Sonntag, 15. Mai 2011

Cikël poetik nga Nexhmedin Syla


KUR VRITEN POETËT

(Poetëve kosovarë vrarë nga okupatori serb)


 Kur vriten poetët
shterren burimet
thahen lumenjt
ujvarat murosen
Kur vriten poetët
zogjët plagosen
lulet plandosen
Pranverat sosen
Kur vriten poetët
dielli e humb rrugën
ditët errësohen
botës i kj(q)ahet nëna.



 
....MOS,BACA NUK VDES
(Din Mehmetit)


Nëse është ndarë prej nesh
ju lutem,mos më tregoni
Ai është gjallë midis GURONAVE
Ai është gjallë midis KULLAVE
Ai shtegton shekujve të JUNIKUT
nëpër bjeshkë ia dëgjoi Zërin:
"Krismë është EMRI IM"
 


 

ERENIKU

Bjeshkët ia falën bukurinë
JUNIKU -lashtësinë
Gjakova-madhështinë
DRINI -ardhmërinë
 




U R A

Mbi te kaluan
shekujt të përgjakur
të shtypur e të përflakur
sulltanë e pashallarë
carë e barbarë
bishtleshë e tatarë
armiq e tradhtarë
hajdut e zagarë
pisë e zuzarë
qenë e gomarë.
 




EGZISTENCA

Shungullojnë shekujt në lëkundjet e lashtësisë
Lëngon Ballkani në t'kurrjet e I L I R I S E
Toka mban, thellë në gji
ëmblemin M I J E V J E C A R !


Nexhmedin Syla nga libri"Lisat e Pirros"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen