Samstag, 9. April 2011

Cikël poetik nga Erjola Ndokaj



UNË DHE ORA

M'rrokullis ora, si paratë në xhepin pa astar,
e vras une kohën në kotesi, apo ajo me akrepat e saj ?!
U gjakosëm me njera-tjetren në miljona goditje,
ajo me shpon akoma, unë e pres në pritje...
 


PËR TY

Po të dërgoj një tufë fort të bukur
Lulesh të njoma që i zgjodha vetë;
Sonte, sikur të mos i kisha këputur,
Nesër përtokë do binin fletë-fletë.
 
Një shembull ky , për ty ne jetë;
Sepse sot vërtet, je porsi një flutur,
Por bukuria nuk duron përjetë:
Si lulet vdes, e bie e këputur...



DASHURIA JOTE

Dashuria jote me lulezon...
Më zgjon deshirën të të kem...
Ta ndiej mungesën çdo sekondë...
Ku të jesh TI... dua të jem!
 
Ti je AI që kam kërkuar...
Ti je AI që më plotëson...
Të lutem zgjomë duke me puthur...
Se veç kështu më lumturon.


 
UNË DHE HËNA

Bisedë e çuditshme, unë edhe hëna...
Shikim sy më sy, fjalë të pathëna...
E braktisa shpirtin, lashë veten pa gjë
Psheretiu dhe deti, por nuk tha asgje...
Yllin me të bukur, hëna ma dha..
Su ndjeva më njeri, por engjëll me krah...
E ky ylli im,akoma më bën dritë
Kaltërsine e qiellit me dhuron çdo ditë !!
 


KRISHTLINDJA ËSHTË DASHURI

Nëse je në errësirë, kërkoje dritën tende! Krishtlindja është dritë.
Nëse ke armiq pajtohu me ata! Krishtlindja është paqe.
Nëse njeh të varfër, ndihmoju atyre! Krishtlindja është bujari.
Nëse je i mërzitur, gëzohu! Krishtlindja është lumturi.
Nëse ke borxhe, paguaje atë! Krishtlindja është drejtësi.
Nëse ke mëkate, pendohu! Krishtlindja është hir.
Nese ...
 


MBREMJA

Të bukur, të lumtur, të lodhur, te rrokur..,
qyteti, mbrëmja, unë edhe ti.
Aroma e përzierë e flokut,
ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.
 
E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh
më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë?
Është e jotja, a e qytetit qe s"fle...
apo ndoshta e imja me tingull këmbane?
 
Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij.
Nuk dalloj në jam unë, kur më përqafon.
apo ti që pushon, mbrenda syve të mi…
 


DASHURISË

O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj c'të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.
 
Në jetë më solle edhe dhimbje
dhe shqetësime pa mbarim
po s'jam ankuar kundër teje
as me gojë e as me shkrim.
 
Të jam nënshtruar e të nënshtrohem
gjersa në botë të jem i gjallë
në pushtetin tënd të përbotshëm
më pëlqen të jem skllav.
 
Ma ktheve gjuhën në përcartje
më bëre plak me shpirt fëmijë
herë më hodhe qefin krahëve
herë më ngrite gjer në yje.
 
Më hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në baltë, më hidh në hon!
Vec të lutem mos më lër...
në atë vend ku ti mungon!
 


SYTË E DASHURISË

Do e krahasoja dashurine me zjarrin
Me ngjyren e diellit ne perendim
Me rrufene qe thyen dhe varrin
Me diamantin qe fal ndiçim.
 
Me lulen e pare ne pranvere
Me ylberin qe bresherin ndal
Me mallin qe shtohet,sa here fryen ere
Me rahjet unike qe zemres i fal.
 
Me syte e dashurise un preka qiellin
Ne syte e dashurise... enderrova
Me forcen qe me dhà, perqafova diellin.
Ne syte e saj... u rrita dhe dashurova!
 


AROMA E JETËS

Si nje femi ninullen akoma ndjej
sepse ti e rrit zemrën time
për një moment të përulem
jam e gezuar, e qete....te dua jeta ime !
 
Vetëm YJE të dashurisë përqafuam
per zemren një lot nuk mjafton
të tjera janë endrra që nuk i takuam
ndoshta kjo është qe me lëndon
 
Ndaj sot thithi aromen tende
dëgjoj edhe ato që nuk thua
vleren e diteve tua e kam ne mendje
prandaj te perqafoj fort....te mbaj gjithkund me mua !
 


PËR TY NËNA IME

Shpirti im është përmalluar
eshtë tretur bërë shkumë
Ka shumë kohë s’të kam takuar
Të dua nënë të dua shumë.
 
Syri im është duke qarë
Po rrjedh lot tamam si shi,
kaluan muaj pa te parë
kaluan dite nënë , që s’rri me ty.
 
Goja ime rri e heshtur
ska dëshirë të nxjerr më fjalë
shpirti im është shumë i etur
e dogji malli për ty o nënë.
 
Këmba ime s’do të ecë
si një lis qëndron në vënd
s’di ç’të bëjë këmba e shkretë
do të vij në drejtimin tënd.
 
Ti je hëna që dritë bën
me këtë dritë gjej rrugën unë
ti çdo dhembje ma shëron
të dua nënë të dua shumë...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen