Donnerstag, 9. Juni 2011

Ramadan Xhinovci: STINET E MIJA



STINET E MIJA

1.
Pranvera e jetes sime

Kur une kam lindë,
nuk e mbaj mend,
por me kanë tregu,
kohë shumë te veshtira,
na ishin kanë atëher,
po, jo vetem per mu.

Kosova tokë e shkelun,
ajo na ishte atëher,
n’fshat me familje kam jetu,
e vetem atëher kur une,
gjasht vjet i kisha mbushë,
ma shumë m’kujtohet mu.

Dalë e nga dalë...,
kisha ba hapat e parë,
me moshataret e mij,
me shumë lojra femijesh,
që atëher na i luajshim,
kohen e kemi kalu.

Nuk vonoi shumë...,
e ne ngadal rriteshim,
shtat vjet kisha mbushë,
mua në shkollë të fshatit,
at vit nuk më lanë të shkoi,
në një qytet tjeter duhej shku.

Dhe një ditë të ftoht Dimri,
kur as qe e kisha pritë,
na ngarkuan në dy qerre,
mua, Nënën e tre vllazen,
në shtepinë e re në qytet,
një jetë të re, na duhej fillu.

Në këtë qytet atëher mua,
një jetë krejt tjeter me priti,
në shkollë fillova të shkoi,
për n’klasë të parë fillova,
une isha pak ma i rritur,
se shoket e mijë të tjerë.

Tetë vjetë rresht une...,
n’shkollë fillore shkova,
shumë shpejt më kaluan,
herë në gjuhën Amtare,
e her edhe në serbishte,
duhej na atëher me mësu.

Pasë plotë tetë vjet atëher...,
kur shkollen fillore e kreva,
gjimnazin e kam vazhdu,
une kohen ma të mirë ketu,
të kesaj Pranveres time,
në Gjimnaz e kam kalu.

Ishte koha e dashurive...,
pasë fustanave duke ladru,
me bjondina, e me zeshkane
netë të tëra mbetë pa gjum,
të kësaj rinisë time atëher,
që në mua ka lënë gjurmë.

Ishin kohë tjera atëher...,
dashuri t’fshehtë kemi qu,
her me sy e her me letra,
lenim orën kur me u taku,
sa e qiltër ishte ajo atëher,
sot kjo, shumë ka ndryshu.

Kur Gjimnazin në të 70- tat,
ma në fund e pata mbaru,
nga shoqëria une u ndava,
me ta ma kurr s’jam taku,
edhe sot kur më kujtohet,
sa shumë vite veq kanë kalu.

Nuk ju gezova jetës së re,
që me padurim kamë pritë,
e që pastaj ne na ka ardh,
në vend te vazhdimit tim,
të shkollimit timë të lart,
ata ushtar me paten dergu.

Gjat shërbimit ushtarak,
shumëqka mësova atje,
ata sa keq na kishin mësu,
për së afermi nuk ishte ashtu,
si propagandohej gjithëandej,
urrejtje aty..., urrejtje ketu....

Pasë sherbimit ushtarak...,
në fakultet u regjistrova,
për drejtësi desha me mësu,
katër vite une plot studiova,
me Diplomë e perfundova,
sa shpejt koha m’ka fluturu.

Për të drejta shumë andrrova,
idealist ndoshta kam qenë,
vonë kuptuam se bonjak ishim,
nuk kishim hallet kuj t’ja qajm,
shkuan e erdhen shumë Pranvera,
pa e ndryshue fare jeten tonë.

Kjo ishte kohë me ngjarje plot,
kurrnjiher ato per me u harru,
sa shumë anderra kishim thur,
shumë të rinjë atëher si ishim,
kurr s’pushuam, po vazhduam,
nganjiher edhe muarrem ne thu.

Kjo ishte Pranvera e jetës sime,
që tani mua veq më ka kalu,
shpesh me mall une e kujtoi,
jetë plote brenga, derte e halle,
të kesaj rinisë time atëher,
zemra plot me vrragë mbulu.

2.
Vera e jetës sime

Kur na menduam,
se mirë do bahet,
kohë ma të rënda,
për ne kanë ardh,
kur krijuesi vdiq,
i ketij shteti hirrë,
që pa deshirë tonë,
ne na kishin marr,
Serbija ajo shtrigë,
që mezi e priste,
donte timonin,
ajo per me e marr.

S’vonoi shumë,
me planin e saj,
që shumë heret,
i kishte kurdisë,
një Serbi te madhe,
per me e kriju,
nxiste konflikte,
hiq pa ekxistu,
në rend të par,
ajo kishte Kosoven,
për me nënshtru,
me shti ner kambë.

Shkollen e kreva,
po pa punë mbeta,
e duke u sjellë,
sa këndej e sa andej,
atëher vende pune,
n’Kosove kish mjaft,
për raje a te kthyer,
ato ishin rezervu,
pa të shoshitë ata,
në njëqind Sita,
kushte të veqanta,
na duhej plotësu.

Pasë bredhjes time,
gati plot një vit,
ma në fund fati...,
edhe mua më qeshi,
si Jurist që isha...,
punen aty fillova,
me elan rinije...,
misionin e kisha fillu,
për punetorin e mjer,
dorë e djathtë të jam,
të mos i shkelet djersa,
deri tani si ishte vepru.

Që në fillim befasi...,
e madhe mua me priti.
një zhgenjim i madh...,
ai ishte për mu,
krejt qka mesova une,
në jeten time atëher,
askund në veper,
s’mundesh me zbatu,
të kuptosh gjith keto...,
s’ishte vështirë,
të degjueshmit e debilet,
i kishin vuar në kry.

Qdo gja bëhej atëher,
me të njohur e me lidhje,
edhe prej hies tande,
të duhej me u ru,
spiunet kishin bi...,
si këpurdha pasë shiut,
si ushujza gjakpirëse,
në puset e buallicave,
ata gjakun tonë...,
e thithnin pa pushu,
rrugen qelë duhej lan,
se t’a kanë punu.

Drejtora faqezi... ,
qdokund ata kishin emnu,
me do shkolla nate,
në parti ata ishin betu,
si zagari pasë gjahut,
partisë i shkonin pasë,
kush kishte guximin,
me ata me u perplas,
denimin e kishe afer...,
deri ne fund kanë shku,
n’Jugosllavi s’kishe vend,
ty partija të ka denu.

Keshtu gati te gjith...,
të njejtin fat e kemi pasë,
kur ti me Drejtor apo...,
udhëheqes partije, je perplas,
me njerz të paditur...,
udhehiqej kjo shoqëri atëher,
keshtu e donte nevoja,
të degjuashem të jenë,
karriken njëher të zan,
leht se kanë leshu...,
dhe sikur gjaku të rrjedh,
e të shkoi deri në gju.

Sa posht kishin ra...,
njerëzi pak kishte mbetë,
për kolltuqe e për karriga,
nerë e fëtyrë kanë jep,
tash Serbija për muri...,
Kosoven kish mbështetë,
tani gara kishin nisë...,
kush është ma i dëgjushem,
rajen e kthyer nga Serbija,
në punë tanë me i shti,
ditë të randa kishin ardh,
për Shqiptaret venali.

Paknaqesinë e Shqiptarve,
Serbija mirë e shfrytezoi,
ua shtini fitilin leht...,
në demostrata i çoi,
ma leht për t’na shkel,
ujet na e trubulloi...,
sa për fillim asaj,
të gjithë i ndihmuan,
edhe ato pak të drejta,
që Kosova i kishte...,
me dhunë na i morri,
shumë keq e perfundum.

I ndihmoi edhe Kosova,
me njerzit n’pushtet,
për t’i ruajt karrigat,
harrun popullin e vet,
s’ishte veq Serbija...,
që duhej me ju ru,
po ishin njerzit tanë...,
n’sherbim që i ishin vu,
jo vetem të drejtat...,
po ajo vrante qdo ditë,
për dy gishta ngritë...,
plumbi të ka pritë.

Kohe të zymta erdhen,
gjithandej n’Kosovë,
në terrin e krijuar...,
nuk donim të jetojm,
dalngadal rinija...,
në kambë ishte qu,
me demostrata në rrugë,
e me dy gishta çu,
jo!, i than Sebisë...,
keshtu ma nuk ban,
kthehu nga ke ardh...,
vend nuk do të lam.

Per qdo ditë rinija,
në kohë të caktuar,
mbushte sheshet plot,
me të rinjë demostrues,
duke kerkuar të drejta,
me dy gishta ngritë,
shumë trima ishin djemt,
e lum Kosova që i kish,
me gjoks ruan Kosoven,
kur e plaguar ishte ajo,
nuk ju perkulen Serbisë,
vendosmerisht i thanë jo!.

Në keto kushte atëher,
me ankthe une jetova,
nuk e kemi pasë leht,
të jetosh me keta hora,
me Drejtorin e Firmes,
keq une u ngatrrova,
tri ditë shkollë si kishte,
po ai kuader partije ish,
kurdo që gishtin e luante,
vend per mua nuk kish,
fatin e Kosoves ata...,
e kishin çitë në bisht.

Kur një punë të re,
atëher une e fillova,
në Gjykate të Punes,
me deshirë une shkova,
për t’ndihmue punëtorin,
ishte vendi ma i mirë,
kur ata nga puna largonin,
pa të drejtë i kanë qitë,
drejtësinë e kemi nda,
duke i kthyer në punë,
shpesh n’tapetë na çitnin,
si Gjyqëtar nacionalist.

N’fund vitet e tetëdhjeta,
ende aty kamë qenë...,
dy raste të rënda pune,
une dua me i permend,
mjekun Musa Miftarin,
kur nga puna kanë largu,
kontestin e tijë të punes,
hise e pata me e gjyku,
nga Beogradi udhëheqës,
të repartit ata kishin pru,
mjekun Shqiptar në krye,
ata s’mundeshin me duru.

Edhe n’Burgun e Qarkut,
një Shqiptar roje kish qenë,
edhe atje i kishte hi fitili...,
të pershtatshem duhej kanë,
e kishin largue nga puna,
Drejtori Shqiptar ai ka qenë,
Shqiptar a Serb, s’ka rendesi,
për puntoret Shqiptare atëher,
nuk kishte fare drejtësi...,
në punë ate, une e pata kthy,
i vetëdijshëm isha atëher,
se si duhej ketu me vepru.

Duhet thënë, se kisha leht,
na vezhgonin nga qdo anë...,
lehjen e qejve shpesh e ndjeja,
që nuhateshin, ata fare pran,
për jeten time fare s’jem tutë,
natë e as ditë s’ishim t’sigurt,
ishim ba na krejt njësoi fare,
për Serbinë veq a je Shqiptar,
si veprove, si nuk veprove...,
iridentë ata na kanë than,
për Shqiptar plane kishin ba,
nga Kosova tanë me i përza.

Kjo ishte Vera e jetës sime...,
plot me telashe e kamë kalu,
shumë pakë Dielli për mua rrezoi,
kohë të vrenjtura ato kanë qellu,
me mund të madh e me vullnet,
gjithë provum diqka me nderru,
kurr Serbisë nuk ju perkulum,
për Kosovë gjithë kamë punu,
kur nga puna të gjithë i qiten,
edhe mua nuk më patën harru,
ndjersën tonë ata na e grabiten,
po kurr s’munden me na gjunjëzu.

3.
Vjeshta e jetës sime

Kur pa buke familja,
mua ajo me mbet,
as atëher n’gjunj,
nuk mundi t’na qet,
për n’gyrbet rrugen,
pa deshirë e morra,
ketu në përendim,
strehim azili kerkova,
shpinen Kosoves,
njiher une i’a ktheva,
ne shpirte kishim mall,
kurr për t’a harru,
në vend të huaj,
na u vendosem,
malli e dhimta jonë,
nuk pushuan kurr,
te gjithë të mirat,
na ketu i kishim,
po shijen atyre,
kurr s’ua ndiem,
në dhe të huaj,
na refugjat ishim,
këtë kurr në jetë,
se kisha mendu.

Në fillim atëher,
nuk e pata leht,
me jeten n’gyrbet,
lehtë me u pajtu,
nuk jemi mesuar,
që në kurriz tjetrit,
me e hanger buken,
vet për pa e fitu,
mirë na u pritem,
e mirë na mbajten,
këtë kurr s’duhet,
atyre me u’a harru,
gjithë Shqiptarëve,
të ndjekur qe ishin,
Europa strehim,
ajo u kishte ofru,
kur une strehim,
n’Mynih kerkova,
t’Landit Gjerman,
të Bavarisë,
për tanë kohen,
sa aty ndejta,
mallkoja ditën,
kur une kamë lindë.

Nuk ishte leht,
për mua atëher,
në këtë kamp,
ku isha strehu,
shumë mendime,
n’kokë i bluaja,
mos vendin tim,
une kamë tradhtu,
shumë fajtor,
vehten e ndjeja,
fatin tim mallkoja,
për qdo natë e ditë,
pse une vendit tim,
shpinën ja ktheva,
kur ma s’shumti,
nga un ka pritë,
n’duar të shkaut,
e lash pa mëshir,
pa i mendue punet,
e pa i matë mirë,
tash nga vendi im,
shumë larg që jam,
zemra më dhemb,
çare nuk po i gjajë.

Per tërë kohën une,
sa ketu qendrova,
nuk e kam aqë leht,
krejt me e spjegu,
për nëntë ditë rrjesht,
si n’burg qendrova,
çka me ba...,
edhe si me vepru,
se kisha lehtë,
vendim me marr,
në Gjermani...,
këtu me u strehu,
une këtë rrugë,
vetem kisha marr,
n’Kosovë kisha lënë,
femijë e mijë e gru,
me mundonte,
shumë fati i tyre,
n’gojë të Ujkut,
atje i kisha lanë,
tanë këtë fat kishin,
s’ishin vetem...,
si pak ngushllim,
këtë fakt e kamë.

Pasë nëndë ditësh,
me pruan mu ketu,
ku edhe sot...,
në këtë fshat une jam,
shumë Shqiptar,
atëher ketu takova,
nga të gjitha anët,
e ketij vendit tonë,
dhuna Sllave,
ata kishte shtërngu,
të gjithë strehim,
ketu kishin kerku,
me gjithë të mirat,
ata ne na priten,
dhimbjen tonë,
ma leht me e kalu,
aty ketu këtë,
mikëpritje e prishen,
ca t’papërgjegjeshëm,
që kishin ardh ketu,
s’kishin ardh ata,
se të ndjekur ishin,
gjithë këtë mikëpritje,
nuk e kanë meritu.

Që në fillim une,
me ata jamë marr,
doja n’rrugë të drejtë,
tanë për me i kthy,
shumë prej tyre,
mirë këtë e kuptuan,
një jetë të ndershme,
pastaj e kanë fillu,
nuk është aspak nder,
s’na shkon për shtat,
mikëpritjen atyre,
me t’keq me u’a kthy,
për fat të keq tonin,
sikur një mal të madh,
që është i mbush,
me kaproj e me thi,
disa kokëqarë...,
nuk ndalën të keqen,
fëtyren Shqiptarëve,
duke ua marr,
vazhduan me punë,
të liga e të kçija...,
s’ishin mirënjohes,
per mikëpritjen tonë.

S’vonoi shumë,
e një mrekulli ndodhi,
me familjen time,
shpejt u takova,
e lejuan ardhjen...,
që ne të bashkohemi,
bashkim kaq t’shpejt,
as që kamë pritë...,
diten kur femija e gruaja,
m’kane ardh atë ditë,
në vend të gezimit,
un vetëm kam qar,
nuk ishte ky vaj...,
nga gezimi që erdhen,
po tani e kuptova,
të keqen që na gjet,
për tërë kohën sa ishin,
ata n’Kosovë atje,
gjithë shpresen e kisha,
në kthimin tim të shpejt
sa gjëra në jetë ndodhin,
nuk e di...!?,
kush për ne kështu tha,
dhe e shkroi, zi e ma zi.

Shpejt me familjen,
na jemi adaptu...,
s’e patem veshtirë,
na paten ndihmu...,
po kurr kjo zemra ime,
qetësi nuk kish...,
për fatin e Kosoves,
për njrzit e mi e miq,
që atje n’Kosovë...,
vazhduan të jetojn,
të shtypur e të shkelur,
si kurr asnji her...,
fati i tyre me mundonte,
për natë e per ditë,
s’ju knaqa kësaj jete,
këtu që na ka pritë,
me veshtirësi t’madhe,
jetës ju kamë gezu,
nga lajmet e keqija,
që ne na vinin ketu,
dhunen dhe terrorin,
Serbija e kishte rritë,
duke maltretua e vrar,
Shqiptar për qdo ditë.

Ditet ngadal m’kalojn,
ketu në gyrbet...,
kurr s’munda vehten,
ketu me e gjetë...,
ditët ngadal m’kalonin,
asgja pa ndryshu...,
qdo dite i perngjan asaj,
që veq ka kalu...,
si të kënaqemi ne,
ketu në këtë gyrbet,
kur Kosova lengonte,
sa nuk ka ma keq,
me trup ishim ketu,
me mendje n’Kosovë,
as një ditë kurr s’kaloi,
pa e marr në gojë,
pa e marr në gojë...,
edhe për pa e kujtu,
fati i Kosoves...,
mua gjithë me ka mundu,
dhuna, tmerri e masakrat,
që Serbet i banin atje,
ato une i kam përjetu,
sikur t’bahen mbi mu.

Shumë keq e kishin njerzit,
atje në Kosovë,
si lanë që të punojn...,
as buken vet t’a fitojnë,
mos të ishin refugjatet,
ketu në përendim,
njerzit tanë do mbeteshin,
pa bukë e gëzim,
qdo gjë këtu bëmë,
atyre t’u ndihmojm,
dhe kafshatën e bukes,
na për t’a e ndam,
bëmë atë që mundem,
ata mos me hjek,
vehtën e lam keq,
për t’a duke u perpjekë,
e kur lufta erdhi atje,
në kambë tanë janë qu,
n’rend t’para refugjatet,
ata janë rrjeshtu,
si me njerz e pushkë,
dhe ndihma kemi dergu,
shumë nga t’a dhanë jetën,
kurr për me i harru.

Kur lufta në Kosovë,
ajo fund kish marr,
për ditë mendoja...,
t’kthehem kah kamë ardh,
shumë her këtë punë,
me kuti kamë matë,
po qdo her më dilte diqka,
e që më ka ndalë,
sa gjendja atje...,
që s’është duke u ndreq,
sa e femijve që vehtën,
këtu kishin gjetë...,
t’gjithë nëpër shkolla,
kishin fillu me shku,
s’ishte leht këtë me lanë,
e atje me shku...,
krejt në fund vendosa,
ketu të qendroi...,
kanë ardh kohë tjera,
me probleme plot,
mjaft ata të rëndë...,
gjendjen atje e kanë,
pasë dhjet vjet qlirimi,
kurr se kisha thanë.

Dalngadal u mesuam,
me jetën tonë ketu,
disa her në kurse...,
mue më kanë dergu,
ma në fund një shkollë,
ketu e pata mesu,
po une punë nuk gjeta,
vehtën me e tregu...,
gjithë kamë pasë dëshirë,
punën me fillu...,
nga kjo ndjersa ime,
buken vet me e fitu,
njerz t’mëdhenjë janë këta,
vehtën kanë tregu,
atëdheun e dytë mua,
kur ma kanë ofru...,
nder ata me bënë,
për këtë falënderoi...,
gjithë qka bënë për mua,
kurr s’ua harroi...,
që prej se jamë ketu,
me nder gjithë jetoi,
s’deshiroi të vdes...,
pa e kthye këtë borgj.

Pasë luftes n’Kosovë,
disa here un shkova,
për qdo Verë atje...,
familje e miq vizitova,
mall t’madh kisha...,
për her t’par kur shkova,
pasë luftes heroike...,
në cilen kaloi Kosova,
edhe pse e shkatrruar,
krejt deri n’themel...,
e ambel ishte ajo,
kambë kur e kamë shkelë,
gjerë në themel...,
ate e kishin kallë krejt,
po kurr se gjunjëzuan,
ashtu ata kishin qejf,
i vran e i perzan...,
veq se ishin Shqiptar,
keq u mashtruan ata,
që këtu të jenë të par,
djep e quan Kosoven,
djep kurr se kanë pasë,
harruan djepin e vet,
n’Karpate atje e kanë.

Ishte kohë e gjat...,
që n’Kosove skam qenë,
me të arritur une atje,
u ringjalla edhe njëher,
koha ketu n’gyrbet,
ngadal po na mbyt...,
sa mirë vehten ndjeva,
si me lind për s’dyt,
me njerzit e mij kur u takova,
shumë isha permallu,
lotët nuk mund ti ndalja,
si rrëke lumi shkuan,
me tanë njerzit u qafuam,
pa folë asnjë fjalë,
lot mallengjimi dhe gezimi,
këta ishin të tanë,
s’është leht këtë takim,
krejt mirë me tregu,
kishim humb shpresen,
ndojher për me u taku,
tmerr i madh kishte ndodh,
na treguan ata...,
si u lejua gjithë ky krim,
në Ballkan me u ba.

Për qdo vitë pasë lufte,
n’Kosovë une shkoi,
po si femiu une gezohem,
kur ajo ditë afron,
s’jamë vetem n’këtë gezim,
dhe të tjeret gëzojn,
edhe femijet e mijë...,
nga gezimi gati fluturojn,
as gjumin gjum se bajm,
kur te vjen ajo ditë,
kënaqësija ma e madhe,
në jetë që kamë pritë,
vetem ai që hapave tonë,
n’jetën e tij ka shku,
e kupton këtë gezim,
veshtirë me e pershkru,
edhe dhimtën në kthim,
rrugen kur e merr,
një rrugë plot mundime,
sikur t’mos ket fund,
rruga n’kthim na mundon,
me dhimtë e me mall,
si të mos kthehesh ma,
kurr ne vendin tand.

Ketu tani në vendin tonë,
ku ne po jetojm...,
kur kthehemi nga pushimi,
diqka hiq nuk shkon...,
na për një kohë të gjat,
veq n’Kosove mendojm,
me veshtiresi të madhe,
ketu jetës ja fillojm,
për një kohë të gjat,
me mendime e qojm,
si e kaluam kohën,
këtë Verë në Kosovë,
për ditë të tëra shumë,
na kemi qka t’tregojm,
duke shpalos kujtimet,
veshtirë që t’i harrojm,
shumë mbresa na mbesin,
nga ndeja n’Kosovë atje,
tanë vitin gjall na mbajn,
une e di se pse?,
pushimet n’Kosovë,
i kemi si një ushqim,
që na e mbajn shpirtin,
gjall ketu n’mergim.

Tani kjo jeta këtu,
na është bërë njësoi,
me trup ketu rrimi,
e me mendjen n’Kosovë,
malli për vendelindje,
kurr nuk na kalon,
peng shpirtin na e mban,
mallin na e shton,
për qdo lajm të mirë,
gezohemi si femijë,
për ecjen e Kosovës para,
e rritjen e saj n’Liri,
po edhe lajmet pa vend,
ne kur ato i dëgjojm,
na e lëndojn shpirtin,
shumë na hidhërojnë,
andaj oj Kosovë,
e gjithë ju toka Shqiptare,
lene të kaluaren,
të bashkohemi tok fare,
e gjithë Bota syet,
nga ju ajo i ka drejtu,
tani ma leht e kemi,
këto toka me i bashku.

Kjo është Vjeshta ime,
ku edhe tani jamë,
fjalen time t’fundit...,
ende nuk e kamë thënë,
kemi shumë punë të bajm,
na mos të ngurrojm,
punet e lëna për neser...,
na duhet t’i harrojm,
për sot duhet t’punohet,
se neser është von,
t’mos na shkel rrota e historisë,
vet do të jemi fajtor,
askush s’na i ndreq punët,
kur na jemi ketu,
n’lumin që jemi duke u mbytë,
vet na duhet notu,
në këtë Vjeshtën time...,
nga ketu në gyrbet,
ngrisim zanin lart...,
po nuk qirremi shterrpë,
kemi shumë punë o burra,
le ti kryejm që sot,
t’kryejm punën që nisi,
Skenderbeu me shokë.

4.
Dimëri i jetës sime

Ngadal kjo Vjeshta ime,
ka fillue mua me m’lënë,
n’horizont po e shof Dimrin,
dal nga dal duke ardhë,
une mirë i jamë ba gadi,
nuk i frigohem aspak,
benë atij ja kamë bërë,
qe t’me lenë rehat,
furtunat dhe të ftohtin,
me fërfëllazë e deborë,
t’i qoi rrugëve tjera,
atje ku kanë nevojë,
këtu në shtëpinë time,
t’gjitha punët kem ndreqë,
ne si do të jetojm këtu,
është vetëm problemi jonë,
me miqë e me kojshi,
probleme nuk kam,
t’gjitha punët e liga,
i kemi lanë me një anë,
mos na shtërngo shumë,
sikur ti e ke zakon...,
si e kalova jetën me Ty,
do të shkruaj më vonë.

Fund

Mars 2011, Heigenbrücken

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen