Mittwoch, 13. April 2011

Cikël poetik nga Fahrije Krasniqi



FLUTUROJ

Më duket se po fluturoj
sot, kam hapur krahët
flaka tutje friken që më merr shpirtin
qe sa vjet!

Nuk ndjej dhembjen tinëzare
të jetës çudi!
po dhe i doli flaka kësaj bote!
Do vij që me agun e ditës, LUMTURI
 
 


DITË ME DIELL
 
Mbys heshtjen që më vret,
nuk çaj kokën për ty sonte.
Humbe kohën mos u kthe!
Ditë me diell nesër pres!
 
 

 
ËNDËRR
 
Po t'ishte jeta si një ëndërr
të hyja në te si në dhomën tënde
me ta shkund gjumin e natës
në shoqri me rreze të hënës.
Të sodisnim yjet deri në agim
ne të dy në përqafim.
Plazhit të virgjër të Jonit t'kaltër
të magjishme ta bënim natën.
T'isha dallëndyshe e Shirokes
rreth e cark t'i binja botës,
prejë këtu nisur,o shpirti im,
me ty bashkë, deri në amshim.
Keq(!) që jeta s'është reale
s'ka në këte botë njeri pa halle!!!
 
 

 
TAKIM ME NËNËN

Sa kam zjarrë për ty nënë..
kaluan shumë vite,pa të parë
…e hija jote ka tret
në pritje t' ardhjes sate në peronin e mallit
por kot së koti..
sa qava (sonte) nënë!
të lash pa rrudha balli
tani kanë vënë palë rrudha vujtjesh
e kërrusur, në pritje…!?
heu pika më raft…
si të pajtohem !?
ndryshe ,nënë !
të lash lule-Diell, e rreze Hanë
e prap qullem në lot, deri në shterrim…
s’e kujtoja sa vështir e përjetoj...
sa dhe zemra s'plasë
netë të tëra pa gjumë n‘ sy,
evokoj frymarrjen tënde
kur prehesha ne gjoksin e ngrohtë
shijoja aromen dhe gerrhatjen tënde....
e gjumin e bënim kokë me kokë
atë natë …
si të kisha hequr samarin e jetes
o sa shumë u lumturova....
…tash edhe po të vdes jam e qet
nuk shkoj sy- hapur,
nuk kam peng në zemër
që prej asaj natë vere....
në mendjen time qëndisë poezi për ty:
a ka ilaq më të mire se fjala jote?
a ka aromë lule ,si aroma jote?
a ka vargë kënge si ninulla?
a ka ngrohtësi ma të madhe?
a ka gurë më të fort,
bardhësi si zemra jote?
Jo,jo kurrën e kurrës
Për stinë e mote...!
 
 
  
TË HUAJ
 
Medet,si na erdhi kështu fat i pafat
harruar e tretur larg e më larg
si lypsar endacak sillemi vërdallë
te shesim djersën curril në ballë,
mbledhim doza të mentalitetit
pseudomodern...të Europës...
Vallë...
si gdhihemi pa ëndrra
nga shtrati i akullt
ngopemi me bukë të bardh
... vrer e helm për herë!
si u katandisëm kështu
asimilim mental,
etjen e shuajm me lot
e malli i prushtë na djegë
këtu në Dhe të huaj...
Shumë rëndë peshon jeta
më e zez se vdekja
udhëkryqeve të historis....
Të huaj na thon: këtu e atje
mbetëm pengë të Lirisë...
 
 
 

DRENICËS SIME
 
Drenica ime
Shqiponjë me dy krena
gjaku im ndër vena
o trime me shekuj
qëndresë e pa epur....
sopatë e Ahmet Delis
djep i burrnisë
pushkë e Shaban Polluzhës
je sofër e bukës
plis i Mehmet Gradicës
kushtrimi i Azem Bejtes
gërshet i Shotë Galicës
kullë e Tahir Mehes
dashuri e Fehmiut e Xheves
o Drenica Trime
mallë i mergimtarit
Tokë e Adem Jasharit
krenari e Shqiptarit...
 
 
 
NATË PA GJUMË
 
Natë e gjatë pa gjumë
mundohem ta shtyej, me zor
po nuk shkon se s'shkon !
Porsi dita
e jeta pa një shpres,
vonë dikur, perendon...
Bukën e hidhur,
mundohem me ujë ta lagë
po nuk po kapërdihet.
Kot, thithi ajrin e Alpeve
s'ngopen dot mushkrit!
S' janë si malet tona të bukura
si Korabi as si Sharri..
Jo, jo... s'po më hjeket malli.
Atje do më kënaqej zemra
e shpirti do të gjente qetësi
në tokën time t'shejt;Shqipëri...
 
 
 
 
ODA SHQIPTARE
 
Në një qoshe të odes
dëgjoja ligjerata
nga pleq të urtë e të menqur
jo profa me kravata
Në mur rrinin varur
pushka e lahuta,
aty msohej Arti
e shumë fjalë të urta
Aty u bë konaku
aty u falë ngatërresa
aty u pagëzue nipi
aty u bë fejesa
Nga gjyshi mjekerr bardhë
me tirqi zi si korbi
mësova historin
dhe vlerat e këtij KOMBI
Aty u nis lufta
aty u mbrojtë nderi
aty mora dije
e tituj MASTERI.
Sot u jam mirënjohese
odes e oxhakut
ishte shkollë e madhe
sa sot e HARWARDIT
 
 
 

ËNDËRR MERGIMTARE


Një natë fillim maji
mblodha lule behari,
i vura në vazo të poqarit
pranë varrit t'shkrimtarit.
Mora plisin e Bacit
në odën e oxhakut,
dhe gjyshes i mora furken
pranë maxhës së bukës.
Mbi urën e gurit
mora besën e burrit,
kalova Qyqavicen
ta shoh më mirë Drenicen.
Në Prekaz shkova së pari
te varri i legjendarit
isha shumë krenare
për dy sytë e ballit.
Por e gjitha ishte ëndërr
në mendje të mergimtarës
sa shumë mall kisha
për aromën e nanës...




PRINCESHA IME

(sime bijë Dianes)

Kur erdhe në ketë botë
m’u duk se preka qiellin
buzëqeshjen tende e dashur
lakmi ta kish dielli...
t'kujtoj daljen e dhëmbit dhe hapin e parë
vrapoja si e çmendur mos të lija në vaj...
e vogla ime sa shumë ke lëshuar shtat
nga sytë e tu moj bijë kurrë mos dalshin lot...
Je si yll nate dhe dritë mëngjesi
si lule me vesë ... e imja Princeshë..
mrekullia ime e çmuara dhuratë
Zoti të bekoftë, ti paq uratë...
O e Bukura e Dheut, të paça me jetë
shtatë mrekullitë e botës me ty bëjnë tetë.
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen