Per kontributin e dhene si kryeredaktor ne „Sofra poetike“
Poeti,
kritiku, publicisti dhe miku yne i nderuar z. Grigor Jovani per disa vite
radhazi e ka dhene kontibutin e tij te vleshem ne „Sofra poetike“, duke
publikuar krijimetbe tij, duke komentuar krijimetbe kolegeve te vet dhe duke
dhene keshilla per krijuesit e rinj dhe per mbarevajtjen e kesaj faqeje. G. Jovani, perkunder angazhimeve tjera te
shumet, gjithmone gjente kohe edhe per sofren tone. Fale kesaj, une mora
guximin dhe i kerkova mikut tim qe ta themelonte Redaksine e Sofres me kusht qe
aai te jete ne krye te saj. Pranoj. Jo se kishte nevoje te vihej ne krye te nje
faqeje interneti, por nga dashuria dhe repekti qe kishte per koleget e vet
krijues dhe nga vullneti i mire per ta dhene kontributin e vet ne sofren e
poezise.
Keshtu,
Grigor Jovani iu pervish menjehere punes dhe e themeloj Redaksine me emra te bashkepunetoreve
te tij qe i benin nder edhe sofres. Filloj komunikimin profesional me
publikuesit dhe anetaret e sofres. Angazhoj edhe anetaret tjere te redaksise qe
ti percillnin publikimit qe beheshin ne sofer dhe here pas here te jepnin
keshillat e tyre. Kjo i duhej sofres dhe kesisoj, faqja filloj ta marre te
mbaren. Sofres iu bashkuan mbi 4000 krijues dhe lexues nga e gjithe hapsira
shqiptare dhe nga mergata.
Dhe, pas
nje pune bukur te gjate e shume te sukseshme ne sofer, ngjane nje dite qe miku
yne ta kete nje aksident nga i cili i komplikohet edhe shendeti. Pasi e merr
veten pak, me shkruan:
„I dashur Haxhi!
Lus Zotin të jesh
mirë, me shëndet, me punët e tua dhe me hare familjare. U bë ca kohë që nuk
kemi komunikuar, por unë të ndjej pranë, mik i dashur, me gjithë fisnikërinë
dhe besën tënde të pashembullt shoqërore. Kohët e fundit kam pasur një aksident
paksa të rëndë, shpëtova për fat dhe e gjithë kjo gjendje ka komplikuar
shëndetin tim të rënduar edhe pa këtë fatkeqësi. Kësisoj, mik i dashur, më
duhet detyrimisht të bëj çdo përpjekje për një jetë paksa më të liruar nga
detyrimet. Kështu është gjendja, Bacë, dhe unë jam i detyruar të të kërkoj një
nder: të më lirosh nga detyrimi i Kryeredaktorit të Sofrës, nga ky nder me të
cilin ti kurorëzove miqësinë tonë. E kam obligim shpirtëror, të mos jem diku,
ku nuk mund të jap kontributin tim. Kam besim të plotë, se ti do më kuptosh dhe
miqësia jonë do të vazhdojë si përherë. Pres të më diktosh mënyrën, se si do të
bëhet dorëzimi i detyrës sime në Sofër.
Përqafime
vëllazërore,
Grigori“
E kuptova gjendejen
e mikut tim te shtrenjte. Pasi i urova sherim sa me te shpejt, i propozova qe
Redaksia te ciln ai e ka themeluar ta bej perzgjedhjen e kryeredaktorit te ri.
Ai perkunder problemeve shendetesore qe kishte, e pranoj propozimin tim dhe pas
nje kohe te shkurter me njofton se redaksia e kishte propozuar per
kryeredaktore poeten Klarita Selmani. E falenderova mikun Grigor Jovani dhe vertete u
gezova. U gezova, sepse e kisha lexuar poezine e krijueses Klatrita Selmani dhe
isha bindur se kemi te bejme me nje poete te vyer qe e donte letersine dhe se
procesin e krijimit e dinte si te shenjte.
Ndaj, s’me mbetei tjeter,
veçse mikun tim dhe kreredaktorin e deritashem z Grigor Jovani ta falenderoja
nga zemra per punen dhe kontributin e çmueshem ne „Sofra poetike“, duke i uruar
njekohesisht edhe sherim sa me te shpejt. Kurse, kryeredaktores se re – suksese!
Per „Sofra poetike“,
themeluesi:
Haxhi Muhaxheri
03.03.2013
_______________