur
publiku rrahu kokën me shuplaka
kukuuuuuu!
deri sa iu shpi


AKTI I KATËRT
(PASKOMUNIZMI)

Meqë ishte thënë që tragjedia
do mbetej sa më gjatë në skenë
qenë vënë rregullat që të mos bjerë

Ndërsa për rastin kur
edhe akti i tretë
do të mund t`ia lëshojë vendin

ndonjë akti tjetër
u ushtruan sa më shumë langonj
që mundësisht
në polifonitë e reja
të aktit vijues eventual
të shquhej sa më shumë lehja e tyre
në mënyrë që bashkë me perden

mundësisht
të bie edhe
ideja për
tjetër
lloj
!


(Nga vëllimi poetik “Akti i krijimit”, PR. 1998)


MUNDJA E ATDHEUT

Ç`hoqa me ty atdheu im
i vogël
ç`hoqa nga ti

të barta tërë jetën mbi supe
të ledhatoja të lavdëroja mbi gjithë të tjerët
e mbi gjithçka
Ty të shenjtin

Po ti kurrë nuk dole ai
kurrë nuk i mjaftove vrapit

Se ç`mundohem në dilemën e shenjtërisë sate
tash

Ndaj ke zënë të shkundesh të rrudhesh
nga madhështia
shumë të shenjtëve po u bien kurorat nga koka

I revoltuar në gjithçka
dua të dal jasht
të shpërthej

Ke zënë të rrudhesh tash shumë
je bërë ashtu si të ka hije
po ende nuk mund ta vë foton tënde në Ëall

miqtë në FB do më qortojnë
do më anatemojnë
do më quajnë tradhtar
se të kam rrudhur shume nga ajo madhështi
atdheu im i vogël
në synimin për të bërë atdhe timin
tërë Planetin


NJERIU MBI TË GJITHA

Zoti e bëri njeriun në një çast dashurie
pasi s`kishte kë të donte në vetmi

Pastaj njeriu krijoi njerëz të tjerë
tjera çaste, kritere, tjera dashuri

dhe në mes të njerëzve që i krjioi vetë
i futi ato: çastet, kriteret

Në zgripc të të qenurit e ka vënë tash vetin
kishte pak peshën njeri
pa i vënë barrë edhe shtetin!


PRISHJA E TRAKTATIT ME FRIKËN

Po i jap fund traktatit me ty
dhe nuk do të pranoj ftesë
për asnjë lloj renovimi
“Së paku një herë në jetë
njeriu duhet të marrë një vendim të guximshëm!”

Do bëj si e çka më teket
“Çdo ditë nga një gjë që më frikëson”
s`do çaj kokën për ata që ua masin dimensionet kuptimeve
sipas kallëpeve të tyre
(ata që thyen kallëpë
bënë kallëpë të ri)

Më pëlqen të provoj
si thyhen krandet e kritereve
si futet mendimi
aty ku shkruan: “Nuk guxon!”
dhe si hyhet pastaj pa trokitur fare
e dilet pa kërkuar falje

Më pëlqen t`i shoh të tjerët
të dyshojnë tmerrësisht në mua
dhe sipas masës së atij dyshimi
t`i shtojnë t`i heqin a t`i ndryshojnë nuansat
në portretin tim

Po i jap fund traktatit me ty
asaj paqeje të vdekur
që më kujtonte mëkatin e rrjedhshëm
sa herë ngrisja krye…

PËR ATDHEUN TRE PISHTARË nga Janaq Pani

Photobucket

Janaq Pani

Janaq Pani ka lindur në Qeparo të Himares me 23 dhjetor 1941.Ka kryer shkollen 7 vjecare (ashtu ishte sistemi shkollor i kohës) në fshatin e lindjes, shkollën e mesme të përgjithëshme në Vlorë, mandej ka kryer një kurs një vjeçar specializ...imi për gjeolog në Tiranë. Ka ushtruar profesionin e gjeologut nga viti 1960 e deri ne vitin 1992, vit kur doli në pension të parakohshëm dhe ka punuar për 9 vjet në rrethet Tropojë e Kukës, mandej në rrethet Gjirokastër e Vlorë. Me krijimtari letrare është angazhuar qysh në vitet 70-të të shekullit të kaluar dhe e kam orjentuar krijimtarinë në fushën e letërsisë për fëmijë e të rinj, kryesisht vjersha e poema e pak prozë të shkurter. Në 35 vitet e fundit kam publikuar ne Shqipëri 25 tituj librash për fëmijë e në konkurse letrare të ndryshme është vlerësue me çmime letrare. Tani jeton me familjen në Toronto, Kanada.

- POEMTH

1

Të tre - male Dangëllie
të tre - shqipe lartësie
dhe tri zemra Shqipërie.

Nisën të tre fluturimin
mençurisht shpallën kushtrimin
për lirinë e arsimimin.

Nga një nënë të tre lindnë
zemrat prush e shkëndi synë
për atdheun veten shkrinë.


2

Kush i mbledh e bën Kuvend
gegë e toskë në Prizren
me qëndresë kush i ushqen?

Kush prish pasuri me arkë
kush e shkrep fjalën me flakë
mbi Sulltanë e mbi Bismarkë?

Cilin ndjek Porta e Lartë
me afije ditë e natë
t'i burgosë fjalën e zjarrtë?

Shqipes kush ia rriti namin
kush me gjoks përball tufanin
kush në zemra lind luanin
Mic Sokolat e Sulejmanin?

Është Abdyli fjalë-shpatë
zemërzjarrti, oratori
ylber mbi malet e lartë
me një dritë meteori.


3

E kujt fjala i ka hije
ëndrrat kush i ngjit në yje
kush flet Gjuhë Perëndie?

Kush harxhoi penë e kartë
pena, kujt i kullon mjaltë
kush e mbjell fjalën e artë?


Zemra brenda kujt ia ndjeu
rrugën kush na i rrëfeu
të rilindim si Anteu?

Kush këndoi me mall biri
në çdo vatër, e kush hyri
si një zemër brenda gjiri?

Me durim, e kush ka nisë
në çdo gjoks të djalërisë
të mbjellë farën e lirisë?

Kush për atdhedashurinë
bëri verem mushkërinë
për të marrë pavdekësinë?

Kush u shtri në shtrat të këngës
kush u mboll në luk të zemrës
gur zmeraldi te loti i Nënës?

Kush u bë simbol i besës
kush shkurtoi ditët e tija
e kush qe bariu i shpresës
të mos humbë Shqipëria?

Në Stamboll, kush vetëm fill
larg atdheut sytë i mbyll
dhe në qiell lind si yll?

Kush një jetë si qiri
shqipen mbyllur në qeli
e çburgosi me poezi
i dha dritërim të ri?

Sogjetari që shpërndan
dritën si një flakadan
është Qiriu Naimjan.


4

E kë lodh malli te gjiri
e kujt dritë i bënte syri
kush kish përkushtim prej biri?

Kush mendoi për Shqipërinë
kush lëvroi diturinë
e në Perëndim mban synë?

Kujt në shpirt iu mblodhën dallgët
kush u tret në dhe të largët
për t'ia zbutë atdheut plagët?

Cilin brenga e mundoi
kush të ardhmen ëndërroi
e me shkronja t'arta shkroi?

Kë kërrusi mall i pritjes
kush shkeli shtigjet e ngjitjes
nismëtar i përtëritjes?

Kush kometë në qiell mbeti
kush kishte mendje Profeti
e në shpirt dallgë tërmeti?

Qe Samiu mendje - deti.


+ + +

Të tre - male Dangëllie
të tre - shqipe lartësie
dhe tri zemra Shqipërie.

Abdyl, Naim e Sami
zemra kurrë s'iu ka ndarë
gdhendur ju në histori
për atdheun Tre Pishtarë.


Nga Janaq Pana
VRIMË E MIUT 500GROSH
Thonë kjo na paska ngjarë
mijëra vite më parë...

...Një maçok sa një bulldog
dhe miushi vocërrok
shkonin rrugës të dy tok.

Miqësinë e mbanin fort
sa në botë s'u gjendej shok.

Miqësinë fort e mbanin,
në një pjatë bashkë hanin,
vllazërisht çdo gjë e ndanin,
bashkë qeshnin, bashkë qanin.

Por miushi kapedani
nisi e na "përmbys sahanin."

Ja që na mësoi vesin
gër, gër, gërr të shponte thesin.

" Sillu mirë! - i thosh maçoku,
- Ja, ia hapa grykën thesit,
ikë fut turinjtë e ngopu,
vetëm miell mos derdh sheshit.

Edhe thesin mos ma gris,
ndryshe, do të kullufis."

" Sot më fal, jo nuk bëj më!'
thosh miushi me një zë,
pastaj loz e qesh me të.

Ia kthen shoku: " Ja, ta fala!
Veç mos më lozësh nga fjala,
ndryshe të përpiu vala."

Dhe miushi ulte kokën:
" U pajtuam, jemi shokë!
S'ka maçok si ti në botë,
të kam mik e mik me kokë."

Kështu miu bënte lajka
deri sa të vinte darka.

Pastaj, fërr, te thesi shkonte
dhe zakonin s'e harronte,
gër, gër, gërr thesin e shponte.

Dhe premtimet, si ngahera
fu e fuu i mirrte era.

Veshëngritur dhe maçoku,
prapa shpine ç'punon shoku,
ky miushi vocërroku.

Gër, gër, gërr i vin te veshi
sikur po i shpohet thesi,
ndaj inati xixat ndezi.

Dhe si shpatë i nxjerr thonjtë:
" Miush, ti e nise lojën,
në ta pafsha diku bojën
ta dish, do të ta brej kockën!"

Që ta dini si e qysh
niset macja me yrysh,
miqësia na u prish.

Që ta dini, qysh aherë,
sa miushi bën poterë
dhe maçoku thonjtë nxjerr.

Po miushi ia ndjen frikën,
qoftë natën, qoftë ditën
dhe nga sytë - këmbët ikën.

Që lëkurën të shpëtojë
iu desh shumë të gërmojë
dhe turirin të hollojë.

Sa ia ndjen maces gërhimën
vrap te vrima e mban frymën.

Ndaj dhe frikacaku thosh:
" Vrimë e miut pesëqind grosh!"

E kur njeriu s'e do njerinë:
" Shkojnë si macja me minë..."


VARGJE PËR NËNË TEREZËN

Çeli Gonxhe në fillim
hodhi shtat me këtë emër,
kish te Zoti aq besim
sa përbrenda mban një zemër.

Kish një zë si iso kënge
kish një shpirt që di të dojë,
kish një dhimbje, dhimbje nëne
plagët pak të lehtësojë.

Frymëzimin kish të Zotit,
e paepur në qëndresë,
ish ajo që zbuste lotin,
ngado shkonte mbillte shpresë.

Mirësinë kish pasuri
si naforë të shenjtëruar,
kish në gjak shumë Shqipëri
shpirtrat për t'na frymëzuar.

Djellza Bajrami "Oaze e Ndjenjave Rinore"

Photobucket

Diellza BAJRAMI

Diellza Bajrami,u lind me 27.111993 ne fshatin Qendrese te Prizrenit.Shkollimin fillor e kreu ne vendlindje SHMU"Idriz Seferi".Vijon mesimet ne klase te dyte ne Gjimnazin"Gjon Buzuku"te Prizrenit.Shembullore ne mesime e sjellje,krijuese e talentuar ,shkruan poezi,tregime,ese dhe pjese teatrale.Per krijimtari te suksesshme eshte shperblyer disa here .Eshte anetare e Revistes shkollore Zogu i Qendreses,ku ka prezantua ne gjashte numra radhazi me krijimet e veta,gjithashtu disa poezi i ka botuar dhe ne antologjite e krijuesve prizrenas,botuar nga Biblioteka Nderkomunale e Prizrenit,si;"Rrugetimi i fjales","Ndize driten e mendimit","Takim brezash","Vargu jubilar",etj.
Vellimi"OAZE E NDJENJAVE RINORE",eshte libri i pare i saj,u botua me 2009 ne Prizren. Dhe permban rreth 50 poezi,qe jan te organizuara ne pese cikle.



STINA ME TRISHTIME DASHURIE

Zhveshje ne shpirt
Shi ne sy

Perendim dielli ne kraharor
Shtegtim i deshirave

Vese ne endrra
Ere merzie e mjegull vetmie

Cdo gje ne mua eshte vjeshte
Tani ne zemer kam stinen
Me trishtime dashurie


NGREHINA E VETMISE

Tek lisi i mendjes
Ne liqenin e shpirtit
Afer arkes se zbrazur te jetes
Jeton dicka

Ne endrren e pamundur
Tek fjala qe s"thuhet
Afer tingujve te aresyes
Dicka jeton

Pikerisht aty
Ze fill nje zemer e zhuritur
Nje ore qe s'ndalet se ecuri
E ngujuar perjetesisht
Ne burgun e harrimit

Ne ngrehinen e vetmise


KURRE S’ESHTE VONE

Rrjeta e pendimit
Mbi ndergjegje qetesisht ka rene
Kenga melankolike e trishtimit
Ne shpirt verberisht ka leshuar rrenje
Gabimi i bere buron thellesisht
gurre mesimi
Endrra e perflakur
Kerkon ndjeshmerisht pamje ndryshimi
Dhembja e loteve
Ne faqe sinqerisht deshmi pikellimi
Dhe ec me hapa te sigurt

Duhet ndryshuar fati i nje takimi
Per t'u penduar kurre s"eshte vone
Te kerkosh falje sugjerim pajtimi


THUR NJE FUSTAN TE RI PER TOKEN

Fjongot e bores
Ne melodi te qete
Po bien kete nate

Me penjte e shkelqimit kristalor
Po thuret nje vello e bardhe

Te gjithe jane ne gjume
Ndersa nga une gjumi eshte arratisur
Ndonese i lutem te kthehet
Prape nuk vjen

E vetme tek dritarja
Shikoj kete peizazh
E ne mendjen time
Notojne anijet e endrrave

Ne dhome ben ftohte
Dhe ekstaza ne shpirt me ngroh

Bora vazhdon te bie
Duke mos e nderruar ritmin


PERENDIMI I NJE DASHURIE

Neper faqet e njoma ca lot rrokullisen
Ne dritaret e vuajtjes harrimi troket

Shikimet e zjarrta i largon perpjekja
Lumturia fundoset ne oqeanin e ndarjes
Endrrat mjegullohen e vuajtja s"ka te sosur

Dhimbja e zemres kerkon nje flijim
Rozafe dashurie te behet ky trishtim
Gjersa ne horizontin e jetes
Nje dashuri e re po lind

_______________________________
Per SOFRA POETIKE: Sahit OSMANI

Friday, September 17, 2010

Cikël poetik nga Lulzim Logu

Photobucket

Lulzim Logu
Lulzim Logu ka lindur në B. Curri, në vitin 1960, shkollën e mesme e ka kryer në vëndlindje, më pas është diplomuar për biologji, në vitin 1984.
Me shkrime publicistike, cikle me poezi për fëmijë dhe të rritur, me prozë dhe kritike letrare ka filluar të merret herët, ndërkohë që ka botuar këta libra:

1. Kohën e ëngjëllit - Poezi, 1999, Tiranë
2. Hiri - Poezi, 2002, Tiranë
3. Pinoku I qytetit magjik- Poezi, 2002, Tiranë
4. Tropoja, enciklopedia e vogël, 2008, Tiranë
5. Akoma hiri im - Poezi, 2009, Prishtinë
6. Kujtimet e ujqërve gri - tregime, 2009, Tiranë

Për një kohë të gjatë ka drejtuar Lidhjen e Shkrimtarëve, dega Tropojë, Klubin Letrar: " Tropoja",aktualisht drejton Shoqatën e Shkrimtarëve të Tropojës, është anëtar i Lidhjes së Poetëve Nderkombëtarë të Globit, W.P.S, është botuar në gjuhen angleze dhe ruse, në disa cikle poetikë. Jeton dhe punon në B. Curri.



GJUMI I NËNËS

Sytë i janë mbyllur, merr frymë ngadalë
Por nuk mashtrohem, nëna kurrë nuk fle.

Edhe ashtu, nënat janë zgjuar
Që të flenë fëmijët mbi dhe’…


GËshtenjat

Pikin gështenjat
Në shtjellën e erës.

Shiu ta lag dritaren
Ta zë shikimin.

S’ke ku ti krehësh flokët
Ku ti shohësh sytë.

Vetëm zjarri të ndihmon
Të më kujtosh.

Si zjarri, kur jam me ty
S’di për fikje.

A mendon ndonjëherë
A mendon për hirin?!

Pikin gështenjat
Në shtjellën e erës.

Në zjarrin prushshumë
Piqen të tjerat.

Një e nga një në gji
Aty pranë zemrës.

Gështenja të ngrohta
Në u ftohshin fjalët…


DREDHËZAT

Dredhëzat tani nuk i dua më
Megjithëse pikojnë lëng të kuq
Megjithëse më kujtojnë
Buzët e tua.

Veç unë e di ç’kam hequr
Për ti harruar…


Stinë

Dimri me shiun e ftohtë
Shiu i ftohtë, ti që qan.

Vera me diellin e egër
Dielli i egër, ti që qesh.

Vjeshta me gjethen e zbehtë
Gjethja e zbehtë, ti që ikën.

Pranvera me lumin e etur
Lumi i etur , ti që vjen.


Njeriu

Njeriu qëkur ëndërron lumturinë e madhe
Njeriu sot vdes për një orë liri
Njeriu, të vetën pronë, mund ta bëjë hënën
Njeriu, zvarriset i mjerë , në uri.

Njeriu, vuan, për të bukurën dhe shpresën
Korret nga sida dhe vdes me drogë
Njeriu, për atdhe mund ta bëjë dhe marsin
Njeriu kryqëzohet si lypsar në botë.

Njeriu, sot matet me kohën, ta mundë atë
Njeriu, diku në glob, rrethohet me tel si kafshë
Beson pafund, shan pafund zotin
Dhe se ndan dot ferrin me parajsë.

Njeriu, qëkur, ëndërron lumturinë e madhe
Njeriu, sot vdes, për një orë liri
Njeriu, pareshtur thyen mite, piedestale
Dhe kurrë s’gjen qetësi.

Ah, njeri!

1991.


Kur të kthehesh

Kur të kthehesh, do të jetë vonë
Zëri më është mekur
Dhëmbët më kanë rënë
Si ujk i vetmuar flë gurëve të bjeshkës
Dhe vdekja rri mbi mua si hënë…

1999.


Ajo

Ajo shkoi, siç shkojnë gjërat që vijnë rrallë
Kur plaket njeriu, vdes dhe për një puthje

Ajo shkoi, ditët vazhdojnë komplekse
Pjesë e zotit të pakënaqur që përsos
Në marrinë që quhet lindjevdekje
Ajo shkoi…

Ajo shkoi, befas u bë e domosdoshme
Rri në mua, ekuilibër i shpirtit të vrarë
Dhe çuditërisht jeta s’ndihet boshe
Ajo shkoi…

Ajo shkoi dhe kujtohem se duhet vazhduar
Se duhet të ndihem prapë i gjallë
Por përbuz të qënit e harruar
Ajo shkoi…

1999


Shtëpishkreta

Vetëm një mace, rron me thërrime
Shtëpishkreta, vdes, ngadalë, në vetmi
Dikur vilë e bukur, si prej ëndrre
Tani po humb në hiç dhe në shi.

Shtëpishkreta ikën pakuptuar
Si të gjitha vdekjet tona
Sa shumë më dhimbsen lastarët e thyer
Dhe dashuritë, shndrruar në jehona…

Bytyç, 1998.


Pa titull

Mi bënte shuk letrat
Puthjet mi përbuzte
Flokët s’mi pëlqente
Vetëm sytë.

E dija, duhej ikur
S’bëja për pasqyrë…


DITËT E MIA

Ditët e mia të pafajshme
Varen në kremastar kujtimesh
Të vjetra, të idhta, qajnë pa zë
Qajnë duke buzëqeshur.

Ditët e mia krenare, sa s’thuhet
Rreziten në diellin, që akoma s’ka lindur
Duke besuar se bëhen më të mira
Me gjaklindje veshur.

Ditët e mia të vërteta, si fryma ime
Idealiste si ëndrrat që shohin, tragjike si ëndrrat që si panë
Vdesin ngapak në pritjen e përjetshme
Për të qënë më të mëdha.

Ditët e mia, fëmijë kopshti zënë për dore
Pa edukatore në trafikun e sotëm të jetës
Shtrëngohen rreth vetes ti ikin vdekjes
Që si bushtër u leh tek ecin.

Ditë e mia, ikin shpejt pa kuptuar
Stinë që meritueshëm, mendoj se janë jetuar
Duke larë borxhet e vjetra dhe të reja
Pa mëkate njerëzore ngarkuar.

Ditët e mia, shkojnë thjeshtë nga jeta
Pa epitaf dhe gur te koka të rëndë
Siç shuhen yjet netve të vona të verës
Mbi ëndrra të brishta, kur ranë.

Ditë e mia, i kam dashur shumë
Ditët e mia, sa fort ju dua
Mbi supet tuaja, më zë gjumi
Në gjirin tuaj , duke pushuar.

Lamtumirë, ditët e mia që shkuat
Mirësevini, ditë të tjera
Qoftë lëvduar jeta juaj
Qoftë lëvduar , vdekja!

1996


FILLIM VERE

Shuhet pasditja e bukur
Në apartamentin komod
Brenda muresh dhe qelqesh
Kafaz modern.

Troftat lodrojnë në lumë
Retë luajnë me avionet e linjës
Dhia e egër po kthehet në shpellë
Ujku ka nisur sokëllimën.

Dashuria e djegur s’bëhet më
Të puthurat bien erë blozë
Shpirti, një grumbull hiri
Ku gacat, kurrë s’ndizen zjarr.

Por nesër, lind prapë ditë e re
E bërë nga zoti për njeriun e lirë
I burgosuri qiellin e kujton kurth
Dhe nuk e kupton hapësirën.

Shuhet pasditja e bukur
Në apartamentin komod
Një fillim vere që nuk vjen më
S’ka më kthim të asaj që shkoi…

1996


LETRAT DIGJEN

Të zverdhura si gjethe
Letra dashurie
Ferrparajsa ime
Peng i kujtimit.

Digjeshin ngadalë
Duke kërcitur
Sikur brinjët e mia
Kur therin dimrit.

Ashtu ngadalë
Pa flake të dukshme
Digjeshin vetë
Dhe digjnin.
Tani i iki zjarrit
Zjarrit të madh në vatër
Nga frika ime
Të mos shkel hirin…

1999


HIRI

Endrra ime e hershme
Zjarri që s’di për fikje
Pengu im i vonë
Fikja e hershme
Hiri që mbetet
Kurrë nuk tretet…


ShI

Kullon mbi mua
Rrjedh vetes time
Ndihem veç lot
Ndihem veç mall
Ndihem i shuar
Pa eshtra, pa muskuj
Lëndë pa formë
Po i kthehem tokës
Molekul dhimbje
Pjesë e turbullt e saj.

Po shiu, s’ka faj!...

1 korrik 2001.


FRYMA

Çdo mëngjes, po eci më ngadalë
Çdo mesditë, po më merret ngapak fryma
Çdo mbrëmje, më herët i afrohem shtratit tim
Çdo mesnatë , po ndihem më i vetmuar…

Eshtë fundprill, është fillim maj
Por nuk qaj…


ASGJË ME VETE

Asgjë me vete s’ke me marrë
Kur të shkosh nga kjo botë
Përveç dashurisë shumëzuar në kujtime
Që përbën shpirtin tënd
Më tha së fundi në ndarje
e pangopur me dashurinë që i kisha dhënë.

Netve ngujohem në qiellin mbi krye
Ku një yll ndizet e shuhet pareshtur
Përmbi hënë…
S’ka më kohë.

Tani s’ka më kohë për mëkat
Në qoftë ky veprim mëkat
Kur unë lidhem i tëri pas teje
O zot, ato vijat paralele të buzëve tua
Hekurudha e vetme për në parajsë?!

Tani s’ka më kohë për mëkat
Në qoftë ky veprim marri
O zot , ata sytë e tu, shpella pafund
Hone ku rashë papritur një ditë
Por, kurrë nuk mund të dal perseri?!

Tani s’ka më kohë për mëkat
A është vertet mëkat, apo diçka tjetër
O zot, tip o ikën papritur prej meje
Po kush pas teje, kush pas teje mbetet?!

2008


KUAJT

Ma kanë zënë hisen e hënës duke fjetur në këmbë
Në ag’ dielli lind copëtuar pas veshëve të tyre
Dhe yjet e fundit rrëzohen në jelet e lagta…


QENTË

Qentë sonte e qajnë hënën skaj mali
Era pastaj e mbulon me re të zeza
Vdes e dashura e tyre ulërimash…


QYQJA

Në muzg mbeti veç ajo me ku ku të mekura
Dhe hëna e ngrirë si drapër i ndryshkur
Që s’ja priste dot kokën …


MESNATË

Dhi e egër piu ujë dhe rrëzoi gurë në hone
Mëngjesi mban frymën dhe gjurmën e saj
Por kurrë s’munda t’ja shoh sytë…


QIRINJTË

Sa shpesh digjen netve tona të gjata si kujtime
Në pjatën e madhe të natës shuhet shpirti
I dashurive të dyllta…


ORA

Ndalet ora e murit papritur, lavjerrësi bie
Veç qelqi që thyhet pastaj, kris një çast
Koha vdes si zemër…

BETEJA IMAGJINARE

Nga Kujtim Stojku

Qëndroj i menduar para fushes së shahut
Dy ushtritë janë rreshtuar n’luftë përballë
Ushtarët janë gati me egërsi të përleshen
Të bardhët lëvizin para me ngadalë.

Fusha e luftës me katror bardhë e zi
Dy ushtritë do ndeshen për vdekje o fitore
Kjo llahatri e tmerrshme u shpik që n’lashtësi
Ushtarë,oficerë,kala dhe mbretër
Armatosur me heshta dhe parzmore.

Ushtarët ndeshen dhe bien një nga një
Oficerët trimërisht komandojnë në betejë
Mbretëreshat përshkojnë fushën anembanë
Mbretërit shikojnë betejën brenda në kala.

Ushtarë të zi veshur me shallvare
Turren drejt të bardhëve me tërbim
Beteja bëhet tmerrsisht e përgjakshme
Këtë luftë nga lindja e kemi trashëgim.

Strategji e lashtë për t’zhdukur njëri tjetrin
Ndeshen në katrorët bardhë e zi me kthesa
Betejën imagjinare e bëj me këto ushtri
Mbretërit për fitore deri n’fund, kanë shpresa.

Beteja është e llogaritur saktësisht
Humbjet si lojtar ju nuk i vëreni
Qëllimi është të fitoni me çdo kusht
Fitoren në pushtetin e rreptë ju e keni.

Jeta njerzore është si kjo fushë,bardhë e zi
Me halle dhe brenga me triumfe lirie
Dhe kush betejën më në fund e humb
Do të lidhen me zinxhirë skllavërie.

Dhe kështu gurët më binden mua
Që nuk jam i famshmi strateg
Ndeshem ethshëm dhe t’fitoj dua
Betejë enigmatike që në të t’ rrëmben.

CILIT I BESON ?!!

Nga Agim Drenica

Nastradini n'oborr
e dëgjoi një za ,
doli shpejt e shpejt
kush thirri - me pa .

A u qove - Nastradin
- tha fqiu para dere ,
ç'e mirë t'solli kojshi
ç'kërkon kësaj here ?!!!

Ti , vëlla Nastradin
mua ma din hallin ,
me duhet për punë
ta kërkoj - gomarin!

Ti e din - kojshi
kurr nuk ta kam ndalë,
por sot s'e kam këtu
e kam lëshuar n' malë .

Për sherr gomari
n'at qast pëllet ,
Nastradinit i drejtohet
- fqiu i vet :

Pse m'the s'është këtu
n'mal ka shkuar gomari,
ia dëgjova zërin
në stallë që palli !

Nastradini i tha fqiut
qe ishte ndreq si hu ,
ti a po i beson gomarit
- a po me beson mu' !!!

PËRMBLEDHJA POETIKE: "KRISMA E FJALËS" nga SHABAN CAKOLLI

Photobucket
KRISMA E FJALES
Autori: Shaban Cakolli

JEHONA E SHEKUJVE

Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit


Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli


FJALA JUAJ

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
nëpër baltë


UNË DHE MALLI

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një cigare
brengat t’ kthej në tym


DROJA

Druaj se djalli
me xixa stralli
na vizaton yllin
midis balli

Vijnë pastaj hijenat
t’i grisin pelenat
e foshnjeve të palindura

Këta klysh popi
soji e sorrollopi
që të pijnë gjak populli
shekulli s’i ngopi

Në këtë rreth harkor
të rrugëtimit mizor
vetëm lëmshi i fatit
na mbeti në dorë


FJALA E HUMBUR

Mbeta pa fjalë
a ditën kur jam nisur në jetë
rrugëve të paruugë
në dritë e mugë

Në guvën e shpirtit
ndryer është qe një shekull
e betuar nën dritë qiri
para ikonës sate
liri


KAPTINA II
GJURMË PAS GJURME


E GJATË KJO NATË
Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.


E NDIEJ HUMBJEN

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m’ është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të nbotës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave të ikura pa kthim


HALL MBI HALL

Turma shkojnë
turma vijnë
mbijnë si bari i keq
në faqen e blertë të globit

Prej shekulli në shekull
kërkojnë lëmoshë
trotuareve të fatit

Trokasin në portë të hapur
kastat luksoze
të ngopura parfumnesh
të një biznesi të ndyrë


ORA JONË

Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj

Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim

Këtu s' jam
atje s’më lënë,
o nënë

qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq


E BUKURA MORE

Moj e bukura More
si të lash, e më s'të pash
si të lash, si të lash
si të lash, e më s'të pash
(popullore)

Ec nëpër të kaluarën
për ta gjetur të ardhmen
ëndërro shqip,
frymo shqip
o Arvanit

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbërisht
e jetën vazhdo
prore
e dasmën
bëje pleqërisht

Edhe varrin hape
me E bukura More

Rro sa malet
me dhembjen shkëmbore
buzë detit
me shikim të humbur
nga e bukura More


TY QË PO VJEN

Në këtë botë
erdhëm njëlloj
me rregullat e ngurta
të natyrës

A lejon natyra
pamjet me dy fytyra

Njëri maskë
laraskë
në atë degë të fatit
që çukit
kokrrat e inatit

Me kurriz për murriz
tjetri kruan
unazat e shekullit


LAMTUMIRË

Tërë kohën u rropate
për këtë jetë bajate
ndërtoje kulla prej letre
rrokaqiej e pallate

Atë që bëje ditën
rrënoheshin brenda nate

Falë të qoftë
o miku im
ky mashtrim


MORT

Të etur për gjak
këta barbarë
edhe në ëndrrat e tyre
hapnin varr

Po nga varri i tyre
s’ do mbijë as fije bari
vetëm ndonjë gjethe ançari
mund ta sjell
era nga shkretëtira


KËNGË NË DARDANË

Metush Krasniqit

Në Dajkoc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë
përjetësie

Këndon bilbili
maje lisit
për një legjendë
që e lindi fisi

Këndojnë në kor
shkëmbi
e lumi
duke rënë
nëpër fushë
për shqiponjen e Krasniqes
në qiellin e kuq
të Kosovës


KOSOVËS

Kosovë
copë fushe e Edenit
me përmasa ëndrre
me qiellin
përplot shqiponja
që ngrejnë qerdhe
nëpër zemrat tona


PËR TY DRITË

Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekuj

Shekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura

Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë


NË BRENDI

Këndej gjithë zjarr
e andej akull
vetëm gjurmë
e kthtërave
të stinës në xham

Zjarri djeg
leckat e stinës së ikur
nga fryma e detit
të strukur në gjethe bajameje

Një syth ëndrre
zënë e ka zogun e bilbilit
në kafaz


E GJATË KJO NATË

Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.


AS NË JETË;AS NË VARR

Më humbi shoku i shpirtit
e zhdukën pa gjurmë
këlyshët e ferrit

S' është askund
as në jetë
as ndër varre.
s’është më hija e tij

Ai s’është askund
se është gjithkund
duke u dhënë shpirt
gurit e drurit


KAPTINA III
ZJARRI QË KA KOSOVA


LETRA E NËNËS

Më çoi nëna letër

shkruar më kishte
me lotët e saj

Liqe i pafundë
dukej pika e mallit
që derdhur ish
nëpër fjalë

Më shkroi nëna letër
dhë një liqe malli
e ktheu në avull
vetëm me një fjalë


RRUGËS PËR NË QIELL

Sa herë mbi çati
na këndonte korbi
nëna e mallkonte
thoshte: këndon morti

Shenjat e shenjta
të krahut të shqiponjës
u dukën në qiell
dhe në palcën tonë
rrymoi liria


ERDHI ORA

Pabesitë e bardha
nga shekulli në shekull
mallin për liri s'na shuan

Brigjeve të ëndrrave
u përplas akullnaja
në rropulli
u trand liria
e ujqërit uluritën
e bjeshkët gjëmuan
e u trembën majet me dëborë
se erdhi ora
e flakës së pashuar
të zjarrit ilir

Dielli ka shndëritur
qiellin e zemrave tona
se jehoi zëri i Ademit
se Hamza i zu pritën
jehut të kushtrimit

i gjallë apo i vdekur
i Besëlidhjes së Gjergjit
jam për jetë


NË UDHËKRYQ

Këtej vihet
andej shkohet
rrugët tona
s'mund të ritakohen.
në brendi
shpalos kujtimin
tëndin dhe timin
i vogël është hapi im
pafund
veç mall e trishtim.


PËRSE MË IKE


Më ike
o mike,
me mëngjesin
e vjeshtës
më le
me hirin e mallit
të ruajë
atë gacë të fshehur
të dashurisë

Mbeta në udhëkryq
të dashurisë
me sy kah qielli
duke pritur
pikat e lotëve të tu
që do t’i sjellin
retë ë kësaj vjeshte


E VËRTETA

Kur kreshnikët tanë
i hapën hartat
atyre në duar
iu dogjën kartat

Lartmadhëria
mbet lakuriq
para pasqyrës
u bë gaz i botës
karikaturë e gjallë
që të bën më lot
të qeshësh

Gomari që shtihej ujk
mbeti pa lëkurë
dhe filloi të pëlliste
deri në kupë të qiellit

Vetëm kur në gjyq
e depozitoi mendjen
u pa sheshit
se burri i botës
për mburrje e kishte
trurin e gomarit


ETIKETA MIRËSJELLJEJE

Atyre iu iu dridhej buza
e u kruhej zuza
tek flisnin me romuza
për luftën e madhe

Urrenin njeri-tjetrin
tek i lanin faqet ndërsjellë
me pështymën e puthjeve

Biografitë plot akuza
kandidatë për biruca
që kur lindën nga lluca

Trima para pasqyrës
para kufomave
dhe dhomave
që kundërmonin ligësi


LOT KOSOVE

Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na lakmuan edhe gjelbrimin
e fushave tona
në sy

As me vetëveten s’ lanë
të flisnim njerëzisht
për njerëzimin
se njerëz s’ishin

Shkilnin tokën tonë të bukës
me thundrrat e tyre
me brirë therrnin
qiellin e kaltër
të bebëzave tona

Zjarrin që ka Kosova
për liri tund dheun
dhe shpërthen
deri në qiell
duke djegur e pjekur
mustakët e miu
në fytyrat satanike

Kur shiu i lotëve pushoi
rreze lëshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtëpia.


TRIMAT

Zjarrin që ka Kosova
s’e ka Etna
as vullkanet në Tokën e Zjarrtë

Aty ku shpërthen zjarri
ngrohet shqiptari
me flakën e lirisë

Më bënë trim dhe mua
ushtri e rritës
roje e Kosovës
dhe e shkëndijave të gjakut
Mbrapsht në krye Shko poshtë


KAM NJË HALL

Kam një hall
më të madh se lumi
me netë të tëra .
s'më zë gjumi
kështu dje
kështu sot
i përgjumur nëpër glob
mbuluar prej luksi

Anonim
në azil
pa mik e me myk
i mbyllur në terr
endem nëpër vetëvete
në anonimitet rroj
e vdes ngapak
çdo ditë


EMËR I NEMUR

Udhëtarë të territ
hyjnë dhe dalin
nga dera në derë
ecin për teh të thikës
duke u përpjekur
të kërcejnë në humnerë
hapur në anatemë
si fëmijë të humbur
thellë në pyll
lajkash e trishtimi

U lexohet në dritën e syve
mallkimi i territ
ngrysen e gdhihen
me një vel mërzie

Nuk kanë shteg as prag
s'dijnë kah nisen,
as ku ndalen
me këtë rrugë muge
emër të nemur
gurbet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit


JETË PA SHIJE

Kam etje
si në dimër
ashtu në verë

Tablo e recetës sime
e pij qumësht
më bëhet vrerë
ha bukën
më bëhet gurë.

Para syve perde muge
kjo është panorama ime
në muzgje gjumi

Menu e pashkruar
me një përzgjedhje
për oreksin e humbur të ditës


JETË E VAJ

Rrodhi përrocka ujë loti
rrodhi kot së koti
kur ndryshoi moti

Në katër anët e globit
rri buzë trotuari
duke shikuar
ndërrimin e ngjyrave në semafor

Kërcitën kockat nga reuma
kur filloi riga e shiut
të bjerë nga ai qiell kuq e zi

Në gjysmë u ngrit flamuri.
flamuri i kuq
i larë me gjak
për këtë jetë të pafaj


KAPTINA IV
ËN QIELLIN E HUAJ

MËRGIMTARI

Larg atdheut
larg shtëpie
të shkuan vitet
sikur hije

Vetëm agimi i djalërisë
hap portën e kujtimeve
dhe në fushat e bleruara
të viteve
një çunak këmbëzbathur
mbledh Lulenarçizi

E shkurtër është jeta
si një shirit celuloidi
që fillon në kujtime
dhe mbaron në një beze të bardhë
në murin e moshës

Imazhe gri
si bryma e flokut tënd
ngrin e shkrin në lëvizje
të përhershme
të ëndrrës

Rini e thinjur
stacioneve
presin e përcjellin
vagonat me radhë
që bredhin nga stina në stinë


NËN QIELLIN E HUAJ

Ky qiell mbi rrokaqiell
dhe jeta jonë drith e miell
brenda mureve të betonit
vyshket e pafaj
në këtë nënqiell

Deri në asht unë kam acar.
dhe duhet të mbulohem
me një re të trashë tymi
ose të pëlcas si tollumbace
në duart e një fëmije bonjak
e gjuajtur
nga një shigjetë acari

Zemra ime e mërdhirë
del gjysmëlakuriqn të shëtisë
nëpër kopshtin e mbuluar me vesë


BUZË LUMIT RAJNA

Buzë lumit Rajna
mbi syprinën e ujit
hijen mallit e ndeza
tani jam pa hije
i lehtë si avulli
si një hije malli
që ka rënë mbi ujë


ME SHTEGTARËT

Bashkë me dallëndyshet
u nisëm
për një ditë shtegëtimi

Kaluam fusha
lumenj dhe detra
për ta gjetur folenë
e stërgjyshërve pellazg

Kur vinin pranverat
dhe bora shkrihej
në diell shfaqej
strofulli i lashtë
në një dege të tharë


KUR DOLA PREJ SHTËPISË

Kur dola prej shtëpisë
ia dhash flakën rinisë

Si qen e tërbuar
lehte uria
e skamnorit
në dheun e huaj

Erdhi koha për t’ u nisë
dhe i thash nënës
të ma varë atë bazybe
në qafë
që të më ruaj
nga syri i keq i mërgimit

Zemra e nënës
u vyshk për një minut
siç vyshket lulja nën brymë
dhe zemra e mërgimtarit nga malli

Një vaj i padukshëm
ma dridhi buzën
dhe s’ mund të them
asnjë fjalë malli
për tokën që po e lë

Jetë e namur
sot për nesër
me rininë e humbur viteve
të njomura me lot

Vitet shënohen
me hijeroglifet
për historinë fatkeqe
të brezave që po vijnë


MALLI PËR KROIN E FSHATIT

Ngjiten vashat shpatit
shkojnë te kroi i fshatit
të buta si delet
i zbukurojnë belet
kur ngjesin kordelet.

Qafat me rruzare
n’kostume shqiptare
qëndisur me rreze

Kroi i fshatit
ujë rrjedh teposhtë
nga fushat
për t’i çmendur çunat
për t’i joshur çupat

Tani më zgjon etjen
në këtë tokë mërgimi
malli më djeg shtatit
për kroin e fshatit.


NËNË MOJ NËNË

Kur u ndava nga ti
o nënë
qava natën e tërë
se kisha mall
për një fjalë tënden

Kur m’i këndoje ninullat
o nënë
në gjoksin tënd.
fluturoja në qiell


Më ty për dore
hapëroja nëpër oborre
dhe sot
më merr marrë malli
të më marrish përdore.
o nënë

Rrudhat e pleqërisë
sa të hijshme i kishe
si vija të dritës të yjeve në qiell
në netët plot hënë

Sa më ka marr malli
për një bukë
nga dora jote.
o nënë
për një bukë misri
me shije fëmijërie

Si zgavër lisi
zemra më është bërë
ke era fsheh borën
për flokët e mia

Edhe zogjët e malit
nëse më thërrasi
t’ i lot mos lësho
qëndro dhe më prit
se do të kthehem një ditë.


NË VIZION

Në një kopsht në Osnabrück
me një me një dallëndyshe u bëra mik

Zemra bëri benë
se do t’ia ruaj folenë
derisa të kthehet nga shtegëtimi

Iku duke më përshëndet
me krahun e lehtë.
zogu i shkretë

Kalon detëra edhe toka
të sjell të fala
nga Shiroka

N’ ma pashë nënën me lot në sy
ajo qanë edhe për ty:


I ZHDUKUR

Një gotë verë
një cigare
si në odat
shqiptare
shuaj mallin e vendliondjes

Pa shtëpi e katandi
shterg i humbur
në stinë vjeshte

Jam shumë larg
vetë syrgjyn
me një gotë
dhe tym duhani
rendis ditët
në rruzaret e vitit

KUSH JEMI

Kështu ishte
kur jetë
bënim me dreqërit

Brejtësit na e grisnin
dokumentin e identitetit
të mos e njohim
as shembëlltyrën tonë
në ujin e pusit

Na pyesnin: Kush jeni?
nga vini?
a ke dëshmi
për identitet

Ja këtë kartë ndërkombëtare
se këtu kemi ardhur
nga ferri ynë
se jemi në thelb
origjinal


VIZIONARIT

I.Rugovës

Jeta
hije e vogël
Për ëndrrën tonë
të madhe

Mbyll një portë
hap një portë
për të dalë në një moshë tjetër

Edhi dita
t’ mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
në mungesën tënde

Dita e dhimbje se madhe

N'shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti
me një fanar ardhmërie në dorë

Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të
të bleruar
në pemën e jetës

Ai iku
po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd


ANTIHISTORIKE

Sa herë ia shikoj fytyrën
mësuesit të historisë
më bëhet se lexoj
një pergamenë të lashtë
të zhubrosur nga vitet


NË FLAKËN E KUSHTRIMIT

Në kërkim të fatit

Znj. Reile Hildebrandt

Sa shumë lustra fjalësh për paqaën
po botës s’ia ndërron fgaqen
prej mesjete
ne histori
s’ia ndërron kush numrin
kësaj flete
të lirbrit të fatit

Karvane të pandalura
nëpër rrjeta rrugësh
të labirinthit në Ballkan
jetë insektesh bënin
nëpër shekuj

Nga muri kinez
deri te Muri i Berlinit
nëpër gjurmët e hirin
fati shtijohej
nga brezi në brez

Edhe sot
nën harkun e fatit
rrjedh ai lumë i pagjumë
njerëzish
për të dalë
në atë fushë jeshile të Edenit

SOFRA E POETËVE

Photobucket
Nga Luan ÇIPI


Pas dhjete vjetësh i larguar
Sërish, pranë detit, në Vlorë,
Në shtëpinë e re ndërtuar,
Dremitja me kokë në dorë.

Sa u zgjova nga një ëndërr,
Duket ne vazhdim imazhi:
Dhoma plot, çip e qëndër
Me burra, ardhur nga plazhi.

Sofra mbushur me poetë:
Këmbëkryq Ali Asllani,
Ka lezet kur rri e flet,
Sytë ngulitur nga Sazani:

Jam vlonjat dhe trim me besë
Rreth flamurit di të vdesë,
A me hir e mepahirë

Doemos do rroj i lirë!
Vlorën edhe Vlorën thelp e kam në zemër
Ditën e kam dritë, natën e kam endër”

Për karshi rri Isuf Luzi,
Kuvendon i mrekulluar,
Po zëri, si grykë pusi,
Është i qetë dhe i malluar:

“O shqiptar! Në do të dëgjosh,
Në paç mend dhe uri te mësosh,
Mos e urre kurrë armikun,
Se padashur ti bëhesh rob i tija,
S’bie asgjë te vlefshme mërija
As ta pakëson, as ta largon rrezikun”

Ja, më tej Fatos Arapi,
Admiron Zvërnec, Triport
Zë e zëmër seç i hapi,
Nuk ka si Vlora në botë:

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë
Në një pikë loti lirinë e lind.

Entuziast ky Irfan bregu,
“Kosovar” dikush e quan,
Me vargje si zjarr dyfeku,
Mediton, mendon dhe shkruan:

“Edhe Malon dhe Avniun
Aty kemi,
Vlora është e mbeti prapë
Betlehemi.”

* Sërish, trokasin ne portë,
Mysafirë, qindra vete,
Vlonjatët, kudo në botë
Janë piktorë e janë poetë.

Madhështor Skënder Kamberi,
Magjistar Nestor Jonuzi,
Qindistar Saba Xhaferi,
Thosh për ta, i madhi Buzi.

Prodhimtar ish Ilmi Bani ,
Agron Dine lavdi pate,
Ngjyrëtar Rakip Shabani
E madhe shkolla vlonjate.

Mirsevini, thotë Luani.
Bukë e kripë e zemër,
Është natyra, shesh mejdani,
Që ju ka dhënë emër,

Deti i kaltër, që heq valle,
Malet për karshi
Jane ullinjë e portokalle,
Është... një histori.

Korrik, 07
_____________
Publikuar tek "Fjala e Lire" tek rubrika "Poezi Per Poetet." http://www.scribd.com/doc/16192016/Poezi-Per-Poetet

Tuesday, September 14, 2010

Pershendoshja me te gjallet

Poezi nga Spartak PRODA

Zezome tere vendi ne ngjyre te lotit
Mu te port’e Hadit vdekja hidhet valle,
Dhe dhimbja eger, rilind prej qemotit,
Iso i mbajne grate me ligje , me vaje

Burra shtrengojne lotet neper grushta balte
Nen’ e gjymtuar c’ju nxi, ju tha gjiri,
Grua, bije, e moter fytyre boje kashte ,
Tymin e nje jete po percjell kandili...

Varri krahehapur,pret jeten e prere,
Nga kujtim i gjalljes, i vdekjes femije
Mali mbi kufome do te cele memer
Karont’i nderkryer pret qe te prije ...

Saturday, September 11, 2010

NJËQIND PLAGËT E TRIMIT

Photobucket

Nga ABDULLAH ZENELI
(Kambanë kujtese për Zahirin)


Poezia qe para-prinë në revistën letrare RINGJALLJA u nderua më çmim...

Poezia e cila i para-prinë revistës letrare RINGJALJA e shkruar nga shkrimtari llapijan zotri . ABDULLAH ZENELI , me 07.09. 2010 në manifestimin tradicional Tahir Desku në Klinë e nderuan më çmim.

Në emër të Klubit Letrar Zahiri në Podujevë dhe në emër timin përsonal si kryetar klubi RUZHDI BERISHA – RUDI ndjehemi të gëzuar qe në radh të parë fitoi çmim shkrimi qe përherë të parë ajo poezi është botuar në revistën tonë llapijone RINGJALLJA. Dhe në emër të Klubit Letrar Zahiri zotri. Abdullah Zenelit i dëshiroj çdo të mirë në jetë, dhe sukseset e tij nuk mungojn, zotri. Zeneli serish dëshmoi që është një figur e veçant ne shkrimet e tij.


Zahirin nuk ishte aq vështir ta njihje atëbotë
Ishte kudo ai kahdo që duhej në atë kohë rrëmet
Në pikun e ditës thellësinë e natës shiut e borës

Zahiri po ishte kalorës që mjegullën nuk e donte
Në mjegull thoshte trimi e tradhtari janë një
S’ka më mirë e paq se një betejë frontale

Me armikun aty e veten jo më larg se përballë tij

Zahiri vetëm me vetëm gjithë shokët e tij një nga një
Njihte çdo pëllëmbë të tokës ajrit zgafellë e ujëvara
Ku thyheshin e loznin ëndrrat që i kishte me plotëni

Zahiri i ëndrrave me komandantët e një pëllëmbe dore
Se pëllëmba tjetër larg o sa larg njëqind vjet larg
E ai në mes aty ku kishte selinë Justiniani i kanunit

Para se të merrte rrugë drejt përjetësisë divine


Zahiri gjithçka të falte pa më të voglën drithërimë
Të falte sytë të falte zemrën të falte vetminë
Të falte ngurrimin të falte frikën të falte mosdijen

Zahiri të falte etjen, të falte urinë të falte dashurinë
Të falte dasmën të falte po edhe metelikun e fundit
Të falte fajin e pafaj të falte buzëqeshjen në vaj

Po nuk të falte jo kurrë nuk të falte tradhtinë

Zahiri shëtiste nëpër të gjithë damarët e atdheut
Vetë i tretë kur duhej vetë i njëmijtë kur kërkohej
Se asgjë nuk matej as me numra as me fjalë

Zahiri po ishte gjithmonë ku duhej për t’i dalë ballë besës
E s’ishte jo ku s’duhej se instinkti s’e tradhtone kurrë
Pos një dite ah një ditë të kobshme në atë veturën ruse

Tek po kthehej nga një betejë të fituar krejt nazethyer

Zahiri s’pëlqente ngazëllimin as kremten as zhgënjimin
I menduar siç qe po pa as më të voglën mëdyshje
Derisa numëronte orëpafundmet lugje e brigje të ilegales

Zahiri s’ishte kockë as mish për epshet e përtejgrilave
E ku duron burri prangat ditë m’drekë e gjithë natën e lume
Jo jo ai këmishën kishte burg si plisin n’dollapin e fëmijërisë

Mbytur me ëndrrazhgëndrrat e pafundme të lirisë

Zahiri po Zahiri zgjohej kur të tjerët binin në gjumë
Kur të tjerët ngopnin barkun e lëpinin kockat e majmërisë
Dhe mbyteshin thellë sa thellë në dafrungat e marrëzisë

Zahiri përplotësonte mozaikun e madh të zisë të euroazisë
Gjithherë me një aksion të fituar a një koloni të asgjësuar
Një plani të prishur ardhësish hajdutërisht të çakërdisur

Aq i qetë qe trimi sa mbështillte duhanin kaçak dalëngadalë

Zahiri ky dalëzotës i ditëve të para mu para plojës e batërdisë
As prekte me këmbë në tokë as kokën s’e kishte në qiell
Ishte gjithkund ku ishte kushtrimi i palcës së rinisë e idealit të lirisë

Zahiri i ndërgjegjes tharmuar në gjëegjëzat lak të zgjuarsisë
Ç’është një shtëpi pa zot një shtëpi pa çati diku në këtë rropulli
Ç’është një njeri pa tokë një njeri pa fe një njeri pa atdhe

Kosova tha me klithmë Zahiri dhe pa e parë më vete jo as deshi
Me ato njëqind plagë sytë t’i mbylli aty ku lisi i la vend një pylli


E BOTUAR NË REVISTËN LETRARE RINGJALLJA NË PODUJEVË

Qytetare pa pasaporte

Nga Anila Kati

si mund te iki...
nga kjo toke e askujt...nga kjo bote...
ku jam ngujuar ne pritje...?

e panjohura...e njohura...
qendroj midis kufijve te mendimit
gjenerate e vjedhur kjo e imja...
qe deshi te ndryshoje fatin...
ne emocionet e nje toke te huaj...

ne kufij te absurdes e misterit...
atje ku te drejtat e te qenurit...
ndryshojne perspektiven e te ardhmes
duke trasformuar ate qe jemi...

kufij te padukshem qe na ndajne
midis kufijve ne token e askujt...
tragjedi ne vazhdim...
rruge e gabuar e kufijve...

ne avuj endrash e veprimesh...
ku cdo gje humb sensin...dhe e rimer...
me forcen e humbjes...
me forcen e tragjedive te harruara...
e te rigjetura ne te sotmen gjueti...

perzierje mendimesh e kulturash...
ku kaosi mbeshtjell sensin e jetes...
gjuha ime e humbur...
dashuria ime e harruar...
endrat e mija te perziera...

midis nje jete te masturbuar...
qe pjell metamorfozen e te ardhmes
eksperience ekstreme e te jetuarit...
me endra...iluzion...genjeshter...

me shtepi por pa shtepi...
me histori por pa histori...
tragjedi e patreguar qe s'ka ze...
histori e emigrimit...

deshperim...lot...dhimbje...
Molley...Grasy...Desy...
ne fund jemi te gjithe te njejte...
e gjithe kjo ka ndodhur me te vertete

trishtim...trishtim...trishtim...
per indiferencen...per shpirtin...
per lotet e paderdhura...
per vuajtjen pa ze...pa zhurme...
qe pollen natyrshem poezine...

deri ne fund...
dashuria eshte me e forte se urrejtja
drita eshte me e forte se erresira...
jeta eshte me e forte se vdekja...
deri ne fund...e pa kthim...

KAH TOKA IME

Photobucket

Nga ZYRAFETE KRYEZIU MANAJ

Do të vi bashkë më erën
Si poleni ne pranverë
Ëndrra të thyera të lotit copë
Një nga një dua ti mbledh.
Rrugën rrezeve do tua gjej
Heshtjen do ta shkund për ditë
S’do lë shkëmb, as breg, as vend
Për pa shkel mbi to sërishë.
Erërave dehjen do tua vjeli
Cdo ditë pakë e nga pakë
Yjeve gjumin do tua nxjerri
Që rrugën sërishë ta bëjm bashkë.

VASHA E VALËVE

Ne baladën e Mujës të kërkova
në degët e shtat lisave binjak
tek urë e besës s’të gjeta
vallë, a thua ku mund të jesh?!
Nën shaminë e nusës syrin s’ta pash
në degë të ullirit që besën forconë
as të shkëmb i bjeshkës
- si dikur n’legjendë
vallë ku mund të jeshë?!
- jehona gjallë të mbet.

LOTI I THYER

Njëmij copë
loti mu thye
mu shpërnda
në shumë anë
dhe çdo grimë
e pjesve të tij
në një dhimbje
- përfundon.

PËRTEJ HARRIMIT

A thua do t'kërkosh sërish
shtigjet e braktisura
të kohës së perënduar
për t’i gjetur fjalët e dhëna.

Me vete merr rrugët tona
barti në trastën e shpirtit
- pa u lodhur
Pluhuri kohërave mos t’i fshijë!

Përtej harrimit do të mbërrish
në vesën e lotit veten do ta gjesh
kudo të shkosh larg e më larg
orët tona aty i ke.

NËPËR RRUGËT E JETËS

Detit i vodha valët
nëpër rrugë të jetës i barta
që të lundroj atëherë
kur velat nëpër ditë ndërtoj.

Fushës i grabita puhizën
për t’ia dhënë shpirtit
atëherë dhe vetëm atëherë
kur prushi i mallit përvëlon.

Cucën e luta
t'ma fal harkun vetullëhollë
hënës t’ia jap për shoqe
që bukuritë t'gërshetohen
- në horizont.

NDJENJA PËR ATDHENË

Rreze e shuar
në shpirtin tim
as diell i perënduar
i pranverës së hershme
s’do të jesh Ti.

Nëpër rrugë harrimi
une s'do të eci
në rreze dielli
shtigjet do t’i gjej
atje pranë teje
dua të kthehem
shpirtit prehje t’i gjej.

RRUGËT E DHEMBJES

I mora me vete
lutjet e dikurshme
e mallin e futa
në shtegballin tim
-të përlotur
me dhembjen
e durimin mbi
me urimet e të dashurve
unë sërishë çaj rrugë,male,detra.

GJAKU I DËSHMORVE

( R. Malës-N. Berishës)

Do bjerë shi
nuk do ta lajë

Do ngrohë diell
nuk do ta thajë.

Do bjerë borë
s'do ta mbulojë

Çdo mëngjes
do kuqëlojë

BUZËQESHJE E VRARË

Lotin ta mora
me ujë deti e mbështolla
trishtimin mos ta shoh
në syrin tënd.

Fjalën ta nxora
nga dallgët e kohës
e futa në rrugën e jetës
për të mos humbur kurrë.

Dhe të pata thënë
buzëqeshjen e vrarë
mos ma fal mua
se ma mbyt fjalën e dhënë
në atë agim me diell
në oborrin pa rrethojë.

DO TË VIJ NË VEND TË SAJ

(për nënën)

Do ta fal dhe frymën time
erës së malit shoqe t’i bëhesh
të ta sjell tek t’i vetëm flladin
ditëve t'verës kur të mund malli.

Mos mendo vetëm ëndrra të thyera
lotit rrugët mos ia hap
do të vij në vend të motrës
dhembjen e shpirtit të ta zbraps.

VARG EPIZODIK

Me shoqen time u takova
tek rrokja e parë
e vargut të Migjenit.

Aty u munduam
Lulit t’ia falim gazin e ditës
fshatarit t’ia shtojmë kokrrën e misrit
qymyrxhiut t’ia thyejmë vuajtjet,
varfërinë ta kujtojmë të kaluar.

Për këtë jo pak na dënuan
na ndanë nga të tjerët
dy herë na robruan
na anatemuan për t'na vetmuar,
por ne u betuam
se do të takohemi tek vargu i lirë.

Dhe ja sërish u takuam
tek vargu i ëndrrës së lirë
me hallet e Lulit në të
me skamjen e fshatarit
me jeten e nxirë si vet duart e qymyrxhiut.

SHIFRA QË PUTHIN KALENDARE

(gjithë atyre që lufta i humbi)

Ju nuk ishit poet
për tu djegur nëpër vargje
as rrugën e dreqit nuk e zaptuat
për t’u thënë se faj bërët
ju që në shifra ktheheni përditë
e loti rrugën dot s’ua gjen
emra të shndërruar në numra
sa keq u ndat.

Ju as fjalën e fundit s’ua dhatë fëmijëve
që sot nëpër kohë dallgësh iu kërkojnë.
Ata iu ëndrrojnë të vini me erën
dhe dimrit s’i thonë mos eja dot
se shpresën mbajnë në fjollën e borës
që sërish të ktheheni bashkë për të loz.

KUR TRUPOHEN DASHURITË

Midis qiellit, detit
trupohen dashuritë
një me botën e kaltër bëhen.

Me rërë bregu
masin baticën- zbaticën e saj
e ngushëllojnë kohën në ikje.

Prap përzihen me dallgë dashurie
bien në prehjet përvëluese
deri në kockë arrijnë
në fund hiri i saj bëhen.

mars 2009

ZOGJ TË FJETUR NDËR MOTE
(varrezat në Malme)

O ju njerëz të gjallë të dheut tonë
ne u bëmë shumë këtu
që flejmë në ëndërra të gjata.
Mos na falni vetëm lutjet tuaja
se ne nga gjaku i juaj erdhëm
kur lindëm kokën mbështetëm si ju
mbi gurin e truallit.
Të atij trualli që aq shumë na mungon.
Mos harroni se këtu është tokë e huaj për ne
e pranverat nuk na ligjërojnë me gjuhën e tokës
as flladi erës nuk përgëdhel
këndeshëm muret e varreve.
Ne erdhëm këtu si të gjithë ju
për të ikur nga dhimbja që mbyste shekullin
e për t’kap diellin e ëndërruar,
pa ditur se do bëhemi
zogj të fjetur ndër mote
andaj sa herë shkoni e vini
nga një copë toke mëmëdhe na sillni
se vetëm kështu harrojmë
dhimbjen e mallit të përvëluar..

EGO E SËMUR

Ti që mbi interesa qirresh
shqelmon mbi të mirën e marrur
zgërdhihesh me kohën e kapur
pa përfill moral e nder.

Ti që i gatuhesh botës së rreme
dhe mbi të ndërton ditët tua
si horre mbi horre ec me smirën
ndërton zi mbi të bardhën botë.

Ti që s’dëgjon as qarjen e fëmijës
mbi interesa epshesh vjerr mendimin
dhe fol për "krenarinë" e botës beqare
fsheh lavirësin e ditëve që derdhe.

Ti mendove që ecet gjatë mbi rrugë tradhëtie
se hiri pushton sytë e botës
vallë a thua ndonjë gjë ta vret unin
ulu njëherë mbi truallin e tokës
dhe shih me syrin real.


LOT I TRONDITUR - IMPRESION I REALITETEVE TË FORTA JETËSORE

Zyrafete Kryeziu-Manaj, nga Theranda, tani me banim në Vetlanda, punëtore e arsimit, tash për tash është autore e një libri me poezi. Është duke përgatitur një përmbledhje të dytë me poezi dhe duke shkruar një roman. Romani i saj do të ketë për temë fatin e gjithë atyre femrave shqiptare që burgoseshin për çështje politike pas ngjarjeve të 1981 në Kosovë.

- Qefsere Mala, është njëra nga ato që është lënë në harresë; ajo ka jetuar dhe ka vepruar në mënyrë ilegale në Prishtinë, është martuar në mënyrë ilegale pas vuajtjes së dënimit me burg dhe sot ndodhet në Gjermani...Ndaj e konsideroj të rëndësishëm zbërthimin e jetës brenda mureve të burgjeve, ku poashtu zhvillohej një aktivitet ilegal por për të mirën e lëvizjes kombëtare...Tash për tash dikujt mund ti duken cikrrime por për kohën ishin gjëra të mëdha..., thot Zyrafete Kryeziu-Manaj lidhur me temën e romanit të saj të ardhshëm.

Ajo vazhdon veprimtarinë e saj letrare edhe sot në Suedi. Ka botuar më 2001 përmbledhjen me poezi ”Lot i Tronditur”. Aktualisht po mirret me përfundimin e përmbledhjes së dytë me poezi dhe të një romani, i pari i saj.

Pena e poetes Zyrafete Kryeziu-Manaj duket se mban erën e qumshtit të nënës. Stili i saj i rrjedhshëm, përshkohet me vërtetësi e sinqeritet në përshkrimin e ngjarjeve dhe të karaktereve. Impresionimin nuk e kërkon në fantazi sepse fuqishëm ajo impresionohet nga realitetet e jetës në Kosovë dhe tani në Suedi.

NASTRADINI U FSHEH

Photobucket

Nga Halil Xani

Një zabit në një nahije
Mblidhte gomarë për angarie
Kur dëgjoi Nastradini plak
U fsheh mirë nën parmak.

Erdh i tha fqinji i parë
Pse po fshihesh s`je gomar
O e di pasha shpirtin
Po s`kam besë në zabitin.


PRITJA E PASHËS
Halil Xani

Dikur në fshatin e hoxhës
Erdh një pashë me nam
Fshati zgjodhi Nastradinin
Që t`i dilte atij në selam.

Pasha pasi e shikoi hoxhën
Pa fije turpi i tha ndër sy
A nuk kishte njeri fshati
Po hakaret të zgjodhën ty.

Nëse ma keshë bukurinë
Ti e keshë perëndinë
Sa për dije këqyre plakun
Në çdo pyetje ta jap hakun.

AMANETI I HOXHËS

U sëmur keq Nastradini
I sollën një mjek me emër
Ai hoxhën gati e çmendi
Në vend që t`i jepte zemër.

-Hoxhë po shkon n`ahiret
A po len ndonjë amanet?
-Amanet grua e ju fëmijë
Kësi doktori mos leni n`shtëpi!


VAJZË APO DJALË

Nastradinin thirri mbreti
Se e kish gruan me barrë
Mendo mirë t`ia qëllosh
E ka vajzë, apo e ka djalë.

Mendo mirë e mos qit hoka
Po s`e gjete të shkoi koka.

Para e prapa ecte gruaja
Hoxha e shikoi me kujdes
Kah po shkon m`duket vajzë
Kah po vjen, djalë, serbes.

Pas do kohe, thonë mbreti
I çoi selam hoxhës plak
Ty të lumtë se ia qëllove
Djalë e vajzë lindën binjakë.


KUSH SHET BOSTAN

Nastradini ngarkoi gomarin
Me bostan nga kopshti i vet
Pasi i bëri ca orë rrugë
Arriti në treg në qytet.

Hajde bostan, hajde bostan
Me zë të lartë hoxha vikati
Kurse pas tij si për inat
Ia, ia, ia, bëri veshgjati.

Hej, ç`është me ty kjo punë
Shet bostan ti apo shes unë?


ÇKA LIND-VDES

Hoxha te fqinja mori kazan
Për do punë të shtëpisë
Pas dy ditësh kur ia ktheu
Me të i dha dhe një kusizë.

Ç`është kjo hoxhë i uruar
Unë t`dhashë vetëm kazanin
Ishte me barrë është shtuar
Merre, merre ia pafsh hajrin.

Hoxha prapë mori kazanin
Por fqinjes s`ia ktheu fare
Mekot zonja ia kërkoi
Jo tha vdiq, e çova në varre.

Filloi grindja dhe shamata
Tërë natën deri n`mëngjes
I tha hoxha është n`qitap
Gjithçka lind edhe vdes.


BAKLLAVAJA

I çojnë Nastradinit bakllava
n`tepsi

Aty qëllon mysafir edhe nipi i
tij

Dhe sa më mirë për t`u
siguruar

I thotë nipit kjo është e
helmuar.



Del hoxha jashtë nipin s`e
merr

Ai në dhomë e bëri një
sherr

Tha do të mbytem prej mërzisë

E t`i bëri djali hyxhym
tepsisë.



Kur u kthye hoxha i ngratë

Tepsinë e gjeti gati të thatë

More nipçe se ç`ma punove

Ti u kënaqe, mua më helmove.




MJALTIN NË BESË


I tha fqiu po
shkoj

Te miqtë e mi një natë

E solla të ma ruash

Këtë qyp me mjaltë.



Në mjaltë si arusha

Hoxha kish merak

E afroi pranë qypin

E lëpiu pak nga pak.


Kur ia preku fundin

N`bark ia nisi lufta

Këndonte shahadet

Nga vdekja e kapi tuta.


Kur u kthye fqiu

E mori qypin e thatë

E kuptoi pse hoxha
Këndonte salavatë.


GOMARI 10 GROSH

Thonë një ditë pazari
Hoxhës i humb gomari
Bëri be ai me abdes
Po e gjeta 10 grosh e shes.

Pas dy ditësh dy batakçi
Ia çojnë gomarin n`shtëpi
Kemi dëgjuar o plak i mirë
Se gomarin po e shet lirë.

Ç`bëri plaku Nastradin
Maçorrin ia hodhi n`shpinë
Kush i jep- tha 100 lira n`dorë
Ia jap gomarin me maçorr.


NASTRADINI NË HAMAM

Nastradini shkoi në hamam
S`e bënë hesap as për njeri
U vesh ngadalë asgjë nuk foli
E pagoi larjen 10 fish me flori.

Kur shkoi hoxha herën e dytë
Shërbëtorët i fërkuan sytë
E pritëm keq herën e kaluar
Po shumë hakun na e ka paguar.

I dhanë rizë të re e sapun
Njëri tha e laj unë, tjetri unë
Kreu punë Nastradini e doli
Ua pagoi një grosh e foli:

Dje ua mbusha grushtin plot
Ua pagova shërbimin për sot.

DY DESH

VARGJE SATIRIKE
Nga Agim Gashi

Pak pa rënë terri
- kah bëhet natë ,
hapen komjuterët
dhe u futen ne chat.

Hynë me "nik"
- jo me emer ,
njëri mashkull
tjetri si femër !

Biseduan e biseduan
- u kënaqen ne chat ,
ku s'hyn e ku s'dolën
- gjithë natën e gjatë.

Vetëm ne mëngjes
- e morën vesh ,
asnjeri s'ishte femër
por qe të dy' desh ...!


NINULLË BASHKËKOHORE

Nina nëna n'djep te lehtë
iu bëfsh nënës - deputet ,
me marrë para për lezet
ne Kuvend me shku me fjetë!

Nina nëna n'djep prej plepit
ti u bëfsh menaxher i KEK-ut,
menagjer që shetit me kerr
e Kosovën e lenë në terr.

Nina nëna erdhë pranvera
ti punosh ku dhënë tendera,
ku luan paraja sa herë çalet dera
e korrupcion ty te radht era...!!!

Agim Gashi - Drenica

ZËRI JONË

Poezi nga Kujtim Stokju


Zëri jonë është i urtë dhe i mençur
Dhe t’gjithë së bashku kemi bërë mrekulli
Dhe unë kam një emër të madh
Emrin popull, e kam t’vulosur n’histori.

Mua më kanë quajtur me emra të ndryshëm
M’kanë thënë se jam turmë, shoqëri dhe masë
Prej meje kanë dalë majat më t’larta t’pushtetit
Dhe ju mua popullin,më ndatë në dy-tri klasë.

Unë jam punëtori, fshatari,shpikësi,intelektuali
Nga gjiri im kanë dalë poeti dhe shkrimtari
Unë jam ai që krijova qytetrimin dhe kulturën
Unë jam dëshmia e lavdishme e historisë.

Të gjithë ata që janë mbi mua, nga unë kanë dalë
Strategë,mbretër,presidentë e kryeministra
Por ata vdesin,nga unë do të dalin të tjerë
Ngandonjëherë na bëhen mbi ne si tigra.

Vërtetë unë populli, jam si ujët që derdhet mbi tokë
Jam si fusha që jap bereqet kur plugohem
Dhe stuhi të tmerrshme kalojnë mbi mua
Dhe të gjitha këto s’më bëjnë t’plogështohem.

Unë nuk harroj se edhe për mua vjen vdekja
Dhe prap punoj me më t’madhin përkushtim
Dhe unë çdo gjë me dëshirë e jap
Bëhem dhe fli për vendin tim.

Unë ngandonjëherë buças e dridhem si tërmet
Që t’mos harroni historinë e spërkas me gjak
Dhe unë më pas përsëri harrohem
Dhe për mua kujtoheni,kur zjarri është n’prag.

Unë shpesh ju kujtoj mësimet e së djeshmes
Që të mos mendoni se jam i marrë
Zëri im del fuqishëm prej shpirtit
Dhe dëgjohet,në t’gjithë botën mbarë.

Unë kam thjeshtë pesë gërma, POPULL
Energji e pashtershme,gjithmonë në krijim
Prandaj mos m’përbuzni dhe m’harroni
Por dëgjojeni me kujdes zërin tim.


KTHETRA PËRVLUESE

Mbi ballin tënd që ndrinte si ylberi
Dhe sytë ëngjëllor me t’ëmblin shikim
Shikoja lotët që t’rridhnin prej syve
Rëndë plagosën shpirtin tim.

Këto lotë ishin kthetrat e dashurisë
Që me to vadisje rrënjët e saj
Sa thellë rrënjët i ke mbjellë
Duke m’kapërthyer shpirtin e pa faj
Si lulkuqet n’arën e grurit
Mbi shpirtin tim janë shpërndarë.

Dhe pastaj prisnim me pa durim
Nga kjo pemë frytin pë të vjelë
Sikur n’tundës qumshtin tundim
Presim gjalpin për të nxjerrë.

Eh, pastaj dhallin se shikoja
Që e pija me shumë zjarr
Gjalpin t’gjithë unë e mblodha
Ky është fryti dashurisë parë.

SEKRETET E MIJA...!

Photobucket

Poezi nga Raimonda MOISIU

Si një robinë e pasqyrës,shoh
veten cdo mëngjes në të,
dhe pikas nga një shënjë të vecantë,
që askush nuk e vëren,përvec
syve të mij të zhytur në kujtime,

-.-

Janë shënja të vogla, të zbeta,
të mezidukshme,që m'i dërgon,
mëngjes për mëngjes,
një qënie që qëndron mbi një majë
si një përmendore dhe
quhet pleqëri.
Këto shënja ma dinë emrin,
më njohin mirë, e më thërrasin,
nga larg,
si mikroinfarkte të vegjël!

-.-

Është një sulm i përditshëm,që
e pikas vetëm unë,por që
e shfaros,
një kamp tjetër, i tërë ,e shfarosës,
sic shfaros mikroinfarktet e vockla:
Një e qeshur në mëngjes me shpirt!

-.-

Një kamp magjepsës, pafundësisht
i bukur,
AI!
I sekreteve të mrekullueshme të dashurisë!

-.-

Ja, ku hesht shtrati...
Atje flenë kujtime të rrënqethura.
Atje unë, e vetëm unë,
vë veshin dhe ndjej,
rënkime të ëmbla,
pëshpërima e psherëtima,
buzë që lodrojnë mbi mishin tim.....
si një diell i vogël, i nxehtë
i erdhur nga parajsa,
vetëm për mua,
duke mërmëritur emrin tim!

-.-

Sekretet e mia..., ato....,
I di vetëm një qënje e kësaj bote,
Unë...,
që si një robinë,
vështroj veten përditë, në
pasqyrën e mëngjesit.

-.-

Sekretet e mija,
pengjet e mija,
futur në një shportë të artë,
të mbledhura nga kopështi i memorjes,
nëpër gurgullimat e lumit,
në oshëtimën e një zëri,
që më thoshte:
Të dua!

-.-

Dhoma ime e madhe,
Lagja e gjith'qyteti,
kontinenti i tërë,
nuk i nxë dot, sekretet e mija!
Ato.....
grumbullohen, si zogj
të uritur, të vegjël, cicëritës,
të brishtë e të bukur,
në të majtë të gjoksit tim.

-.-

O zemra ime!C'i ke këto pëllumba,
strukur aq bukur në blerimin
e kopështit të vetmisë sime?!
Plot stërkala të kristalta,
ujra burimi,
magji hyjnore,
me aureolën e përqafimeve dhe
melodi fyejsh....!.

-.-

Sa të bardhë carcafët!
Carcafët e dëshëruar për tu zhubrosur,
për tu flakur përtokë,
nën bardhanën e hënës te dritarja,
nëpër puthjet e nxehta,
nën sulmin e dashurisë....

-.-

Të fshehtat e mija të dashurisë!

-.-

Plot fjalë të vecanta,
të rrallëpërdorura,
të ardhura nga hyjnitë qiellore,
të dridhura,
të patjetërsueshme,
si ujrat e foshnjës,
kur është duke lindur....


Raimonda Moisiu
Hartford CT USA

Pesha e fjales...

By: Dijana Toska

Te marr guximin dhe te shoh drejt ne sy
Mjegull e dendur... shikimi im
Ul koken nuk flas dot me me ty
Nuk dalin fjalet, ngecin ne fyt….

Ta them apo mos ta them?
A do ndryshoje dicka?
Veshtroj konturet e profilit tend
Kam frige, fjala me peshe nuk ka….

Ngaterrohen mendimet
Uni im bie ne konfuzion
Shpejtohen te rrahurit e zemres
Fjala nuk del, ne gabzher ndalon….

Sa kane peshe fjalet e sodit
Kur era per nje sekond i merr
Sa vlere ka e verteta
Kur nuk sheh drite…vetem terr….