Donnerstag, 7. April 2011

Cikël poetik nga Përparim Hysi


Përparim Hysi




1.NAIM FRASHËRIT

Naim Frashër-Dangëllia,mbushur me derte malli
I bukur si poezia,poezinë e vetë na fali
Dyllë i verdhë si qiriri,me kraharorin vrima-vrima
Qau si me fyell Orfeu,Shqipërië me psherëtima


Pastaj sulej nëpër natë me qiri si Diogjen
Magjistar i Fjalës Shqipe,zbukuron,po nuk gënjen.
Mëndja merr fushat e malet,nga Kosova tek Çamëria
Tretur nga derte e halle,NAIM FRASHËR-SHQIPËRIA...


Bukurinë e Shqipërisë,seç e ngriti gjer në qiell
Dhe i solli njerëzisë,tjetër Hënë e tjetër Diell!
Dielli qe krejt i "qeshur",edhe Hëna e "gëzuar
Fati i bardhë dhe mirësia,si peshqesh nga ai dërguar

E lëshonte zë kushtrimi,si të ishte britmë lufte
Britma hynte thellë në shpirt,si të ishte këngë lahute.
Pastaj vishte krahë pllumbi,fluturonte rreth Shqipërisë
Bridhte si ta ndiqte plumbi,sillë mesazh të Perëndisë.

*për 150 vjetorin e lindjes
20.10.1996


2.NË DITËLINDJEN E MIGJENIT

Sot,në ditëlindjen tuaj,unë kam zënë e meditoj
Edhe qaj se kam dhimbje,zë unë vdekjen e mallkoj
Që të mori aq të ri dhe t'i la këngët përgjysmë
Nuk qe vdekje,po stihi,të rrëmbeu kur nuk e prisnim

Po më tutje shkon mendimi,po të rroje kur erdh"djalli"
Vallë,si do të shkonte filli,s'do të hante për së gjalli?!!!
Se një shpirt,si ti,i brishtë a s'do ngrihej rrebelim?
Djalli i zi dhe i pistë:o me burg a pushkatim?

Se nuk njihte dhëmbshuri;qe katil e qe sadist
"Më mirë që shkove i ri",s'njohe ferrin komunist.
Se Golgota ka qenë pak;Ferri i Dantes nuk qe Ferr
Ky sadist e ky xhelat,qe zeher përmbi zeher.

S'do këndoje për "xhahilin" a nuk qe ti kundër miteve?
Ai tak dhe xhebrailin,edhe shpritin do ta mirrte.
Siç ia mori Ajkës së Kombit,shpata ra mbi intelektualë
Ky xhelat e turpi Kombit,sa të mjerë i la pa varr.

Kriminel qe i pashoq,siç mendoj s'ka qenë i vetëm
Jo.Jo:unë nuk shkruaj kot,se sa varre janë pa gjetur?!!!
Ne të qajmë,Poet i dashur,se ti ike shumë i ri
Në po shkruaj me buzë të plasur,të kujtojmë me dhëmbshuri

13 tetor 2009
 


3.Kujtimit të Jorgo Bllacit


Ky nuk qe lajm,po qe tërmet
Na ngriu në buzë gazi
Nga ne sot u nda për jetë
Poeti Jorgo Bllaci.

Dhe pylli e shtoi ligjërimën
Se humbja qe e madhe
Të madh e kemi hidhërimin
Ah,vdekje!Sa bastarde!

U nis ai për rrugë të gjatë
(s'do mënd:për në Parajsë)
Dhe pas na la lirkën-mjaltë
I bukuri,Jorgo Bllac...


4.Përsëri për Jorgo Bllacin

Ty,lirika gjelbëroshe,mbushur ligjërime pylli
Pas t'u qep si kodoshe,një hijenë me shpirt katili
Nëpër vargje dashurie,ti për jetën bën apel
Diktatura,pas si hije,të vu qenin Cerber.

Të prangosën Jorgo Bllaci a prangoset vallë,Poeti?
Porse ti si fatosi as u dhe;mbete sherbeti.
Kishe shpirt gjeneroz dhe si Krishti di të falje
Asnjë varg s'pate "nervoz",dashuri sillje me vargje.

Por tani?U ndale mik... dhe je ndalur të pushosh
Ti liriku më lirik.në Parajsë jetën ta çoshë.
Ndaj po ndahem unë këtu,në Parajsë s'më qasin mua
Paqe për mbi varrin tënd;Jorgo Bllaci,unë të dua.

* vdiq në Moskë ku qe atashe kulturor
1 tetor 2001

5.Dritëro Agollit

Nëpër ara letërsie plugun ngul si bujk Devolli
Dhe mbjellë grurë poezie made in Dritëro Agolli
Në livadhe poezie,po kullot si kalë azat
I magjepsur dashurie,pas e ndjek,po dot s'të kap

Se shpërthen si magmë vullkani e derdh llavën krejt si zjarr
Lart,më lart të ngrihet nami,ty,Poetit magjistar?!
Me lirikën gjithë në buzë,dora s'ndalet,po veç shkruan
Sa dhe Anni,hundë e buzë,i thotë gjyshit:-S'të kam xhan!!!

Zbardhur koka nëpër vite,zëmra krejt si të jesh i ri
Ti na je si një ylldrite,si në prozë dhe në poezi.
Se për ne s'je veç Poeti,se për ne s'je Prozatori
Publicisti,deputeti...je Dritëro Madhështori

* shkruar pas "Ja mëkatet e qeverisë" duke bërë oponecë për qeverinë socilaiste.
2.04.1998
 
Për "Sofra poetike", Shaban Cakolli

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen