Dienstag, 6. Februar 2018

Alketa Maksuti Beqari: NGRIHUNI POET

Alketa Maksuti Beqari

NGRIHUNI POET

Ngrihuni poet në keni trimëri
Mjaft u ankuat në vargje
E qatë, e lagët fytyrat tuaja
Për Atdheun, Mëmën tuaj.

Nuk latë figura artistike
Pa shkruar e Nënës 
dashuri idilike kushtuar.

Ngrihuni poet në keni forcë
Veç vargu i shkruar ka mbetur.
Në jeni shqiptarë si historia
tregon, dilni në ballë.

Nga skutat shtëpi aty ku rrini
Dhe asaj pak drite që u bie
Në dritare i gëzoheni, çfarë
Mund të prisni, sado revoltoheni.

Nëse doni Shqiprinë Natyrale
Sa thoni, sa vargjet tuaja të shkruara
Mijra vite drite kalojnë, ju mbetët
Të çapitur brenda dhome, në pak
Metra katëror, a nuk ju merret fryma.

E zalisët shpirtin me ankime
Sa e keni kapluar me dashuri
A thua Shqipëria- Nënë, mjaftohet
Nga shkrimet që i thurrni ju.

Ngrehuni poet, në keni fuqi
Mblidhuni, bashkohuni, veten
Kapërceni, në mundshi të mundni
Zilinë ndaj njëri - tjetrit, kush ka
Marr çmime më shumë, e fletë
Lëvdate, copa letre, për Nënën
Mendoni, e keni coptuar ende.

Ngrihuni poet, mjaft qaramanosët
Vargjet, keni shekull e shumë,
Toka, Atdheu i të parëve si e quani
Vepëra kërkon, fakte, jetesë, frymë.

Mjaft iu gëzuat, ç'ka keni shkruar,
Një epitaf mund ta keni mbi pllakë
Por Madhështia do bëhet tuaja
Kur gjithë shqiptarë të jenë bashkë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen