Montag, 18. Dezember 2017

Sonte mos më kërkoni



Haxhi MUHAXHERI

SONTE MOS MË KËRKONI

Kot më kërkoni sonte
Ju o miq të krisur
Se kam një luftë për ta nisur
E një beteje për ta udhëhequr
Me shtatë plagë në trup
Si Gjergj Elez Alia dikur

Sonte 
Mendjen e kam bërë një
Thellë e më thellë
Do të gërmoj
Minierave të atdheut
Në kërkim 
Të thesarëve të humbura
E në vetull
Do ta puth vdekjen

Sonte
Të gjitha medaljet 
Kam për ti dorzuar shtratit
Dhe një nga një
Do ti mjekoj plagët
Qe të mbledh forcat
Për beteja të reja

Pastaj do zhytem 
Në bunarin
Që fundi 
Kurrë nuk i është gjetur
Për të kërkuar
Trupat e miqëve të mi

Aty është mbytur Rizai
Aty është fundosur Hasani 
Oiiii...Oiii...Medet...
Dikush mallkuar na ka
E dikush tinëz na vret

Ku dreqin mbete 
E dashur
Ndiz oxhakun të lutem
Se është ftohur dhoma
E gjakun duhet ngrohur

17 dhjetor 2017

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen