Samstag, 7. Mai 2011

Cikël poetik nga Isuf Hoxha



MOS ME... QAJ, MOJ NENE


Gjaku yt, rubin i kulluar,
Skuqi palët e flamurit.
Që puhiz`e lehtë e Kosovës sonë,
T`ia çojë nënës për t`i fshirë lotin.

Nipin ëndërronte ajo në prehër.
Po loti i saj çeli veç bozhurin.
Se ti, bir, u martove me lirinë,
Dhe jeton me shqipen e flamurit.

I a kushtoj nipit 23 vjeçar të mikes sime Shpresa Besa.
E premte 28 maj 2010 ora 14:50


FATAMORGANA

Rrugës gjarpërore ngarend
e vërteta
nëpër vrimë të gjilperës
i bie të gjakoset
të kaloj tunelin e dritës
tek ndërgjegja e kohës
fatamorgane ne oazën e shpresës.

Genjeshtrës rrugën ia kan trasuar
me pak pengesa
në autoudhën
e turpit e ferrit...
shum leht hyne në trupin e njeriut
fatamorganë në shkretëtire.
Her para e her mbrapa
fluturojnë në shpind të erës
Reli garë e qmendur.

Zeusi ne Olimp ban sehir
e së ngreh shkopin e drejtësise
djalli mbaka në dore skeptrin
e varken e Nojes nën sqetull.

Në betejen e fundit
vellon e nuserisë do ia veshim
me eliksir stërpikur në syqkat e femisë
mbi krrakatjen e korbave e lukuninë e hienave
do ngadhënjej
simfonia e shqiponjave e valsi i perjetësisë.



MIKES

Vashë eja me merr të lundrojmë
dallgëve të detit të vjeshtës së tretë
e t'na ferfellojnë mes brinave të djallit
Zeusi me Heren le të gajesen së qeshuri
e shah te lozine me fatin tonë
ne sdo hedhim vallen e Kleopatres
Prometheu vargonjtë do i flak
si Herkuli te ndeshemi në arenen e jetes
e parzmoren e Akilit mburoje t'kemi
o sa shum armiq ka dashuria jonë
smirëzi , lakmiqarë e puthadorë
symbyllari të kpusim petalet e lules
me do... s'me do ...me do.
n'perendim të epokes se ferrit
te ngjizim beben e parajses
mos t'ket nevoje per klonim njerezimi.
 

SHPATA E DAMOKLEUT

Tehut te jetes eci me guxim
n'dy anet e saj thepisje gremine
e posht me presin hiena edhe me ftyra shokesh
gati t'me coptojne e gjakun t'ma pin
te vjedhin, te zhvapin, e barkun te ngijne.
Shkalleve te historise shkrep nje vetetime
e rrugen perpara drit ma ban
e mua,mua me mbush vetbesim.
Dikush nje shpat e tjetri nje pen,
dikushi nje pushk e tjetri nje grusht
njeri nje cop buke e tjetri mjep zemer
mbaju,mbaju, mos lesho hec per peri
rrugen e trasuar te lare me gjak ke perpara.
Gjaku le t'me rrjedh curril
e copat e mishit le te biejne per dhe.
Nen hijen e Lapidarve do pushoj
te marr frym pak e serish n'kemb do qohem
dhe me shoke amanetin n'vend do e qojme.
 


LERMENI TE QETE

Pse merrni kot udhe e mundoheni ,
Ju ftyra te shprishura nga ferri,
qe shembelleni me mija, ne jeten e perditshme
e rehat shpirtin sna leni.
Kot merr ftyren e engjullit me shpirt djalli
t,na turbolloni epshet si llav vullkami
ne ju njohim ,mekat e shok sdo bahemi.
Pse slodheni ore e qast trajtat ndryshoni,
zemren te na mbuloje trishtimi
lotin e kristalte ne gjiriz e ndotni
buzeqeshjen ne sy na ngrini
buken e gojes me njers te fitueme,na helmoni
ikni e theni qafen bashk me terrin e nates
Te lind dieli i shpreses me agimin e mengjesit
Po un" kam nje grusht te forte"
e do ju prangosi ne kutine e Pandores
ne nje qoshe te mendjes
qe kurre driten mos e shihni
E un ta hapi krahet te puth gurin e drurin
dhen e balten,shokun e shoqen
ti shiqoj drejt ne sy e te mos skuqem
Niper e mbesa si qengjat ne luadh te lozin
e lule me lule nektarin e jetes si blet te mbledhin
e un me miken me nje qoshe te thinjur nga koha
te kneqemi te knaqemi
 

KY JAM UNE

N'stacionin e ndërgjegjës
uleni,pushoni hallet qani
shkarkoni rimorkiet e brengave
ekuacion me shum të panjohura...
Dikush zgërdhihet si qeni
me vuajtjet e tjetrit e s'luan bythen
eksperimenton n'laboratorin e jetes.
Peroni:
1.Dallëndyshja me krah të thyer
i lidh plagen,fluturon qiellit të kaltërt
2.Dreri me brirë te thyer,i ndal gjakun
me vrap në savane të mbroje suten
3.O jio"Lukja" m'shiqon vëngër
femijtë presin shujten
i puth lotin i fali shpresen.
4.Trimat mbi kuaj shaluar
m'shterngojnë doren m'grehin veshin
kalurojnë shekujve,vegim ardhmërie
5.N'ball m'puth nana,n'buze zana
si ti zgjidh këto ekuacione.
Me falni do ik te sjell Doruntinen
e tretur nga lotët e dergjur nga pritja
buze Bistrices, aty ku t'paret lidhen Besen.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen