Mittwoch, 1. Juni 2011

Cikël poetik nga Vjollca Ibishi


Mbi varrin tim

Sa varrmihës do të punojnë
Sa në rroba të zeza
Do të jenë dëshmitarë
Të vdekjes time

Sa lotë do të bien
Mbi dheun e varrit tim
Sa lule të njoma
Do të mbijnë një ditë

Sa e dhembshme
Ka për t’u duk bota
Kur ti të jesh me një lule
Mbi varrin tim


Vetmitare

Shoh natën e zezë
Dhe yjet përpiliten
Por shndrit atje larg qielli
Buzëqeshje
Të gjithë yjet
Për dore kapur qeshin
Veç unë vetmitare
E kohës lakmitare


Më thuaj

Më thuaj
Nëse dashuria është helm
Mos ta pi

Më thuaj
Nëse buza jote është mjaltë
Që mos ta ha të athtin e botës


Ti zog...

Ti zog shtegtarë
Në kalon atypari
Shikoje në sy
Dhe thuaji vdiq për ty

Vdiq nga malli
Për atë buzë
Vdiq duke të pritur
Nëpër shi në rrugë



Dashuro kur të kuptosh…

Dëshiroj që të rritesh e të kuptosh se sa vlen një sy i përlotur për ty…
Oh! Zot të lutem ndihmoj atij ta gjej rrugën e vet drejt zemres që e thërret agimeve e muzgeve të vona.



Shpirti në ankim

Nata
Ka njëmijë vjet
Ditët
Janë shterpa
Akrepat e orës
Kanë ngecur në vend
Ah! sa dhemb
Koha në plakje
Në palcë të therë
Koha e çalë rënkon
E shpirti ankon
Prore ankon


Të dua...

Në krahun e zogut
Një fjalë ta shkrova
E lash të lirë
Atë zog të mirë
E putha dhe I thash lamtumirë
Kërkoje atë zog
Që në krahun e tij të bukur
E kam thurur të vetmen fjalë
Të dua...


Përgatiti për "Sofra poetike": Agim Gashi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen