Samstag, 30. April 2011

Cikël me poezi nga Smajl Lushtaku - Prekazi


TEATRI HAMLETIAN !

Një plak lindi duke dhënë shpirt
lakuriq zvarritej në pyllin më hitha,
më kot kerkon diamant n'shkretëtirë
u ca nga trungu dega më shum sytha !


Nga fundi i skenës cirrët dhe shkumbon
fitova në lotari tash më lek po luaj,
trupi i zvarritej në tehun e shpatës
duke i dalë shpirti kerkon një kaqotë uji !


Ky hero i shfaqjës harron tekstin prore
improvizon skena më pendla të huaja,
me kuksa dhë gjymtyrë të drurit
t'balcamosur n'mumi heshtin si statuja !


Teater tragjiko-komik që i ngjanë cmëndurisë
ku brenda ditës disa herë ndrron moti,
buzet e ngrira t'mavijosura t'cara nga thatësija
sy të zgurgulluar nga qielli tek Zoti !


Gjuha e shfaqjës perbuzet në skajshmeri
sllavishtja u ulë këmbkryq n'vatren tonë,
duke na grryer si jasht edhe brenda
ky virus trojan-karpat që po na shëmton !


Heroi plak Shqiptar n'mes skenës Ballkanike
i masakruar n'gjashtë copa nga thika e tradhëtisë,
heziton dhe pret coptime të reja
t'ja sjell vdekjën vedit n'shtratin e marrëzis !


Ngrihu në këmbë O Gjergj Elez Alia
edhe pse plagët po të kullojnë gjak,
bashkoje fyqinë në trupin tend të vetëm
të jetosh më nder n'ket kontinent dinak- plak !






HYJNESHA IME
(Elegji...kushtuar gruas sime të ndjerë)


Ishte mjergull ... natë pa henë
kurë ma dhë... puthjën e parë,
në atë rrugicë... më baltë dhë gurë
shendrisnin ... dy margaritar


Po ku je.... hyjnesha ime
ne cdo skutë.... po të kerkoj,
për cdo ditë.... po vdes nga pak
të gjithë botën.... e mallëkoj !


Pse më le.... si zog... të mjerë
kush eshtë ai.... cë na trazoj,
ti... në ameshim... unë mbi tokë
zëmra ime .... t'mos këndoj!


Ty... të pata... rreze dritë
ike shkove... në perjetësi,
unë shtegtar... pa plang... pa vatër
s'besoj më... në ... dashuri !


Kur të vijë... të shof... tek varri
rri e qetë... asgjë jo s'thua
n' mermer t' ftoftë...dy lot të ngrohtë
edhe keshtu...gjithnjë do të DUA !


Bredha... lindje e perendim
edhe... jugun më veri,
deri sot... askundë... së hasa
një engjell që të ngjajë TY !






EMITIMI I DREQIT ( Antikrishti)


Duhet të ndodhë një ringjallje shpirtror
që t'mos na mallkojnë zanat nder male,
njeriu i mjerë ti kthehet natyrshmerisë
para se të ndodhë vetvrasja globale !


Ty njeri shpirtëkazum i mileniumit te ri
ku në vend te dashurisë po mbjell urrejtje,
ne vend te luleve po mbjell atom
vetës po i shkakton katastrofë dhë vdekje!


Qdo gje në kete botë eshte e programuar
perveq njeriut më trurin ne kokë,
krijuesi ti dha të gjitha ty për t'jetuar
te beri edhe zot në planetin tokë !


Terri s'egziston eshtë në mungesë drita
lufta kurrë s'do të nodhte po të kishte paqe,
materja po të terhjek si lopën per kerpeshi
ty njeri i mjerë që s'tka mbetë sy as faqe !


Ke rrethuar vetveten më plot falsifikime
duke vu programe ne besim dhe dashuri,
e verteta eshtë kerkim dhë jo besim
të mashtroj Antikrishti O,i mjeri njeri !


Te futi në vallë si qenin e zgjebosur
s'te mbeti kohë per dashuri dhë vallëzim,
të futi në luftë me vetëveten tuaj
humbe origjinalitetin kalove në emitim !


Kthehu vetës tuaj ktheju të së vertetës
në vetmi qdo kush mundë të bindët,
e verteta s'mundë te blihët as te vidhët-huazohet,
ajo gjurmohët -kerkohët dhë gjindet !


Njeriu Shqiptar kend po emiton
me ne po quditën zhapinjet nder male,
ktheju vetvëtes- Kombit Shqiptari im
ktheju te vertëtes SHQIPERISË NATYRALE.






SREBRENICA !

Tetëmijë viktima i perpiu Srebrenica,
në Ballkanin plak brigjet shkembor,
po te ishin kunguj...hutina apo misir
do te ishin teper për ketë botë horror!

Djalli del në foltore me SIFAT njeriu,
cirrët dhë shkumbon si i smuar mental,
pas shpinës leshon KARPATËXHIUN e zi
pastrojëni Srebrenicën në ketë akt final!

HOMOFILET e Natos të thirrur per siguri
nga thika ta mbrojnë popullin duarthatë,
ishin te zanun me MARIUHANË dhë raki
i pushtoj Serbi i lidhi në shtylla si të ngratë!

Tetmijë koka i preu thika e XHELATIT
në emer të SVETI SAVES dhë të TRINITIT
vetem pse ishin TE TJERË në tokë te vet,
drejtesisë nderkombtare i ra maska e KARBITIT!

Srebrenica eshte vetem një pamje
e dramës tragjike të quajtur anti- njeri,
keshtu na gjakosi SLLAVI ne Ballkan
me zi se Jevrejet ne GAZ Adolf Hitleri!

Bota inskenon gjyqe dhë TRIBUNAL
që ti humben gjurmet gjenocidit-marrezisë,
protoganistet e tragjedise Ballkanike
me meze dhë mastikë gezojnë në mes të Serbisë!

Drejtësija qe peshon më teper ne PADREJTËSI
duke mbjellë mjegull,vdekje dhë katrahurë,
unë si i vogel ne keté botë te madhe
s'më mbetet tjeter vetëm n'te me PSHURR!!!





LUGINA E ZANAVE !
(Epopesë së Jasharajve)

Në... KULLËN E LASHTËSISË
u bë... ringjallja... shpirtrore,
ranë... shumë... LULËKUQE
n'vallëzim... dorë per dore !


Ate... luginë... të zanave
e bekoj... vët Zoti,
rrenjét... ka në Krujë
në BESË... KASTRIOTI !


E verteta... eshtë... KERKIM
s'vidhët... jo... s'huazohët,
kush...BIJE...per te
shkelqen... dhë... madhërohet.


Kulla e lashtësisë...Jasharajve
ç'jërr maskat... falsifikatore,
botës... i dha shembull...sublim
pa gjak... s'ka liri...fitore !


Jeta... kjo... pelhurë e bardhë
Adem Jashari... n'té PIKTUROJ,
GJASHTË TROSHAT... e njé sofre
më kashorë... ti BASHKOJ .


Gjithnjë... kreativitet ndertoj
Hamza... me shpirtin e lirë,
shembull i dha njërézisë
se rénja eshtë hyjnore-e mirë.


Dajë Osmani... trim bujar
vjell zjarré... nga frengjija,
thërret më hutë... dhé me zë
vallë... ku éshté... Akademija?


Kafen e mengjezit... Bacë Shabani
e vlon... në grykë të topit,
sot na erdhi... dita
ta zgjidhim...nyjën... konopit!


Ti pimë... keto kafë... biro
për Shqiperi... dhë... LIRI,
se kurrë... ne... s'vdësim
gjak-hupës... me `kembet në hi.


Hamza... n'istikam
dredhé... mustakun... prore,
Oj... néné loke... Zahide
na gatuaj... një bukë nore.


Kemi... dasém... o loke
këtu... ka ardhé... Serbija,
më qirinjë... te ndezur
do te mbushët... Shumadija.


Ta gatuan... nana O biré
një bukë... sa tepsija,
te hani... te gjithë
te... ngopet... Shipnija.


Tri ditë... dhé... tri net
shkrinë... çelik dhé hekur,
mé këngén... e LIRISË... né gojé
n'barot.... bukën... tu e pjekur!

Femija... lidhë... në djep
néné... ma hjek... lulakun,
ma jap... hutén... në doré
dua... ta marr hakun.

Pas tri ditesh... qielli u nxi
ra një vegulli dhé nje rigé shi,
ranë Jasharajt né altar té lirisé
për hirë të vertëtés dhé té SHQIPERISË!
L A V D I !






ENCIKLOPEDI E GJALLË !
(Nexhmije Pagarushës...vlerë e mirefillët e Kengës dhë humanizmit)


Rrrezja e diellit ra mbi vesë
blegërojnë qingjat në male dhë fusha,
NJË YLL ju shtua qiellit kaltrosh
n'simfoni u vesh PAGARUSHA!


TY t'vecoj vet PERENDIJA
bashkon shpirtrat më t'bukura NOTA,
kryevepra e njerëzisë BARESHA
buzéqeshë Kombi duartrokët BOTA!



Dekada të tera më tinguj në buzë
VLERAT ujite me BEREQET,
e lartësove shpirtin Shqiptarë
BILBIL-PRIMADONË e shek.njizetë.


Vellë e bardhë e popullit të lashtë
LIBER GENISI...dhë...ENCIKLOPEDI
llojë-llojë zërash deri tash degjova
por..ASNJË s'të ngjanin TY .


Jam mirnjohës TROLLIT DARDHAN
qé na dha këtë mrekulli,
zëri YT bashkon dy brigje
KËNGA JOTE shëmb cdo KUFI!!!





VALLZIMI NE DASHURI
(Per ata që janë të dashuruar dhe mendojnë të hyjnë cift ne vallën e JETËS)

Ti... dhë une... vallzojmë ''Tango"
nën... tinguj ... muzike,
dy trupa... t'shkrirë... në një... shpirtë
atë... mbrëmje... ROMANTIKE.


Duart... tua të.... ngrohta
trupin... ma... ledhatojnë,
buzët... shpesh... takohen
sytë... n'brendi... shikojnë.


Hapat... e... sigurtë
tingujt... prekun... prore,
pas... një... rrotullimi
hecim... dorë per... dore.


Pas.... vallzimit... ''Salsa"
ndjëhemi... plot... siguri,
dy... trupat... e ngrohët
krijojnë... një... SIMFONI.


Bethoweni..... m' pelqen
Mocarti..... në nota,
zëmren... tonë... e ndezë
më së shumti........ SHOTA.


Kjo... natë...... e bukur
perfundoj......... në agim
dy zëmra............ të akorduara
vallzojnë... gjër....... n'AMSHIM .


Notat..... e...... vallzimit
kush... i... ka kuptua,
mundë..... të..... dashurojë
di... të thotë.......... TË D U A !






D J E P I ...

Djepi im i lashtë,
rrite trima dhe lulëkuqe
t'pënës dhe t' hutës
nga cameria gjër te Molla e Kuqe.

Djepi im i drurit,
t'prenë diku n'Qyqavicë,
gjyshi të gdhëndi n'Prekaz
gjyshja të perkundi n'Drenicë.

Djepi im i mirë,
n'furtuna,brëshëri dhe bubullima,
te c'montuan n'gjashtë copa,
me gjak dhe lot rrite jetima!

Djepi im nga bungu
t'zavendsuan me ''beshik'',
te përshklliné me lloj-lloj ngjyra,
politikus,piktor dhe akademik!

Djepi im krenar
te lutem nji herë m'thua,
c'ju duhen t'huajve
këto gjashtë copat tua ?!

Djepi im i butë
djep për Shqiptaret,
jo hambar me presëq t'ndarë
ti ushqësh gomaret!

Djepi im nga lisi
me rrënjë t'thela ILIRIKE
n'ty do të perkundët
SHQIPERIA ETNIKE .







NDERGJEGJEJE NJERZORE !
(Njerzve te pagjetur te popullit tim,qe ende mbahen te fshehur ne Serbi,
me neglizhencen tone dhe heshtjen e Bashkesise Nderkombtare!)

Ku je zeri njerzimit,
pse n'gjum ke ra?
Ku jan te zhdukurit
ku eshte i dashuri vella?

Ku eshte UKSHIN HOTI,
me thuani ju''t'uruar'',
eshte diku mbi toke,
apo n'bote t'amshuar?

Qdo here ishte n'balle,
n'furtuna qante shtigje,
n'vezhgim syrin pishe,
t'bashkohen DY BRIGJE !

Vizionet e tije t'thella,
shkelqimi ishin n'plis,
te jemi vetvetja
apo ''LAKUN DHE VDIS".

Valle, ku jemi ne...
me veshet n'lesh?
Per nji ''KUKULL"nga bota,
bejm veten PERSHESH !

Kur ne ''tjetersohemi'',
paraprine marrezia,
vlerat hudhen n'balte,
na kaplon anarkija !

Bota te kishte lakmi,
ne t'perbuzem vella,
disa te mallekojne,
te tjeret rrin tuj qa !

Ty t' dashti vet zoti,
i madhi UKSHIN HOTI,
t' thirrii afer veti,
na humbi bereqeti!

Vegullia na kaploi,
na denoi vet Zoti,
kudo qe te jesh,
LAVDI,UKSHIN HOTI!






PASQYRA


T'pakten nji here n'dite
vizitojme pasqyren,
krihemi,bejme shminke
floket,syte dhe fytyren.

Pasqyra e heshtur
i tregon te gjitha
si na rrin t'kuqt
bluza,floket dhe kemisha..

E m'bshtetur per mur
aspak nuk ankohet,
nga lloj-lloj fytyrash
ne qelq qe ngarkohet.

Here i buzeqeshim
her-her e mallkojm,
shpesh me ne tallet
se si ne aktrojm.

Pasqyra e di mire
se ne genjejme prore,
i mbulojme thinjat
rrudhat e lekures-pore!

Ta them te drejten
e urrej pasqyren,
edhe i paftyri
n'te e shikon fytyren!





POROSITE E GJYSHIT

Gjyshi ndjes paste,m'la shume porosi,
une po i veqoi disa me rendesi.

Kurre,mos u be sheqer,as pelin i zi,
se disa te lepijn,tjeret ikun ng ti.

Kerko vetem drejtesi,po drejtesi nuk ka,
buza pak ju dridh,kte fjale kur e tha.


Kerko vetem dije,edhe deri n'Kine,
jeten shiqoje n'sy,lute Perendine.

Kur njerzit ngatrrohen,pajtoi ne mes vedi,
mos u be molle sherri,se humb bereqeti.

Behu ai qe je,duaje jeten e atedhe,
jo ai qe nuk je,se do behesh dhe.

Mikut hapja zemren,armikun largoje,
vllaun perqafoje,gruan dashuroje.

Kurr mos be t'liga,edhe kur ke mundesi,
mbill vetem lule,e jo tragjedi.

Kurr mos harro kush je,nese shkel edhe henen,
atdheun mbaje n'zemer,lutu per baben dhe nenen.

Le diqka ne kete bote,per njerzit tjere,
mos vdis si gomar,le diqka me vlere.

Kurre mos dil i pari, se e zen te keqen,
po mos rri i fundit,se te zen hendeqet.

Ndihmo njerzit nevojtar,nese ke mundesi,
sa t'japish ne kete bote,do gjesh n' perjetesi.

Buken le per neser,punen kryeje sot,
do te kesh lehtsira,per dite e mot.

Per pune mos jeto,vlerso ate qka e ke,
puno per t'jetuar,mos lakmo qka s'ke.

Kur dikush t'nderon n'' konak,hiqi zemes kapak,
buke,krip e zemer,hidhi disa dru n' oxhak.

Gruan gjeje te fisit,e gjate eshte kjo jete,
qe i jep drite plisit,me te ke me fjete.

Gyrbetit largoju,se t'han si kanceri,
t'humb me qka ke,gjithmon t'mbulon terri.

Kurre mos lakmo,kashoren e huaj,
se te jet ne fyt,dhe te behet smuj.

Qdo dite nga nji here,qite veten ne gjyq,
mos ke ber gabime,e ti se din hiq.

Atdheun gjithmon duaje,edhe kur ka te liga,
te jesh i vendosur,e jo me dy biga.

Punet e liga mos te behen ves,
paraja dhe nderi nuk rrin ne nji thes!

Onderkant formulier






Vashes Drenicare

Engjellushe vashe Drenicare,
ballin larte gjithnji krenare.
Ty ne lufte askush s'te then
dhe ne paqe gjithnji shkelqen.

Vashe bujare nga Drenica,
por si Xheva e Shote Galica.


Syte e tu si oqean,
fytyra jote shendrite si hane.
Ke tiparet BESE prej guri,
shtati yte si shtize flamuri.

Vashe bujare nga Drenica,
sikur Xheva e Shote Galica.


Buzet tua si qereshi,
rrobat veshur KUQ E ZI.
Je si rreze mendje holle,
faqekuqe por si molle.

Vashe bujare nga Drenica,
sikur Xheva e Shote Galica.


Kure te therriste UQK-ja,
ishe e para nder beteja.
Grusht i dhe bishes satanike,
per ta mbrojte SHQIPERINE ETNIKE.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen