Dienstag, 1. Mai 2018

Alketa Maksuti Beqari: MË PRIT

Alketa Maksuti Beqari

MË PRIT

Më prit
Si nata, diten pret të mbaroj
Si hëna, dritën e diellit
Si lulja, flladin që të çeli
Si dega, zogun të këndojë
Si bregu, valën ta ledhatojë
Më prit,
Mos shko,
Po vij
Me rrymën e oqeanit
Me shpejtësinë e zërit
Po vij,
Edhe pak,
I ndjen,
Hapat e mi,
Të përshpejtuar
E krahët drejt
teje po zgjat,
për të të përqafuar.
Më prit,
Mos shko,
Mos ik,
Më prit………………..