Mittwoch, 13. April 2011

Cikël poetik nga Josif Gegprifti


Moj Zhanine

Mos me thire, moj Zhanine,
zene e embel t'a degjova?
Nuk te pashe moj e mire,
para portes kur kalova.
 
Nga dritarja ti me fole,
muzgu sapo kishte rene,
si nje hene e bukur dole,
drite i dhe nates pa hene.
 
Une te putha me nxitim,
buze te ftohta kishe ti,
ku ma humbe dashurine,
moj e bukura Zhanine.
 
S'di te puthesh ti me the,
qe kur nga une je larguar,
pse nuk puth ti si atehere,
zjarri i dashurise te qenka shuar.
 
eja,eja moj Zhanine,
eja te puthemi dhe nje here,
kush e njohu dashurine,
i dashuruar eshte perhere.

 
Mikja ime, e lumtur te jesh...

Ah, mos ki frike moj mike,
aspak s'dua, te ze vendin e atij,
ne enderrat e bukura, s'je me, ike,
harroje dashurine, qe kishim une e ti.
 
Te falenderoj moj mike,qe tek une ke lene,
veshtrimin tend te bukur rinor,
me ke lene ne veshe, zerin e embel,
qe me ndjek nga pas, kudo qe shkoj.
 
Jam miku yt, i endrrave te dlira,
nje tjeter dashuri tani une jetoj,
uroj te kesh ti veç te mira,
e lumtur te jesh, une te uroj!


 
Melodia qe donim une e ti 

Heshtja, ka zene vendin tend,
vetmia ime, peshperit,
nata e erret sapo ka rene,
nga larg, me vjen nje melodi.
 
perplasen ca fjale dashurie,
ne qiell ca yje ndrijne,
rizgjohen ca vite rinie,
agimi ne syte e mi, do mbrije.
 
nuk mundem une jo, jo,
me heshtjen te bej shoqeri,
nje melodi e vjeter me ngroh
melodia qe donim une e ti.
 
 
 
Me lindjen e diellit, do perqafohemi 

Edhe i heshtur ne kete jete,
te desha e s'te harova kurre,
asnje fjale nuk te shkrojta,te lashe te qete,
zemres i vendosa dhimbje e gure.
 
Tani mund te ikesh, je e lire,
ik, merr guxim e fluturo,
veç nje gje ta dish ti mire,
hija ime, do te te ndjeke kudo.
 
Dhe, ne se une, do trishtohem, do vuaj,
dhe plaget e zemres, gjak do kullojne,
i heshtur do qendroj, edhe pse luan me mua,
veç syte mos m'i ndalo,ato duan te te shikojne.
 
Atje ne horizont,ku rezet perthyen ,
ku eresira, si nje vale deti perhapet,
kur agimet e tjera nga dielli te perskuqen
me diellin do fillojne perqafimet e dashurise se ardhme.
 
 
 
S'dua shpirti te me vuaj 

Eh, ç'me duhen enderrat e marra,
u marrosa edhe une si ato,
me mire po luaj ne kitare,
se s'dua jeten, kot ta kaloj!
 
Ne nje pijetore mendoj te shkoj,
sot nuk dua te shkruaj,
dua te pi e te kendoj,
s'dua shpirtin te me vuaj!
 
 
 
 
Pranvera, ndezesja e dashurise. 

Sa keq me vjen mikja ime,
per vitet qe na iken nxituar,
qe s'qendruam bashke, se ti ike,
qe shume çaste i lame pa shijuar!
 
E gjate ishte ndarja jone,
i haruam harete e gezimet,
si mundem kaq kohew te durojme,
e jetuam me brenga e dshperime?
 
Pranvera, kjo ndezesja e dashurise,
e bukur si kurre ndonjehere,
e veshur me lule zbukuruar,
perseri na gjen te dashuruar.

 
 
Eja, eja dhe nje here!

Per ty vajza ime e zemres,
do ta mbush nje gote me vere,
do ta pi e le te dehem,
do theras, eja dhe njehere, dhe nje here.
 
Trendafilat a i sheh si lotojne
Per nje dashuri qe iku e shkoi?
po blbilat a i sheh qe s'kendojne,
dhe permes pyllit, prroi s'gurgullon?
 
Le te dehem sot me vere,
i dua trendafilat te lulezojne,
bilbilat te kendojne çdo pranvere,
ne çdo pranvere une ty do te kujtoj.
 
 
 
Me thuaj 

Ah, Dashuria ime,
nuk e di ku je, ku jeton?
E di qe ke rene ne mendime,
dhe tingujt e kitares, s'i degjon!
 
Ti nuk i sheh as zogjte,
kur kaltersive te qiellit fluturojne,
Ti nuk e sheh as naten,
ku yjet per ty vezullojne.
 
Ti nuk degjon moj mike,
djaloshin qe rrugeve kendon,
kjo nate e qete dhe e embel,
mbi trupin tend po qendron.
 
Atehere te lashe te lire,
edhe pse te dashuruar ne ishim,
ne buzet e tua, une çlodhesha kaq mire,
dashurine te zjarrte ne e kishim.
 
Te perkedhelja, ne krah te kisha,
por sot shume larg te kam,
a s,me thua, pse ike si bisha,
me thuaj, pse me ty une s'jam.
 
Me thuaj, a s'ishe e lumtur,
te fala ç'kisha, gjithesine,
A s'ishte jeta me e bukur,
kur une te fala Dashurine?
 
 
 
Qyteza me e bukur!


Qyteti im, eshte plote kaltersi,
kaltersi prej liqenit merr ai,
qiellin e kalter e ka si çati,
te bukura vajzat, me shtatin selvi!
 
Qyteti im, i magjishem je ti,
me gjolin te mbushur me peshk e shpeze,
me kodra perreth, plote peme e vreshtari,
nuk ka ne bote,me te bukur se ti!
 
 
 
Ne u ndame mikja ime
 
E kam shkruar sot kete,
sepse shpirtin doja te qetsoja.
Une nuk bera fjale me te,
miqesine me miken deshiroja!
 
Ka qene e shkruar mikja ime,
ne nuk respektuam nje betim,
tani pse ta shqetesoj veten time,
kur ti me te tjere, ke zene miqesine?
 
U ndame nga miqesia pa zhurme,
sepse pa zhurme e filluam ate,
me pelqente kur qeshnim shume,
ishte bukur, per mua e per te.
 
Ne u ndame mikja ime,
keshtu ish e shkruar, per ty e per mua,
ti zgjodhe rrugen me llafe me shpifje,
une rrugen e paster, nga zoti bekuar.
 
Do marresh çadren, kur shiu te bjere,
do kujtosh mikun tend, menjehere,
Keshtu e ka jeta, ka plot miq te tjere,
por mikun e sinqerte, s'do e harosh asnjehere!

 
 
Pranvera gezon me ne

Kur ishim bashke,
shetisnim e kendonim si zogjte e pranveres,
fluturonim si zgalemat mbi liqen dhe,
lidhnim me zinxhirin e dashurise,
kodrat e gjelberuara perreth.
Kur ishim bashke,
edhe Pranvera dashurohej me ne,
edhe qielli me shume kalterohej,
edhe hena me shume ndriçohej.
Kur jemi bashke
edhe yjet me shume vezullojne,
edhe zemrat me shume dashurojne.
edhe Pranvera gezon me ne!



Nje engjell qe sjell dashurine

I brengosur, i dermuar, shpirti pershperin,
pleqeria afrohet, tinxare pergjon,
vitet qe shkuan ja muarren rinine,
dhe shpirti i trazuar, per vdekje renkon.
 
perpelitet kjo zemer, brenda ne kraharuar,
shkund eresiren dhe naten ndriçon,
e lodhur e vrare nga vitet renduar,
dashurine e saj te vetme kerkon.
 
shperthen kjo zemer, me zjarrin e prushuar,
dhe qielli e nata e erret ndriçohet,
nje engjell prej qiellit zbret fluturuar
dhe sjell me vete dashurine e praruar.
 
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen