Donnerstag, 9. Juni 2011

CIKEL ME POEZI NGA MiMOZA REXHVELAJ

Borxhlie

 Borxhlie gjithë jetën.
prehrit që rrita shtatin
Duarve të rrudhosura,
për të cilat malli më ka verbuar.
Jam gozhdë në shpirt ngujuar...

Si zog i arratisur nga foleja
me brengën e mallit kurorë
shtegëtare në vende te largëta
mes mjegullës përplas flatrat...

Lartësohem e luaj me retë
qellin me duar prek...
Me krahët e mi formoj ylberin,
Botën e njomë, lotët më bien rrëke....

Borxhin e papaguar në zemër peshon
e lidhur me hallkën e gjakut që rrjedh
vij....e kokën mbështes në prehërin tënd
ninullën e jetës kendoma...
O e shtrenjta nënë !!



Gjuetar shtrigash

Lulet e kumbulles
kane kohe qe fluturojne
te shkujdesura...

Fluturat e bukura
balcamosur
skulptura te gjalla ne rreshir...

Gjuetar shtrigash....
bredhe gjurmeve te bardha
pa kuptuar se...
nuk mund te ngjizet dite-nata...


Buzëqeshja e tokës

Buzë të lyera me lulëkuqe të përgjakura...
Lule të kuqe mbi buzëqershi...
GOZHDUAR .
Buzëqeshja e tokës...
ëndërr ne udhëkryq...
HARRUAR.


Te dua ne pafundesi...
Diell i ren pingul mbi koke...
kam ftohte...
Sy qe depertojne mes mira syshe...
te gjejne pertej heshtjes..
Ku struket vetmia....
braktise...
Te dua ne pafundesi...

S,vlej në botën tuaj...



Errësir që të përpin...

Vec tatuazhet e mureve shëmbëllejnë.
Muzik pot ritëm
ekzotik...
Kërcejnë si të cmëndur...
Hijet dhe tymi i cigares...
shishet e alkolit avullojnë
të eksituar...
Hej..bebi....coje me fund!
Kush jam unë këtu...
mes jush??
Një statujë mishi
ardhur rastësisht...
që më pëlqen të vuaj...
Të feskoj hijen fosforente..
e zgjoj...
ëndrrat e bukura të aventurës?
JO! JO!
Jam flluckë sapuni
të laj mëkatin e paprekur...
S'NDIHEM MIRE...
më meket fryma...
tek shikoj cmëndurinë
e botes reale.
E VETMUAR
qëndroj...
C,vlej unë ketu ?
se kuptoj.
Do t,ia mbath
të arratisem nga kjo botë...
IKA...
Mos më ndiqni pas...
Një tjeter bote i përkas...


Te rinje ne dashuri

Lindem e rilindem
mes filizash njomshtak
pime qumesht dallendysheje.
Flakem si letra te pashkruara
dashuri ne sokak.

Po Çerdhen tone
e ngritem me sakrifica...
dashuria jone shtegetare
zuri vend ne hapsire.

Dhe stina e re...
trokiti me plasje sythesh
lastare qe celi plot drite,
e dy lule cukisin ne jete...

Natyra...
mbushet me lakmi
kur dashuria pin freski...
dhe stina e vjeter
zilia e bren
nga shija e fishkur...

Gazi ngryset
ne skutat e rrudhave.
Por shpirti
kerkon pasion serisht...

Ne vjesht bien petalet
Ne pranver celin sythe te rinje.


...kerkoje tek vetja zhgenjimin e qiellit...

E zeza ne sy...
Ma lodhi shikimin...
Drit qe humbet...
nga fjala ne buzet e diellit
E then mes shiute...
qe shpon shpirtin....
E zhuritur...
Per te mos rilindur
me ajo ndjenje...

Kerkoje tek vetja zhgenjimin e qiellit...

...Nje re e vetme s,ben stuhi
s,permbytet toka nga syte ne shi...


Ndjej neveri

Si hije kacavarur,
shpirt i copezuar
n,gjizje te neverise.

Fjale hidhnake
vjell te ziun ,
Mallkim.
Dhembet mbjellin
URREJTJE....
Mashtrimi nuk fsheh mister.
Binjakezuar me nje fryme.

O gjarper i zi
Por ti s,ke dinjitet
Shperndan helm e vrer
zvarranik je
dykembesh pa vlere.
S,kam frike nga ti
as dashuri

Ndjej vec.....
NEVERI.
 
 
 
Ka lindur ne Fier e rritur ne Malesin e Madhe.
Ka studjuar per Gjuhe-Letersi, me profesion mesuse, aktualisht punoj si drejtoresh shkolle.
Vazhdoj studimet master ne Universitetin e Shkodres. Kam botuar tre libra me poezi perkatsisht:

Titulli: Dashuri,ti je mekati im
Autori:Mimoza Rexhvelaj
Redaktor: Flora Dervishi
Kopertina:Mimoza Ahmeti
Botim i shtepis Botuese"Marin Barleti" 2002

TITULLI: "Fshima lotin"
Autori: Mimoza Rexhvelaj
Redaktor: Fatime Kulli
Kopertina:Anisa Jahja

Shtypur ne shtypshkonjen "SHTJEFNI" 2004

TITULLI: "Jepi fjales kohe"
Autori: Mimoza Rexhvelaj
Kopertina: Meritan Spahija
Kujdesi grafik: studio "Vizion"
Redaktor:Aferdita Kraja
Shtepija botuese:"Camaj-Pipaj" 2006

Adhuroj poezin,eshte jeta ime,fryma,shpirti,shkruaj qe ne moshe te vogel.
Kjo jam une as me pak e as me shume here fllucke sapuni..here lume...              


Përgatiti: Kujtim Stojku

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen