Mittwoch, 15. Juni 2011

Cikël poetik nga Genc Kastrati



FOL


Fol,
Pse s'flet kur jemi bashke
Ti e di qe malet flasin me drunjet
Lulet me petalet
Fushat me gjelberimet
E ti s'flet sikur goja tu muarr
Pandehi qe flet por s'degjohesh
Vetem zeri s'te bucet per veshet e mi
Zera internal te vershojne
Kembanat e zemres biejn per puthjet
Per ledhatimet,per ferkime eshtrash,
Zbuloj dic te brendshme ne ty
Te padukshme dhe aq misterioze
Projektin e shpirtit qe dashuron
Gjersa me duart e tua me shtrengon,
Fol,mendoj qe erdhi koha
Per ti thyer muret e heshtjes
Te lindin mes nesh edhe melodi zerash
Te dashuruar edhe nga botekuptime fjalesh.





KUR TI BUZEQESH


Kur ti buzeqeshe nga hareja
Me miresjellje me fton ne gezimin tend
Dhe posa shoh pragun e lumturise
Verbohem nga vijat e fytyres sate
Sikur lumi ka gedhendur shtratin tim
Qendisur ne pamjen tende
Dita tretet ne buzeqeshjet e tua
Rrezet te pushojne ne mollezat e faqeve
Buzeve te tua mblidhet harku i henes
Dhe si nje oaze fytyra jote eshte plot jete
Do doja te jetoja vetem ne buzeqeshjet e tua
Te shtrihem nga syte gjer tek goja jote
Faqeve te tua te endem si klandesin dashurie
Me vetuallat e tua te mbulohem si me fije bari
Do doja te me mbash ne buzeqeshjen tende
Te jetoj si nje statuje e ngrire dashurie
Vetem aty do qendroja kurre pa u merzitur
Asnjehere s'do ngopesha duke u ushqyer
Me magjine e mozaikut te buzeqeshjes sate.





DASHURIA IME


Ti je dashuria ime e bukur
Pagjumesia e neteve te vjedhura
Lume i shterrur ne puthje te lageshta
Qe vjen e iken si nje rreze drite e horizontit
Si ere para ndalesh dhe godet pameshire
Per mallin e zemres shendrrohesh ne flake
Shtegtone lirshem permes ndjenjes sime
Si pushtuese pa fron e kenaqesise
Per ty fluturaket ngrihen ne valle fluturimesh
Hapesires ne pershendetje dashurie i falen
Ti ulesh dhe pushon e dashuruar ne preherin tim
Ku rritesh e zgjerohesh si rrenjet e pemes
Per kraherore te gjere je lule e mbeshtjelle
Me floket si petale qe te zdirgjen trupit
Ne ty perendon dhe lind prape dashuria
Cdo here nga ti nje copez dielli dashuron
E mbire je nga kembet e bleruar gjer tek floket
Frutet e dashurise ne ty nuk kan te sosur
Je burimi dhe ushqimi i pashterrur i puthjes
Qe korresh e mbillesh ne cdo stine.





VERSHIM


Isha nje bote ne vete
U rezistoja stuhive te kohes
Kalitur ne fortunat e jetes
Ecja mbi ndryshkun e viteve
Se dija qe do me pushtonte
Flaka e zjarrit te ndezur
Buzeqeshja ende pa e shijuar
Sulmin e zemres qe pergatitej
Te shfaqej papritmas
I zinja muzgjet zgjuar
Lartesite i kaloja me eren
Ende nuk e hetoja tronditjen
Qe do me falje ti
Si ne dasma cdo gje ishte gati
Per suprizen e fatit
Kur u shfaqe si nje shperthim nga horizonti
Ti arrite nga askund
Dhe u hape cdo kund
Tere trupit tim
Tere mendjes sime
Vershove tere qenjen.





MA VODHE NATEN


Ma vodhe naten e vone
Me prezencen tende
Kur me mbulove si erresira
E dashuruar ne naten
I vodhe tingujt e mbremjes
Me ferfellimen e gjetheve
Gjersa puthjet e tua
Rriteshin ne melodi shpirti
U zhvishe si bustet
Qe dashurojne heshtur
Tek me shtrengoje frikshem
Prane deshmitarve te pagoje
Ma vodhe edhe zerin
Me kembanen e zemres
Qe per ty rrihte si tel kitareje
Me ritmin e pershpejtuar
S'na u hoc meraku i muzgut
Per te pare driten bashk
Tek vinte nga shtegu i larget
Mbi boten e pergjumur.





ME FAL


Desha ta kujtoj te kaluaren
Te qmallem me te
Apo te lahem ne lote
Ndoshta ta shoqeroj
Me nje buzeqeshje te thyer
Dhe nga cudia e saj
Me vjen ne kujtes ti
E tani kur ne memoaret e mia
Shfletoj faqet e saja nje nga nja
Kuptoj qe ishim bashke
Ne nje rruge
Ne nje udhetim
Ne nje kohe
Dhe pyes te kaluaren
Pse ajo qenka vetem si nje hije
E mbeshtjellur ne togun e saj
Vetem me vetveten
Dhe ne na leka jashte pas nje kohe
Si te abortuarit jetim
Kuptoj qe jeta paska gjera misterioze
Shume pyetje mbetkan pa pergjigjje
Duke lene vetem syte e perlotur
Premisava te shuara
Ku une dhe ti nje kohe shtegtonim
Te cmendur dashurishte.





TE PRES EDHE NESER


Te pres edhe neser
Dita e sotme ishte e shkurter
Gjithnje me shume u shkurtoka dita
Dashuria kerkoka shekujt
Stinet i fshihka ne ngjyra
Nata ardhka si mbyllje cermemonie
Dashurishte u leshokan perdet e erresires
Me rikujtesen e epilogut te puthjeve
Kete dite nga neser e ndan nje nate
Sa large e largoka driten
E permbytka ku puthen toka dhe qielli
Shume e gjate qenka pritja
Nje minute u beka humnere shpirti
E nje ore shpirt humnere
Nata qenka vetem nje munges e jona
Nje date a pashkruar ne kalendar
Gjumi u shterroka i hateruar per ty
Gjer ne virgjerine e dites se re
Te pres edhe neser e dashur.




KERKOJ NJE VEND NE ZEMREN TENDE


Kerkoj nje vend ne zemren tende
S'mund te permbahen prej joshjes sate
Ndoshta po gaboj dhe do me quash lypsar
Huligan dashurie apo shpetimtar
Cilin do virtyt ti te me falesh
Do jete gradim per mua mbi cdo gjeneral
Kam zgjatur duart nga ti dhe rri i mpire
Te buzeqesh te kesh pak meshire
Pres si nje misafir rasti i paftuar
Prane nje dereje te mbyllur hermetikisht
Tere trupi yt eshte bere shtepi e imja
Ne syte e tu dua ti thyej dritaret e dashurise
Te hyje mbrenda si nje hajdut stolish
Ankthin tim e shpalos ne pritje frika
Ndjehem si i pandehur i vetes
Ulur ne banken e te akuzuarit
Ku te shikoj si nje gjyqjetare te fatit tim
Dhe lutem te me falesh per uzurpim te prones.





PO TE KISHA PRANE


Po te kisha prane
Do isha me ty dhe prane teje
Me fshehtesine e botes
Qe me tund ne gjoks
Per puthjen me te sinqerte
Do te puthja ne balle
Ne shenje falenderimi
Per pranine tende
Do ishe musafire e zemres
E ftuar ne shpirtin tim
Ne aren te dashurise
Do darkoje ne darken e ledhatimeve
Dhe do mbyllej solemnisht dita
Ne simfonine e ofshameve te nates
Zbuloj qe jemi large
Pertej mundesise se afrimit
Te ndare ne gjemime oqeanesh
Ku me muzgun e mengjesit
Lajme mallin per njeri tjetrin
Si te denuarit e kohes
Peng te largesise se arratisur
Po te kisha prane e dashur
Do varrosja largesine e cmendur
I shtrire tere trupit tend.





PAPRITMAS

Erdhe krejt papritmas
Ne muzikalitetin e shpirtit
Luajte sonatat e zemres
Me dirigjimin e puthjeve
Krejt papritmas me pushtove
Si nje tingull melodik.





S'PUSHOJ


S'pushoj duke te menduar
Me tere potencialin e imagjinates
Me vjen si nje uvertyre e bukur
Sikur kryej detyren e dashurise
Flet bota me mua
Une kam mendjen tek ti
Hajdute e mendjes sime
Si nje sihariq me ngerthen ne dolli
Gjer ne dehjen e shpirtit
Dhe mpihem si nje dru
Tentoj te ndjeje levizjet e trupit
Qe gjallon vetem per hire te jetes
I ndare nga mendja forcerishte
Mbahem per te si per nje shtylle
Ku ti percon rrymen e dashurise
Neper degezimet e damarve te mi.





VALLTARJA IME


Ti je valltarja e shpirtit tim
Ne mbrendesi te tij vallezon e vetmuar
Vetem zemren time ke tupan per trumbetim
Rreth saj ti sillesh dhe dridhesh
Si gjethe nga pema leshuar .





CILA JE TI


Cila je ti
Qe ke hapur portat e zemres
Dyert e parajses
Qe hapen ngadal
Dhe me fton si nje tregim i bukur
Ne madheshtine e krijimit
Kam ngelur i varur per dyer
Dhe shikoj me habi
Bukurine e pafund
Frikesohem mos jam enderr
Mos nuk shoh vetem me sy
Dhe prish shtratin e lumturise
Posa te filloje te shkel ne kopshtin
E sekretit te dashurise.



TE SHKRUAJ

E dashur te shkruaj nga large
Me letren e djegur
Me ngjyren e padukur
Me ngjyren e shpirtit
Tek ti me ikin shkronjat
Me fjalet qe nga goja tingellojne
Tek ti lindin ne ngjyra
Si ylberi pas shiut.




DASHURI

Pak vere ne gote
Dhe nje kandil i ndezur,

Nje copez fustani leshuar
Gjer tek kembet e tua,

Pak buzeqeshje,pak shikim
Dhe nje dridhje trupi,


Nje shtrat i shtruar
Dhe ethet zgjuar ne drite te fikur.


Nga Libri i Dyte: "Stinet e Tua"


Genc Kastrati ka lindur ne Peje me 16. 09. 1972.Shkollen fillore dhe te mesme i kreu ne Peje per te vazhduar studimet ne Prishtine ne Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore dega Kimi.I detyruar nga rregjimi sllav nderpret studimet per te emigruar ne Gjermani e me pastaj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes , ne New York ,ku edhe sot jeton dhe punon.Me letersi merret qe nga mosha rinore.Ne fillim te vitit 2010 boton librin e tij te pare me poezi ' Kerkime nder ethe ' , ndersa ne vitin 2011 boton librin e tij te dyte me poezi "Stinet e Tua"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen