POET EJANI NE VENDLINDJEN TIME
Poet, ejani ne vendlindjen time,
Ju ftoj me bujarine e zemres se malesoreve te mi:
Do u presim si musafire te urte
ne sofren e krenarise,
me bese,
me mikpritje,
trimeri.
Ejani,
Bora eshte pervjele deri lart ne Majen e Hekurave;
Kokrra e grurit eshte mufatur nen dhe,
Njomza e ahut ka dale ne ashten e Ndermanjes,
E sythi i zemres se malesoreve te mi
cele ne cdo stine…
Ejani,
Ketu ne vendlindjen time,
Me adrese te plote:
Rreze majes se Hekurave e buze Drinit,
Ku rrine kurore malet kreshtebardha.
E shqipet n’catite e kullave ngrejne folete,
Ose me sakte,
Ketu ,ne skajin me te larget
Te Atdheut…
S’JE ME
Puthje e embel qe vjen nates genjeshtare,
Puthje e embel prej endrres e gatuar,
Puthje qe te shijoj deri ne mengjes,
Pastaj me tretesh e me le te vetmuar.
Ç’ESHTE AI ZE…
Ç’eshte ai ze qe pisket mbi alpet kreshtebardha?!
Piskama e tij mbi nje shekull oshetin,
ne gryken e Kacanikut e s’ka te sosur…
Jakup Ferri ne Bjeshket e Nemuna,
Portreti i tij i permotshem,
I pa varrosur…
MOS E VONO MBREMJEN
Mos e vono mbremjen
muzgu i veres.
Baresha Bjeshke dirgjet roges se livadhit;
Syri i diellit fshihet pas majes.
Sokoli i djalit mrizave kesaj dite,
Me qerpik te syrit e ndoqi Bjeshken.
Bjeshka si zane i prin ogicit,
Djali kete dite e paditi veten…
Mos e vono mbremjen,
O muzgu i veres!
Takoj dy zemra kete mbremje bjeshke,
Se papushim rrahin n’rrenjet e mrizit te mocem,
E dashuria rrjedh e bardhe si qumesht delje…
PERSERI PER NIKAJ-MERTURIN
Nikaj Mertur !
Ne krahet e tu e kam ndier veten zog,
ende pa lindur...
Me zemerbardhesine e malesoreve... Lexo më tutje
Ne keto kulla
jam rritur,
per t'u ulur nje dite odave ,
perkrah me keta burra...
MALL
Ka vite qe jam larguar prej Mserri,
Gushkuqi ka lene pergjysem folene
ne murin e kulles sime;
Malli me dogji per bashkefshataret e mi,
e cdo dite i kam ne mendjen time...
Mysafir erdha,
Po cilin pre tyre te takoj se pari ?!
Une u mallengjeva,e pakuptuar,
Se i pari me perqafonte MALLI...
HAIKU I BJESHKEVE
Nikaj Mertur,
Ketu me lindi nena
nje dite mesqershori.
U cel syri i diellit,
krahina
zgjohet nga gjumi letargjik.
Akujt
ne bjeshket e Currajve
jane ngrire hej.
Si ta pershkruaj?
Nikaj Merturi
pjese e zemres sime...
Vere ne vendlindje,
bjeshket piskasin
Vetmi...
Gurra e kronit,
ujeakull bore,
ne bjeshket e Nikajve.
“HAIKU” nga libri PEXULL
Arome bjeshke
Ne nje degez boronice.
Fluturat kendojne haiku.
2.
Me lulebore
Bleta thur fjongo
Ne ditelindjen time.
3.
Qershite kuqloshe
I bejne serenata
Djalit ne ditelindje.
4.
Si ortek bjeshke
Vershen haiku
Mbi fleten e bardhe.
5.
Shoh bjeshket
Dhe me kujtohet im ate
I gdhendur ne shkembej…
6.
Gjakova-
Jete e pasosur
Ne Bjeshket e Nemuna.
7.
Cabrat!
