Mittwoch, 6. Juni 2012

Fadil Curri: TRI SKICA PËR POEZI


PENA

Ju,
shkrimtarë të brezit të ri,
mos u habitni nëse betohem
se penën dikur e kishiim
mehlem për varrë e varr,
shkop magjik për shpëtimin e ajrit,
pa të cilin edhe shqipja ime
Nuk kumbonte në ty e poezi.

Ju,
shkrimtarë të brezit më të ri,
mos u habitini nëse betohem
se penën e kishim shpatë për prerjen e djajve,
penën e kishim kopsht
për prehje e qepallava të dashurisë së verbuar me mungesë,
penën e kishim arkë të thesarit jetik
të vjedhur me dhunë nga secili armik,
penën e kishim çelës që hapte në terrzi
portën e Pavarësisë ëndërrimtare,
penën e kishim kulm të ngujuar fort për antifurtunë
të shtëpisë së quajtur Bashkim Kombëtar Shqiptar.


Ju,
shkrimtarë të brezit edhe më të ri,
mos u habitni kur betohem
se penën e kishim enë e venë hyjnish.
penën e kishim frymëzim për dashuri,
prore krijonim fëmijë e poezi,
Të mos plaket e harrohet oborri,
Te jete i gjallë, i ri, plot freski.





HALLI

Jam në hall
që kam mall.

Kërkoj derman, or lum miku,
qëkur poezia më iku.

Nuk kalon nata pa i thirrë muzat e mira.
Si mike të paftuara më vinë klithmat e pështira!

Poezia ia mbathi me të katra si ikën jeta
Do të kthehet pa ardhur vdekja.

Kështu më ngushëlloi në mëngjes sibila ime,
për kthimin hijerëndë të poezisë time.







TREKËMBËSHI


Atyre që (s’) marrin pjesë në mitingun letrar “Trekëndëshi poetik i Paqes” në Karadak


Plaka që thurr histori me rudha,
Ulet në shkam dhe i këndon nipit histori,
E mëkon me gjuhën shqipe
Matematiken e numrit tre ia rrëfen
Si të bëhet në Një qeveri
Në Një Shtëpi.

Në Karadak dielli lind tri herë,
vrushkujt ia kanë përçarë johyjnisht,
kërkon një trekëmbësh për prehje,
si të plakës që ngrohet vetëm në mëngjes,
kur dielli shkëlqen si koka e nipit,
duke e ledhatuar me ninullat kalëruese.

Në Karadak trekëmbëshi shkruan poezi,
Plaka e Dielli kërkojnë kolltuk
Për trurin që e rehaton trupin
Trekëmbëshi do shtratin për shtatin e vet.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen