Mittwoch, 29. Juni 2011

Grigor Jovani: REVISTA "PEGASI" - 8

NJE KALE ME "RROBAT
E MBRETIT"


QARKULLOI "Pegasi"-8

Më fund, doli, qarkulloi "Pegasi" i ri. U step për një çast, aty tek porta e shtëpisë së tij, në Udhën "Fleming" të Athinës, sa t’i mësoheshin sytë me dritën e kësaj bote, të cilën kishte pothuajse një vit pa e kundruar, fërkoi patkonjtë në asfaltin e nxehtë të këtij qershori, si për të provuar njëherësh edhe punën e nallbanëve të vet, turfulloi kreshtën e artë dhe... fluturoi. Kapi menjëherë qiejt. Poshtë bota kishte ndryshuar dramatikisht... Por një kalë i tillë nuk ka punë me çndodh këtu poshtë, vendi i tij i natyrshëm janë qiejt.
Rrija, bashkë me mikun tim, Miho Gjinin, dhe e kundroja përmallshëm. Ua kishte paralajmëruar Miho Gjini: "Së shpejti, po të ngrini kokën drejt qiejve, do të shikoni përsëri "Pegasin" tuaj. Veçse tani me një veshje të re, shumë e shumë më të bukur. Me "rrobat e mbretit"..."
... Ja ku është tani. Aty, tek porta juaj. E kalërojnë kësaj here kalorës me famë të letërsisë dhe arteve. Të vjetër e të rinj. Të njohur dhe të panjohur. Fisnikë të tillë si Llosa, Gjoza, Lazri, Dhimitriu - i bëjnë nder "Pegasit"-8, në kopertinën e punuar nga kubisti ynë, i mirënjohuri gjithandej, Leonidha Bullgari, që drejtoi dhe përshtati për lëndën punën e një bordi piktorësh të talentuar, si Agron Dingo e Limbrand Dhrami. Krahas tyre, puna profesionale e fotoreporterit tonë, Armand Zogaj, që fotografon ashtu siç shkruan poezitë e veta. Dhe unë, që i hyra një pune të tillë, siç është faqosja, ndonëse nuk është brenda "kompetencave" të mia, vetëm dhe vetëm pasi u ndjeva përgjegjës për këtë brum të mrekullueshëm artistik, që më besuan kolegët dhe miqtë.
Trak-trak! Mos u shqetësoni, miq dhe mikesha! Troket "Pegasi" në portat tuaja. Hapini, t’u lejë bereqetin. Ç’mbart nëpër baulle dhe strajca? Le të shikojmë...
"Një kalë me "rrobat e mbretit". Editoriali i numrit, nga Miho Gjini, Mjeshtri i Madh, Kryeredaktori, që drejtoi punën teknike të stafit. Prezanton rinisjen e një ëndrre jete, që e projektuam së bashku, përpara tre vjetësh. Mirëpo është si porsa ta kemi bërë tani startimin. "Pegasi" ka ndryshuar tashmë. Bordit tonë drejtues iu shtua "mosketieri i tretë", Thoma Naka, pronari me origjinë shqiptare i entit të fuqishëm botues këtu në Greqi, "ORAMA Editions", i cili, falë bujarisë dhe dashurisë së tij për letërsinë dhe artet, u bë garantuesi i fluturimeve tona të ardhshme me "Pegasin", me kalin tonë të përbashkët. Si e qysh... këtë e thotë dhe e garanton më i "vjetri" dhe më "i rëndi" ndër ne, Mjeshtri i "Pegasit", Miho Gjini, me sinqeritetin dhe autoritetin e tij të padiskutueshëm...
"Qytetari "lumpen" i demokracisë së letrave". Kush është ky shkrimtar, që e kanë hymnizuar Kokto, Zint dhe Sartri? Është Zhan Val Zhani, që u bë... Viktor Hygo, thotë Skënder Demolli, në "Quiz"-in tradicional të numrit dhe shpjegon, se përse është konsideruar "krijues i Perandorisë së Të Keqes". Njihuni me të... Befasimi është i sigurt.
Një tufë me lule. Rubrika "Ata që ikën..." dhe përkushtimi i gjithëhershëm i Agollit: "O ti, që largohesh nga vatra e parë...". Të larguarit e mëdhenj të kësaj kohe: Ndoc Gjetja dhe Llazi Serbo, bardi i dashurisë njerëzore dhe aristokrati i skenës. Jeta, vepra, nëpërmjet materialesh dokumentareske dhe fotografish ekspresive, sjellur nga F. Slatina dhe B. Berberi, për të krijuar ikonën e madhështisë së tyre. Dhe e veçanta që sjell "Pegasi", ekskluzivisht për lexuesit e tij: ese të mrekullueshme, me fakte dhe detaje jetësore, nga bashkëkohës dhe miq po kaq të njohur të të përkushtuarve të humbur. Roland Gjoza me esenë prekëse "Ndoc Gjetja me fanarin e Diogjenit" dhe Miho Gjini me esenë tronditëse "Takimi i fundit me Llazi Serbon". Të jeni të sigurtë, do t’i njihni më mirë të larguarit e mëdhenj... Do t’iu vinë më afër, si njerëz dhe si artistë.
"Histori me piper", tek "Ditarët" e numrit. Meri Adamopulu, mikja jonë, kritikja e njohur greke e Suplimentit po kaq të njohur artistik "Idhees", tek "Ta Nea" e Athinës,
nxjerr në shesh "të palarat" e artistëve të mëdhenj të arteve figurative, që zakonisht "harrohen" nga librat e historisë së artit. Dini gjithshka për Polok, Dali, Vermeer, Sezan, Van Gog etj, dini si u krijuan "Lindja e Afërditës" i Botiçellit dhe "Patrullimi i natës" i Rembrandit, ç’gabime të tmerrshme fshihen pas tyre? Nuk e besoj. As unë nuk i njihja dhe shtanga kur u njoha me to. Mos i humbisni...
Një mik i dashur dhe i largët, Faruk Myrtaj, prezanton një poet, për të cilin shprehet: "Është nga ata, të Sheh Karbunarës...", Izet Shehun, që thotë nga ana e tij, se poezitë e "angazhuara" rrezikojnë artin e tyre. Dhe e vërteton këtë, me angazhimin e tij rigorozisht poetik, në ciklin, me të cilin i bën nder "Pegasit". E bëjnë më të freskët flladin e këtyre poezive fotografitë artistike të Armand Zogajt, me të cilat bashkëpunëtori ynë ilustron ciklin e Shehut dhe që u përshtaten kaq mirë...
Vasil Vasili, shkrimtari dhe eseisti shqiptar nga Patra, me "Zbulimi i një formule brenda Njeriut", mikpritet tek teorikja jonë "3 ese në 1". Xhojsi, Sabato, Servantes - në mikroskopin e eseistit, për të dalë tek formula: Të gjitha rrugët të çojnë tek Njeriu. Kisha lexuar tregimet e Vasilit. Gjithë musht jete. Tani, me këto ese, besoj se ka diçka
simbolike, tek e kaluar e tij në minierë. Zbuloi me të vërtetë Njeriun. Në jetë dhe në art. Lexoni dhe më gjykoni.
Naum Prifti rivjen tek "Pegasi". Me tregimin "Na duhet një spiun për ministrin". Grotesku në tërë madhështinë. Një dokumentar i pashembullt artistik për nomenklaturën më të lartë të diktaturës. "Shtet spiunash, qeveri e molepsur, batak, ky ishte mjedisi ku jetonim...", thotë heroi i tregimit, që mund të ishte fare mirë njëri prej nesh. Një akuzë e pashembullt. Dhe arti i madh i Priftit. Dhe më lejoni, të dashur miq, të citoj një frazë nga letra përcjellëse e këtij tregimtari të madh, për redaksinë tonë: "Gjykojeni vetë. Nëse iu pëlqen, botojeni...". Nëse na pëlqen, mjeshtër?! Mjeshtri tjetër, Miho Gjini i "Pegasit" tonë, lotoi, kur ju lexoi...
Lazër Stani në esenë origjinale "Provincializmi". "... është epsh në vijim të padijes, keqdashje e fshehur tinzare, shpesh vepruese dhe agresive", thotë për provincializmin Ezra Pound. Stani sjell shembuj dhe fakte nga e përditshmja provinciale në Tiranë, në Prishtinë dhe Shkup, duke ia përgjasuar këtë fenomen atij botërorit. "Provincializmi, i kombinuar edhe me monstruozitetin politik, i ka shkatërruar individët potencialë të shoqërisë dhe kulturës shqiptare", denoncon Stani. Dhe jep fakte konkretë, të shumtë dhe të pakundërshtueshëm...
"I kurorëzuari" i numrit: nobelisti i sivjetshëm, Mario Vargas Llosa. Zotëria ime sjell një ese të atyre ditëve, kur lajmi i papritur i dhënies së "Nobelit" kandidatit "prapa liste", latinoamerikanit Llosa, tronditi dhe befasoi botën letrare. Ishte thyer, më së fundi, rituali: letërsia fitonte mbi artin e angazhuar. Një shkrimtar i së djathtës së qendrës, një vlerë e padiskutueshme letrare, në fronin e përbotshëm të Stokholmit, në kundërshtim me traditën që thoshte, se më në fund, gjithmonë fitonin... "Çe Gevarët" e letrave. "14 minuta gjer tek përjetësia" - nga çasti kur lajmi mbërriti nëpërmjet telefonit tek veshët e shkrimtarit, gjer tek publikimi i tij zyrtar nga Akademia e Stokholmit. Një jetë e tërë brenda këtyre 14 minutave. Një rrugë nga allanat e lojnave fëminore, gjer tek "Nobeli". Ndiqeni!
Në këtë numër, në takimin tradicional të një mëngjesi ballkanas, për të pirë një "Kafe me fqinjët", ju ftojmë në shoqërinë e njërit prej shkrimtarëve më shpresëndjellës të letërsisë së sotme greke, mbase tregimtarit më të mirë të saj, Sotiris Dhimitriu. Mik i shpallur i shqiptarëve (dhe i yni, natyrisht), ngaqë disa libra të tij të sukseshëm janë me temë shqiptare, madje njëri syresh edhe me titull në shqip ("Djalthi im, Kristaqi"), pranoi me qejf, që nëpërmjet "Pegasit", t’i drejtohej ekskluzivisht botës shqiptare. Bisedoi, u fotografua me ne, madje iu përgjigj pyetjeve nga më "të bezdisshme", që i bëri për llogari tonë, miku dhe kolegu i tij, shkrimtari tjetër i njohur epiriot (i anës sonë të kufirit) Telemak Koça, që edhe ai, po shkëlqen si rrallëkush në prozën greke. "Toka është një portokall i vogël", thotë Dhimitriu, "dhe ne jemi skandalozisht të njejtë me... eskimezët..." (!) Atëhere, sipas tij, si të mos jenë të njejtë grekët dhe shqiptarët?! "Nuk ndryshojmë në asgjë, - konkludon ai. - Thjesht, jemi vëllezër". Pra, ia vlen, që në pikë të mëngjesit, të pish një kafe me Dhimitriun, këtë "djalë rebel të letrave kontemporane helene", siç e ka cilësuar kritika greke. Do ta mësoni përse...
"Panteoni evropian i vargjeve": Jarosllav Seifert (Çeki), Tomas Transtromer (Suedi), Cezare Pavese (Itali) dhe Joan Margarit (Spanjë). Ndër korifenjtë e poezisë moderne evropiane, lavdi letrare në vëndet përkatëse. Material fotografik, blice esesh për jetën dhe veprën, poezi të tyre në origjinal, në gjuhët amtare, shqipëruar prej nesh pikërisht ato, që të na gjykojnë edhe më skeptikët. Një udhëtim poetik, që do të vazhdojë në numrat e ardhshëm... Përgjegjës, para jush, jam unë vetë për këtë...
Akademiku Rexhep Qosja hyp "me këmbë të mbarë" përsipër jelës së "Pegasit". Për rubrikën "Arti dhe pushteti" është dërguar posaçërisht eseja e tij "Si mund t’i humbasë të gjitha betejat Sizifi". Konkludon kështu, në fund të këtij shkrimi tronditës, madhori i letrave shqipe: "Pesëdhjetë vjet bëj punë Sizifi: të gjitha betejat kundër servilizmit i kam humbur!" Rrëfim tronditës! Shpërrthim shpirtëror i Qosjes, akt mbrojtjeje apo sulm kundër dishepujve të servilizmit? Sido që të jetë, Rexhep Qosja është. Dhe është tek "Pegasi"... Së bashku me disa gravura dhe skica tejet ekspresive, nga artistë kosovarë, që ilustrojnë materialin e tij.
Graham Grin, shkrimtari britanik i teatrit, nga korifenjtë botërisht në llojin e tij, sillet për ju në pamjen e tij më njerëzore, nga Katerina Dhima, nëpërmjet tregimit të shqipëruar prej sa, posaçërisht për ne, "Dy njerëz me ndjenja delikate". Lexon tregim apo shikon një film? Ikona të gjalla, dialogje mahnitëse dhe një njerzillëk që ulërin. E veçanta brenda së zakonshmes. Ajo që nuk duket, por që është kaq e pranishme, kaq deçizive. Graham Grin. Një xhentëlmen që shkruan letërsi të madhe. Dhe Leonidha Bullgari, piktori ynë, që e ka shoqëruar denjësisht, me skica dhe grafika mahnitëse.
Vjet u nda nga ne Din Mehmeti, poeti i madh i Kosovës dhe i mbarë kombit. U nda në paqe, mbas një jete të vrullshme poeti, për të hyrë paskësaj edhe tek "Galeria Kulturore e Kombit", rubrika tradicionale e "Pegasit". E sjell për ne Prof. dr. Murat Gecaj, bashkëpunëtori ynë nga Tirana, që e ka njohur poetin nga afër, gjatë vizitave në Kosovë dhe e ka intervistuar po aty. "Një zog, që u dogj nëpër vargje...", e cilëson D. Mehmetin prof. Gecaj. "Këndo ose vdes pa klithmë", shkruante poeti i Kosovës, duke dhënë, kësisoj, një devizë jete. Lum ai! Vdiq me këngë në gojë!
Shkrimtaria e njohur e diasporës, Albana Mëlyshi-Lifschin, e pranishme gjithmonë në flatrat e kalit tonë fluturues, është autorja e një Antologjie interesante të para dhjetë vjetëve, "Zëra nga larg". Djem dhe vajza të reja, anembanë botës, me origjinë shqiptare dhe me dëshirën e përbotshme për të shkruar, përbëjnë këtë Antologji. Na i prezanton mikesha jonë, me dashurinë dhe merakun e një "blete mbretëreshë". Problemi është: Ç’u bënë këta të rinj, pas këtyre dhjetë vjetësh? Humbën, triunfoi pasioni i tyre për letrat? Këto pyetje jetike i ngre, kush tjetër, njëri nga më të talentuarit dhe të suksesshmit e letërsisë sonë jashtë kufinjve kombëtarë: Roland Gjoza. Merak, agoni, përgjegjshmëri. Ku shkojmë? Ç’bëjmë për të ardhmen? Të gjitha këto në rubrikën "Stafeta në duart e tyre".
"Portreti" i numrit: Alda Merini, "Një bletë e vogël e zemëruar" - një nga zërat më të pastra të poezisë së sotme italiane. Jetë tejet e çuditshme, art absolutisht i madh, i pavdekshëm. Një çudi poetike! "Më pëlqen të ndryshoj ngjyrë,/ më pëlqen të ndryshoj formë...", shkruan Merini. Ajo çka nuk ndryshohet tek ajo është bukuria e asaj që shkroi. Ajo është e tillë, mahnitëse, në të gjitha format. E shikon edhe tek poezitë e shqipëruara nga i talentuari i përkthimeve, Aqif Hysa. Ai e bën Merinin të këndojë shqip... Dhe të mendosh, që porsa kanë filluar "kalërimet" e tij. Për hajër!
Tregimi i dytë i numrit: një e porsashfaqur tek "Pegasi", por që kur u shfaq në letrat shqipe, vite më parë, askush nuk dyshoi në talentin e saj. Zhaneta Lazri - dishepulli më i ri i Poradecit dhe i Kutelit, pogradecarëve të mëdhenj, bashkëpatriotëve të saj - vjen me një baladë poetike në prozë, tregimin "Thëngjij në hirin e viteve". Poezi dhe prozë bashkë. Realizëm dhe romantizëm. Një art që shpërrthen kufinj. Me devizën: dashuria nuk njeh kohëra dhe sinorë! Lexojeni dhe do më kujtoni... Dhe, aty diku, një kitarë korçare, tej në sfond, që këndon paprerë, ca tinguj të sfumuar. Ëmbël, si zemra e një vashe pogradecare... Është heroina e tregimit apo shkrimtarja vetë? Kushedi...
Librand Dhrami, poeti me penel nga Bregu, ka bërë skica po kaq poetike, të cilat shoqërojnë tregimin në fjalë, që edhe vetë Zhanin, miken time, jam i sigurtë që do e mallëngjejnë...
"Në fokus"-in tonë të tanishëm, gazetari- "kineast", Dilaver Baxhaku, nga Italia, ku jeton dhe meleton visaret e harruara të kombit, sjell At Giussepe (Zef) Valentinin, për të cilin Papa Pavli i VII-të ka thënë: "... duajeni At Valentinin, se ai u donte me zemër, çmojeni, sepse ai punonte pa prerë, për t’ia bërë të ditur botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike", tek prezantimi "Jeziuti, që na dashuroi me zemër". Material i larmishëm dokumentaresk, shoqëruar me foto dhe dokumente, që mbase lexuesi i ndesh për herë të parë. "Ligji i maleve shqiptare", copëzuar në vibrimet e tij, prej ditarëve të klerikëve katolikë, që shërbyen në malësitë shqiptare të atyre kohëve. Vërtet, punë për t’u lavdëruar, prej një gazetari profesionist, si Baxhaku.
Isha takuar vjet në verë, në Bregun mahnitës, me studiuesin e mirënjohur të letërsisë, Fatmir Mingulin, të vëllain e mikut tim të letrave, Pirros, dhe ai më kishte premtuar një ese për Ricosin. Posaçërisht për "Pegasin". Nuk ia kisha thënë asokohe, por e vërteta qe, se nuk isha entusiazmuar dhe kaq. Ç’të thuash të re për Ricosin? Ishte shpallur në Greqi viti që jetonim, si "Viti i Ricosit" dhe ç’nuk më kishin dëgjuar veshët... Por ju betohem, ato që thotë Minguli për gjigandin grek të poezisë, që mbase nuk e nxinte as "Nobeli" - prandaj nuk ia akorduan, tek eseja e tij "A ristudiohet poezia e Ricosit?", unë as parë, as dëgjuar i kisha kund. Më mahniti. Zbulova një Ricos tjetër dhe kuptova, se sa të vegjël jemi në universin e artit... Mos e humbni këtë rast! Mos bëni gabimin që për pak bëra edhe unë...
Oho! Një mik nga të vjetrit, një "paloburrë" nga Ishmi, me banim në Rixhvud të Nju Jorkut, që paratë i harxhon në lokalet famëkeqe të limanit, siç e dekonspiron publikisht miku dhe kolegu i tij, R. Gjoza, i sjell lexuesit ciklin poetik "Mbi ne ecën rruga...". Flet për të Ndue Lazri, nga Bolonja (eh, si u shpërndanë miqtë e dikurshëm), poeti dhe gazetari: "Nuk e di pse, por ja që thonë, që loti nuk është për ne, burrat. Por ja që Vaid Hyzoti ta shkul me zor, që nga thellësia e shpirtit. Dreqi, është Migjen i kohës së grataçiele..." Kështu, Vaidi... Ka nxjerrë një legjendë për veten: ka zemër të sëmurë (!) Unë ju paralajmëroj: zemrat tuaj do të sëmurë poezia e tij! Prej emocionit!
"Muzikë dhe arte figuartive": dy shkrime. Dy prurje tejet të veçanta. Për muzikën: "Sazexhinjtë e mbretit", nga Vepror Hasani. Dini ju, cilat ishin sazet më të suksesshme në dasmën e mbretit Zog? Sazexhinjtë e famshëm të Korçës, Hajroja i Ibrahimit, Demka i Hajros, Ylli i Abazit, kryeartistë popullorë. Të gjithë të famshëm, muzikantë me nam. Dhe dini ç’dhuratë u bëri mbreti? Një udhëtim në Itali, ku u bënë edhe më të famshëm. Për artet figurative: "Piktori i provincës" - Ndue Pepa, piktori nga Laçi. Nuk e njihni? Çudi, është shumë i talentuar! E njohu kritiku i artit, Miho Gjini, për t’i përkushtuar pastaj një shkrim prekës, plot dashuri dhe njohje profesionale. Sa për pikturat e Pepës: do t’iu mahnisin disa syresh, që i sollëm për ju... "Koka e prerë e pashait..." Ali Tepelenlliu, që udhëton kokëprerë për në qendër të Perandorisë. "Vejusha", sensualiteti femëror, në tërë madhështinë e tij tundues, që preku edhe një njeri të tillë, kaq serioz, si kryeredaktori ynë...
E njihni Pirandelon, si njërin nga dramaturgët më të mëdhenj të Apenineve dhe më gjerë. Kështu është. Por është edhe një tregimtar i rrallë. R. Gjoza përkthen për ju tregimin "Prekja e butë e barit", të Luixhi Pirandelos, kurse Agron Dingo bën akuariele mahnitëse posaçërisht për të dhe magjia artistike plotësohet. Dhe ne vetëpyetemi: si fluturon "Pegasi", me pesha të tilla arti?! Çudi, vërtet!
"Ekskluzivja" e radhës është një temë, sa e ditës, aq dhe e gjithkohëshme: "Shtypi - ky pushte absolut mbi masat". Nga bota greke e artit sjellim një shembull të shkëlqyer: Pavllos Nirvanas, shkrimtari dhe gazetari i shquar athinjot i fillim shekullit. Mik i ngushtë i nobelistëve grekë të asaj kohe, Seferit dhe Elitit. Sjell në një skicë-reportazh ndodhinë e para një shekulli., botuar tek "ESTIA" athinjote e 22 shkurtit 1911 (!) Dhe më e habitshmja: të ngjan se flet për sot. Kaq të pandryshueshme janë gjërat. Ju vjen habi? Lexojeni vetë...
Stefan Martiko, miku dhe poeti i njohur, kujton në një rekuiem, sa prekës, aq dhe jetësor, poetin Vangjel Dalani, shokun e tij të fëmijërisë, që u nda aq padrejtësisht prej nesh, në kulmin e lulëzimit të jetës dhe talentit. "Lavdi shpirtit të njeriut, që do të na thërrasë përherë, për të mos i shkuar gjer në zgrip çmendurive tona!" Amin!
Poeti i tretë, i mikpritur nga "Pegasi", është Luan Xhuli. Jeton në Athinë, me ne, ndajmë bashkë gotën dhe vargun. Por Luani është mbase poeti më i pranuar, nga ne të tërë, në sofrat poetike greke, ku natyrshëm ftohemi dhe marrim pjesë. Poezi ndajmë, jo luftë. "Xhuli është fqinji, miku ynë, - thotë për të në shtypin vendas, Tea Vasiliadu, kritikja e respektuar greke. - Na bën që shoqërinë, miqësinë, lidhjet tona me fqinjët shqiptarë t’i vlerësojmë me tjetër ngjyrë..." Ky është Luan Xhuli dhe unë jam krenar për të. Është nga të rrallët, që e kalëron "Pegasin" për të dytën herë, në tre vjetët e revistës, me një cikël vjershash. Po, e pranoj: e mbaj me hatër. E meriton...
Një panoramë e gjerë tek "Kinematografia", një mozaik shkrimesh, intervistash, esesh. Dhe jo më kot: Fimi "Akademia Platon" - pasqyra më besnike e jetës sonë emigrante, këtu, në Greqinë mikpritëse. Është dhe kaq mikpritëse?! - pyet filmi në fjalë, i Filipos Citos, i lauruar me kaq e kaq çmime ndërkombëtare, gjer edhe me Kupën e Festivalit Ndërkombëtar Kinematografik të Tiranës, film për të cilin "Pegasi" harxhon kaq vend e vëmendje. Kronikë tiranase për filmin nga D. Baxhaku, nga 20 pyetje protagonistëve: aktorit shqiptar të filmit, Anastas Kosdine, nga D. Baxhaku, regjisorit greko-gjerman Filipos Citos nga G. Jovani, të famshmit Antonis Kafexopulos, në një nga rolet më të mirë të karierës, nga M. Gjini. E ç’të bënte "Pegasi" më shumë? Gjer edhe me protagonistët e famshëm u fotografua, gjer edhe ata ia ledhatuan kurorën e shndritshme...
Eksklusiviteti tjetër kinematografik: Anketa "Why cinema now?" - "Përse xhiroj filma sot?". Përgjigjen regjisorë të famshëm, nga të katër anët e botës. Shikoni emrat: G. Paskalieviç, F. Akin, K. Gavras, K. Louc, T. Kitano, Xh. Seils, V. Venters, T. Angelopulos. Një rapsodi kinematografike... Të cilës i shtohet "Aroma shqiptare në Holivud". Dy motrat, Greta dhe Vilma Zenelaj, "qytetaret" e reja të Mekës Kinematografike Botërore, sjellin flladin shqiptar në lëndinat e Holivudit. Kush tha se kalojnë pa interes?
"One man show" - "Shou për një". I ftuari i radhës: Xheremi Airons, "Xhentëlmeni britanik i skenës". Erdhi para ca kohësh në Athinë, shkëlqeu në "Pallatin e Muzikës" së kryeqytetit, me "A christmas carol" të Çarls Dikensit. "Pegasi" natyrisht që ishte aty. U fotografua nga A. Zogaj, kronikën dhe mendimet e aktorit të famshëm për jetën dhe artin u përmblodhën në një shkrim të mrekullueshëm të A. Kosdines dhe lexuesit do t’i mbetet në mendje një Airons sa njerëzor, aq dhe i mrekullueshëm në mendimet e tij për punën artistike, që e bëri të famshëm, anembanë rruzullit.
Dhe mjalti lihet për në fund, apo jo? Jeni gati, të çliroheni paksa nga tabutë dhe të riktheheni në adoleshencat tuaja të largëta apo të afërme, për të parë trokitjen e parë të erotizmit në jetën tuaj? Mos u ligështoni! E bën Roland Gjoza për ju, tek tregimi i mrekullueshëm "Libri i vënë poshtë". Një adoleshente, që lexon "Manastirin e Parmës" të Stendalit dhe nuk di, se edhe ajo, ka hyrë në... Manastirin e saj të ndjenjave sensuale... "Kur mbaroi punë, ai i përshpërtiti: "Zoçkë, mos u duk më në dhomën time..." Ç’kishte ndodhur? Ç’t’ju them? Asesi, nuk mund të rrëfej kaq bukur dhe kaq emocionalisht, si Gjoza. Aty e keni "Pegasin"...
"Mendimi kritik dhe estetik" i përkushtohet një krijuesi bashkëkohës mirditas, Ndue Dedës. Ç’e shtyu Miho Gjinin të kapet me këtë mesoburrë, mbase jo dhe kaq të njohur dhe "të denjë" për përmasat e gjykimit të tij kritik? Një e veçantë tronditëse, e shpjegon vetë kritiku i njohur: "Një episod drame psikologjike, e përmasës "Maria Oktobër", por edhe e ngjarë çuditërisht si ajo, që u faneps gjatë një takimi të vonë dy poetësh, njeri prej të cilëve ishte Ndue Deda, diku në zemër të Mirditës, verës së kaluar, ku isha edhe unë i pranishëm, si spektator a dëshmitar gjithaq i tronditur... Të dy ata poetë ishin njëherësh autorë dhe personazhe të kësaj "Maria Oktobër" reale..." Ç’kishte ndodhur? Ç’kishte detyruar kritikun e njohur Gjini, të hynte tek "Kulla letrare e Ndue Dedës"? Të gjitha këto, në një shkrim të mrekullueshëm, për të cilin, unë, si "epror", i thashë kryeredaktorit tim: "Hallall pena dhe mendja!"
Zhan Pol Sartr dhe Alber Kamy, ballëpërballë tek "Bashkëkohës dhe kundërshtarë". Thashë ta mbyllja këtë cikël, me heronjtë e numrit të kaluar. Por, të linin ata... të mëdhenjtë "kapriçozë" të mendimit frëng? U dashuruan dhe u urryen një jetë, si rrallëkush. Bashkëpunuan dhe u luftuan si çakej. Është "sekret i njohur" tashmë miqësia dhe rivaliteti i tyre, gati simbolik. Prej kohësh më ngacmonte kjo temë. Dhe, ky ballafaqim gjigandësh, kur mbaroi dhe u faqos në revistë, më ngjau se trandi edhe "Pegasin" fluturues...
Eseja e fundit: më e prekshmja. Për nga vetë tema, për nga vetë heroi i saj. Sadik Bejko bën një "in memoriam" për Jorgo Bllacin. Mjeshtërisht. Me dashuri, me revoltë. Zbulon dhe akuzon. Dhe fjalët e Fan Nolit për Bllacin: "Jam i lumtur, që pyjet e mëmëdheut paskan bilbila të rinj, që aq bukur ligjërojnë..." Bilbilë të tillë të masakruar... Ndaj thashë, se dhemb. Nuk rekomandohet për të dobëtit...
Për në fund lamë "Kronikën e Athinës". Manaxheri i "Pegasit; Festim Zaçe, i palodhuri ynë, bën edhe detyrën e kronikanit. Veprimtari të larmishme, të cilat nuk mund të mendohen pa praninë e "kalit fluturues". Se duhen përhapur gjithandej shariqet artistike të Athinës: Ekspozita Vetiake e Librand Dhramit, që kujdeset njëkohësisht edhe për zbukurimin e kalit tonë, libri i ri i Vasil Zenos, greko-shqiptarit intelektual, të njohur aq shumë në Athinë, veprimtaria promovuese e të cilit u organizua nga "Liter-Arti" në Zyrat Qeveritare të PASOK-ut, si edhe takimi kaq i suksesshëm i shkrimtarëve emigrantë shqiptarë, me kolegët e tyre grekë, të së njohurës EEL - Shoqata më e madhe dhe më e vjetër shkrimtarësh vendas., në të cilën kanë bërë pjesë Kazanxaqi, Sikelianos, Eliti etj.
Dhe... "E orës së fundit..." Kur bënim gati të dorëzonim lëndën për shtypshkronjë, plasi sihariqi. Ishte gëzim vendas, nuk mund t’i mbyllnim sytë. Bujar Aliamani, regjisori shqiptar që jeton mes nesh, në Athinë, e bëri përsëri mrekullinë. "Amnistia" e tij triunfoi në "Berlinale"-n ndërkombëtare të filmit. U "mobilizuam" rrufeshëm, "huazuam" nga DEUTSCHE VELLE kritikën e mrekullueshme të Anila Shukes për filmin, gjetëm fotografi të bukura rreth temës (disa na i kishte dhuruar vetë regjisori) dhe "kali" ynë qe gati të zinte qiejt. Duke pasur Alimani dhe trofetë e tij, edhe një herë, në bagazhet e veta. Por, pikërisht kur e nxorrëm në prag, erdhi ftesa tjetër. Galeria e njohur e Artit e Lidhjes Greko-Amerikane, vatër artistike që ka pranuar me bujari edhe disa veprimtari të artistëve emigrantë nga Shqipëria, organizonte Ekspozitën Fotografike "Njerëzit e Livenshtejnit". Leon Livenshtejni, fotografi më i madh amerikan i kohëve moderne, në tërë madhështinë e tij. Me fotografi të thjeshta, bardhezi, që hymnizonin madhoren: të përditshmen e njerëzve përreth. Na ftuan dhe shkuam. Aparati fotografik i Zogajt ishte gati, mendimi prej specialisti i Dhramit, gjithashtu...
Dhe kaq. Fund. Nuk kishte burrë, që ta mbante më gjatë atin fluturues të letërsisë dhe arteve, "Pegasin"-8, nën zotërimin tonë. Tashmë kishte marrë qiejt. Rrugës për tek ju... Hapini portën, miq dhe mikesha! Është kaq i bukur dhe i mbarë kali ynë! Keni për ta parë... Dhe, nëse doni ta keni atë mysafir të rregullt, abonojuni! Ua them me zemër: do na ndihmoni shumë, edhe ne! Do na bëni të bindemi, se ia vlen të kujdesesh për një kalë të tillë. Për "Pegasin" tuaj!

GRIGOR JOVANI
drejtor i "Pegasit"
 
 
 
 
 
"PEGASI"
Revistë Periodike për Letërsi dhe Arte

Adresa:
Leoforos "Fleming" 48
Kt. G/D11
Renti, tk 18233
Athens
Greece
Tel. 00302104825942
e mail: pegasi2008@hotmail.com

Botues:
THOMA NAKA
ORAMA Editions

Drejtor:
GRIGOR JOVANI
Tel. 00306942698148

Kr/redaktor:
MIHO GJINI
Tel. oo306998760406
(Mjeshtër i Madh)

ABONIMET VJETORE:
Greqi: 50 euro
Shqipëri: 3000 lekë
Europë: 70 euro
Amerikë, Kanada, Australi: 100 $
Numri i llogarisë bankare:
NATIONAL BANK OF GREECE
GR 1301101950000019576956916
Çmimet e abonimeve përfshijnë edhe dërgesat postare.
Lutim abonuesit, të lajmërojnë redaksinë për abonimet,
si edhe të dërgojnë nëpërmjet postës elektronike të revistës
adresat e tyre.
Ju falenderojmë!
Fluturim të mbarë dhe të këndshëm,
nëpërmjet "Pegasit" tonë,
në qiejt e letërsisë dhe arteve!

Freitag, 24. Juni 2011

Cikël poetik nga Zyli Gaxholli

 
 
 
MONOLOGU I PRITJES
 
Kur brengen rrefeva nen tisin e nates,
ti psheretimen fshehe ne fytyren e nje reje
dhe une mbeta vetem,strukur ne lotin e befte
qe binte pafajesisht mbi lutjen pendestare.
 
Mbi ujra lekundet nje anije e mbytur
diku,nje pulebardhe josh shiun e vjeshtes.
Gjurme te rereta ne brigjet vetmitare,
dialogojne fundin e nje dashurie te pezullt
 
Kundroj shtratin e shprishur
tek dekompozohet ne nje stol pritjeje,
zerat e trembur humbasin drureve te zhveshur
si nje mekat i trembur nga veshtrimet
 
Tani gjithcka i perngjane nje filmi te pambaruar
ku une dhe ti aktrojme vetveten
dhe dashuria nen nje aureole ylberi
befas pafajesisht shendrrohet ne ikone
 
 
 
 
UNE DHE TI !

Ne lotin e syrit
zhytem e mbytem
ne afsh dashurie
puthem perpelitem
 
Permbi gjoksin tend
mbeshtetem,belbezoj
nga puthjet e zjarrta
si zjarr perveloj
 
Ty te fal gjithcka,
me dashuri me thua
do ta fal dhe zemren
kaq shume fort,te dua
 
Kjo eshte vertete
dashuri e zjarrte
dhe zoti e thote
me e embel se mjalte!


 
TE TRIJA
 
E kam zemren si qelibar
Te paster te cilter me te gjithe
Perhere me kendon e zjarrte
Ne hapsiren e qiellit, si mjalte


Tik taket e saje gazmore
Rrafin si ora per dite
Vetem caste te bukura,te embela
Zemra ime gjithmone sodit


Zemra me thote shume gjera
Me vete sekretet mi mbane
Kendon me mua perhere
Si kanarina ne kopshtin me hene


Meri zemra me vete nuk mbane
As brenge, nuk ka provuar kurre
Gjithmone e mbushur me drite
E paster flakeron me qirinjte


Tingujt e bukur te zemres
Kendojme te dyja refren
Kanarina bashkohet me ne
Nje melodi te trija bejme

 
 



TJETREN DUAJ!

Te desha shume ,tani mbete vec kujtim
Je i dikujt tjeter jo me i imi
Tani tjetren mban ne krah,jo mua
Dikur isha une,sot asaj i thua te dua
 
Ne c'skute te zemres premtimet i degdise
I shkele holle tutje,pa shpirt i grise
Te emblat mekatare,premtimet per mua
Te pavlera ishin, asaj i the te dua
 
Si e marre te doja, dashuria ime nuk kish cmim
Kostoja e saje nga ti ,genjeshtra ishte
Kete loje kaq te ndyre dot une se luaj
Mekatar i im me s'do jeshe,tjetren duaj
 
Une s'jam si ti,jam e sinqerte vertete
Shkatrrove dashurin e bukur,i tille qenke ne jete
Mekatar i shkrete nje dite do shpaguash
Tani tjetren ti duaj,por s'di c'do thote te duash.
 
Une vajza e bukur dhe e re
Qe me ciltersi dashuris tende i besoj
I lutem zotit nen flaken e qiririt
Qe djallezin tende te lindur, zoti ta pastroj
 
Swiss 20.04.2011
Berne
 
 
 
 
 
KU LINDA
 
Kudo brodha rrugicat plot malle
Femijrin kujtova te mregu i liqenit
Ku rreshkisnin dallget vale vale
E ne qiellit gazin tone i rrefenim
 
Nuk harroj isha ajo vajze...
Prane gjimnazit kaloja perdite
Kujtoja ata qe dije me dhane
Dhe ne zemer me mbollen dashurine
 
E syte me kerkonin miqte e vjeter
Ne Koplikun tim te vogel,derdha lot
Ne ato veshtrime krejt indiferente
Une pashe vetem te huaj,u ndjeva ftohte
 
Dhe shkova ne te bukurin Llazan
Ne Ramcaj ku belbezova fjalen nene
Ku ngrohtesia akullin e shkriu
Dhe prehja ne fund te shpirtit zuri vend
 
 
 
 
 
NETE TE NGRIRA
 
Janar, zbrazëti e tjerrur në akuj,
një degë e lodhur bie diku,
kandra të trembura flatërojë dritaresh
baba si po ikën kaq befas, kështu!

Në çdo janar është koha kur ne ndahemi sërish
dhe unë harroj gjithmonë të të pyes për shëndetin, miqtë,
Kam frikë mos të humb rishtaz diku
Në një ditë të ftohtë, të egër, të brishtë.

Një kapelë republikë e varur diku
albumi fotografik lënë hapur,i mbetur
Njoh jetën tënde të gdhendur aty
Dhe zë qan, psherëtin, për të zotin e vdekur.

Ky zë i mekur ngrirë nën buzë,
mbi dorën e ftohtë akrepat u ndalën,
nga qiejt e ngrysur bien kristale
ëndrra të prera mbi ballën tënd u falën.

Kujtoj shpeshherë profilin e lodhur,
Nga vitet dhe brengat kredhur ndër mote,
Si fletë ditaresh përhapur nen re
Ka mbetur e gdhendur fytyra jote.

Më duket se vitet dhe stinët kanë mbetur në vend,
Tashmë e ftohtë më duket gjithçka,
As deti, as toka, as qiejt pambmarim,
Nuk të ribëjnë më ty i shtrenjti baba.

Si qiparis brengën tënde të patreguar
lotueshëm do të hijëzoj mbi mermerë,
as një jetë e tërë s’do mjaftonte të kuvendoj me ty
Unë, bija jote, para teje ndjehem e vogël përherë.

Besoj se një ditë do të takohemi patjetër,
Njerëzit nuk tirren në qiejt e perënduar,
Mbi komodinë rri pezull kujtimi i nënës,
që pret në heshtje kthimin tënd të vonuar.

 
 
 
 

ÇASTE

Ne të dy shpesh zihemi e grindemi,
Aq sa flamujt e bardhe i valëvitim ne heshtje,
Perreth nesh një botë iluzionesh gjallon
Kjo botë që ne të dy e ndërtuam në dehje.


Dashurisë sonë çdo ditë i aviten mure
Hije të ftohta gurësh na veshin vështrimet,
Njerëzit mëkatet i shuajnë me frymë
Dhe po me frymë ribëjnë kujtimet.


Çastet ripërtypim në orët e vona
Ku vetmia marroset në dritëhije të zbehta,
Yjet përhumben në shkretëtirën qiellore,
Unë dhe ti, dy hije të lodhura në ftohtësitë e qelqta.


Nuk di si lind dhe vdes kështu një fjalë a vështrim,
Ndoshta e tillë do të jetë kjo botë gjer në fund,
Të jem larg teje, si një degëz e thyer dimri
Jo, të lutem, të jetoj larg teje nuk mund!

 
 
 
 
AKUJT E DRITAREVE
 
Sa herë kundroj atë vend të bekuar,
padashur përlotem në të shenjtin vegim
aty mbet pezull, një cak i paharruar
ku prehet heshtur i shtrenjti kujtim
.
Përhumbshëm veten e rigjej këtu,
kudo që endem netëve gri,
sa herë rikthehem te ky vend si dikur
një dritare kujtimesh çelur më rri.
 
Kujtimet të ngrira në qiej të kristaltë
drurët trishtimin veshin me mall
gdhendur aty hapat përqafimet
veshtrime te thyera dhimbshëm mbi ball.
 
Sërish do të rizgjohem te ky skaj i vetmuar
si pendestare e netëve të perënduara,
e brishtë fytyra jote mbi cigaren e shuar
më shfaqet befas nën retë e gjysmuara.
 
Ti ike larg meje, me fjalët e mbetura në buzë,
lotet e tu asgjë s’me thanë kur tingujt heshtën,
në çastin e fundmë, në natën zhveshur
kujtoj pulëbardhën e verbër tek kujiste vdekshëm.
 
Nuk bëj çudi se si jeton kështu
Me hirin mbi tavull, dhe fjalët monotone,
Kur mbrapa ke lënë një film të pambaruar,
Ku shkruhen endrrat, netët plot pasione.
 
Rizgjoj kujtesën fshehur diku,
Të parat puthje, flirtet në arrati,
Por ato në një çast u shuan
Befas një ditë, i nëpërkëmbe ti.
 
E di në shtrat një tjetër grua,
ty të fundos në hiret e saj
si ajzberg i fshehur gjallon brenda meje
si marinar i mbytur në hapësirën paskaj.
 
Por e fundit, vjen fjala e pathënë,
vështrimi i gdhendur diku në kraharor,
ti mbete banori i vetëm i mbretërisë sime
në alpet e baktisura mbuluar me dëborë.
 
 
Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri

Donnerstag, 23. Juni 2011

Cikël poetik nga Mihallaq Qilleri



SHQIPËRIA
 
Çati e vjetër hedhur dimërash prehistorikë
Furtunash shkulur në ditët ku lehonat lindnin
Krijesa prej guri, fushave të përmbytura,
Maleve të çveshur urivuajtur,
Nën troke kuajsh barbarë, romakë, osmanë, sllavë,
Që përçudnin gjakun e mermertë dhe iknin.
 
Mbi oborrin e ngushtë të shtëpisë,
Kasolle vëllezërish prej hasmi ngriheshin
Një patkua kali mbi portën bregdetare
Fatin trëmbte përditë e më pak nga dallgët,
Vellezër armiq me shumicë prodhonin vreshtat
Ullinjtë mërmërisnin trishtueshëm
Mbi një tokë të mjerë gjethetharë, e palarë.
 
Vështrimet ktheheshin si fenerë anijesh pragmbytjeve
Nga Lindja, Perëndimi, nga Azia vesëverdhë
Luftrat lumenjtë e gjakut shtonin,
Më shumë mesvedi sesa me armiqtë e mallkuar.
Hasmëri të çuditshme gjaktrazuar,
Pushtete, ide pa formë, reprezalje drithëruese,
Në hartën e ngushtë si një zanë belkëputur,
Shqipëria ime, Shqipëria jote,
Vështrimin e ankthëm end horizonteve
Pak shpresë në këmbë për t’u ngritur,
Si fëmijë shtatanik në pluhur zvarritet.
 
Çati e hedhur dimrave prehistorikë,
Armiqësisht lëkundet ende me thirrjen nën dhambë,
O, kuku, moj nanë!
 
 
 
 
 
 
V A T H Ë T
 
Ti mban vathë të bukura, mikja ime!
Mahnitem nga format, ngjyrat, drithërimat
Gjysmëhëna, monedha të arta, zemra të zeza,
Rrathë më të mëdhenj se sytë e tu ,
Manaferra e trandafilë blu…
 
Në veshin tënd, ato veç ajërit i përpëliten.
Trazojnë shikimet dhe shkasin më tej,
Aq shumë pata menduar për një dhuratë
Të të pëlqente shumë me vërtetë
Përtej një tundje flokësh si koketë..
 
Gjatë qëndrova para vitrinës së një argjendari
Një palë vathë elgante të zgjidhja për ty..
Vezullonte ari i rremë me nxitim fërkuar.
Drithëronte drita, magjia e lustruar,
E shitësi plak me ankth më shikonte në sy.
 
Dhe befas ika, me nxitim ika ,
Me trishtimin e mashtrimit zbuluar.
Dhe besova se isha më i pasur se aq;
Në vend të vathëve pa frymë, pa shpirt
Pranë veshit tënd të trandafiltë të mërmëritja ,
Ca fjalë dashurie të ngrohta, të buta,
Gjerdan psherëtimash tani të të sillja ..
 
 
 
 
 
 
F A N T A Z M A T
 
- trishtim me personazhet e librave të mi - 
Treten ëndrrat, fantazitë, bota ireale thyhet,
Si një vazo antike pa vlerë, pa bukuri..
Librat rrëzohen prej rafteve si pas një tërmeti,
Milingonat gërma në njerëz, male, rrugë, fllad e dete
Ankthe e dashuri të trishtuara, të pluhurosura,
Në tokë, pas një lufte të humbur me kohën, zbresin tani.
 
 
Hutimin e heronjëve të palavdishëm shoh vrazhdët,
Viktimat dinjitozë, të heshtur mbajnë drejtpeshimin
Koha i ka venitur, zhveshur e tretur disi,
Strukur nën pluhurin e shpërbërjes njerëzore,
Si dhe faqet e zverdhura të romaneve të mi.
 
 
Fëshfërimë gjethesh e stuhi dëbore malesh
Dallgë që stepen në brigjet e mendimeve,
Lodhje, shumë dhimbje, e mendime fjalësh
Propagandë e pështirë në faqet e shtuara..
Liria e mjerë strukur rrjeshtash me vret kur ankon,
Sa pak, sa pak vend, o njeri, më ke dhënë!
 
Ujqër e qenë madhështorë stanesh gjakosen,
Nën një brucë çobani dridhem në Majë të Lucës,1)
Mbi çadërën e vjetër stuhia e vjeshtës rrënkon
Frika prej urisë e lavdisë së rreme nis’e mbyten..
 
Viktor Komi, plakushi bukurosh, vijon e pikturon,
Një Kristinë të thinjur sybukur, dashurorë,
Tomi Bregu, avokat tashmë, gjyqe pronarësh mbron
Me dinjitetin e kokoroçit të dikurshëm.
Është ngjalluar Antonia ime aq e brishtë ,
Dhe hak kërkon për tradhëtinë e të shoqit rrebel
Andrea Semani mbi një varr kujtimesh përpëlitet,
Së bukurës Loretë buqeta lulesh vazhdon e i sjell.
 
Angjelina shpirtzjarrtë në gjunjë më është rrëzuar,
Me duar mbi tastot e kompjuterit tim, pa kuptim,
Robert Kola ka heshtur, ashtu, krenar, i menduar,
E di që ai jeton si atëhere, gjithë ankth e hutim.
Vjeshta e trishtuar e Elias perdet teatrore shkund,
Ku ta dinte se mbretëreshë e Shqipërisë etnike
Do shfaqej e sigurtë, plotë sqimë, më në fund!
 
Pastaj gjeneralët kopështet e dashurive shkatërrojmë
Me të çmendurit e mi spitalet psikiatrikë pushtoj
Dhe ashtu endem në ajërin e plagosur nga përmbytja
Fantazisht i dërrmuar një përplasje nxis, përdhunë,
Kryengrite groteske që kthehet në vallëzim,
Lirika recitoj si adoleshent në Politeknikum.
 
Nuk e di pse kam mbetur i shpërfillur nga vetvetja
Një botë tjetër, tjetër, më të denjë duhet të krijojë..
________________
1) – Një nga majat e larta të Shqipërisë Jugperëndimore.
 
 
 
 
 
 
D Y S H I M I
 
Më shumë se vdekja, më shumë se poshtërimi
Dyshimi bren metalin kohë dhe jetën e ndryshk.
Ne endemi kështu në skaje të panjohura
Të kërkimit në askundin e ngrirë
Duke tretur pjesë nga e djeshmja e artë.
 
Unë jam një fytyrë e tjetërsuar tashmë që tremb,
Një botë që ti nuk e njeh, nuk e ndjen, nuk e qas
Unë jam një fantazmë ideale për t’u vrarë
Pabesisht me duar që dridhen,
Lehtësisht, me fjalën e parë që rrugës has..
 
Ti thua se unë kam ndryshuar sa nuk njihem...
Në të vërtetë jam po ai, po ai, po ai,
Heshtja, shfytyrimi, sytë e buzët,
Janë stivosur tashmë në arkivin e mallit,
Kanë mbetur në pikën më të lakmueshme,
Të së djeshmes fantazmë.
 
Jam po ai, thjesht pak më shumë i thinjur,
Jam po ai thjesht me ditë-net më pak për të jetuar,
Jam po ai thjesht në pritjen tënde të përjetshme,
Jam po ai, po ai, i dashuruar me vullkanet që gëlojnë
Brenda jetës sime të përtejme,
Brenda jetës tënde të sotme..
 
E ndjen sesi dridhet toka ?
 
 
 
 
 
 
 
FUSHË E MINUAR
 
E gjerë shtrihet deri në agim të botës,
Fusha e shfarosjes barbare;
Ashtu i friksuar ngec në telat me gjemba
Të moskuptimit, zhgënjimit,
Të keqardhjes dhe abortit të besimit.
 
Drithërimë pasigurie tashmë ndjej
Në skajin më të zymtë të vetvetes.
Një oqean të minuar me dallgë më duhet
Të kalojë për të mbërritur atje ku dëshëron ti,
Të mbërrij doemos, i shfytyruar...
 
Jetën time vendos në skajin tjetër
Të balonës prej letre të trandafiltë
Lëshuar qiejve të zymtë në prag stuhie.
Cepin e fundmë mbaj në duar që dridhen,
Nga vetëtimat që lëshon mosnjohja.
 
E mbaj mend, e martë ishte, e martë.
U çanë qiejt dhe dielli hipokrit u fsheh
Për të mos qenë dëshmitar i vendosjes së minave
Nëpër oqeanin e ndjenjës sime të dhimbshme.
Mesa duket nuk di të dashuroj, nuk di,
..Sepse, e martë ishte, e martë!
 
 
 
 
 
 
 
R R U G Ë T
 
Konvecion i shëmtuar i hapësirës,
Rrugët shfaqen e shuhen si vetëtima
Në jetën tonë të përkohëshme, të zbrazët.
Thuhet se diku nisin e diku mbarojnë,
Si një fill i turbullt ëndrre e shpëlarë,
E njerëzit i lidhin pas vetes si milingona qeliza.
 
Rrugët janë kurthe të imagjinatës rurale
Limite të bardha pa kurfarë drithërime,
Siç erdhe dhe ike ti në jetën time..
Gjurmët, herë të përbaltura, herë të fshira
Nga shtrëngatat e erës, stuhitë e mendimeve,
Një plagë e lënë përdhé që thinjat i shton,
Kalbëzim ku nis rrugëtimin mosqenia.
 
Traga vijash gjaku që shprishen kobshëm
Rrëshqanorë nëpër shpate mendimesh,
Ikja jote një gëvishtja e një kohe pa udhë
Do të qëndronte fshehur si një gjarpër
Nën tokën e ftohtë e të lagësht..
Të mosekzistencës dhe heliumit helmues..
 
Takimi ynë një udhëkryq i shpërfillur ishte.
Edhe pastaj diku nxitove në hapësirën absurde;
Nëse do kishe ardhur, ikja do ishte klithmë,
Ndryshe askund nuk ke mbetur përtej së djeshmes..
Rrugët janë fshirë si vijat në bregun me dallgë.
 
 
 
 
 
 
ATLANTIDA
 
Hamendje tragjedianësh klasikë, historianësh,
Thira 1) , e heshur, e bardhë, enigmatike,
Katastrofën biblike në detin e kaltër e preh,
Shtyllat e Herakliut nuk shihen më askund,
Pallatet mbretërore të luksit dhe kasollet e skllevërve,
Kanë shuar zërat, grindjet, dashuritë, verën e derdhur
Dhe nën ca gurë të zymta, të mbytura
Në pluhurin e vullkanik përgjithmonë të varrosura.
 
Një qytetërim i çarë, i shqyer prej magmës përvëluese,
Zemra të thyera më dysh si shprishje bote,
Një dashuri e zhytur në thellësitë egjeniane,
Gëlon gjer tek unë nga dhimbjet zemërake të botës.
Ti nuk je më e imja, tokë, por copëtuar dhimbshëm
Prej luftërash të tmerrshme e llave të nëndheshme,
Vijon të tretesh në ajërin e thatë të absurdit.
 
Atlantida fantaziste vjen tek unë si copëtim shprese.
Qytetërimi i parë dashurisë së thellë i ngjante;
Njeriu i varfër nisi të lëngonte në humnerat
Vullkanike të zemrës së vet..
 
Shpërthimet janë shuar tashmë nën ujërat e kaltëra,
Përballë Trojës, ku shumë vite më pas barbaria do vriste
Dashurinë me luftë, e vullkanet njerëzorë do rrënonin
Qytetërime të dyshimta popujsh të çmendur…
______________
1) Thira, - emri i vërtetë i ishullit Santorini ku mendohet se gjendej Atlantida e lashtë.
 
 
 
 
 
 
S T R E H A
 
Për dore mbaje frutin e ankthshëm të marrëzisë,
Fëmijën faqekuq, të bukur si trandafil në maj,
Unë endesha i trishtuar në skajin tjetër të vetmisë,
Tronditur nga frika jote dhe mëkati – faj.
 
Ndriste një diell i shëmtuar, i nxehtë,
Vështimet e botës e bënin akoma më torturë,
Nuk kishte strehë të na mbronte aq lehtë,
Veç një kishëze që se kishim vënë re kurrë..
 
Unë dhe ti ulur ndënjëseve nën të rëndën hije
Dhimbshëm shtrëngonin duart në fshehtësi,
Ndërsa fëmija vështronte ikonat martire,
Sikur u lutej shënjtorëve ta mbronin ata tani..
 
Më thoshje zëulët se bota qe kupë helmi,
Dhe ti duhej ta pije vajtueshëm kështu,
Ne fajtorët ndëshkohemi një ditë prej qiellit,
Ndaj dashuria-mëkat do hedhur në humnerë diku..
 
Kupa-qiell e kishës me ëngjëj vizatuar,
Fytyra e fëmijës rob tronditur sa s’kish më,
Ti sy-lotë më shtrëngoje duart e malluar,
Nën atë strehëz shpirtrash pa gjak, pa zë..
 
 
 
 
 
M J E G U L L A
 
Në pyllin e harlisur të jetës sime,
Me drurë të çuditshëm prej venash,
Ashtu, të drejtë e të shtrëmbër,
Me gjethnajën e mendimeve trazuara
Me vitet e jeshiluara e të thinjura,
Si vel martesor prej princeshe zvarritesh.
 
Habia e tjetërsimit mjegullor,
Vazhdon aq gjatë sa ankthi i mosqënies..
Ti luan me trungjet e mykta të ditëve,
I lag, i pështyn, i ndrit, i thyen,
Dhe ecën më tej duke qeshur,
Ashtu e bardhë, lozonjare, shpotitëse
Me qiellin e pakët të vegimeve,
Duke lënë pas lagështinë e ëndrrës.
 
E kur mendoj se jeta të treti,
Velloja gjarpëruese rikthet befas
Herë duke ngrirë ditë-netë e turbullta
Me lakuriqësinë e stisur e magjike,
Herë me lojën kukafshehti të diellit,
Me shfytyrimin e përrallave mitike,
Me shpresën dhe dështimin,
Me dasmën dhe mashtrimin,
Ikën e vjen si psherëtimë, vjen e ikën si dhimbje,
Mjegulla ime!
 
 
 
 
 
 
 
PUTHJA E DIELLIT
 
Ε ngrohtë, e ngrohtë, si ëndërr
Magji lundruese nën qiellin prej degësh
E gjethesh fëshfëritëse
Unë e ti, Lumë i ditëve të mia,
Prekim e njeri-tjetrin trazojmë...
 
Jemi aq pranë tani sa kurrë më parë..
Vegime vezullese depërtojnë në rrjedhën
Blu të marrëzisë së turbullt,
Ashtu shtrirë me shpinë mbi gurin e bardhë
Mokërr e jetës rrotullohet përskaj meje,
Mërmërimë venitëse lulesh kokëulura.
 
Ç’më tregon ashtu symbyllur vetja ime?
Ku i shpie mendimet fluritëse kur
Gjithë nxitim e ankth lëviz drejt zhdukjes?
E di që në Detin e gjithësisë zbrazesh
Njerëzor, rrëqanor sa trëmbem e mbytem
Në mrekullinë e puthjes nga një copë diell.
E unë, shtrirë me shpinën e ftohtë
Mbi gurin e mundimeve sifiztike
Pres, pres, pres, në kush e di se sa vite,
Pres.. të zbrazesh diku brenda meje..
 
 
 
 
 
 
 
MUZG’ I AKULLT
 
Shalli yt stalaktik i bardhë
Qafën e fildishtë ta ka rrethuar
Fytyra muzg i tejdukshëm
Rrëshket mbi mendime të ftohta,
Drithërimat ankthzgjuese që shpresën tashmë
Mbi atë copë akull të bardhë të shpresës
E nisin të udhëtoj rrezikshëm....
 
Hapësira është e shkurtër,
Si një makth rrotullues karruseli
Që nis nga zemra jote,
Nën flokët e verdhë ku mendimet gjëmojnë,
E si alge funddeti lëkunden nga dallgë të padukshme
Si plasaritjet e shpirtit tim dyshues përfundojnë
Rrethin e ankthit dantesk..
 
Sy të mprehtë shoh nën këtë muzg të akullt
Që shpojnë tejpërtej trupin tim të lodhur
Nga pritja e gjatë, e mundimshme,
E dashurisë së çuditshme kozmike..
Shalli yt një stalaktikë i bardhë
Qafën e fildishtë ta ka rrethuar...
 
 
 
 
 
 
M A S H T R I M I
 
O zot, jo rrallë, jo rrallë,
Mashtrojmë indet e vdekura të vetvetes,
Trazojmë besimin e etur të lirisë
Dhe mjerisht fitimtarët e zemerthyer
Rrënjët e kalbura mbjellin në tokën e ajërt
Të gabimit..
 
Dhe befas, befas zjarri i rremë shartohet aty..
Me dru të njomë flakët e pabesa nisen e rriten
Që veç tym nxjerrin e sytë na djegin barbarisht.
Lëngu i jetës thahet mjerueshëm
Nga vërshimi i instikteve të verbëra.
Kaq mjafton të jemi të kënaqur,
TË DY,
Nga Mashtrimi !!
 
 
 
 
 
 
KAM FRIKË, KAM FRIKË...
 
Në dashurinë time mijëra enigma gëlojnë,
Mijëra mendime enden trupit e trurit,
Shpërbërë ëmbëlsisht si fëshfërima lulesh,
Me hithëra dyshimi fshikëlluar rrihem ,
Varre ëndrrash shpërbërë nën sferën e errët
Të përtej jetës strukur.
 
Dhe krejt papritur një dëshirë e marrë
Më çmend, më vret, më tret
Brutalisht e tinës, në mendimet e tua të hyja,
Atje, mes fjalësh të pa thëna kurrë,
Mes botës ku guximi i brishtë
Si rrotë e dobët është thyer,
Atje ku endet më i thelli dyshim,
Atje ku furia e fjalëve stepet, meket. fiket.
 
Atje të shtrihesha vetëm një çast,
Pa le të ishte kazan që përvëlon genet,
Diell i ngrohtë a ekstazë shkumëzuese,
E ndjenja e keqe ndoshta zvarrë do kalonte
Kufirin e reales magjithyer
Me varénë e së vërtetës...
 
Kam frikë, kam frikë, kam frikë!
 
 
 
 
 
M A G M A
 
Drithërimë befasuese je, thelb’ i jetës,
Ekuatori i ngrohtë mesi yt biskonjë e hollë,
Pole të ngrira, shpesh, në sytë e tu mahnitës,
Akuj që treten në perëndim të flakës,
Τërmetet- klithma për më shumë lumturi,
Tsunamet-dallgë përmbytëse për dikë, e di..
 
Llavë zhurritëse që derdhet shpateve të trupit,
Flakë e hi shpërndan në zemërimin tënd
Pjesë prej dielli e hëne në gjirin tënd mbledhur,
Toka e gjithë e hapur për lirinë tunduese,
Kërthizë e paprerë pas meje lidhur,
Si grykat e vullkaneve me amësinë biblike.
 
Zjarr je, thelb i thelbit të ekzistencës,
Krijuese e lumturisë dhe hutimit,
Dhimbjet veç ishuj të harruar mbeten
Në detin e dashurisë tënde magmatike..
 
 
 
 
 
 
KUR MUNGON TI
 
Kur mungon ti,
Kapakët e buzëve thahen nga ajëri i thinjur,
I hidhur, si në një minierë qymyri, e
Sytë ulin qepallat e rënda,
Përtej viteve të ngrira.
 
Kur mungon ti,
Akacia mbi dritaren e dhomës sime të punës
Vyshket e gjitha, gjethe-e-lulerënë
E degët ngjajnë si këmbë të verdha
Ushtarësh kthyer nga Lufta e Gjirit
 
Kur mungon ti,
Drita ka vdekur në shpella trishtimi
E humnerash pa fund, e
Hëna e hedhur mbi pusin e qiellit
Coptuar shihet si monedha e asgjësë.
 
Kur mungon ti,
Skllavëria zbret në tokën e pluhurt
Të mendimeve barbare,
Me drithërima gjaku e mënçuri
Të fikur..
 
Kur mungon ti,
Heshtja perandorinë e vet krijon përdhunshëm,
Nëpër mijëra gërma – milingona
Që ngrijnë si ushtri e tharë
Në shkretëtirat e bardha
Të romaneve të papërfunduar.
 
Kur mungon ti,
Koha është vrarë diku në Luginën e Gjoksit!
 
 
 
 
 
P S H E R Ë T I M A
 
Ti thua se psherëtima ime
Shtatin ma zvogëlon përbindshëm,
Dhe bri teje kjo frymë-furtunë,
Uraganë zbret prej qiellit
Në tokën e varfër të mendimeve.
 
Ti thua se psherëtima ime,
Sekondëshe sa një mal,
Tret besimin te dashuria
Dhe qiejt i ngushton sa një gropë
Ku plehërat e fjalëve mund t’i flakim.
 
Ti thua se psherëtima ime,
Ikën e vjen në ditë të mjergullta,
E në kohëra të qelqta shteron
Besimin e lodhur të pamundësisë
Hakmarrëse..
Ndërkoha jonë e madhe
Male me dashuri dhe diell ka në mes,
Të kuq me stuhi heliumi
Rrëke vigane avujsh përvëlues,
Flakë e fjalë kozmike,
Dhe drithërima magjike ekzistence.
 
Ti thua se psherëtima ime
Shtatin ma zvogëlon përbindshëm,
Se një atom heliumi dergjet si insekt
I ngordhur tashmë
Në tokën e plehëruar të dashurisë sonë.
 
Njeriu diell jam e hija, sa një fije hije,
Pas më ndjek deri në shpërbërje..
 
 
 
 
 
 
HËNË E ZBEHTË
 
Për Hënën e zbehtë as te pragu i dritares
Nuk do të dilja për mëshirë..
Dhe cinizmin tënd bubullues,
Do ta shuaja vështrimin me duar.
Për Bethoven e shurdhimin e tij fatkeq
Do trishtohesha më pak,
Për një dashuri të tillë murg do pranoja
Të endesha manastireve gishtapërleshur,
Veç lirinë, lirinë e shpirtit mos ma kyç
Shpërfillur në burgun e harresës.
 
Sonata e Hënës pa shpirt do më ngjante,
Nëse ti, nis e ia thërrmon tingujt një nga një.
Pa hapësirën e turbullt të shpërbërjes,
Pa flokët e mjeshtrit shpupuritur si asgjë,
Unë nuk hesht...
 
Shpirtin tim të lirë pafre harbuar
Pa frymë e zjarr peng ma kërkon..
Sonata 1) do vdiste te pragu i hënës,
Te pluhuri i kuq i Hënës pa ujë, pa zë.
Unë nuk hesht..
 
Në dhomën time të ftohtë, plotë libra
Ti perden u hedh milingonave gërma,
Dhurata të pjellorisë e dashurisë,
Lopata dheu stivon mbi jetën time
Si një tog varri ku ende bar s’ka mbirë.
Nëse ti nis e i pastron retë nga qielli
E shëmton ashtu të pastër, pa trazim
Si një sferë të mërzitshme kaltërsie.
Ke vdekur edhe ti,..... shpirti im.
 
Për Hënën nuk do dilja as te pragu i derës,
Nëse i trazon rrezet e saj një për një,
Për Sonatën do qaja butë e dhimbshëm.
Nëse qiellit tim nuk i rikthen bubullimat,
Dëborën nuk ua hedh maleve përmbi shpinë,
E mendimin tim të çmendur
E lidh te hekurat e buzëqeshjes,
Ke humbur diamantin e mëkatit, njerinë.
 
Jo, për Hënën nuk do dilja as te pragu
I shurdhërisë së Bethovenit..
_________________
1) - Sonata e Henes e Bethovenit
 
 
 
 
 
 
 
E P A N J O H U R A
 
Drithërimë telefoni dhe një ankth femëror,
Njohja e parë një zë lutës, pa shpresë,
Një zë pa ngjyrë, pa frymë, pa vesë,
Një zë njerëzor, pa gojë, pa fytyrë,
Më fton nesër në një stacion memec,
Kërkon krahun tek une ta mbështetë...
 
Dhe... nuk e di, nuk e di, si të të quaj, për besë,
Ëndërr, apo thjeshtë një jetë që po vdes.
 
Nuk di se ç’zemër rreh atje, nuk e di..
A ka vërtet një brengë a dhëmbje për vetminë,
Apo thjeshtë një vlerë të rremë, një interes,
Një zë tinzar, një buzëqeshje manekinë,
Apo një fytyrë e ëmbël nën bukuri të zezë.
 
Vërtitem shpresash dhe pabesish për dreq..
Besoj në shpirtin - ikonë dhe dramën për një jetë,
Vrarë tragjikisht nën dhunën skëterrë,
Me emër viti... dymijë e njëmbëdhjetë.
 
Mezi pres të të njoh, fytyrë engjëlli, a dreq,
Ta shtoj jetën time, apo ta shkurtoj pa shpresë..
Për gëzimin a vuajtjen, zaret tashmë po i hedh,
Për një fytyrë të ëmbël a bukuri të zezë...
 
 
 
 
 
DIMËR I TRETUR
 
Përgjumshëm vitet janë rrjeshtuar,
Verbërisht zvarritur deri këtu,
Ku heshtja ëndrrat e pa shuara
Kish pllakosur..
Gur të rëndë koha pat vendosur,
Mbi indet e përgjakshme të dëshirave
Të pamundura.
 
Dhe ndrite ti..
Një zjarr që ndizet ngadalë, ngadalë,
Tej shpirtit, të errët, të ftohtë,
Ndjenjëdruruar,
Ngricat nisën të pikonin si stalaktite lotësh,
Endrrat të zgjohen si flakë zemre
Rrezet, tufa-tufa, të mrekullojnë
Shpresën.
 
Dhe ndrite ti...
Një plagë e mbyllur, befas dhëmbi,
Një derë e drynur kërciti trishtueshëm,
Një ditë lëngoi nga masa e gëzimit,
Një jetë u zgjat mbi dhomën e errët,
Një dimër u tret, i tëri, i tëri,
Gjysma tjetër je tashmë,
E së harruarës, jeta ime.....
 
 
 
 
 
 
M A S H T R I M I
 
Mashtrimi endet rrugëve i veshur
Me petkun e dhimbjes dhe ndjenjës.
Mashtrimi ka gojën e putanës dhe
Elokuencën e të dashuruarit Alcesti 1),
Sigurinë e keqberësit gojështhurur,
Mashtrimi fjalë e fytyrëbukur,
Greminat i shet si lëndina.,
Qiejt si zymtësi nëntoke..
 
Vjedhja nis e shpërbëhet nga goja më gojë,
Besimi thahet si bërthama e kungullit,
Nëse shpirtin kërkon të ma shesësh.
Të ma shfytyrosh shpirtin e ngrohtë,
Akullnajash zvarritur,
Mallikimet pak janë për të të gremisur
Shpërfilljen e gjakut të shprishur,
Urrejta është pak për të të fshirë
Nga qerthulli i të gjallëve,
Jeta ia vlen vetëm
Kur zhduk të keqen...
________________
1) Personazh i Molierit në komedinë "Mizantropi"
 
 
 
 
 
D R I T H Ë R I M A....
Ishujt e ankthit janë përmbytur tashmë,
Me drithërima mosbesimi.
Eshtrat, çvarrosur nga nënqielli i akullt,
Më thonë se shpirtërat janë veshur
Me delirin e çmendurisë
Dhe përgatiten për vallzimin e vuajtjes
Në Pub-in e xhelatinës, urinës, pabesisë,
Në strehën e të pastrehëve..
 
E gjithë mesnata përpëlitet
Përtej xhamave të zinj të dritares sime
Dritëverbuar nga shungullimat e qiellit,
Po aq të praruara prej vetëtimash
Sa bizhutë e zonjës Mashtrim.
 
Ishujt e shpresës janë përmbytur edhe ato
Nga ujënajat e nëndheut,
Varret janë çelur si gojë të urritura
Për të shfyrë mallkimet e përmbysura
Të figurinave prej kalciumi,
Mërguar atje prej shekujsh e ditësh.
 
Shpirtërat janë veshur me delirin
E rikthimit në humnerën e dikurshme
Të përbuzjes dhe mosarsyes,
Të humbjes së të Drejtave dhe Lirive Civile
Në errësinën poshtë qiellit,
Në Pub-in e xhelatinës, urinës, pabesisë,
Në strehën e të pastrehëve...
 
Xhamat drithërohen prej vetëtimash
Të pranuara si bizhutë e zonjës Mashtrim.!
Vallzojnë kalciumet e përbaltura
Në Pub-in e xhalatinës, urinës, shpërfilljes.
Nata humb kuptimin e errësirës..
 
 
 
 
 
 
DITË E NDRYSHKUR
 
Nëse je shpirt dhe ngjan i heshtur,
Mbromë nga zemërimi yt
I fshehur,
Mbromë nga alget litar-shtrënguar
Frymën mos ma mbaj lënduar,
Merrmë dhe psherëtimën
E fundit,
Lidhma pas zemrës
 
Nëse je det në prag stuhie,
Nëse nën zë gjëmon e rrënkon
Trete ngjyrën e mërzisë
Trete,
Në gjakun tim të turbulluar,
Merrmë dhe psherëtimën,
Lidhma pas zemrës
 
Në se dallgët mal i ngre drejt qiellit
Nëse zemërimin shfryn si perëndeshë
Vritëm në prag të diellit,
Vritëm pa mëshirë,
Në dritën e vetmisë.
Thithmë gjak’n e turbulluar
Merr dhe dhimbjen më të fundit
Lidhma pas zemrës, lidhur..
 
Nëse je veç një kënetë e tharë,
As ujë, as dallgë, as alge, as zhurmë
Merr dhe trokun e zemrës sime hua,
Në prag të vekjes je,
E ndryshkur krejt
Në prag të zhdukjes,
Në prag të pragut,
Zemra dhe fryma ime,
Nga ankthet janë çliruar,
E nuk të vlejnë më, nuk të vlejnë...
 
 
 
 
 
 
L O J A
 
Vendosur në dy dritare shpirti,
Një qiell na ndan, na ndan,
Stuhia më shumë se rreze dielli
Na lagin e lotët na shton,
Vetëtimat drithëruese
Vallzojnë makabër mbi shpirtërat tanë..
Ne lozim vetëtimash..
 
Drithërimë a lojë rrufeje
Një lojë përcëlluese,
Një lojë gjëmuese
Tejmatanë qiellit e tokës,
Tejmatanë zjarrit, ngulmuese,
Shkarkime harqesh të zjarrta
Si mbi karrige elektrike,
Ne lozim lojë vetëtimash.
 
Nga qielli në tokë zbresim
Me dëshpërimin e humbjes,
Në guvat e shpërfilljes mbesim,
Nën klithma karbonizuese përsëri
Lindim si kërthinjë e dhimbjes
Si shungullima bubulllimash.
E ne përsëri... lozim vetëtimash.
 
E pastaj, pastaj,
Mes zjarrit dhe klithmave,
Fëlliqësisë anatemuese
Për dashurinë tonë mahnitëse
Fshehim me lotë nën tokë
Humnera të errta psherëtimash,
Diçka nga qielli ynë i lartë fshehim
E prapë, prapë e prapë
Ne lozim vetëtimash..
 
 
 
 
 
 
 
 
 
P R I T J A
 
Vrundujt e gjetheve të thara Lanë varrin të shtyrë nga era ,
I pashë...
Vjeshta tundtte qiejt gri me shamitë e reve,
Si lamtumirë pa kuptim....
 
Te shkallët e muzeut të Asgjësë
Sekondat binin të kalbura, pa jetë,
Dielli i ftohtë më përqeshte paturpësisht,
Një pluhur i verdhë më verbonte,
Kur të prisja ty çmendurisht i shfytyruar.
 
Më shtynë e rashë përpara vetmisë,
Gërvishtjen e shpirtit nuk e ndjeva aq,
Dhimbja qe druruar, eshkë qe bërë..
Kashtë e trazuar me baltën e shpërfilljes,
Dhe plaga e fashuar gjithë gjak.,
Nisi të shfaqej mjerueshëm
Si mërzi dinjitoze, pa shkak..
 
Koha dhe unë kishim humbur njëri-tjetrin
Në humnerat e bardha të limiteve….
Minutat e ankthit trishtueshëm trokitën
Si kuajt ballbardhë mamuzet fantazëm
Në udhë të pluhurta pa traga,.. ulëritën.
 
Gjysmëora helmoi portat e shpirtit,
Vrasësit anonimë nxitonin të më merrnin frymen.
Me vuajtje fantazmash pakuptim.
 
Tashmë e dija. Askush nuk vinte tek unë;
Sepse zbrisja shkallë që nuk ekzistonin.
Pritja është një segment hapësire
Që nis nga Lindja dhe mbaron në...Vdekje !!
 
 
 
 
BURGOSJA E DIELLIT
 
Për kështjella majëkodrash kemi folur,
Për mure viganë mitikë,
Jemi mburur për luftra, fitore,
Për humbje që s’i njohëm kurrë..
Për zemrat e vrara, drithërimat,
Arsyen e kalbur, pushkatimet, hata
Për zvrarritjen e jetës baltosur,
Humor kemi bërë, shaka.
 
Për mijëra dashuri të shkatërrura,
Të thyera kristale dritëmekur
Për rrëmbime cubash mjeranë,
Për lule të shkelura flokëgrisur
Në shtëpitë publike matanë,
Nën hije përralla kemi stisur.
 
Gjakmarrjen rrethuar me mure tërbimi
Përrenj lotësh kemi fshehur gjithkund
Kemi heshtur supngitur diku në një rrugë
Për vitet e varrosura, të mjera atje
Po heshtim për diej që mbyllen në burg.
Po heshtim për vitet që ikin për ne..
 
Për kështjella majëkodrash po flasim,
Për humbje që nuk i njohëm kurrë..
 
 
 
 
 
H E S H T J A
 
Një gisht u zgjat mbi buzët e mia
Mbi buzët e mia nga puthjet gjak
Një gisht që më pengonte fjalët
Frymën, lumturinë ma ndalonte pa shkak..
 
Cepi i parajsës ngjethshëm po ikte
Mbi xhama avujsh puthjesh-plotë
Një stinë e mykur pa ngjyra vinte
Me diell të ngrirë e sytë lotë.
 
Më thoshte se ne do ndaheshin të qetë,
Ashtu, pa britma pasionesh kushedi
Nuk vdiste kurrë dashuria e vërtetë
Dikur, diku mund të takoheshim përsëri..
 
Habia e qetësisë që grisej kështu,
Prej derës së hekurt që duhej të hapja,
Mrekullinë e një dhome harruar diku...
Në periferi të dëshpërimit po mbartja
 
E thellë plaga e ndarjes po hapej
Tragjike njohja, dashuria, gjithçka,
Zemra qe lënduar sa mund të ndalte
Dhe vdekja të mbinte papritur,.. hata!.
 
Vështrimin e saj dritëhëne shihja
Përcjellës, e ndjekës, tragjik, sy-lotë
Më lutej të ikja, të ikja, të ikja
Në takim me vetminë time të ftohtë,
 
Dhe bosh-in e kobshëm me vete e mora
Me dritë të ndezur ike edhe ti
Një një cep të pluhurosur planeti...
U ndamë pa zë, në heshtje, gjithsesi..
 
 
 
 
K L I T H M A
 
Për një çast, për një sprovë, për një ankth.
Nga vetvetja ika i trishtuar.
Lëkurën e unit e zhvesha me dhimbje
Dhe tej, një hap,- jo më shumë, -
Nga frika qendrova ta shihja
Këtë qenie të boshatisur në hije.
 
Për vete mbajta rrënkimet, dyshimet,
Gëzimet dhe lotët mbi shpinë ngarkuar.
Dashuritë e venitura, zilinë
E botës për bukuritë e ndjera,
Pasurinë, ambicjet, kujtimet, lirinë
Egoizmin po mbillja në toka të mjera..
 
Matanë, po vdiste një qenie pa gjak,
Po vdiste lëkura e tharë prej lëngut,
Të zemrës dhe mendjes,
Po vdiste një pjellë e llahtarshme,
E askundit, si krim i fshehur prej pengut
Po tretej ngadalë i pandëshkuar,
Aq hapur pat jetuar, aq mjeruar.
 
Më ligështonte figurina që përthyhej
Të shëmbej përtokë, e pluhurt anonte
Ekzistenca banale më ngjante pa vlerë,
Dilema të ikja më tej a të qëndroja .
Në të përjetshmen strehë vijonte..
 
Befas, befas, befas, befas,
Një zë tronditës, llahtar më thërriste
Klithma prej varrit e nënës sime gulçonte
Të rihyja në lëkurën e boshatisur të vetvetes..
Kërkonte, kërkonte..kërkonte..!
 
 
 
 
 
D A S H U R I A
 
Ti thua se fjalët e tua të janë një shfaqje dashurie,
Unë besoj se, mbi të gjitha, jemi thjeshtë të sinqertë !
 
Dashuria, po të jetë vërtetë e tillë e na dhemb,
Është nga të paktat kohë të bukura me stuhi,
Shtrëngata që na lagin e na mbajnë ngrohtë,
Sëmundje që nuk na shtrin në shtrat.
Dhimbje zemre që shpesh ka nevojë për vetmi!


Mittwoch, 22. Juni 2011

Cikël poetik nga Biser Mehmeti


FERR MBI DHE

Nuk mund ta shpëtoj vetveten
nga ky ferr mbi dhe

në mëshirë të djallit
me fatkeqësinë në sy

kobi bën roje ditë e natë
më vështron me pushkë në duar

jeta pezull në horizont
varri i hapur më pret

vdekja më shpejt se era
më kërkon nëpër hapësirë

bishat me gojë të hapur
nuk ngopen me gjakun tim

 
 
 
 
KORBAT HAJNË GJELBRIMIN

korbat po e hajnë gjelbrimin
që të mos vjen pranvera

të vdekurit i nxjerrin nga varret
dhe ua vërbojnë sytë

në mëngjes e sjellin ferrin
që vdekja ta humb rrugën

fëmijët vdesin nga acari
së bashku me ëndrrat e kalbura

 
 
 
 
DIELLI NË MËRGIM

Dielli në mërgim u tret
nata lakuriq zgërdhihet
lumin e derdh fytyrës

mbi pullazin që fle
shtriga kreh flokët
në pasqyrën e thyer

vatra me shtatë plagë
ndërron lëkurën e tretë
po kurrë nuk vajton

ferrat mbijnë në sy
foshnjet harrojhnë të rriten

bashkë jemi e s'mund të shihemi
në rrugën për në ferr
që fshihet prapa errësirës

 
 
 
 
 
JETËN E VARI NË GOZHDË

Në çdo mbrëmje
Jetën e vari në gozhdë

Korbat krrokasin pa pra
Mbi fytyrën time

I vdekur pres kalorësit
Të më shpiejnë në ferr

Me zogjtë e ngordhur
Braktisi folenë e vjetër

Qentë endacak më ndjekin
Duke hëngër gjurmët tona

Harrojmë të jetojmë
Në një kohë të dhunuar

 
 
 
 
 
RRUGËT PLOT GJURMË DJALLI
Rrugët plot gjurmë djalli
mbjellin vdekjen e paralajmëruar
në natën pa mëngjes

Koha rrëshqet nëpër qepalla
ku një korb i ngordhur
këngën e përmortshme këndon

varrtarët vdesin duke hapur varre
nëpër rrugët e braktisura
derisa vetë mbesin mbi dhe

me shekuj presim diellin
të lindë përtej shtatë bjeshkëve
atje ku dielli e ka folenë

foshnjet s'guxojnë të rriten
kur e shohin varrin e hapur
që i pret me krah të thyer

(14.03.1999)

Dienstag, 21. Juni 2011

Cikël poetik nga Kujtim Stojku



PASI NA BUZQESHI FITORIA

 
Pas betejave të përflakura nga gjaku
Më së fundi fitorja na buzqeshi
Me mall t’pashuar u kthyem tek pragu
Atëherë fjetëm se krisma e pushkës heshti.
 
Por betejat tona shekullore
N’gjokset tona akoma i kemi t’gjalla
Prandaj pas gëzimit t’madh t’ fitores
S’mund të flejm’ gjumë si në përralla.
 
Por pa pritur si Bruti dikur
Pa ju dridhur asnjë qerpik
Karla Del Ponte na nguli
Pas shpine si Cezarit një thikë.
 
Por ne jemi liridashës vrarë kënd s’kemi
Ne siç e dini kemi shijet tona si popull
Dhe si popull pas lirisë si t’marrë vemi.
 
Ne t’shtrenjtë kemi mikun, fjalën e besës
Që është e vjetër sa shkëmbinjtë e sertë
Jemi krenar se vetëm malet tona
Thikën pas shpine na kanë ngulur përherë.
 
Prandaj qetësohuni gjithçka shiheni me gjakftohtësi
Se për t’na mbajtur të coptuar gjithmonë për besë
Pas shpine përsëri do t’na godasin me pabesi
Por t’jemi gjithjë syhapur lojrave të tilla mos bini pre…


 
 
 
EJA
 
Eja me këngë në gojë e buzë në gaz
Eja më puth me buzët që të digjen zjarr
Eja si laureshë të t’puth me mall
Të ta shoh dritën e syrit që t’flakëron flakë
T’bashkojmë zemrat dhe shpirtin,t’jemi t’pandarë.
Ja pak ngapak rrugën e kemi marrë
N’atë banesën e errët ku krimbat do t’na hanë
Që ka një emër t’llahatarshëm –varr
Dhe ku n’pluhur do t’kthehemi era ka për t’na shpërndarë…


 
 
 
 
 
 
KËRKOJ
 
Gjithhmonë endem n’mes rrugësh t’njohura e t’pa njohura
Ku asnjë tabelë stë tregon çfar rruge do të marrësh
Mundohem të ndaj nga njëra tjetra rrezet e dritës
E bashkë me ta ta ndriçoj terrin ti bëj ballë frikës.
 
Pastaj bredh brigjeve t’lumenjëve duke dëgjuar ushtimën
E ujit që rrjedh me furi i kulluar qelibar
Vështroj me kujdes algat që lumi ka nxjerrë n’breg
Mjegullën që vjen grykave e si qen pas më ndjek.
 
Ja endem kështu çdo gjë duke vështruar
Çdo gjë në natyrë është vënë me rregull n’vendin e vet
Ndërsa ti në udhëkryq çorientohesh e rrugën se gjen
Shkel përmbi gjethet që era me ta rrugën ka shtruar
Më duket se jam në autobus dhe n’stacion kam ndaluar.
 
Ja dhe vija e ujit q’ barin e njomë vadit nëpër livadhe
Në pyll dëgjohet një krismë për gjah dikush do t’jetë
Mund të ketë vrarë ndonjë kunadhe,lepur a qelbës me erë.
Si një ëndërr e keqe gjith makth,gjumi n’mes natës të del
Si qokthi natës që këndon nëpër terr
Dashnorëve rrebelë nata u hedh një vel
Ja unë endem pa pushim pa ndalur askund
Shikoj gjurmët e rrufesë që ka lënë mbi një dru…
 
 
 

 
AMANET
 
Nëse shpirtin jua kam plasur me vargjet e mia
Dhe ju kam bërë shumë t’ndjeni pikëllim
Pastaj keni heshtur ju ka pëlqyer vetmia
Nën qepallat tuaja ndrisin sytë, nanuris një ëndrrim.
 
Dhe fjalët që kam thënë n’trup t’kan shaktuar t’dridhura
Për një çast sytë e tu akull kallkan kanë ngrirë
Prej shpirtit dalin dhe nisen drejt qiellit t’bërtiturat
Unë jam brenda tyre në dyzen e vë sharkinë.
 
Dhe nëse do t’qeshësh me ironi për këto vargje
Nga e vërteta e hidhur do t’rrudhësh turinjtë
Kur frymën të kem dhënë të lë amanet hajde
T’më dëgjosh kur t’më qajnë me ligje
Shih shpirtin tim si pëllumb t’fluturoj’ n’hapsirë…
 
 
 
 
 
URA
 
Atje n’mes malesh të lartë me shkëmbinj t’përhimtë
Rridhte vrullshëm zalli,ujë bjeshkësh qelibar
Urën e vjetër prej teli sjell ndërmend
Zalli pa pushim rend dhe vetëm rend.
 
Sa herë mbi urë lëkundeshim si mbi të detit valë
Mendja na merrej duke parë zallin t’rrjedh’ m’ rrëmbim
Shihja si notonin nëpër të peshqit e artë
Nëpër ujin e kaltër lodronin me gëzim.
 
Vështrimi na tretej mbi shkulmat e tij të bardhë
Uji rrjedh vazhdimisht së bashku me vitet
Cingëron nga lëkundjet ura prej teli
Vitet si uji ikin, telat e urës vetëm ndryshken.
 
Jeta rrjedh ngadalë plot hare dhe brenga
Netët ikin larg orët zënë ndryshk
Ura e telit tundet,uji vazhdon të rrjedhë
Gurët janë me myshk koha rend dhe vetëm rend.
 
Flokët na janë zbardh’ n’mes rrugëve ndër vite
Ura e telit mbi zall tundet dhe lëkundet
Zalli poshtë urës rend dhe vetëm rend
Ditët ikin,zalli rrjedh e s’kthehen në t’njëjtin vend…
 
 
 
 

 
FLUTURIM SI SKIFTERI
 
Ngandonjëherë zemrimi ta thyen zërin në copa kristali
Dhe po të heshtësh zemra të pikon gjak
Poeti është si dreri i plagosur
Ndjehet fajtor po nuk e shprehu mendimin n’varg.
 
Ai endet vetmitar duke i folur ndërgjegjes
N’fund thotë fjalën vendimtare duke qëndruar si burrë
E thotë fjalën edhe për puthjen nën dritën e neonit
Tinguj t’magjishëm burojnë nga shpirti si gurrë.
 
Pastaj me anijet liburne çanë valët e deteve
Duke kënduar në kuvertë si mjellmë
Gëzohet kur lindin t’praruarat t’diellit rreze
Kujtimet bredhin e bredhin të qetë se lënë.
 
Shpesh ecën i menduar duke folur me vteveten
Shpesh fjala që thotë tund si tërmet malet
Fjala është e mprehtë prêt krena kuçedre
Pastaj fluturon si skifteri e n’maj shkrepash ndalet…
 
 
 

 
 
LULET E GJAKUT
 
Dhe ja tani plot gaz erdhi pranvera
Lulet shumëngjyrshe kanë çelur në çdo vend
Por lulet me të bukura janë trëndafilat
Erë të këndshme lëshojnë anekënd
 
Në çdo vend këto lule ku kanë mbirë
T’bukura të ndritshme gjith shëndet
Me gjak dëshmorësh kjo tokë i ka vaditur
Prandaj nga lulet erë t’këndëshme ndjejm ne.
 
Bashkë me trëndafilat buzqeshin dhe manushaqet
Me ngjyrën e bukur për ta pas’ merak
Luledelet kanë çlur plot nëpër livadhe
Ja, atje më tej plot hijeshi zbardhon një zambak.
 
I sodis me endje lulet se t’ gjitha të bukura janë
Këta janë lulet e gjakut petalet i hapin sakaq
Bletët mbi ta me kënaqësi ulen
Menjëherë fillojn të thithin të ëmblin nektar.
 
T’gjitha këto lule që kanë mbirë nga kjo tokë
Ku n’gjirin e saj’ mban heronjtë e lirisë
T’gjitha i shkelën, u dhënuan, por asnjëra s’uli kokë
Por t’gjitha u ringjallën shëndrijn’ gjith’ ngadhnjim…
 
 
 
 
 
 
MISTER
 
Dallgët e detit çuditërisht herë ngrihen herë ulen
Përpëliten si në ethe me temperature të lartë
Pastaj gjumi i zë mbshtjellë n’çarçafë t’bardhë
Dielli dhe qielli ndjejnë rënkimën e dallgëve t’mëdha.
Pastaj mbi të duken retë,ballin ja fërkojn me ledhatim
Temperatura ulet dhe ai të buzqesh lehtë
Pak më parë ushtonin dallgët mizore
Dhe pas kësaj rri dhe pushon i qetë.
 
Bregu guximtar prêt dallgët e tij
T’ cilat me uri sulmojnë ndaj tokës
Dhe kur era fryn me tërbimin e saj të zi
Shkumën e bardhë si kompresa ja vë kokës.
 
Po kështu dhe qenia jon’ n’brendësi tollovitet
Si dallgët e detit mbështillet me shkumën e bardh’
Pastaj dalëngadalë vjen dhe qetësohet
Bëhet e kthjellët si deti pa vale.
 
Mister është vargu për t’zbuluar dramat njerzore
Sa here turbullohesh e kthjellohesh në shpirt
Si skllota e dëborës paturpësisht të pështyn në fytyrë
Duke sjellë ditët plot ngricë dhe acar…
 
 
 

 
 
FYELLI
 
E dua melodinë e magjepsur të fyellit
Kur e dëgjoja duke i rënë ulur nën hije
Zëri i magjishëm ushtonte në mes pyllit
Dhe zanat e malit përrreth i mblidhte.
 
Kur valë valë përhapeshin k’to tinguj gazmor
Dhe era i përhapte lehtë lehtë
Ndalej drenusha dëgjonte tingujt melodioz
Tingujt e magjishëm ngjiteshin deri n’re.
 
Kur fyelltari pushonte i lutesha t’më tregonte
Se si i bie kaq bukur mor aman
Çjan’ këta tingij që gjakun t’ndezin,ëmbël t’dehin
Dhe ti kaq bukur i bie sa me lot e qan.
 
Po ja m’thoshte fyelltari,kjo melodi është mall e brengë
Këtu janë gurrat krojet, zalli, këtu buçasin rrufetë
Këtu i kemi të gjitha stinët, malet me dëborë vjeshtë e behar
Ky u këndon të gjitha luleve, lëndinave plot me bar.
 
Por po ta dëgjosh me kujdes ai s’këndon veç gëzime
Ai vërtetë shpirtin ta ndez me këngë dhe vajtime
Dhe këto vaje prej tij dalin si ujëvarë
Prandaj të dridhet shtati e shpirti t’gufon dallgë dallgë.
 
 
 
 
 

 
BOTË E PA SHPIRT
 
Në shpirt jam i dhembshur gjith' njerzit i dua
Me botën time të pa matë shpirtrore
Por t’këqiat e njerzëve pa pushim m’kan fshikulluar
Reflektim i kësaj bote të pa shpirt njerzore.
 
Sa herë pranvera vesh vendin me blerim
Dhe kënga e zoqve ushton kudo me hare
Kësaj stine t’bukur si gëzohesh dot me gëzim
Bukuri e rrejshme që shpirtin helm ma le.
 
Të ikja diku larg n’hapsirë, n’Hënë apo Mars
Larg nga kjo botë e shpërfytyruar krejt
Nga kjo botë e pshtirë zemra seç më plas
Njerzia është bërë gjithnjë e për dreq.
 
Kështu në shpirt grumbullohet i madhi zemrim
Ku pak nga pak t’helmon shpirtin e shkretë
Botë e flamosur që dhëmbët më kërcasin
Egërsisht nga pikëllimi na rrjedhin lot t' nxehtë.
 
Kjo jetë kalimtare n’mes kësaj bote të neveritur
Ku t’shpon pa pushim me gjemba ferra e driza
Jetën e shkurtur më shumë ma ke shpifur
I drobitur fle n’mbrëmbje me ankth më gdhin dita...
 
 
 
 
 
 
TINGUJ QË BUROJNË NGA SHPIRTI
 
Ooh, ç’janë këta tinguj që gjëmojnë
Dhe anë për anë i shpërndan era
Si dallgët e detit ato ushtojnë
Jan’tinguj shpirti ku gjallëron jeta.
 
K’ta tinguj janë plumba t’nxehtë
Zëri yt bubëllimë,krismë rrufeje
Çdo tradhëtar’ përshkon si shigjetë
Shkulma gjaku, flamur ngrit’n’ fitore beteje.
 
Bjeri or mik pa ndarë sharkisë
M’vjen keq ë s’të shoqëroj dot, por t’ dëgjoj
Këndoju me shpirt heronjëve të lirisë
Bjeri mik sharkisë, beteja me krisma erë barot.
 
Nuk e di çdo të bëhet pas vdekjes tënde
Ndoshta ky instrument n’muzeum do t’përfundojë
Ju jeni shkrirë të dy si aorta e një zemre
Dhe në muze kjo këngë trimash do të këndojë.
 
N’mes telave të saj më duket se shoh fytyrën time
Halle dhe brenga shumë që i mban vetëm deti
Shoh lotët që pa pushim grryejn’ zemrën time
Lotët dhe gjakun e i piu toka por ngjyra e kuqe mbeti.
 
E shikoj këtë instrument pa jetë ku ti i jep shpirt
Ku nëpër telat e saj shohë lotët e gjith’ botës
Bashkë me ta edhe unë dhëmbje kam ndi
Këngë,vaj e mall, çurg po më shkojnë lotët.
 
Brezat e ardhshëm që pas nesh do të vijnë
Ndoshta do të pyesin për këtë relike të vjetër
Prej saj do të pikojnë djersë prapë ka me jehu
Këngët e trimave, këngë t’përvajshme do t’shkreptijnë
Sytë e tu….
 
 
 
 
 
 
LAKURIQ
 
Zhvishi rrobat e tua dhe rri vetë lakuriq
Gati t’hidhesh në lumë për t’kaluar në anën tjetër
Rrobat do t’mbeten në këtë breg hiç mos u mërzit
E nesërmja përpara të prêt pa zhelen e vjetër.
 
E nesërmja do të shkëlqejë nga dielli flakërues
Krenar dhe plot dritë lind ai në agim
Sytë e tu si dielli janë zhibrues
Flakën përzhitëse mban në duar me guxim…
 
 
 

 
NË KËTO NET…


Në këto net të ftohta ngjyrë plumbi
Ushtojnë nga mjaullimat e maceve
Qentë lehin duke ëndrruar pa pushim
Ëndrrat mahi prishin qetësinë e kësaj nate.
Qentë bredhin gjithë natën
Flejnë n’kazan t’plehrave, n’trotuare
Macet pa pushim mjaullijnë mbi çati
N’sytë e tyre flakërijn’ drita flake.
Nata ndryshon ngjyrë me shtëpitë dhe pallatet
Hallet dhe brengat çatiat ka përkulë
Mengjezi vjen nën kërcimet e nuselalve
Duke u futur n’vrimat e tyre vallen çonë deri n’fund….
 
 
 
 
 
 
 
UNI IM
 
Uni im është individual me temperament njerzor
Ai si çdo qenie është rritur në kushte të caktuara
Unë ju jap ç’të mundem nga vetja ime
Ju jap si shpërblim ditë festash dhe lindjeje
Jua jap në çdo kohë dhe mendoj se e keni merituar.
Ju kam dhënë atë që mendoj se është tek unë
Atë që ekziston në thellësi të shpirtit tim
Ju kam dhënë pulsin tim që buron nga t’rrahurat e zemrës
Krenarinë e maleve tona kreshnike
Që nga maja e lartë e korabit
Dhe deri tek maja e lartë e Jezercës.
Jam munduar t’ju jap atë që nuk e rrok syri
T’ju jap zërin tim pa jehonë
Që të shihni dhe të ndjeni atë t’padukshmen
Sepse çdo qenie që jeton mbi tokë
E percepton jetën me të gjitha shqisat e saj
Ashtu si unë ndeshet në beteja të pa dukshme
Punon,lufton dhe krenohet me fitoret e tij
Ai hesht, nuk dërdëllit si unë, s’bëhet i mërzitshëm njeri.
 
Ne ishim hiç, erdhëm n’egzistencë, e prap do t’kthehemi n’hiç
Por në krahasim me ju unë kam vetëm një ndryshim
Nëse ju ndjeni dhëmbje trupore, unë ndjej dhëmbje në shpirt.
Kur mua më zënë të qarat mos besoni, bota e jashtme m’gënjen
Kur qesh vetëm me buzë brenda jam zeher
Për çdo mëkat që bëj nuk skuqem por rri gjithnjë i zbehtë
Plogështitë e përjargura hiç nuk i mbështes
Dhe kur nga hidhërimet të vuan zemra
Qëndro si shkëmb dhe hiç mos u përmend.
Të gjitha këto tronditje shpirtërore të brendshme
Mundohu ti mposhtësh dhe hiç për ta mos çaj kokën
Sepse bota jonë është e madhe por shpirti është i vogël
Ku e mira dhe liga n’këtë planet jetojnë sëbashku
Dhe pikërisht mbi këto terre pa dritë ku jeton e liga
Ku është motër e urrejtjes e shpirtin ta hanë nga pak
Dhe sikur të kishte dashur plas nga helmi i gjarpërit farmak.
 
Pra unë u mundova ta ndriçoj errësirën
Nga thellësitë e shpirtit jus jell këtë mesazh
Nëse këto vargje janë të mërzitshme mos u tërhiqni
Por i rilexoni se n’fund diçka keni për të marrë.
Unë kështu me mendimin tim brodha gjithësinë
Syri i së brendshmes sime shpesh më gënjeu
Ju shita si skllav përgjithmonë lakmisë
Shpesh rebelohem por sjam Prometeu...
 
 
 
 
 
 
PËRDREDHJET E BUSHTRËS
 
Tash mjegulla është larguar ja lë vendin dritës
Konturet,ngjyrat e qytetit bëhen më të dukshme
vështrimet depërtojnë thellë,si yje ndrisin errësirën
përdredhjet e bushtrës s’na bëjnë përshtypje se jan t’paturpshme.
Mes përmes kryeqytetit hiç si skuqet fytyra
N’mes reklamave shumëngjyrshe gjith’ shkëlqim
E sot duke harbuar si lavire mbretëron e liga
T’pangopur nga gjirizet e përfitimit gjith lakmi
Duke harbuar pa fre krimi në ty sisë pijka.
Duke bredhur bregut detit fytyra gjith gaz t’ndrit
N’mbrëmbje n’hotele luksoze fle me nje bandit
Si tymi i plehrave që digjen ne na mbulon gënjeshtra
Pa nder dhe turp me t’madhen hipokrizi t’thellë
Lidhur me mjra hallka interesash fjalën e dhën’ shkel varg
Përmes gjirizve që derdhen rrugëve t’qytetit hypën n’pushtet
Përdridhi vithet bushtër përdridhi që t’ngjitesh sa më lart.
Kur leh duke ecur pas t’mblidhen një tufë zagarë
Drejtësia kurvëron me ty flen mbi gjinjët e tua
Tempull i fëlliqur i krimit me vello t’zezë mbuluar
Bredh pa pushim n’çdo vend natën rri zbuluar.
 
O pamje mashtruese boshe veshur me madhështi
Fole kriminelësh veshur pas rrobes pushtetit
T’kremteve fetare i sheh luten n’kishë e t’falen n’xhami
Zhytur në mëkate su tremben as flakëve të ferrit.
Pasatj i drejtohen trimërisë shtegtare nëpër shekuj
Kalatë e lashta dhe reliket n’muze vetëm heshtin
E ti pa tu skuqur faqja thua tjetër rrugë ke ndjekur
Si bushtër bishtpërdredhur se ke për gjë çdo betim t’shkelësh.
 
Edhe t’vdekurit nëpër varreza nuk po i lë të qetë
I rinxjerr nga varri dhe i rivarros sa herë të duhen pare
Stërgjyshërve,gjyshërve që dje ishin heronj s’flasin fare
Bën me ta ç’të duash një grumbull eshtrash perzjerë me dhe ka mbet.
Legjenda e Konstadinit sa vjen dhe po zbehet
Po tranden nga themelet tremben legjendat e lashta
Dhe ti gjithmonë endesh dhe vetëm endesh
Ndyrsitë të shkëlqejnë mbi veshjet e mëndafshta.
E ne përkulim n’tokë gjunjët lutjet tona çajnë qiellin
Q’ti ndihmosh o Zot për gënjeshtrat,krimin, na kan’ poshtruar
Se djalli i ka yshtur me t’keqen prandaj kështu ulërasin
Si metastaza t’kancerit pa shpëtim na kan kapluar.
E pastaj dhimbjet e tmerrshme na i lajnë lotët
Duke u rezistuar qëndrimeve arrogante e mendjemadhe
Nga t’therurat e përditshme trupi shpesh t’bëhet shoshë
E ti e mashtruar shpreson se liria mbrojtje tek ligji ka…