Gjithe jeten te enderrova
Sot te shoh shkrumb e hi.
8.
Kjo piramide
Rrezuar ne qafe Morine
Jete e ndare pergjysem.
9.
Prarim dielli
Mbi kullen time me Mserr.
Visari ende fle…
10.
Udheve te botes
Me nje cope bjeshke
Ne gjak.
11.
Nikaj-Mertur
Ndjehem zog
Ende pa lindur.
12.
Korrik djegagur.
Maja e Hekurave
Shkrin hekurin.
13.
Eci drejt pavdekesise.
Jezu Krishti
Udherrefyes i perjetshem.
14.
Mes librave te mi,
Nje fletore me haiku
Rri pezull.
Për fëmijë:
1. POROSIA E QERSHISE
Nje pranvere femijet
I qortoi qershia,
S’u lë me te hani
Ju kokrrat e mia.
Qershia u pat thene,
Pranveren e kaluar,
Mos thyeni deget
Se s’kam per te prodhuar.
Femijet e thuren
Qershine ne vjeshte,
Me kokrra kuqloshe,
U mbush kete pranvere.
2. NE FOLEZE TE KENGES
Kenga nga zemra ,
Si zog ciceron;
Nga zemra del,
Tek zemrat shkon.
Ne cdo stine te vitit,
Ajo ka folezen,
Pranverave bujare
Shtruar mban tryezen.
3. MEMEDHE – ATDHE
Jane dy fjale,
Eshte nje emer,
Prane i kemi
Ne cdo zemer.
Eshte nje fjale,
Eshte nje emer,
Thelle ndodhet
Ne cdo zemer.
4. I THERISTE PRANVERA
Nga dritarja e dhomes,
Ku flinte Visari,
Erdhi gushkuqi,
U ul te shtrati.
Nga gjumi u zgjua,
Zogun pa prane tij;
Visi shume u gezua,
U vesh me shpejtesi.
Lulemollet ne oborr,
Koloviteshin nga era,
Zogun dhe Visarin,
I theriste pranvera.
5. VALBONA E KALTER
Si nuse zbret nga malet,
Valbona e kristalte,
Permes Dragobise,
Ne token e lashte.
Malet thike drejt qiellit,
Asaj i bejne roje;
Zogjte kendojne kenge,
Gurrave ne kroje.
Valbona e kalter,
Miqte i qeras,
Ne shenje bujarie,
Me uje te ftohte i sperkat…
MALISHEVA
Ky emer zemadh kancelarive shoviniste qarkullonte mote e mote;
Ndaj me dhembe hekurin e shqyenin bijte malishevas,
Duke sfiduar kasnecet e stervitur te Beogradit,
Ne prehistorine e golgotes se udheve te kesaj bote…
Kur themi Kosove,kemi thene Malisheve,
Rritur mbi bozhure breza trimash me plisa sinonim bjeshkesh,
Ne rrugetimin qindravjecar te brezave te nje race,
Me votren e ndezur dhe britmat e femijeve ne kullat e shpuara
nga plumbat e hordhive…
E historia qortonte bijte e Loke Madhes,
Per te rrokur armet ndaj armikut te perjetshem,
E lirine kerkonin udheve te historise,
Per te fituar nje dite ate qe kerkonin prej moti,
E lulkuqet luluan gjak te njome Labinoti…
Kosova therriste ne shtate e shtatedhjete,
Malisheva trime armet mbante ngjeshe…
Kur themi Kosove,kemi thene Malisheve,
Me pushket n’frengjia e gjerdanin ngjeshe,
Luftuan moteve me pushke e pene,
Duke ruajtur nderin e Lokes Nene…
Kosoves i dhane lirine,
Malisheves ia rriten lavdine,
Ndaj cdo pervjetor nderohen mot mbas moti,
Deshmoret e lirise ,nipa Kastrioti.
Ne rilindjen e pervjetoreve te fitores,
Zerin e ngre deri ne kupe te qiellit,
Askujt s’ja leshojme hisen e diellit…
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen