Sonntag, 1. Mai 2011

Cikël poetik nga Naim Gallopeni


AH SIKUR...!

Sikur t'i kisha
Krahët e tu moj pulëbardhë
Të fluturoj në kaltërsi
Mëngjesi atje të më gjen
Atje ku shtati im u rrit

Ky det sa i thellë.sa i gjerë
S'dëgjoj as fjalë,as këngë
Vetëm zhurmë e zogjve,
Që me vrap vijnë e me vrap shkojnë

Si të bëhem edhe unë pulëbardhë,
Me krah të përshkrojë kaltërsinë
Të qeshi e të qeshi me zë të lartë,
Të shoh atë mal që dikur u bë hi
Që tani mbiu e u ngrit përsëri.

15.9.1998
 
 
 
 
SERISH U KTHEVA


(Për ata që shkuan të ri dhe u kthyen pleq)

Sërish u ktheva në fshatin e vjetër
Ti zgjojë nga gjumi kujtimet
Dëbora e bardh më ka mbuluar
Në kokën time ka zënë vend

I vetmuar ecja lagjes së vjetër
Nuk takova tim njeri,
Të panjohurit nuk më përshëndetën,
Në heshtje pëshpëritnin me habi
Paska humbur rrugën ky njeri

Fillova të kuvendoj me dheun
Vetëm ai e din se kush jam
Dhe çka dua unë në këtë lagje
Ku balta është më e shtrenjtë se jeta

U ktheva këtu përsëri te dheu im,
Vetëm ky më do kështu të thinjur.

2003 Lege, Belgjike

 
 
MERGIMI

Nuk jam i dehur jo!
Jo nuk jam i dehur!

Kam një hall o mik dhe po druaj
Se këtu më shoqëron jetë e huaj

Këtu nuk shoh,as njoh as nuk më njeh njeri
Më ngjanë mua gotë e zbrazur që pranë më rri

Ajo më ngjan mua në këtë vetmi
Tek pres të takoj një ftyrë-njeri.


 
MERR FORCE

Edhe pse sytë e tu
T'i ka vrarë loti
Apo zemrën hidhërimi
Ta ka pushtuar

Mos e kërko vdekjen
Jeta është e bukur
Për ta jetuar

Zemrës jepi liri
Ajo të bën të lumtur
Me plot dashuri
Ke për të jetuar.

 
 
MANUSHAQE

Manushaqe moj e bukur
Kush ta prishi lumturinë
Kush t'i zuri rrezet e diellit
Cili ta vodhi lirinë

Manushaqe zemër gjerë
Ngritë kokën ngrite shtatin
Hapi sytë zgjoje mendjen
Rrite dasmën e thuja këngës

Manushaqe shoqet tuaja
Kanë lulëzuar si në liri
Kokën kanë ngre lartë
Janë bërë nuse për bukuri

Manushaqe e bukura ime
Eja ngritu si bijë e nënës
Rendi të ka ardhur tani ty
Të shohësh dritën e hënës

Manushaqe mos rri e shkret
Eja vallëzo me gaz e hare
Rrezet e diellit për ty shndrisin
Ngrohtësi të sjell kjo pranverë!

Poezi nga libri im''Buzë Liqenit'' 2010

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen