Sonntag, 1. Mai 2011

Cikël me poezi nga Danel Cana


GJUHES TONE
 
Zbritën ujqit e uritur,
Nga pyjet e Evropës,përsëri.
Kërkuan kulishët, sa ishin rritur,
T'i mësonin për gjueti!
 
Shqipen e kapën për gjuhe,
Këtë shqerkëz të pafaj...
Që u rrit,u zbukurua...
Tani duhet që të vuaj!
 
Se...Naimi u mbulua,
Që e mbrojti me aq zjarr!
Ç'do të thosh bilbil i kombit,
Po të ishte më të gjallë?
 
Ç'do të thoshin patriotët,
Çajupi e Noli i madh?
Kini turp të turpërohi,
Mos u bëni tradhëtar!
 
Gjuha shqipe është e shenjtë,
Dhe ata që e kënduan,
Kishin një barrë me mend,
Përmi libra u munduan.
 
Gjuha shqipe është folur,
Që ditën që leu bota,
Erdhi dita për t'u shkrojtur,
Nuk na e dashka Evropa!
 
Janë shum të djallëzuar,
Ndërsen gegë edhe toskë,
Sikur vlerat janë mohuar,
Që të hahen me shoshoqnë.
 
Ndalni këtë dorë të zezë,
O vëllezër shqipëtarë,
Mos e quani nder e besë,
Po kërkon që t'ju bejë varre!
 
Gjith bota nuk ish kështu,
Por me kohën ka ndryshuar,
Edhe gjuha po ashtu,
Është rritur e zbukuruar.
 
 
 
 

SHËRIM NUK GJEJ

Edhe pija s'ma qan hallin,
Si të bëj, s'e di?
Dua vajzën t'a kemë pranë,
T'a shtërngoj në gji.


Dhe i dehur, bërë tapë,
Nuk fitova gjë...
Ah moj botë, botë mizore
Ëndërrat ku m'i lë?


Brenga, ëndërrat, dashuria...
Të gjitha ku vanë?
Kush e shëron zemrën time,
Kush më bën dermanë?


Kush arriti pavdeksinë,
Ju lutem më thoni?
Jeto jetën,...është e bukur,
Puthje,dashuri shijoni.

 
 

LUMTURI KËRKO

Kërko zemër e etur,
Kërko lumturinë,
Se ajo na duhet,
Pa të dotë s'rrimë.


Porsi oksigjenin
Që fusim në gjak,
Fusim dashurinë
Për të jetuar gjatë.


Asnjë pasuri
Nuk ka vlerë në jetë,
Se sa dashuria
E thjeshtë, e vërtetë.


Ta mbajnë të pastër,
Shum zëmra jan shuar.
Shum të tjera ikën
Dhe pa lulëzuar.


Atje ku bie zjarri
Çel një tjetër jetë,
Tjetër botë ngjallet
Forc e shpres na jepë.


Më shum dashuri,
Puthje pa kufi,
Se ato të mbajnë,
Gjith jetën të ri.

 
 

PIJA DHE DASHURIA

Nuk është gjë dehja me verë e raki,
Para mpirjes së trurit, kur ke dashuri.
Tepërimi i pijes, të shpie në spital.
Dashuri e tepërt të çon dhe në varr.


Kur pimë raki, s'dim ç'themi aspak!
Por të dashuruar bëhemi foshnjarak.
Rakia dhe vera të vënë në ëndërr!
Kurse dashuria të bënë me zëmër.

 
 
 

I DEHUR NGA DASHURIA

Vajza nga mëndja unë ika.
Do të pi siç e nisa.
I mbuloni ato cica,
Një nga një i boshatisa!


Nuk dua më qaf t'u bije,
Ju rri pranë, që t'u bëj hije.
Që verën ju ta shijoni,
T'ju puthë e të fluturoni.


Mos e ngri fundin ashtu,
Nuk e sheh se jam këtu?
Mëndjen e kokës m'a mori,
Del zemra nga kraharori.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen