Samstag, 2. April 2011

Cikël poetik nga Ismet Tahiraj

Poeti Ismet Tahiraj


SHAJKACKAT IKËN

(Zeqir e Demir Tahirajt)

mbi pllaja të çabrës
derdheshin gjarpinj,
e rrëmonin nëpër lëkurat tona.

Ju vetëtima të tmerrshme
u ratë gjarpinjve,
Shajkaçkat ikën
me lutje qiellore.

Për një kopsht Edeni
u përhap fjala,
mbi çabër e tutje
të gjitha duhej të ishin
Luleparrizi...



1. THIMTHMON...


Reljefi ynë ndërroi
Rrugët rrejetë
E merimangës i përthkoi.

Atëhere kur e deshtem
Epikën tonë.

Oborrit u shtrue
Lëmë hithërash
E kopilisë.

Gjithçka thimthmon



2. SHQETËSIME PURPURTE


(sipas endrrës dhe bregave te Buçës)

etërit mbështjellë nepër eterin e zi
kënaqën në peshikzën e brengave
si ne gugën te devës
t’ tulaturë në vëdhesinë e nikotinës
si këna nëpër duarët e vashave.
E plepi gjethon derisa sorrat
Kuvendojnë për vezët klloqkë
I gostitur nga glasat.
2.
të gjithë bijërive u thirrët emri
dhe secili prej etërëve të hedhë pështymë në gojë
se pështyma është lëngë hamshori
tepër të kënaqur në mëndafshin purpur
te shqetësimeve kapitale

del si lojë hamshori
si kakërdhi iriqi...



3. MESKINET


Si krimba u aduluan
Për hiq njeri
Nëpër qivurin
E rrëhmijeve.

Derisa u krimb
Guaca e mençurisë

Dhe mbi kështjellën e tyre
Valonte flamur i poshtërsive.



4. BACILËT


Kokërr e kripës
Dielli se thau,
As shiu se shpërlau

E ne prush s’ kopi
Se nuk kopi.

Fund e krye
S’u dogj.
2.
erdhën altruistet
me punën e tyre heshtake
damarëve punë bryme
si sharrëza te bagëtia

qerthuan ne shtim
bacilet...



5. LULESHELGU


Te dali ne shëngjergj
Udha s’ ka udhë
Verdhës gjitherë , s’është e verdhë.

Deomos ne te korra
Kur korr tifoja.

Lulebojgjake
Piptha gjelbrak.

Udha nuk i dihet udhës
Udha tinëz udhës i bënë lak.

Artieret a i ushqejnë
Aorta varfnjak.



6. KËRPUDHÇE


Kërpudhat dalin
Kërpudhçe jetën çojnë

Ne trupin tonë,
Mos pastë shtim.

Lëngë i tyre mos qoftë
Ashti i jonë.

Kërpudha mbijnë
Kërpudshçe sakatojnë.




7. SYTË UJORË


Sy ujorë
Më veshje trëndafili
U kam frikën.

Skajshmëri.
2.
uji i tyre nuk derdhet
as nuk shterret

rritet gufon
vazhdimësi.




8. ZEJEN E AKREPIT


Në Vushtrri
Lavirët në këmisha nate
Derdhin qumësht portokalli
Nepër fytyrat e agloshëve.

Bulërijnë kafeneve
Si merimanga ne rrjetë

Tym i beft i duhanit

Bijave te veta
Ua mësojnë zejën
2.
zejën mbase te akrepit
ndoshta hyjneshave-vjedhce

rreze solare
u vetëtijnë dhëmbëve.




9. I VETMUA


Ndajnatë të pashë
Ishte muzgu i parë,
Blirët e shëtitorës
Të kishin vënë napë.

Zjarrmia më dogji
Shtatin tim krahethatë

Andej e këtej luftova
Më vetevetën time , në vetëmi,
Shkreptimë e syve tu
Mua me dogji llahtari.

Dhe blirët e gjatë
I vetëmuar si unë,
Mbatën atë natë...




10. I PA JETË


Edhe pse vjen
Më fëshfërimë-fustani,
S’ më gjenë
Se më dallgët
E vdekjës
U përplasa
Ia dola-mbanë
Nuk e ngushtoja
Kurrëkend

E tashë
Jam në cipën e ajrit
Në cipën e ujit,
Në cipën e dritës
Unë ylli i parë.

Dhe cipës se jetës
I jap jetë....




11. INTIME ME BACË AHMET DELINË


Udha më solli
Kryezot
Ne konakun tënd.

Ti bëjmë dy llafe
Në katër sy.

Se trualli
Po dergjet nëpër hi.

Ai çove fjalë
Shaban Jasharve

Kund të mos lënë therrë
Truallit te mbijë.

Dhe ti kryezot
Ne heshtje me dhe –bekimin

Se turku kal me galsa sorrash
Këndej s’ te kalojë

As qiellor të përhenur
Këtej s’ do të ulurijnë.

Gishtverdhi yt
Ishte kah dielli

Kryezot
Edhe një rilindje të re
Po (gëzojm) përjetojmi....





SHENIME PËR AUTORIN

Ismet Tahiraj u lind më 15.3.1956 në Klinë të Epërme të Skenderajt,
ku kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Mitrovicë.
Shkollën e lartë të gazetarisë e mbaroi në Beograd.
Botoi në periodikun e kohës, prozë e poezi për të rritur
e për fëmijë.
Ka botuar përmbledhjen me poezi për fëmijë "ERË E VENDLINDJËS".
Ka në dorëshkrim edhe shumë e shumë shkrime të tjera ,
të cilat për shkak të mungesës së mjeteve financiare,
ende nuk dolën në dritë si libra.
Jeton e vepron në vendlindje.


Për "Sofra poetike",  Agim Gashi - Drenica

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen