Dienstag, 31. Mai 2011

CIKËL POETIK NGA RAMADAN MUSLIU




ZEMRA E GJËRAVE


Vendi ku shpërthen shpirti
ka formë eliptike
në një thjerrëz
prej nga pikon kristali
dhe drita astrale
aty është pika
ku drita kalon në akull

Gjërat materiale
nëpër vrimën e zezë në bebëz
treten në pafundësi
nga fuqia e ëmbël e gravitacionit
Dhe qenia ime
nëpër një gjandër të padukshme
bie e lirë në zemrën e gjërave



KOMETA E HALEJIT

Fluturoi kometa e H.alejit
fluturoi e shkreta
duke lënë bishtin plot pluhur
në qiellin e vizatuar në letër

Nuk e di në cilën koordinatë
u rrëzua hija e saj
se u përplas te këmbët e mia
që ngarendin nëpër vite

Edhe sot e tërheq këmbën zvarrë
nëpër oborrin mbushur me gropa
mbase e tërheq fatin
me shtatëqind dreqën përmbrapa

Po erdhi edhe një herë
do ta kap për bishti
e ta tërheq zvarrë
si Rexha kalin e vet
para se të hyjë në gjerdek

Shih si po më rreh zemra nga gëzimi
si uzengjia në timpanin e veshit
kur ora e mësimit të edukatës
merr fund
 


ANDRRA E JETËS

Me një krahër me brymë
kaloi tinëzisht vjeshta
nëpër flokët e mi: fijet e argjendta
ndahen në dysh mbi vetulla
dhe vazhdojnë krela-krela
rritjen në bronz

Dhe prapë dritë neoni
përzier me borë
ndriçon ballin tim
me shiritat magjikë të moshës. Lëng
vetëtimash
pikon nga damari i fshehur i dritës
në strall. Ndërsa netëve të vona
nën ndriçimin e ftohtë
zgjohet në kafaz
dhe zë e këndon bilbili
për retë e bardha në qiell tek pikojnë
currila kristali
për gjethet e verdha të vjeshtës
që dridhen në erë nga frika e moshës

O imagjinatë që trillon në errësirë
peizazhe të gdhendura në metal
porta të hapura të parajsës
bunacën e detit në pëlhurë. Derisa të fryjë
era mbi xham dhe t’i fshijë
të gjitha mbetjet
nga andrra e madhe e jetës
 


PSHERËTIMA

Sa çel e mshel sytë u ngjit mbi çati
nëpër ato shkallë të thyera të moshës
për ta ndrequr tjegullën
prej nga pikon shiu
Një gëzim i papërshkrueshëm
lëkund gjandrat nga vendi
sa telat nga vjen drita jeshile
u këputën
Ato re të zeza, ai peizazh gri
ajo ëndërr e përhimtë e fëmijënisë
filluan të zbardhen nga psherëtima
 

NË ASHENSOR

Posa hyra në ashensor
iku rryma. Në terr të zihet fryma
sa s’ta merr mendja kurrë
sa të duket vetja si pupla
si të ishe hije në purgator

Përjashta dikush flet
për mushkonjat që po vijnë nga plehrat
se gjithçka është bërë pleh
edhe jeta
edhe vdekja
ndjenjat dhe fantazia
se vetëm njeriu vazhdon të qëndrojë
në degën e vet të tharë
dhe prapë të hedhë gurin nga lart
dhe ta fshehë dorën

Optimizmi më jep sinjal se po soset
se sa pak jam i përgatitur për jetë
se një dreq hije
fshehur është në mushkëri
e se prej atje kërcënon
se do të më hedhë në humnerë

Dhe përnjëherë nëpër flegrat e hundës
një vrushkull ajri më thotë
se erdhi rryma
se drita e optimizmit u ngjall
nga drita e ndezur e llambës
dhe tani plot gëzim mund të ngjitem
përpjetë
deri në dhomën time nën çati
 


NATYRË E VDEKUR

Shtrirë gjerë e gjatë në pëlhurën
e stolisur me pak borë
me një trëndafil të bardhë në mjedis
e me ca gjethe mbi vendet e turpshme
në dërrasë të kalbur
bënte pozë nudo për pikturë

Hija e natyrës së vdekur në fytyrë
me ca njolla gjaku në mollëza
e një fletë hardhie mbi tavolinë
dhe një dritë llambe
në vend të dritës së qirit

U zgjova nga hovi krijues
dhe bërtita në kupë të qiellës
çdo gjë është abstrakte
derisa zemra i rreh
pa pushuar në pëlhurë

Currilat e dushit të ftohtë
rridhnin nga çatia në dhomë
e syri plot lakmi
shikonte
mollën në frigorifer


USHQIM I THATË

Shtron gazetën mbi tryezë
e vë ushqimin mbi të
dhe duke lexuar
përtyp mbeturinat
e ditës së djeshme

Ke vendosur të mbash dietë
të vësh një kufi
mes ashtit dhe mishit
mes gjërave që treten në ujë
dhe atyre në acid

Oh jetë e ëmbla jetë
do ta zhveshësh vetveten
siç zhvishet misri në vjeshtë
nga e kaluara e tij prej uji

Kështu i hollë nga mendja
hap pas hapi i afrohesh
parajsës që lulëzon mbi këtë tokë
që e kemi para syve
e s’e shohim

E mbështjell gazetën
mbeturinat i fut në qese plastmasi
bashkë me fotot e të vdekurve
që rrëshqasin nga letra
se kafshata e fundit
u ka mbetur në fyt
 


SEZON GJAHU

Sa është këtu
sa fshihet në atë kaçubë akulli
lepuri
që ikur ka nga barku

Tani të gjithë jemi trima
të paepur në atë pyll të lulëzuar
të trëndafilave të egër
rrethuar nga telat me gjemba

Këndojmë duke ecur
mes shkurreve të dendura
të kopshtit
fishkëllejmë në kupë të qiellit
kur ecim përmidis kaçubave
Po unë kam frikë ende
dhe natën vetëm me hijen time
dal në kopsht për gjah

Të tjerët nëpër festa
le të shtien me armë
në kokën e tyre
le të pshurren në shtrat
e le ta bëjnë në brekë
në pikë të ditës
kush është trim
se njeriu në jetë
dy herë bëhet fëmijë
 


FATI I KEQ


Duke pritur në radhë
dikush për gazetë
tjetri për letër tualeti
u bëmë edhe vetë
për t’u hedhur në plehra
Befas fotografia jote rrëshqiti
nga faqja e parë e gazetës
dhe u derdh mbi tavolinë
Këmbadoras dole nga lëkura
dhe hyre në radhën e gjatë
të atyre që presin
para banjos publike

Pahetueshëm edhe fati
na iku nga dora dhe rrëshqiti
nëpër tubat e pistë të kanalizimit
Po munde dil nga lëkura
siç dole nga gazeta
dhe përqafo me radhë
fotografitë tuaja të varura
në shtyllat e betonit buzë rruge
 
 

KËNGË BURRI

Vetëm me mendje është këtu
se njërën këmbë e ka në varr
e tjetrën në hijen e rrapit

I ndjekur si ujku nga uria
bredh nëpër fushat
e pamata të imagjinatës
dhe nuk gjen strehë
as në tokë as në qiell
për ta shtrirë shtatin
për vetëm një minutë pushim

Shëtitja nëpër oborrin me gjelbërim
i erdhi në majë të hundës
se tani ia zë frymën edhe oksigjeni
që vjen nga tubat
e një bombole prej çeliku

Ata i qepin lëkurën
derisa ai vetë qep
ëndrrat e bëra copë-copë
nga gërshërët e nostalgjisë
për barkun e nënës

Historia e shkruar pa gabime
me të gjitha faktet
me arsye gjaku
i rri varur te këmbët

Shpesh fishkëllen nën hundë
duket se e këndon
një histori të vjetër
saqë dikush tha lëre të këndojë
se vaji i burrit është kënga
___________

Urime ditlindja miku yne, poeti dhe kritiku letrar i respektuar Ramadan Musliu. Urojme nga zemra qe te jetoni edhe 100 vjet tjera te lumtura dhe te na dhuroni edhe shume libra te rinj.


Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri

Freitag, 27. Mai 2011

CIKËL ME POEZI NGA NIJAZI MRIPA



VENDLINDJA IME

Ne endrren time eja per se mbari
Ombrellen le ne anen tjeter te deres
Sepse lotet e mi nuk jane prej ari
Ndonese i thone stina e pranveres,
Prore ne jastek e gjeje pikellimin
Edhe Ibri deshiron te qaje me mua
Ngase nuk arrij ta fshehe mundimin …
T’ja japi nje kenge vaji si thua ?!


Qytet (Veri-Jug) cdo nate te enderroj
Dhe ne lote ditet e mia i plake
Sepse vetem tek ti mund te lunderoj
Ndersa ne gjoks me digjet zjarri flake ;
Dhe ndersa merr flake shume e me shume
Une therras … e ti nuk e di se c’thua ?
Ndonese zeri nisurka me m’ra ne gjume
Vendlindja ime e plumbit : TE DUA !





ATHUA

Athua ku enderron lumturia,
Ku era e veriut mbylli deren,
Ku ‘lamtumire’ thote dashuria,
Aty gjene t’zbehte shpresen dhe veren.


Ylberi u zhduke prapa pyjeve,
Dielli prapa reve fshihet,
Hena nuk ju vardiset yjeve,
Vetem nje shpirt endet … hepohet.


Enderra jo te mira,turbulente
plot merzitje,mallengjim,pikellim …
Me mbesin besnike dhe konsekuente
Cdo dite dhe nate me vijne shqim.


Kur cdo gje e zeze me duket,
Aq e larget dhe e humbur liria,
Kur pothuajse cdo shprese zhduket ...
Ne horizont troket ardhmeria !



…Me ndihmen e Zotit vertete
Shprese ka,por t’punojme me shpejtesi
Te kthejme token e vdekur ne jete
Dhe te sjellim bile pak drejtesi!





VIZITA E NJE SHTELLUNGE TE VOGEL REJE

Kenga e kurbetçarit


Nje shtellunge e vogel reje duke udhetuar
Po kenaqej me bukurite dhe mrekullite
E botes mbare … fusha,pyje,livadhe,male
Dhe lumej,liqej,dete … duke i vizituar
Nje nga nje qytetet,fshatrat dhe te gjitha shtepite!
… Udhes ngopej me uje te gurrave natyrale.


Neper qiellin e kalter reja ashtu lundron,
E neteve yjeve ndriques ju buzeqeshe …
Por nje dite prej ditesh,kur shiu nis’ e ndali
Dhe kur tanime ylberi ne qiell mbreteron,
Me nje qytet te panjohur shtellunga u ndeshe
Ku ylberi ngjyrat e veta i uli … i fali!


Ngjyrat e bukura po bien si kurre me pare,
Po shperndahen gjere e gjate ne Iber fluturim ...
Pikat e shiut neper gure duken me shkelqim
Prane Mullirit te Vjeter porsi margaritare,
Reja e vogel deshiron te leshohet per qendrim,
Dhe te behet banor i vendit,me ( a pa) pelqim!


Dhe kur gjeti ku te ndalej … Vend as jugut as verit,
Reja tjeter e ka shtyer me tutje te shkonte.
‘’Ky eshte qyteti me i bukur qe kam pare!’’,
Kete e tha dhe sec u zhduke prapa ylberit.
Por premtoi se … deshiren do ta sendertonte
Dhe se ne Mitrovice do te kthehej sa me pare!




QYTETIT TIM

Dashnia ime,
Te kujtohen ditet e veshtira,
Ditet qe … ende i jetojme,


Prej qe di per vete!


Te kujtohet … ata qe rane,
Me deshiren per lirine tone
Per te miren e femijeve,


Per Zot e Atdhe!


Po te biesh ne gjunje,
Perpara ndeshtrasheve te jetes,
E di sa eshte bukuria e Mitrovices?!


Dhe meshira e fuqia e Zotit ?


Atdheu im,
Mos i vlereso tradhetaret,
Ata qe shiten plong e shpi,


Kinse per nje … liri ?


A ka per ty ardhmeri,
Kur i huaji e bene luften e fundit,
Qyteti im i plumbit,


Djepi dhe varri im ?!


…Vendlindja ime,
Lumturia ime,
Ku i ke femijet e mire,


Ku jane herojte?!


O Atdheu im,
Dhimbja ime,
Athua tradhetaret si i duron,


Do t’i ze buka jote…!?


O Atdhe,
Dashuria ime,
Nuk ke ti faj


Apo je fajtori me i madh ?!


O Atdhe,
Krenaria ime,
Thone qe nuk bere asgje,


Per ikanaket e nates !


O Atdhe,
Bukuroshja ime,
Mos u merzite,nese jo ne –


Zoti do t’i denoje!





LUMI QE FLET

Iber,
Gurgullimat tua nuk jane vetem gurgullima,
Ato flasin,ato jane fjalet!

Iber,
Qete –qete gurgullon sikur nena kur e ve femijen ne gjume,
Per derisa flene e mos ta zgjosh rri i qete,

Rri i bute …

Te zhurmshme jane valet tua gjersa shushurojne
Dhe duke i goditur guret
Si me i ra grusht tavolines
gjersa bertet,na alarmon,na qorton…

Iber,
Ti na flet,ti po na drejtohesh
Por ne nuk te kuptojme.


Te rralle jane ata qe kane kohe dhe vullnet
E te ndalen per nje cast dhe ta degjojne
Gjuhen tende … o lume qe flet,
Te kuptojne dhimbjen tende,pikellimin Tend!


Te rralle jane ata qe gezohen
Dhe me ty presin agime me te mira.



Iber,
sikur te uleshim prane teje
Dhe ne qetesi t’i degjonim zhurmet tua …
Mbase do te kuptonim se cfare na rrefen -
Rrefen per dhimbjen dhe pikellimin tend,
Rrefen edhe per lumturine dhe gezimin tend.
Deshiron qe te ndjejme ate qe edhe ti e ndjen
Sepse ti ndjen gjithcka qe gjindet ne zemrat tona.
Kur te jemi te pikelluar dhe kur qajme
Ti qane me ne,
Kur te jemi te gezuar dhe kur qeshim
Me gjithe shkelqimin tend qeshe edhe ti bashke me ne.


Iber,,.
Ti na kupton
Dhe bashkendjen me ne.


Por ne sa kemi mirkuptim per ty ?


Pergatiti: H.Muhaxheri

Martin Çuni: MOS E PRISHNI SHQIPËRINË


MOS E PRISHNI SHQIPËRINË

Kuçedrat zemërliga punojnë nën dhe
Eshtërat i rrëmojnë me thika të smirës,
Tokën godasin me errësirën e planeteve!
Ne i shikojmë për së shliri e për çejfi
E bëjmë “zef “ dhe gjoksin i godasim,
Nënës që jetën na dha nga gjiri i saj;
Vetëm për hir të mënisë së minotaurëve
Dhe për një kënaqësi të egos së ndyer,
Për hir të përshlirit të pirit e të delirit!

O i pari ynë pse kështu na linde
Për tu urryer mes veti deri në kotësi,
Mos është ndonjë namë e vjetër përmbi?
Mos jemi të marrë që nuk e dallojmë
Në gjene të bukurën dhe mirësinë,
Si me të shenjtën nuk komunikojmë?

Pse more verbëria e rrëqebuallit
Na ka rrëmbyer logun e qyteteve,
Na ka marrë bukurinë e fshatrave
E do të rrëmbejë edhe djemtë tanë.
Në zgorin marroç të hirit turbulluar
Për një çikë pushteti të dëshiruar
Krekosen në mes veti, turfullojnë
Kur hijenat rreth po na kanosen!

Rrini kujdestarë nëpër rrugëkryqe,
Po i minojnë trojet tona në kyçe!
Me syrin gjakpirës si të ishin vra
Me të afërmin e gjakut, t`yt vëlla
N´krah t´pushtetit për një tra var`
Të huajit po i lajkatohemi, pikut
E po i afrohemi te doçet anmikut.

1

E ia lëmojmë thumbat vandalizmit
Po i anashkalojmë edhe piromanët
E ia vërtetojmë teorinë gjakpirësit,
Edhe me hujet e mjera të kërriçit
Aprovojmë teorinë e Karaxhiqit!

O të dashurit e mi e të Lazgushit
Provoni të dalim të ziut, prushit,
Prej llaçit e prej zjarrit të ferrit,
Të lëmë rrugën e territ e tmerrit!
Të bëhemi, si jemi, të mirë vërtetë
Dashuri e bardhë, mehlem për varrë
E t´ia falim edhe vëllai – vëllait,
Si ia falëm Sulltanit osmanëve!
Ia falëm krajlit e ia falëm mbretit
Ua ruajtëm emrat në zemër t´qytetit;
E tash ia falëm gjenocidin serbit!

Merre more atë dorë të gjorë,
Atë dorë të pastër e të bardhë
Mundesh pa fyer tëndin e pa sharë;
E dijmë se dhe ne kemi të marrë!
E mira ka namë e ka edhe pa anë
Ka vend te i miri dhe te i keqi,
Ikur prej dhunës, larg nga dreqi.

Të falim si Gjergji i Madh.
Lavdërojmë si Leka i Madh.
Bërju me dije se nuk ke hak as hile,
Larg sherrit e të të sëmuarave ambicje:
Që të shkelësh të shkrumosh me dhunë,
Me shkop apo me furtunë rrufeshë!
Ligje duhet të mbash edhe besë,
Ndershmëri të keshë dhe shpresë!

Mjaft e brejtëm enën tonë
Me thartinën e ve të urrejtjes,
Me brumosjen e farës së keqe
Që na mbollën shekujt e fjetur,
Sulltanët e krajlët: të zi e të kuq
Mbi të rritur edhe mbi fëmijë
Më çdo kusht për me na zhbi!

2

O punoni me shpirtë e me kokën tuaj,
Punoni me zemër e me gisht kah vetja.
Pyetni more çfarë ju thotë Nënëlokja
Ajo është, që dikur njihte gjithë Bota.

O i shoh shqiptarët more si pulat:
-Nëpër porte të huaja në rreshta,
-Nëpër kufij të Botës deri n` Malejzi
-Në Evropën tone more varg e vi.
Të qetë të urtë si qengji, sykës n`gji!
Punojnë e të vyeshëm sa s´ka,
Nga puna nuk dijnë me u nda
Kudo more kudo të vyer pra!

E në Mëmëdhe ku jeni e si jeni
Pse nuk e doni o njëri tjetrin?
Pse nuk e thoni o një fjalë të mirë
Të dashurisë vëllazërore, për hir
Si në të mjerën kohë të vështirë,
Merreni me eshtrat e nëpërkëmbur
O shpirti ynë, dashuri e kujt je?

E shikoheni me sytë e smirës
Deri dje me buk misri e kripë,
Deri dje me përfolje, jo përfillje
Deri dje fli, o më të mirët e mi!

Nuk di, dot s´mund ta marr me mend
Si po e shkelim gjyshin e stërgjyshin,
Prej së pari gjithmonë mos t´ia nisim
Kurrë nuk bëmë çati kokës përmbi!
Kurrë s´arritëm deri në kulm shtëpie
Po themele të vjetra prishim përherë,
Themele të reja vazhdimisht rinisim!
Nisje, rinisje; nisje prishjeje radhas
Riprishje, rinisje, riprishje, nisje!
Merre ashtin tend e rehatoje pak
Gjysh e stërgjysh kujtoje - shenjë
Jemi si lisi, shumë të gjata rrënjë!

3

Shqiptarët kanë dalur rrebesh prej nesh
Që sot Botën me paqe e punë pajtojnë,
S´dënjejmë t´i kuptojmë as bekojmë!
Tokën tone ta madhërojmë, ujin, erën
Lumin, bimën në arë, detin me valë!

Tokën ta qëndisim ore si lule
Shqiponjat mbi re t´i tejkalojmë,
Me flatrat tona të dashurisë së re
Si Shën Martini i tokës së Ilirisë,
Si Shën Kelmendi i tokës Albanit,
Si Nënë Tereza që Botës dhuroi paqe,
Dritë shprese, në të njerëzores faqe.

Themele mos prishni, se s´bëni shtëpi
Kulturën mos humbni, se s´bëni shkëndi,
Njeri tjetrin t´mos humbni, se prishni histori!

Kur e shkeli dikë shqiptari,
Kur të padrejtën dikujt ia bëri;
Dha e vetëm dha, gjithmonë u bë fli!
Të bëhemi edhe për vete një dashuri
Amanatin ta bëjmë tok betim të ri:
Kudo që jemi ta ruajmë në çdo stinë
Kurrë të mos prishim Shqipërinë!

Nju Jork, janar 2011
/Marrë nga libri i pabotuar: “Jetë larg gëzimit”./


http://agim.poeticforum.com/t15609-martin-cunimos-e-prishni-shqiperine#21353

CIKËL POETIK NGA SAHIT OSMANI



GJASHTEQIND VJET SKENDERBE

Rrugën e historisë çave
Me shpatën zjarr mbi Dhe
Lirisë kurrë s'ju ndave
Gjashtëqind vjet Skënderbe

Më i ri je se ishe
Më i moçëm se i ri je
Fluturim të shqipes kishe
Gjashtëqind vjet Skënderbe

U bëre Flamur Kombëtar
Shkëlqim dielli mbi këtë Dhe
Zemër e popullit shqiptar
Gjashtëqind vjet Skënderbe

Me Ty u nisëm e po ecim
Rrugës së lashtë drejt kohës së re
Kujdesshëm të mos ngecim
Gjashtëqind vjet Skënderbe

Sa herë terri qiellin nxin
Trok i kalit shkrep rrufe
Shpata jote vringëllinë
Gjashtëqind vjet Skënderbe

Me lirinë e shumëkërkuar
Në çdo cep të atdheut Ti je
Roje vendit duke qëndruar
Gjashtëqind vjet SKENDERBE
 
 
TEMPULL DITURIE


(Biblioteka Kombetare
dhe Universitare e Kosoves)

Tempull i ngritur diturie
Nëntëdhjetë e nëntë plisa në kokë
Përbrenda trurit mendëson librin
Rrënjët e emrit thellë në tokë

Jashtë nesh e brenda vetës
Lind emra e mbëlton germa
Aty hyhet sipas radhës
Të dritësohesh nëpër vepra

Vepra drite pagëzuar
Me "Formulën..." para Buzukut
Në pergamene të shenjtëruar
Nga Shpata e Gjergj Kastriotit

Këmbëngulur në këtë Dhe
Trupin e ngjeshur me hekur
Portën e ka hapur të hyjë
Zgjimi i jetës së ndritur.
 
 


TE KONGRESI I MANASTIRIT


Tingujt e shqipes si gurra e lumit
Në tridhjetë e gjashtë shkronja
të alfabetit
Skaliten nga mendjendriturit
Shndriten nga të shenjtit
Gërmë pas gërme e fjalë pas fjale
Që nga rrënjët gjer tek lisi
U begatuan fusha, male
Lumenjtë, deti, dielli shndriti
Shqipja shqip vallen e nisi
Te Kongresi i Manastirit
Njëqind vjet kohën e ndriti
Njëqind vjet kohën e rriti
 
 
GJUHA FLET NGA RRËNJA

Kur të ftohtit hyn në eshtra
Goja shtanget deri në fund
Gjaku ngrin deri te palca
Zemra rrah me tepër mund
Fjala nis e zë shkrimi
Trupi vdes e jeta mbetet
Në kohë të zezë harrimi
Syri dritës i lexon germat

Shkrimi i heshtur thërret me zë
Gjuha flet nga rrënja
Ne dalim nga lashtësia
Hyjmë në kohë të re
Akullit i hip zjarrmia
Shkrifshëm tretet nën dhé
 
 
FITIMTARI SHKRUAN HISTORINË

Koha ec me plagët e veta
U mbështillet shekujve, zgjerohet
Njerëzit veshur me të kaltra
I shërojnë plagët e hapura
nga luftrat

Një plagë një fitore
Një fitore një emër lind
Në secilin emër shumë beteja
E në beteja gjaku derdhet
Fitimtari shkruan historinë
 

 
DUA TË BIND

Ti që rron në rrahje të zemrës
Ti që plagë në shpirt shëron
Ti që shpresë i jep jetës
Dashurinë e bënë të bulëzon
Mos harro se je hyjneshë
Që shenjtëron jetën në çdo çast
Ashtu siç merr mushkëria frymë
Ashtu siç jep zemra gjak

Trëndafilin e kuq të diellit
Që perëndon mbi kreshta
Do ta marr ta dhuroj ty
Kështu do të bindesh
se Ti je perëndesha
Kështu do të bindesh
Se s’ka perëndim në dashuri
 
 
 
F J A L A

Sa e mire fjala kur eshte e sinqerte
E thuhet nga shpirti me plot cilteresi
Na jep krahe e force per jete
Ure miqesie behet,besimin rrit
Tejkalon cdo veshtiresi
Dhe te fshehuren hipokrizi



KAH TI AFROHEM

Sa here shikoj perendimin e diellit
Me dridhet drita e syve te mi
E une kah ti afrohem
Sepse diellin qe perendon
Ti e rilind perseri
 
Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri


Rrok Berisha:“NENE TEREZA –SHPIRTI I DRITES SE AMSHUAR”

“NENE TEREZA –SHPIRTI I DRITES SE AMSHUAR”
SHQIPJA JONË

Simbol mirësie
Dashurisë njerëzore kuptim i dhe
Simbol qëndrese
Ti
Nga vetmia njeriun e shpëtove nga përbuzja

Je dashuri
Humanizmin e gjenit tënd
Tej botës përçove
Zotin tënd
Kudo kurdo shqip

Rrënja ime Ti
Shenjtëreshë Nënë e botës
Ti
Nënë e Dashurisë, Nënë e Dashurisë

OUR EAGLE

Symbol of goodness
To the humankind love you gave a meaning

Symbol of resistance
You
Saved the human from loneliness and contempt

You are love
The humanism of your gene
You carried all over the world
Your God
Anywhere anytime in Albanian

You my root
A sanctuary Mother of the world
You
Mother of Love, Mother of Love


II (SHPRESË DRITE)

Ti shpresë drite plot
Që pastron mendjen dhe zemrën nga e keqja
Ku je Ti
Aty
Nuk ka vend Urrejtja,
Aty
Nuk ka vend mëria
Aty
Lulëzon shpresa për jetë

Ringjalljen e kërkove përmes lutjes
Edhe për ne kur kishim humbur rrugën
Edhe atëherë kur fjalën Zot
Tentuam ta zëvendësojmë me idhuj të rrejshëm
Ti ishe më ne, bashkë me uratën

Edhe pse të mohuam
Asnjëherë nuk ndale lutjet
As dashurinë për gjenin tënd
I qëndrove besnike rrënjës
Shqipja jonë,
Pushtove kaltërsitë e gjithësisë
Ti drita e botës vetë
Sofër plot dashuri



II (LIGHT’S HOPE)

You are a full light’s hope
Who cleans up the mind and the heart from the Evil
Where you are
There
Hatred has not a place
There
Grudge has not a place
There
Hope for life blossoms

Through prayer you asked for revival
Even for us when we lost the way
Even then when we tried
To replace the word God with the false idols
You was with us, and with the benediction

Although we have denied you
You never stop your prayers
Nor the love for your gene
You stayed loyal to your roots
Our Eagle

You conquest the blue colors of the universe
You the light of the world itself
A table full of love




TOKË KATEDRALESH

E shndërruar në rërë
Epe lavdie të robëruarve u thure

S’ka më formulë pagëzimi

Renegatët shkruajnë biografinë tonë
Sot
Asgjë reale
Pos vdekjes

Tokë katedralesh
Uni im



A LAND OF CATHEDRALS

Transformed into sand
The epic poems of glory you knitted to the enslaved

There is not more a formula of baptism

The renegades write our biography
Today
Nothing real
Except death

A land of the cathedrals
My ego




II (RIKTHIM NGA VETVETJA)

Madhështia
Ndërtuar mbi themelet e rrënuara
Rikthim nga vetvetja
Gjithë në mund arkeologu
Në kërkime të rrënjës
Pas gjumit të rëndë

U zgjuam më pastaj
Të gjithë përnjëherë filluam
Ta flasim e kuptojmë formulën e pagëzimit
Të vjellim groshën e ardhacakëve
Ta kërkojmë e çmojmë
Identitetin tonë
Në themele të tempujve
E katedraleve të rrënuara

Me lutje, prarove
Gjithë ata që u mashtruan nga lajka, fama dhe pasuria
Duke e pasur të përdhunuar identitetin e vet...
Urata ishte fuqia
Për rikthim në grigjën e dashurisë


II (A RETURN TOWARDONESELF)

The grandiosity
Built on the ruined foundations
A return toward oneself
Always at difficulty the archeologist
In the searchings of the root
After a sound sleep

We woke up then
We started all at once
To speak and understand the formula of baptism
To vomit the money of the newcomers
To search and evaluate
Our identity
On the foundations of the temples
And of the ruined cathedrals

With prayers, you glow a golden light
To everyone who was deceived by the flatter, fame and
the wealth
Having violated their identity...
The benediction was the power
For a return to the flock of love


III (GJITHÇKA MUND TË JETË E BUKUR)

Do të jetë kënaqësi
Kur do të fillojmë
Ta shkruajmë biografinë tonë
Pa paragjykime

Gjithçka sërish mund të jetë e bukur,
Në këtë tokë Katedralesh të rrënuara
Në këtë tokë dhembjesh e varresh
Në këtë tokë lashtësie – fisnikërie e dashurie
Në këtë tokë Dardane-të shpirtit tënd të Madh,
Nënë e Madhe

III (EVERYTHING CAN BE BEAUTIFUL)

It will be a pleasure
When we will start
To write our biography
Without prejudices

Everything again can be beautiful,
In this land of the ruined Cathedrals
In this land of graves and pain
In this ancient land – of generosity and love
In this land of Dardania – of your great soul,
Great Mother




VLERËSUAN MADHËSHTINË TËNDE

/ Nënës Terezë, me rastin e ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe, Osllo, 10 dhjetor 1979 /

Përkushtimi Yt për njeriun
Mundi sëmundjet e kohës: botën e sëmurë mundi
Dhe trupin e shpirtin tënd të ndarë
Në hartë urate - dashurie bashkove

“Një është gjaku im,” the

E dashuruar në Dashurinë
Shpresën për rilindje
Sërish ndeze në ne

Ti
Engjëll roje e qytetërimit të dashurisë


YOUR MAJESTY IS PRAISED
/To the Mother Teresa in the case of giving her Nobel Prize award for Peace, Oslo, 10 December 1979)/

Your commitment to human
Turn down the diseases of time: the ill world
Your separated soul and body
You united in a love-benediction map

“One is my blood,” you said

Beloved in Love
You awakened in us again
The hope for renaissance

You
Angel guard of civilization of love




II ( RINGJALLJA)

Lutjet e tua më të fuqishme se diktaturat
Rikthejnë besimin e njeriut të humbur

Vepra jote hyjnore
Besimin e humbur në njeriun e ringjall
Në dashuri




II (THE REVIVAL)

Your prayers more powerful than dictatorships
Reinstate human’s lost faith

Your divine work
Revives the lost faith in the human being
In love




II (VASHA E DARDANISË)

Ti je virgjëresha e paqes
Kombet e botës përkulen para mirësisë Sate
Ja Sot
Nga froni, i të nderuarve në Osllo
Nderohesh me Çmimin Nobel
Nga ky fron i laureatëve
Vashë e Dardanisë së Madhe
Nënë e Paqes, e Dashurisë së Botës së Madhe
Botërisht kumbuan fjalët

“Jam shqiptare,
Pjesë e vlerave te rrënjës
Të një kombi të lashtë,
Të copëtuar e ndarë në disa harta...

Jam shqiptare!”

III (THE MAIDEN OF DARDANIA)

You are the virgin of peace
Nations of the world bow down before Thy grace
Here Today
From the throne of the most honored persons in Oslo
Honored you are with the Nobel Prize
From this throne, of the honored ones in Oslo
Lass of the Dardania Kingdom
Mother of Peace and Love, of the Great World
The words sounded publicly:

"I am Albanian,
Part of the root values
Of an ancient nation,
Chopped and divided into several maps ...

I'm Albanian! "


IV (NGUSHËLLIMI DHE SHPRESA)

Vepra jote
Bashkë me lutjen
Janë më të fuqishme se diktatura
Shpartallojnë perden e hekurt
Rikthejnë besimin e ndaluar në Zot
Dhe gjithë madhështia
Është një lidhje e ngushtë
Në mes të tokës dhe hyjnores

Dhe u bëre e fuqishme, ndaj së keqes e së mirës
Me lehtësi përballon sfidat e kohës së vrarë
Duke u bërë më e fuqishme se armatat
Se qeveritë, se armët që vrasin
Se atomi
Ngase lutja jote nuk vret, nuk mallkon
Por forcon shpresën, jep forcë
Ringjall, shëron.

Nënë e dashurisë
Në çdo sekondë
Ke miliona dhurata, mirënjohje
Paqja je vetë
Je dashuria
Kënga dhe loti
Je ngushëllimi dhe shpresa
Drita e lirisë
Të përkulemi me respekt-Nënë Tereze
S’ na përbuze, na fale
Edhe pse të urrejtëm dhe të mohuam.


IV (THE CONDOLENCE AND THE HOPE)

Your work
Along with prayer
Are stronger than dictatorship
Shatters the iron curtain
Reinstates forbidden faith in God
And all the greatness
It is a close relationship
In between the earth and the divine

And it made you strong, against the evil, or the good
Easy confronting with challenges of the wounded time
By becoming more powerful than armies
Governments, the weapons that kill
Stronger than the atom
Because your prayer does not kill, does not curse
But strengthens hope, gives power
Revives, heals

Mother of love
At each second
You have the millions of gifts, of gratitude
You are the peace itself
You are the love
The song and the tear
You are the condolence and the hope
The freedom’s light
We bend down with respect in front of you
Mother Teresa
You didn’t scorn us, you forgave us
Even though we hated you and denied you




V (PROFECIA)

Je profecia
As pushtete
As qeveri
Rruga e vetme Ti

Prishtinë, dhjetor 1979



V (THE PROPHECY)

You are a prophesy
Neither a political power
Nor a government
The only right way you are

Prishtine, December 1979




IDENTITETI

Gjergji, Bogdani, Naimi, Fishta, Gjeçovi
Nënë Tereza...

Farkuar në zjarre dhimbjesh dashurie
Përbaltur nga të çmendur urrejtës të Dashurisë përgjakur

Lashtësia...
Na beko Nënë
Agimi ynë i përjetshëm



THE IDENTITY

Gjergji, Bogdani, Naimi, Fishta, Gjeçovi
Mother Teresa...

Forged in the fires of love pain
Soiled with mud by the crazy beings filled with hate of
the blooded Love

Antiquity...

Bless us Mother
Our eternal dawn

Mittwoch, 25. Mai 2011

Dan Kosumi: STINET SHQIPTARE


STINET SHQIPTARE
 
Pranevera

Nise e kuvendon me zanat, PRANEVERA !
motren kurre se njoha
as hijen kurre s`ja pashë,
lule-trendafilet,si mbajne erë,
kam mall ta puthe nje herë?
o e dashura, PRANEVERE ?
 
 
 
Vera

Ujet e detit e vlonë VERA ,
pse me valën e jonit kurrë su laga ?
si mban atje vapa
si perendon djelli
motrën duke pritë te dera
u thava unë e mjera, VERA !
 
 
 
Vjeshta

Po VJESHTA është si unë ?
atje ka pemë tjera
rigon shiu në fusha
cfarë drunjë ka në male
pse kurrë si pashë
plot mall pyet VJESHTA !
 
 
 
Dimri

DIMER o i bardhi dimër,
sa gjatë të prita !
sjell dhe ti dëboren ?
ngricën e acarin !
ndjen dhe ti dridhjen
o vellau im DIMER...?!
 
 
 
Dasma e lirisë

Trimat shkrepën pushkët,
për dasmë e shtruan sofrën,
MOTRA qafon MOTREN qafon VELLAUN,
Nënat bekojnë votrën,
Stinët mallkojnë vitet !
pse kaq gjatë na ndatë ???
 
 
 
Rrugës së kombit te Motrushja ime !

Rruga e kombit lidhë stinët e vitet,
male e brigje lidhin urat, qajn bjeshken tunelet,
ballëhapur, krenar nisë udhën VELLAI,
pritmë MOTRUSHJA ime, Durrahu i Ilirisë,
në ktë stinë të madhe të marshojmë ballëhapur,
erdhi dita jonë, do vemi te vëllezërit e gjakut,
na therret kreshnikja ÇAMERI, o sot o kurrë,
në tokën tonë të lashtë, të mbjellim ABETARE.

Grigor Jovani: Duke medituar për Nase Janin

Ky publikim është përgatitur për "Sofra poetike"nga Grigor Jovani,
me rastin e ditlindjës së krijuesit Tanas Jani, 25.05.2011.


ME NAIMIN, ME 25 MAJ


Me Naimin kam një ditë në lindje,
Sup më sup te mali që shkrin borë,
Ku dhe trëndelina rri në pritje,
Malli për vendlindjen bëhet kollë...

Se ç’bëri Naimi, dinë të gjithë...
Ç’bëj e ç’nuk po bëj, unë s’di as vetë...
Edhe vdekja s’di ku do më vijë,
Në vendlindje, a në humb-kurbet...

Por një gjë e di dhe do ta di:
Me Naimin mbeta gjitoni...


 
TEK VARRI I DANTE ALIGERIT

Hyra tek varri i Dantes:
Zbrita një shkallë
edhe tre shkallë,
edhe pesë shkallë...
Në heshtje.

Mungonte jeta,
mungonte dhe vdekja,
mungonte dhe koha...

Dola nga varri i Dantes:
ngjita një shkallë,
edhe pesë shkallë,
edhe tre shkallë...

Mungonte drita,
mungonte dhe errësira,
mungonte dhe varri...


NISA NJE DALLGE PER TEK TY

Nisa një dallgë për tek ty,
një dallgë me fjalë-dallge...
se çdo të thotë, veç Ti e di,
gjithë fjalët e një fjale...

Gjithë fjalët që s'ti kam thënë dot,
dhe t'i kam thënë gjithë jetën...
Nisa për ty një dallgë sot,
prite në gji, të shkretën...

Prite në gji, të rrijë aty,
të zgjohet e të flejë...
të dallgëzojë në dashuri,
të rinj le të na lërë!...

Nisa një dallgë për tek Ty...

* * *

Kam fikur drita e të pres,
Më gjej në errësirë,

Dritat e zemrës ndiz në sy,
Me zemër sheh më mirë...

(Ravenna, korrik 2010)


UNE JAM…

Unë jam, thotë njeriu i thjeshtë,
pandeh sot se është,
por nesër vallë do jetë?...

Unë jam, thotë ministri i lartë,
sot është në pushtet,
por nesër, s’është prapë...

S’jam unë, thotë nëna me fëmijën në gji,
je ti, bir i nënës,
je ti!...



25 MAJ

Se ku qe fshehur Ditë e Lindjes
Dhe m’u shfaq befas në mëngjes...
Mos te vendlindja e malluar,
Ku një ditëmaji do të vdes?!

Se ku qe fshehur Ditlindja e ikur,
Mos te bajamja mbi shtëpi,
Apo më vjen nga shega e Rripës,
Apo nga udhët që s’i di?!

Mos vjen kjo ditë nga gjiri i mëmës,
Që pikon qumësht gjithë një jetë,
Më vjen me dashurinë e zemrës,
Që dheu i varrit dot s’e tret?!

Se nga më vjen e më gjen mua,
Ashtu siç isha e nuk jam...
Dhe poezia s’ka petale,
Vdes një delfin në oqean...

  

MUNGONTE LOTI

Qesha kur më qeshej,
qesha kur s’më qeshej...
dhe të qeshurën e vura themel,
pastaj ngrita mure,
vura çati...

Çudi,
shtëpia m’u shemb...
mungonte loti.

 

SONTE

S’di nëse jam vetja sonte?!
As shpirtin tim s’e njoh
dhe pse e di që është shpirti im...

Jam i pagjumë dhe pasmesnate,
shkruaj dhe s’m’ë njohin
as vargjet e mi...

Të gjitha mbetën pa mua,
të gjitha mbetën jashtë meje...
Dhe koha, dhe mendimi,
dhe ato që kanë qenë,
dhe ato që do të vijnë...

Veç ora.
troket mbi komodinë...

* * *
Jam unë a s’jam unë,
Në këtë botë të zhvirgjëruar
Që s’mund të lindë Njeriun?!


ECJA BUZE NJE SHKEMBI

Ecja buzë një shkëmbi,
nënë qiell, mbi greminë …
Më shkau këmba,
rashë,
u vrava…

Ecja buzë një shkëmbi,
mbi det,
rrëshqita,
u ngrita…

Dhe eci buzë një mali,
nënë re,
po rashë,
S’do të ngrihem,
kush më ngre?!

S’dua të më ngrejë askush…
Aty, ku s’jam të humb...



SIKUR TE VDESIN GJITHE DETET

Sikur të vdesin gjithë detet:
me ujë të vdekur,
me peshq të vdekur,
me guaska të çara e të thara,
me delfinë që s’dinë not “Delfin”…

Unë do t’iu jap jetë e do t’i ngjall,
me dashurinë time,
për Jetën time!

Sikur të vdesin gjithë qiejt:
me ajër të vdekur,
me zogj të vdekur,
me flutura që s’dinë të fluturojnë...

Unë do t’iu jap jetë e do t’i ngjall,
me dashurinë time,
për ty,
jeta ime!

 

KU TA SHKRUAJ EMRIN TEND



Ku ta shkruaj emrin tënd:
Në qiellin me re?
Mbi malin me borë?
Mbi krahët e zogjve?
Mbi petalet e pranverës?
Mbi fletët e fjalës?
Mbi kalendarin e yjeve?
Mbi lakuriqësinë e ëndrrës?...

Gjithësia është pak,
Po e mbaj në zemër...



ATY LE TE VUAJ


Sonte s’më flihet...
s’më sheh? Jam te porta...
s’më sheh? Jam te dera...

Nga varri jam ngritur,
nga qiejt kam zbritur...
s’më sheh? Jam i vetëm...

Ndiz dritat e gjakut
dhe një... dhe një tjetër,
të shoh se ku gjendem
në jetë a në ëndërr...

Mos më,
më verbove,
më kap lehtë prej dore
dhe dritat i shuaj,
aty le të vuaj!...

* * *
Poeti ka lindur para Adamit
Dhe vdes në lotin e fluturës
Dhe tretet në botën e së padukurës...


MBETA I HESHTUR

Mbeta i heshtur dhe nuk fola,
mbeta i heshtur tek mendimi...
dhe heshtjen time e durova,
kur mbyllur më mbante trishtimi...

Mbeta i heshtur dhe mirë bëra,
se heshtja flet dhe të dëgjon,
ashtu, i heshtur tek ty erdha,
më mirë kur jam e s'më shikon...

Dhe jam aty, ku kurrë s'u ndodha,
ku ëndërrova dashuri...
kur fshiva lot tek ata sy...

Dhe jam aty, ku dhe kam qenë
me veten sot e aq sa vjet...
Mbeta i heshtur dhe nuk fola,
në heshtje pres ku ti s'më pret...



NJERIU DHE DETI

Çdo njeri,
brenda vetes ka një det,
e deti, ka një det me guaska brenda,
e guaskat fshehin një det me të fshehta
dhe e fshehta vetë brenda saj ka një det…

Dhe njeriu në jetë, nuk është kurrë veç njeri,
pa zbuluar se ç’është,
e mbyt dallga e tij…

Në një guaskë
jam shtrirë për të fjetur

Në një guaskë
jam shtrirë për të fjetur,
lakuriq siç flihet në guaska…

Mbyll sytë, por s’fle
e mbeta pa fjetur,
lakuriq jam shtrirë… dhe plasa…

Më erdhi pranë një detushkë,
gjysma prej qielli e gjysma prej deti,
unë i lakuriqtë, mbeta turpëruar,
as fjetur, as zgjuar…
djersitur, i shkreti…


DET DASHURIE

Më tërbove,
u tërbofsh,
me tërbim të pambaruar…

Më gëzove,
u gëzofsh,
me gëzim të pazbuluar…

Më rinove,
u rinofsh,
me rini prej Perëndie…

Më jetove,
u jetofsh,
1000 jetë dashurie…




(Duke medituar për NASE JANIN, ditën e tij të lindjes)

Kur sapo fillojnë të numërojnë minutat e ditës së re, gjumin ma prish zilja e telefonit. Sa herë i kam thënë gruas ta zhdukim atë dreq nga koka e krevatit. "Hë mo, fjetur je?", dëgjohet nga ana tjetër zëri si pisqollë i Nase Janit. "Je në vete? Ka kaluar mesnata", i them. "Dëgjo këtë", - më thotë Nasja dhe fillon të më lexojë një vjershë. Mua ndërkohë gjumi më ka dalë krejt. "Ma thuaj prapë", i them. "Kush është?", zgjohet gruaja ime përbri. "Nasja", i përgjigjem, i bezdisur që nuk më prish dëgjimin e poezisë së re. "Ç’i gjeti?", ngul këmbë ajo. "Asgjë, moj, fle ti... Nasja po më lexon një poezi". Ajo brof në bythë, ndez abazhurin mbi komodinë, shikon orën me sytë e zgurdulluar, pastaj më kthehet mua: "Pika ju rëntë! U plakët e po ju rrjedhin trutë..."
Plakur unë?!
Të thuash për Nasen... hajde de. Ç’them kështu? Pikërisht këtu është halli. Nase Jani këtu ka problem. Madje, një problem me shumë rëndësi... E kam biseduar me miqtë e tij, me Lymin tek taverna atje në "Fix", me Eglën kur takohemi shkarazi në metro, me Bertin në gazetë. Të gjithë kemi të njëjtin shqetësim: me Nase Janin diçka nuk shkon mirë. Ka diçka metafizike në jetën e tij. Më e keqja është se nuk dimë ç’të bëjmë, si të ndërhyjmë. Se ja, më thoni, o njerëz të mirë, mund ta vëjë kush... me pleqërinë? E pra, Nase Jani i ka shpallur luftë. Dhe gjer tani (o zot!) ia ka dalë mbanë.
Nase Jani nuk thotë që të plaket. Nuk do që të plaket. Dhe s’plaket. Nase Jani mbetet ai që ka qënë. Ose më sakt: në vend që të ngjitet, fillon që të zbresë.
Zoti na ruajt, miqtë e mi!
Thua se atje pranë detit, ku jeton, në Kalithea, kushedi cila Circe i ka bërë magji, cila Kalipso i ka dhënë të pijë filtrat e saj, si Odisesë. Po ku i gjen hyjnitë antike Nase Jani? Në lagjen ku jeton kryesisht bëjnë hije vetëm gra dymetroshe ruse, të cilat, kur shkëmbehesh me to tek ngjit shkallët e banesës së Nases, në rrugën "Athina", të shikojnë me ca sy lajkatonjës, që, zoti të ruajt nga mëkati... Pastaj, Nasja ka një grua zonjë (kush nga ne, soji i haramëve, nuk i ka të tilla?). Por ja që marifetet nuk i lë... Dhe ia ka arritur të stopojë kohën në vend. Konkluzioni: është ai që ka qënë vjet, dhe parvjet, dhe para dhjetë vjetësh.
Liriku i moshës djaloshare!
E lexuat librin e tij me poezi, që u botua vjet? "Sa vjeç është ky shekull?", pyet qysh në titull, thua se është i zhytur i tëri në jermi. Ç’titull është ky? Shekullin që shkoi, nuk e jetoi edhe ai? Gjene mirë, rrëfehet në parathënie, si në kishë: "Kështu ndodh me njeriun, plaket, bile ia kalon edhe shekullit dhe nuk krijon dot, gjithmonë,"identitetin" e tij. Njeriu, aq më tepër poeti, në jetën e vet bën atë që nuk do".
Ah, kështu?! Nase Jani, kujt ia thua këto? Mua do të më bësh filozofi? Kaq netë nuk më ke lënë pa gjumë? Aq sa shpesh herë nuk e kuptoja me ç’më dehje: me poezi apo me raki? I ziu ti! Je poet, ndaj tradhtohesh vetë, si kalamanjtë. Thurr vjersha dhe nxjerr zorët e barkut: " Nëpër tru / më vijnë ca vargje / s’i them dot po s’m’i tha shpirti". Kështu është, miku im. Prandaj dhe s’plakesh. Se mbart me vete lunxhiotin e vogël, që filloi të dehet së pari nga trëndelinat e Lepushetit dhe ujët e Krecit e pastaj nga rakia në rini, fëmijën që mësoi mënçurinë nga përrallat e Xhafo Kurjas, përpara se të njihte Bërnsin dhe Agollin, burrin që preferon edhe tani të luajë me topin e dikurshëm prej lecke, në sheshet plot guraleca të Stegopolit, se sa të shkruajë vjersha.
Të shkruash vjersha... Ata që s’dinë, kujtojnë se poeti, kur shkruan, ka panajir. Por nuk i shikojnë shpirtin. Si t’ia shikojnë furtunat brenda vetes! Atë mot të tmerrshëm! "Ti ngre erë / bën akull e breshër. / Unë bëj vjersha e dridhem / mbi vjershë", bashkëbisedon poeti me dimrin e nënvetes.
Dhe vazhdon dhe vazhdon ky avaz... Lundron anija poetike. Kap limane të reja, me emra që skaliten në ditarin e jetës, si Gjirokastër, Kuçovë, Berat, Athinë. Trarët e bashit fillojnë e kalben, barku i anijes rënkon gjithmonë e më shumë, direkët fishkellëjnë nga reumatizmat e viteve, por udhëtimi nuk ka të ndalur. Nostromi nuk zbret nga direkët. " Shkruaj një varg / edhe një tjetër.../ Pastaj mendoj / ç’kam thënë të re..." , dokumentohet në një nga ditarët e tu poetikë.
Meraku i përjetshëm i poetit: "Ç’kam thënë të re..."
Ç’të thuash gjithë jetën, Nase Jani! Kaq vjet që "zhgaravit mbi letër", siç thua vetë. Në fillim të zinte ankthi për ato që do të thoje mëngjesit tjetër. Të kujtohet libri i parë: "Po nesër?" (1995). Pastaj, kur me buqetën lirike "Unë dhe ti" (1996), e cila shtyu Dritëronë të të quajë "poet të mrekullueshëm", kujtove se, më së fundi, kënga i kishte gjetur monopatet e saj, erdhi libri tjetër: "Humbas udhët nëpër udhë". (I vështirë ky zanat, miku im! Aq sa gjendesh një ditë në një udhëkryq, hutohesh dhe thua: "Ku shkoj?!" Thua brenda këtij jermi poetik shkrove librin tënd të fundit, "Jetë e hutuar" (2007)? Pastaj vizitove "Çmendinën" ( 2000 ), takove atje të gjithë ne, bëmë marrëzira e qamë së bashku për to me "Lotët e hënës" (2004) dha ja përfundimi: "Gruaja në kafaz" ( 2006) dhe tani së fundi "Det dashurie", me skica të Filip Panajotit.
I çmendëm gratë tona, Nase Jani! I bëmë për kafaz...
Por dhe i kemi dashuruar shumë. "Unë s’di të dashuroj një çikë, / përgjysmë s’di të dashuroj", thua ti në një vjershë tek libri yt i parafundit. Të besoj. E njeh dhe të njeh dashuria. Jeni bashkë si dy anët e së njëjtës monedhë. Ç’këngë i ke kushtuar! Dhe si të ka ndjekur pas dashuria! E di përse? Se i ke thënë gjithmonë të vërtetën. S’ke ditur, or qyqar, të shtiresh me dashurinë, paçka se do të ishe ca më i lumtur, si ne të gjithë, po të ndodhte ndryshe... Atë ke kërkuar edhe prej saj: "Thuaj / ç’nuk ke thënë tërë jetën, / por veç thuaj të vërtetën..."
Veçse djeg e vërteta, o poet, dhëmb e vërteta.
Aq më shumë kur rrojmë në një botë të gënjeshtërt, në një planet që s’i pranon ata që këndojnë... Poetët, si somnabulë, kërkojnë një çikë vërtetësi, nëpër sokaqet e Pllakës. Aty ku helmuan Sokratin, ngaqë nuk pranoi të shkëmbente jetën e vetë me gënjeshtrën, aty ku thyen fanarin e Diogjenit, ngaqë Plaku kërkonte me të një... Njeri. Qoftë dhe Të Vetmin, qoftë dhe për të Vetmen Herë. "Helmetisem... / hallavitem, iki... iki... ku të vete? / Pas më ndjek / veç hija ime, hijen time marr me vete...". Më tronditin vargjet e tua, Nase. Më vënë një pasqyrë përpara fytyrës. Dhe unë s’di ç’të bëj: t’i ngre apo t’i ulë sytë... Veçse është e vërteta jote, e imja, e të gjithëve. Ç’të bëjmë, të heshtim, ta fshehim, ta ç’tjetërsojmë? Ti thua: "Poeti nuk hesht dot, se është poet. / Perëndia le të bëjë punën e vet...".
Ah, Perëndia! Por le t’i shmangemi më mirë kësaj bisede. Kanë një "kod zotërinjsh" poetët me Perëndinë: seicili Zot në punë të vetë. Paçka se tokësorët e shkelin sa herë. Ngaqë s’mund të heshtin...
Të mos heshtësh... Një filozofi e tërë. Alter ego-ja. Aq më shumë për poetin. Poeti që ec në rrugët e qytetit gjigand dhe shikon krah tij një arkivol të zi. Brenda tij dergjet e ardhmja. Shekulli i porsalindur. ("Arkivoli bosh në mes të rrugës"). Do të mbajmë dhe 100 vjet të tjerë mbi shpinë arkivolin makabër me foshnjën e vdekur?! Nëpër hapësirat kozmike, ku rend shpirti poetik, endet një këmishë e grisur femre. Është këmisha e kohës, që ia shqeu me "X"-et e tij si dy thika shekulli i 20-të. ("Këmisha e kohës"). Jetojmë një kohë kurvë, apo një kohë të përdhunuar? Pak përpara se të ngryset, nga "Shoqata e lypsave", ku Luli i Vocërr është bërë kryetar, del Migjeni. Takohet përpara Kafes së Madhe me poetin modern dhe pyet: "Jemi në ferr këtu, a në parajsë?". Për të marrë përgjigjen e poetit të këtij shekulli: "Perënditë, / vijnë nga s’dinë as vetë, / ëngjëjt me djallin merren me biznes..." ("Migjeni").
Ç’kohë jetojmë! Kur dhe perënditë merren me biznes, kush do të mendojë për poetët?
Prapë ata... poetët! Prapë fjala tek ti, Nase Jani. Ti që bëhesh xheloz me detin. Ç’faj të ka? Se "është mijravjeçar dhe prapë nuk plaket", qahesh si fëmijë, tek poezia më e bukur e librit, "Si nuk plaket deti ndonjëherë?!". Nuk ngopem së lexuari këtë poezi të shkurtër. E mësova përmëndësh. Ia lexova dhe gruas sime. Dhe të tjerëve. Me të qesh dhe trishtohem. Për ty dhe për veten. Por e di ç’zbulova?
Pa dashur, me këtë vjershë, ke bërë autoportretin tënd, Nase Jani.
Mendoj ta fus në një kornizë e ta vë në bibliotekën time? Do të heq atë tjetrën, ku kemi dalë së bashku tek guzhina jote, duke më hedhur raki me damuxhanë (pasi ajo fotografi më iriton gruan: "Nuk i ndaheni dot tersit tuaj!"), për të vënë këtë, që thotë:
"Thinjet
nëpër dallgë, dimër - verë,
luan me guaska si fëmi’...

Pastaj hesht,
i lodhur, si në gjumë,
shtrihet gjer në breg, ku ujë s’ka...

Shkruan
ndonjë vjershë, si dhe unë,
e fshin prapë dhe qesh si budalla..."
Nuk ta thashë, o Nase Jani, nuk ta thashë? Bie vetë brenda, si budalla. Do – s’do, edhe thinjesh, edhe ngandonjëherë kthehesh në kalama,aq sa fillon e të merret fryma e shtrihesh si kalë i lodhur në zbaticë. Po tjetra? Ke qejf të eglendisesh, duke ngritur kala poetike prej rëre në bregdet (!) Tamam si çiliminjtë. Ç’tregojnë të gjitha këto?
Po plakesh.
Paçka se ngjit e zbret fluturimthi shkallët e tua, atje në rrugën "Athina" të Kalitheas, nën shikimin lajkatonjës të dymetrosheve ruse. Paçka se na gënjeve të gjithëve, siç thashë në fillim, dhe besuam rininë tënde të përjetshme...
O Perëndi, si u gënjyem kështu nga një libër!
Por prapë, dha zoti dhe botove sivjet atë librin tjetër, "Jetë e hutuar" dhe na hape më së fundi sytë. Ta them, nuk do ta duroj të më hiqesh prapë si djaloshar. Do të të kap për fyti dhe do të bërtas në mes të rrugës "Athina": "Ç’ke që rri i hutuar, Nase Jani?! Thua të jesh plakur, më së fundi?"
Por (midis nesh): a mund të plaket deti?!

GRIGOR JOVANI

Montag, 23. Mai 2011

Grigor Jovani: POEZITË E MAJIT


Poezitë e majit
(Gruas sime, me rastin e ditëlindjes)



STATUJAT

Në atë vend,
mos ngrini më
statuja.

Nuk ka kuptim.

Ato ose i prishin,
ose shkojnë në mërgim.



BARBARET

(variant i dytë i një poezie të vjetër)

Kur erdhën barbarët, qyteti gërhiste.
Ishte mesnatë dhe kishim fjetur të gjithë.
Paria ëndërronte arin që ndriste,
vegjëlia pak drithë...
Rojat flinin me pornet qafuar,
u kaluan pranë dhe s’i nganë.
Pasi brodhën tej-tëhu të shpenguar,
ikën nga erdhën dhe na lanë.
Kur u zgjuam, tek një kishë, në mëngjes,
gjetëm diçka të shkruar tek dera:
"S’e pamë të udhës
t’u prisnim ëndrrat në mes,
e lamë për netët e tjera..."
U tërbua nga frika paria.
Rojat që u gjendën në gjumë,
i vari në litar, për t’i bërë shembull.
Ç’dëm do bënin barbarët më shumë?
Do të plaçkitnin, shumë-shumë,
ndonjë tempull...
 



KUNGUJT

Këtë nuk munden
ta kuptojnë dot:

Ngaqë rrinë mbi ujë,
s’do thotë se dinë not.
 



SYTE E MI

Dy pellgje të ndenjur,
sytë e mi,

me dy kokërdhokë
të ngujuar në mes,
si gurë,
që hodhi një idiot,

ashtu kot.

Kur kam etje,
pi pellgjet e mi,
që të mos kem borxh,

në asnjë zot.

Sytë e mi -
brigje përherë të lagura...

Verbohem,
po t’i mbyll,

plagët e mia të hapura.
 
 

LOTET E KROKODILIT

- Politikanëve,
pas tragjikomedisë më të fundit të zgjedhjeve -

Kështu më vjen,
t’i bie me një kazmë akuariumit,
të derdhen mbi ju
krokodilët.

Por mbase preken nga lotët tuaj
dhe kthehen mbrapsht
në akuarium,
debilët!
 



SHAHISTI

Luaja mirë. Por nuk fitova asnjë.
Më zbuan një ditë,
nuk më deshën...

Hëngra kokën time. Ngaqë gjithnjë,
doja të zija mat
Mbretëreshën.
 



THATESIRE

T’u thanë buzët me kalimin e viteve,
morën të çara,
si tokë në Saharë,
fryn nganjëherë vetëm flladi i fjalëve,
që më feskon,
si më parë.

E vetmja shpresë për pak lagështirë:
një puthje në buzë.

Por është kaq e vështirë....
 


EKZEKUTIMI

Kërkoi një cigare. E thithte ngadalë
dhe tymin
ia drejtonte
qiellit.

Vonohu sa të duash,
- mendonte inkuizitori -,
nuk do t’ia shohësh më fytyrën
diellit.

Kurse ai
i prishte Zotit gjumin,
për t’i dërguar shpirtin,

bashkë me tymin.
 



LULET

Nuk dua të më sjellin lule,
kur do të iki.

Mund t’u mbaj erë,
aty në varr?

Tani, që i kam hundët e zhbllokuar
nga gripi,
le të vijnë,
t’u mbaj erë
dhe me vete t’i marr.
 


FAJI

Nuk kanë faj,
ata,
që arkëmortjen ta bënë gati...

Ke faj vet.

Që të të masnin,
u shtrive sa gjerë-gjati.
 


PARADA E FUNDIT

E di çdo të ndodhë
gjatë prezencës sime të fundit.
Ligjin prapë do ta bëjnë të tjerët.
Do të vesh kostum të ngushtë,
si Çarli Çaplin,
një gravatë të lidhur keq,
si tek "Të mjerrët".
Prapë këpucët do më marrin shpirtin,
prapë ai rryp i shkurtër,
ngjyrë gri...
Qoftë edhe një herë
- tek arkivoli -
s’mund të gjejë rehat,
i ziu njeri.

 

PERGENJESHTRIM

Mjekësia thotë:
krijimet dykokëshe,
vdesin herët a vonë.

Nuk mund të jetojnë...

Në flamujt tanë,
shqipet dykrerëshe,
shekuj të tërë
fluturojnë.
 



DEMOKRACIA

Pas dështimit të zgjedhjeve të fundit,
me ligj të jashtëzakonshëm
u ndaluan:
bisedat publike,
mitingjet publike,
kundërshtimet publike...

Kështu, demokracia
u bë rakitike.

Të vetmet,
që funksionojnë lirisht
janë WC-të publike.
 
 

IM ATE

Kurdiste orën,
edhe kur qe në pension,
ta zgjonte zilja në katër...

Zakon i vjetër:
qysh kur ishte shofer,
destinacioni Laç-Batër.

Një mbrëmje,
zakoni i vjetër, nuk di
për cilin shkak u harrua.

Në mëngjes,
"Saureli" e priste, si gjithnjë,
por zilja nuk ra

dhe ai nuk u zgjua.
 
 


LUFTA

"Zoti është me ne!",
Prijësi na tha,
për të na dhënë zemër.

Dhe shtoi:

"Por dhe ata matanë,
kanë të njejtin zot,
veç me tjetër emër!"
 
 

TE PAKTEN…

... m’u njoh një rrethanë lehtësuese,
kur më shpallën njëzëri
me faj:

"I mbeti në kandil
një gisht vaj..."


Mittwoch, 18. Mai 2011

Tri poezi nga Agim Gashi


Mos qofsha në lëkurën e vrasësit
 
Botën po e lajmëroj
Me këtë poezi
Se vrasësi po më ndjek
Po ma ngulfatë dashurinë
Po ma zë frymën
Ai më ka hy në shtëpi
Në sofrën time është ulë
Lugët dhe kafshatët mi numron
Përtypjet mi ngulfatë
Si hije më vjen pas
Jo nuk qenka hije
Vrasës me maskë qenka
Edhe vrasësit kanë ndryshuar
Imitim i karpatasëve është ky
Kjo tokë se ka pasë traditë
Shqiptari shqiptarin serbisht me e vra
Oh edhe vdekja dikur ishte me burrërore
Spaska më keq
Kur shqiptari shqiptarin
Tradhetisht n´pusi e vranë
Në shtëpi i hynë
Ia vranë rob e fëmi
E gjaku yt armik të bëhet
Hej kafshë e zezë
N´Kosovë as vdekja nuk vonon

 



Ku do ta lë?


Gjendemi ne midis të errsirës
Më tmerrojnë ato që i shof
Plagë nuk janë
Çdo ditë lexohen kronika të zeza
E populli im nuk lirohet nga mentaliteti
E keqja nuk mundet me të keqën
Pak i shofim ato qe na ndodhin
Para nesh ngrihen re të zeza
Pse po përsëriten të kqijat
Hije të zezë po u lëmë
Brezave në kalim
Kisha pasë dëshirë të jem
Vetëm i vetëvetes
E ta mundim të keqen
E ardhmëja është e ëndërruara jonë
Lindjet e ardhëshme nuk ndalen
Kush e keqpërdorë lirinë
Ka gjak të shprishur
Ndjell fatkeqësi
Ku do ta lë ardhmërinë
Kur ta marr rrugën për në amshim

 



Njeriu pa atdhe


Njeri pa atdhe është kurbetqari
Njeri që iu tretën kujtimet
Që ska as ëndërra
Njeri i shkretë është ai
Që prêt dorën e huaj gjallë ta mbajë

Dhe ik o i mjerë
Ik shko në atdhe
Edhe nëse ske çati
Se një cope atdhe
Eshtë i ruajtur për ty

Lotët më janë bërë lum
Duke ia numruar plagët Arbërisë
E prap në dhe të huaj
Njeri pa atëdhe jam
Larg shume larg Kosovës së përgjakur
Larg shume larg oxhaqeve të rrënuara
Larg lisave e shtëpive të djegura
Spaska më keq se me vdekë

Montag, 16. Mai 2011

CIKËL POETIK NGA LINDITA AGOLLI

  
SONETI

Im ungj, i madhi Dritëro
Sonetin ka në gjak
Nga gjithë rubinët që ka vetë
Më jep dhe mua pak…


E pyeta atë ditë se ç’ish Soneti
Për rimën dhe për vargun e renditur
Ai mori lapsin, Sadija letrën gjeti
Dorën e tij unë ndiqja e çuditur.


AB, BA dhe fjala e shkoqitur
Mes kllapash si kufijtë e një shteti
U ndjeva shumë e vogël, e paditur
Në mbretërinë me dritë të një Soneti.


Të parët vjershëtorë të Sonetit
E bënin fjalën zap në rimë e varg
Me mund e merrnin emrin e Poetit.


Dorës së tim ungji i vij qark
Dhe hesht e skuqem prej sikletit
Prej tij dhe të vërtetëve, jam shumë larg...

 
 


KËSHTU DO KISHTE NGJARË

Rekuiem

E ndjera gjyshja ime, e bardha Hatixhe
Do zbriste që nga lart butë butë si bora
Do shtynte mengadalë derën mos na zgjonte
Me një ibrik që kurrë s’iu nda nga dora.


Si pupël lehtë do hynte në sallon
Do zbrazte ujë mbi lulet një nga një
Një asparagusi do t’i thosh ca fjalë
Si pëshpërimë, a ndoshta dhe me zë.


E kur të ndjente hapin tim nëpër shtëpi
Do vinte të më hidhte krahëve një fanellë
Do më tregonte për një gjeth të porsaçelur
Për një zambak që ditë më parë kish mbjellë.


Ç’i do kaq shumë lule noni1 , do t’i thosha
Një vazo mbaj a dy mjaftojnë në sallon
Ajo do më shikonte e habitur si fëmijë
Që dic të thotë medoemos kërkon.


Çdo lule është një shpirt edhe një fjalë
Ne pleqve s’ka njeri të na dëgjojë
Lules i flas e fletët fërfërin me këngë
Më sheh të qaj, e nis me gjethe të vajtojë.


E ndjera gjyshja ime e dhimbsur, Hatixhe
Do zbriste butë butë që nga lart si bora
Do shtynte mengadalë derën mos na zgjonte
Me një ibrik që kurrë s’iu nda nga dora...


n1- keshtu i therrisnim gjyshes kur ishim femije

 


PËRGJYSËM

Do ikësh
Por flokëve të mi do tu mungojë foleja
Ku bashkë me dëshirat
U strukën netë psherëtimash
Dhe këngë të hershme.


Do ikësh
Por ishujve të trupit tim do tu mungojë dora
Që zbuti ulkonjën e pyllit
Dhe majat e kodrave të bardha ledhatoi
Nga ku u derdh ofshama.


Do ikësh
E bashkë me ty
Kuptimi do mbetet në udhë
Ndarë përgjysëm...




E PAMUNDUR

Ika nga ty
Vrapova
Dhe bëra një dush të laja mëkatin
Ndërgjegja shkëlqeu
Nën kostumin e pastër.

Nga shpirti s’të laj dot…




PËRMBI KUBENË E QIELLIT


Kur stalaktit’ i zemërimit të nisë të pikojë
E përmbi detin e trishtimit të tretet shkumbëzimi
Me kripën le të shkrijë dhe pengu yt...


Jepmë sinjal si një puhizë
Që gjethen e shtyn përkundër erës
A shenjë më bëj heshtur pa gojë
T’i japësh ajrit shkëlqim të Diellit


Pastaj të dy do të kujtojmë
Çfarë Leonardo kish ndërmend kur tha
Se trupi ynë qëndron nën tokë
Nën qiellin toka gjithashtu
Po shpirti
Shpirti kurdoherë
Përmbi kubenë e Qiellit…

3 Dhjetor 2008

 
 
 
VUAJTJE E PJESËTUAR
 
Gropë thithëse malli për ty
Lëviz e më shumë zhytem
E zhytem e mbytem në të.
Pushtet mishtor mbështjellja prej krahëve të tu
Si vuajtja më e madhe që sjell përdëllimin
Kafshojmë epshin, mjekojmë çmendurinë
Preja dhe gjahtari i vetvetes jemi.
Bashkimet janë vuajtje e veç vuajtjet ndahen
Lumturitë kurrë.
Kur të vish
Mos harro të marrësh çastet e tua të vuajtjes.
 
 
 
 
NDAJFOLJET
 
Lozonjare të papesha
që pas çdo tangoje kërkojnë folezën
si bletëza këmbënektar kapur për krahësh
bëjnë rreth pa porta
solisti në mes je Ti.
Pa to do shembeshin jetët shpërbërë
në humusin e çastit tretur
koha si trung i zhveshur do përgjunjej
hapësira do rrudhej pa muzgun
e pa Afërditën agimi s’do shkëlqente si Agim.
Gurët do gremiseshin e bashkë me ta boshësia
mendimi s’do kish enë, ku të qëndronte?!
Ndërsa ne të dy
do ndiznim qirinj imagjinarë përshpirtjesh
që s’mundëm të ekzistonim
diku, dikur
bashkë një çast
vetëm për vetëm...
 
 
 
 
VAJZË E VJEDHUR
 
Në qendrat tona të rehabilitimit, shumë vajza
nuk mundën t’i kthehen jetës normale.
Ishe e vogël Bora
në ballin tënd vizatuan një ëndërr ngjyrëshpëlarë
brenda kafkës
një kukull kartoni sajuan,
në vend të dëshirave
të kyçën brenda një monedhe
me tringëllimën e saj të shurdhuan.
Pastaj, erdhën të të blinin.
Ish tepër vonë
të kish vjedhur vetvetja
kish lënë veç Manikinin…
 
 
 
 
 
NJE KETER NE PYLLIN ME PISHA
 
Kurioz ky keter i bukur ne pyll,
turickat i zgjat fet-fet s'di se ku
Si cader, statik bishi i pushte,
Mahnites ne toke,
Mahnites ne dru!
Syckat si rruzuj cuditshem mi ngul,
Me xixa, ngjyraplot si nje oaz,
Romanca veshtrimesh flirtojne sakaq,
Ai mbret ne pyll,
Une skllave ne kafaz!
Mbi degene nje pishe magjik qendron,
Nje ketrri si ky, c'ti duhem une?!
Nuk eshte me kurioz, bishtin perkul,
S'me do as ky keter,
ne pyll un'prish pune!
20 prill 2005
 
 
 
LOJA E FLAKES
 
Loz me qirinjte ne flake lozonjare
Shkrihet nje mal e behet det
Lufte e tmerrshme per jeta a vdekje
Fitili ne flake i vetem si mbret.
Loz me qirinjte te shuaj flaket
Po flaka gishtrinjte mi ndez
kam kohe qe zerin tend s'e degjoj
Qirinjte te mos shuhen, lutem e pres.
loz me qirinjte ne flake e zjarr
Rrekem me shprese caze drite te marr...
 
 
 
KA ARDHUR KOHA
 
Ka ardhur koha hardhite te perdridhen
Rreth trungut te pemes ne zgjatje pambarim
Me puthje valezore kercell e gjethe
Luhatje tingujsh ne tundim.
Ka ardhur koha qe nen dhè te shkrifet
Nje sinfoni gjallesash te gelojne ne pyll
Me ngjyra zogjesh e ketra kurioze
Ku dirigjent behet nje yll.
Ka ardhur koha te shkojme edhe ne me ta
Ne pyll, mbeshtjelle pemes e nen dhè
Nen tinguj sinfonish e shtrat gjethesh
Te harrohemi caze atje.
Ka ardhur koha e ringjalljes…
Epilog
E ke degjuar gjethen kur bie si qan,
Dhe klith ne bisht te saj nje kerc i njome?
E ke degjuar lulen si petalet hap
Dhe pershperit plot arome?
Ka ardhur koha e parajses…


 
 
JAM VJESHTE E S’JAM NJERI
 
Ne vjeshte s’ja, me "Baby",
Jam vjeshta dhe gjethja e trishtuar.
Kur te vish,
Nen kembet e tua kockat do te me kercasin.
Qe jam nje gjethe,
Prej kohesh do te kesh harruar.
 
 
 
 
ANKTHI I PRITJES
 
Tendoset casti mes oresh te gjata
Mes diteve pa ty hyn nje korb,
Limanet pergjumen pa ardhur nata
Me guret, dhe zhurmat futen ne morg.
Perfyten damereve zerat e plaget
Beteja e gjumit gjakos syrin tim,
Liqenj deshperimi shuajne vlaget
Hapsira tulatet pa shprese ne kerkim.
Tendoset shkembimi i vales ne breg
Ditet pa ty nuk kane cak e kufi
Ka ngrire gjithcka po akulli djeg
Ka ngrire e pret te dukesh ti.
 
 
 
 
KISHIM PLOT GJERA TE BUKURA PER TE THENE
 
Kishim plot gjera te bukura per te thene
Per shembull, e mban mend filxhanin e kafese
Qe ma dhurove ate dite te bukur shtatori
Kur cucurisja"Te dua" ne shtrat nen mbulese ?
Per shembull, kur fjale kembyem ne trotuar
Per ngjyren e flokeve dhe shijet e tua
Kur koken ma afroje, ne vesh me pershperisje
"Po ty mbi te gjitha me shume te dua!".
Per shembull, pa shkak kur qeshnim cmendur ne shtrat
Per syte kureshtare te fqinjes perbri
Me faqen mbeshteur gjete ne faqen time
Me thoshe « ti je nje mrekulli ! ».
Per shembull, nje pilivese qe ma dhurove
Rreh krahet si vale te bardha ne gjoksin tim,
Thone eshte shenj fati te te ndjek pas
Nje pilivese me gure te shndritshem si nje agim…
Por ndodhi…cfare ndodhi ?! As vete nuk e di.
Gjithcka venitur sikur te mos kete qene,
Nuk cucurisim , dhembjet kane zene prite
Kur kishim plot gjera te bukura per te thene...
 
 
 
 
NDERRUAN ORET

Ndrruan oret i dashur.
Po oret tona
Ne c’humbetire kalamenden?!
Akrepat shkembehen si rreze prozhektoresh
Ne ecjaken pambarim
Duke shenuar
Ndrrimin e kahjeve tona....
Kahje pa kuptim.
30 tetor 2008
 
 
 
 
 
EJA

Eja
Fli në shtratin tim
Përndryshe do endem jashtë
Gjithë natën si ulkonja
E humbur në pyll
Me gjinjtë tharë e me vikamën
Varur në çengel’n e hënës me vraga
Eja
Në shtratin tim të flesh
Përndryshe do endem s’di se ku
Netëve e ditëve pa kuptim
Pa strehëz
Pa sy
Pa duar
Nga zgavrat të më klithin lakuriqë nate
E të qajnë për endësit
E çarçafëve të vdekur.
Eja
Në shtratin tim të flesh
Përndryshe do ngrij atje jashtë
Derisa të vijë fryma jote…


 

FISNIKE

Të dua me urti, ngadalë e pa zhurmë
Pa britma patetike dhe pa ironi
Të dua si burim me gurgullimë të butë
E kthjelltë, e kaltër, e çmendur, në urti.
Të dua e vërtetë, pa përbetime boshe
Përmbi të tjerë nuk shkel të vij tek ti
Të dua thjesht, pa lot e ngashërime
Heshtur, pa fjalë, në fisnikëri.
Të dua si burim me gurgullimë të kaltër...
 
 
 
 
 
DHE DITËN TJETËR…


Po sonte kur të zhdukemi bashkë
Do zhdukemi bashkë???
Përmbi shkëmbinj majë gishtash të qëndrojmë
Nën ujë të puthemi pa frymë
Përtej shtatë qiejsh të shtegëtojmë.
Po natën kur të flemë bashkë
Do flemë bashkë???
Të të mbuloj me flokë e buzë
Të fle e të mos fle mbi trupin tënd
Të digjem e të bëhem shpuzë.
Po nesër kur të zgjohemi bashkë
Do zgjohemi bashkë???
Të buzëqeshim sa të çelë dita
Të pimë në shtrat kafenë e parë
Të vemë në gotë trëndafila.
Dhe ditën tjetër e ditë më pas
Do zhdukemi e do zgjohemi bashkë...



HESHTJET

Heshtjet kanë fjalë
Fjalët kanë porta
Ne heshtim dhe hyjmë
Të gjejmë veten tek vimë
Drejt njëri tjetrit…


 
 
PA ZGJIDHJE

Shfaqem
Më vjedhin.
Burgos thesare n’errësirë
Baltë më hedhin.
 
 
 
 
LAKMI
 
Në fatin e një të përdale shëtis hijen time
Të isha ajo, kush do ishin fatlumët?!
Kërkoj të futem në atë kuti
Pa kapërcyer veten dhe mbetem…
E vdekur në virgjëri.
 
 
 
 
KOPSHTI I MARINËS
 
Pasdite në kopshtin e Marines
Krahët e një pëllumbi do qëndisin dheun
Do derdhen aroma të kuqe nëpër shtat
E, ngadalë do të të thonë
Se pëshpërimat i lind dashuria…
Pasdite në kopësht
Marina do hedhë vellon time mbi fytyrë
Pa zë, e padukshme, si një vegim
Do zbresë të të marrë përdore
Drejt ishullit vjollcë
Ku thyen figurën mendimi…


 
 
E SHTUNË IDIOTE
 
E shprishur, pa ajër, pa flokë, pa kontur,
Zemberekmbetur në tehun e pakohës
E Shtunë idiote si shtizë me majë
Që mpin dëshirën dhe rrjetë i ve gojës
E Shtunë e pabesë që bredh pas teje
Damarët m’i nxin dhe kokën ma thërmon
Nuk di në koha do ikë, a ti do të vish
Por di se për ca gjëra është tepër vonë.
Është tepër vonë për të qëndruar
Eshtrat shqetësohen në dashjen e fikur
Bëj shenja në mur me gishtërinj
Është tepër vonë dhe për të ikur.
As shkoj as vij si preja në kurth
Gazelë e tufës mbetur gjithnjë pas
E çmendur në vrapin e madh pas teje
Trishtuar si shelg mbi ujë, kur më qas.
E Shtunë idiote pa ty…
 
 


KUR LIND NJË DITË


Nata nuk lind, nata shtrihet ngadalë
Si grua shtatzënë me yje mbi bark
Gëlltit perëndimet, përgjumet mbi ujë
Të dashuruarve u sillet përqark.
Nata nuk lind, pret orën e shterzimit
Dhe klith në sqepin e bulkthit nën çati
Derdh vesën përmbi gjethe e mbi bar
Që dita, e bardhë të lindë përsëri.
Nata nuk lind, rrëzohet ngadalë
Si grua shterzon që dita të dalë...
 
 
 
  
PËRRALLA E KULPRËS
 
Më parë
Nxorri kryet e blertë dhe pa rrotull
E drojtur, e trembur
Fëshfëriti lastarët e njomë
Me gjoks u lëshua mbi këmbën e madhe
Ku gishtat e fortë
Krijonin gardhin e bashkimit.
Ngadalë
Ndërsa flladi ia valëviste
Gjymtyrët ajo shtriu mbi shpinën
E kërcirit të trashë
Dhe gjuhët e gjelbra
Lëpinë pulpat dhe tek gjunjët
Më pas u ngjitën.
Lëshuar me trup
Me shpirt
Me passion
Mbështolli trungun e bëshëm krenar
Harbuar e puthi me zjarr e bëri shkëndijë…
Pastaj
Ia thithi palcën
I zhvokshi lëvoren
Dhe e la zgavër
… …
Lisin e vjetër.
 
 
 
 
 
 
SHORT
 
Vitin e parë u deshëm
Të dytin u urryem
Të tretin qëndruam të shihnim gabimet
Të katërtin vit u deshëm për herë të parë.
Vitet e tjera mjekuam plagët
Futur në lëkurën e njëri tjetrit…
Pastaj
Erdh’ vdekja dhe u hakmorr
Që e shpërfillëm…


 
 
QYTETI IM
 
Vendlindja ime që gdhihesh mes shpresës dhe zhgënjimit
Nemitur mes pluhurit dhe mohimit
Mejhane barqesh që gushkuqojnë ditën dhe kukuvajkojnë natën
Mbetur peng në një sahat të vjetër që shtyp mesditën dhe mesnatën
Si vorbull qorrash që vijnë përqark
Gjakosin shikimin tim
Pa ditur kurrë se drita vjen nga larg
Atje
Pas shpatullës së Dajtit…


 
 
 
JAM GRUA
 
Nuk jam shpirti i një burri
Që vargje t’i thurr bukurisë femërore
Që më djeg sa herë shfaqem si e vetmja alternativë
Gjinore e dashurisë
Dashurisë qiellore
Asaj bukurie që më tremb thyer bashkë me valën në ujë
Dhe ku rinia tret imazhe të pakthim...
Nuk jam shpirti i një burri dhe as pamja
Për të qënë një këngë me zërin e tij
Fshehur pas Safos moderne përgjysëm gruaburrë
Dashuruar me kopjen e vet monstruoze.
Se s’dua
Se s’dua të harroj se ka një portë tjetër
Ku hyj si qelizë e gjendem shpirt
Dhënë pas një burri që më sjell tek vetja
E më mbështjell me lëkurën e tij.
Nuk jam shpirti i një burri
Esenca e tij jam…


 
 
PAS NDARJES
 
Më humbën sytë në zgavër thellë
Më dhembin, më djegin, mbajnë erë
Lëkura nxjerr nudo përbindëshin brenda meje
Maska ime gajaset në ekstazë
Nxjerr thonjtë të më çjerrë
Nuk mundem t’i mbledh thërrimet e zemrës
Që mjekrës së një burri më thyhen
Siç plas një llambë e nxehtë
Ndezur prej netësh në akull
... ndarje që grryen
 
 
 
 
 
POETJA E DASHURUAR ME KETRIN


Shkruar nga KOLEC TRABOINI 

Sa here kujtoj poezite e Lindita Agollit, te cilet i kam lexuar jo vetem ne libra por edhe ne doreshkrime, me shfaqet ne imagjinate nje keter ne pishat e Zvernecit, por jo vetem nje keter fantazi, por me shfaqet shpesh here nje keterrr i gjalle e lozonjar ne oborrin e prapem te shtepise sime ne Boston, per te bere ndonje prapsi ne pjergulla e pjeshka. E ne ato cast kur gjendem vetullvrare prej plangprishesit te oborrit tim, me duket se degjoj zerin e poetes "Mos e tremb ate keter, se me ate keter jam dashuruar une". E keshtu gjithehere, nisur prej poezive te saj ku vigjelon "nje keter ne pyllin me pisha".
Lindita eshte nje poete qe nuk ben kompromis as me veten kur vjen fjala per poezine a thene ndryshe per poezine eshte gati te harroje vehten, e kjo sepse ka gen kengetar brenda qenies, brenda tere qelizave te trupit e te shpirtit.
Lindita Agolli eshte nje poete meditative, impresionante, qe flet me zerin e saj te spikatun ne lirizem, por edhe nje analiste per tu admiruar. Skrupoloze ne qendisjen e fjales, koncize, te figurshme e plot ndjesi. Njohese e gjuheve te huaja, studiuese, dhe nje nene qe ka dy femije te talentuar. Lindita eshte mbese e nje poeti te madh prej te cilit trashegon genin familjar krijues, njerez me shpirtin tek kenga. Njerez qe neper breza e kohe u kendonte dheu ne duar, devollinj te punes e te qejfit, njerez qe edhe dashurise i kendojne me zjarrin e shpirtit.
Ne vellimin e saj te dyte poetik "Paso Doble" 2006, Lindita i drejtohet lexuesit, nder te tjera edhe me keto fjale: " Kush merr e lexon kete vellim, do te ndjeje se ne fjalet e mia nuk ka shkelqim e buje, nuk ka fryrje e lufte, nuk ka vrenjtje vetullash dhe keshilla, nuk ka etje per fame e emer. Nese natyrshem do te ndjeni tingujt muzikore mes te vargjeve te mia, nepermjet tyre kam dashur t'ju percjell ate qe njeriu perjeton si kenge e si vajtim si shprese e lengim, si te mire e si te keqe. E sot, kjo, ka emrin mergim, edhe si shkak edhe si pasoje, edhe si arsye edhe si instikt...".
Nje tipar tjeter brendapoetik tek Lindita eshte dhe modestia. Kurre nuk ka trokitur ne nje gazete a reviste te kembengule per te botuar poezite e veta. Ne biseda ajo jo rralle me thoshte "Pse te ngutem. Pse t’u them se shkruaj. Nese kane ndonje vlere poezite e mia nje dite ato do te zgjojne interesin qe meritojne".
Kjo eshte e vertete, por jetojme ne nje kohe moderne ku cdo gje marketohet. E kesaj nuk i shpeton dot edhe letersia e shkruar aq me teper poezia e cila eshte lene jo vetem ne harrese, por edhe eshte abandonuar. Sot poetet botojne vete, jane vete autoret qe perpiqen ti shperndajne librat me se shumti duke i bere dhurate. Prandaj ne keto kushte eshte e veshire qe poezia e mire te gjeje lexuesin qe i perket. Ajo mund te harrohet padrejtesisht nese nuk gjendet nje menyre per perhapjen e njohjen e saj. Nderkohe ka nje perhapje te letersise se keqe, te poezise pa vlere, per te cilet autoret mediokerr ne saj te te parave qe derdhin, i bejne nje reklame llustra per t'u patur zili edhe nga autoret e medhej te letersise.
Sot po lakohen si autore te sukseshem shume bishtra letrare, me vepra pa asnje vlere estetike. Si mund te kene vlere ca poezi qe nuk kane asnje figure, asnje mendim filozofik, asnje suspans, asnje teknike vargu, e aq me teper kur nuk kane pike inteligjence apo me tej, ritmi te brendshem si magji shpirti.
Fatlumturisht tek poezite e Lindita Agollit i gjejme ato element qe e perbejne poezine e mire, poezine qe te zgjon mendime, te ngjall nje imazh dhe te mbush me emocione. E megjithate kjo poezi eshte e panjohur, a si te thuash, si shume gjera te mira e te bukura qendrojne ne hije.
Mendoj se misioni i nje krijuesi te perkushtuar nuk eshte vetem te shkruaj vete, por edhe te afirmoje atje ku gjen vlera. Te jete pra nje promotor per nxjerrjen ne drite te diellit te vlerave te verteta, te cilat duke u ballafaquar me antivlerat qe kane zene faqet e gazetave e te Internetit, t'u thone lexuesve ate te vertete qe duhej ta thoshte kritika e cila ne keto dekada thuajse ka vdekur.
Nuk po i hyjme analizave te poezive te vellimit poetik " Paso Dobble", mjafton ti percjellim lexuesve nje cikel bashke me kete meditin , sepse per poezite me se shumti cdo koment eshte i tepert. Poezia vete duhet te shfaqet. Ndersa per autoren, pershtypja me e mire krijohet prej frymes, mendimit dhe emocionit qe percjell, e mendoj se kjo eshte ansambel plot tinguj shpirti, qe fryjne per te flladitur shpirtera, ne ererat e Devollit te Lindita Agollit.

Materialet u moren nga faqe te ndryshme ne internet dhe publikohen me rastin e ditlindjes se autores me 16 maj 2011

Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri