Freitag, 2. Februar 2018

Alketa Maksuti Beqari: NE JEMI NUMRA


Alketa Maksuti Beqari

NE JEMI NUMRA

Një numër jemi, asgjë më shumë.
Nga numri identifikohemi,
Nga i pari i vendit dhe deri i sapolinduri.
Edhe ti, edhe ti, por edhe ti, si unë,
Numra jemi, asgjë më shumë.
Dikush një numër i thjeshtë, dikush numër i përbërë,
Dikush thjeshtohet, dikush shumëzohet,
Dikush shtohet e dikush zbritet, dikush zero,
Numra jemi, asgjë më shumë.
Prej numrit më lehtë gjehemi, 
Sado të ikni, të arratiseni, të mosshfaqeni,
Nuk shpëtoni, veten gënjeni,
Numra jemi, asgjë më shumë.
Simbiozë numrin tuaj e keni,
Ushqehet me gjakun tuaj, dhe shpirtin ua merr
Edhe nën dhé, apo në qiell të jeni,
Një numër jemi, asgjë më shumë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen