Dienstag, 5. Juni 2012

Dy poezi nga Fadil Curri


PENA

Ju,
shkrimtarë të brezit të ri,
mos u habitni nëse betohem se
penën dikur e kishiim
mehlem për varr,
shkop magjik.

Ju,
shkrimtarë të brezit më të ri,
mos u habintini nëse betohem se
penën e kishim shpatë të prenim djajt,
penën e kishim kopsht për prehje
të dashurisë së munguar,
penën e kishim arkë të thesarit
të vjedhur me dhunë nga armiqtë,
penën e kishim çelës që hapte
portën e Pavarësisë ëndërrimtare,
penën e kishim kulm të ngujuar fort
të shtëpisë së quajtur Bashkim Shqiptar.

Ju, shkrimtarë të brezi edhe më ri,
mos u habitni kur betohem se penën e kishim
edhe frymëzim për dashuri,
prore krijonim fëmijë e poezi






HALLI

Jam në hall
që kam mall.

Kërkoj derman, or lum miku,
qëkur poezia më iku.

Nuk kalon nata pa i thirrë muzat e mira.
Si mike të paftuara më vinë klithmat e pështira.

Poezia ia mbathi me të katra si ikën jeta
Pa u kthyer nuk e lë, pa ardhur vdekja.

Kështu më trimëroi në mngjes sibila ime,
për kthimin hijerëndë të poezisë time.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen