POETI NË MOSHË
I rrudhosur në moshë..shtyer
Shpirti fisnik i qytetit..kalldërmave
Mbështjellur me dashuri të ngrohtë
Gëzon frytet në familjen e pasur.
Ndihet forca e palëkundur e besimit
Besnikëria është kulm pikant
Mbuluar jeton urtësia e kultivuar
Në shpirtin e poetit artist.
Poezit e bukura derdhen nga lapsi i tij
Shkruar me sinqeritet dhe dashuri
Rrëfen qetë ngjarjet dhe ndodhit
Akumuluar me vite në qenien e tij.
Vlerëson lartë këtë harmoni muzik
Çmon këtë simfoni të ushtruar të mesnatës
Tërë këtë ruan me xhelozi të pareshtur
Poeti ynë Prizreni.
KËMISHA E SHTRATIT
Uritur dhe i etur
Për praninë tënde
I vetmuar në oxhakun e bashkejetesës
Silueta loz para syve të mi.
Shtrij dorën kah malet e Sharrit
Fuqia e tyre është sa një grusht
Egërsia trumpeton trurin tim
Nuk guxoj të bëjë krahasim me ty.
Në verandë gjethet e verdha mbi tavolinë
Kafja dhe pija shtesë shoqërojnë
Larg shumë larg në pambarim
Trupi yt përqafon pafundësinë.
Yjet humben nga horizonti
Ndëgjohen pikat që godasin
Ndoshta ato do të të sjellin
Në tavolinën time në verandë.
Papritmas
Ylberi me madhështi më njofton
Gjërë e gjatë vjen tek unë
Shoh fytyrën buzëqeshjen tënde
Zbret në karrigën e zbrazët.
Veshur si mjellma
Ngjyrat pasurojnë pa masë
Hapi krahët rrëshkjet tek unë
Ndiej ngrohtësinë tënde dhe trupin e dridhosur.
Shtërngoj të mos më fluturosh
Gjoksi im të dashuron dhe shkrin
Si pupla e pëllumbeshës
Futemi në këmishën e shtratit.
KARROCIERËT E NATËS
U shtrinë fjalët e tua kërcënuese
Klithmën tënde ende e ndjejë
Kthim nuk ka kërkim falja u varos
Jeta aristokrate më pret.
Në pardesyn e zezë të shiut
U largove pa kthyer kokën
Hapat e tua të sigurta
U zhdukën në mjegullën mistike.
U humbe si gjurmët në dëborë
U trete si shija e ëmbël
Fluturove e vetmuar
Në hapësirën e panjohur.
Kërkova zërin tënd në qytet
Aromën joshëse
Buzëqeshjet e tua intriguese
Të kërkova ty jetën time
Sot
Hyjnesha tjetër hyri në poret e jetës
Si hija e paftuar
Ofroi besnikëri dhe dashuri
Trupit tim të etur.
Si trupi qiellor i fëmijëve
Vet dielli në kasollën time
Natyrë virgjër si kreshtë mali
Krijesë që frymon oxhakun tonë.
Ti je larg atje...bordel neveri
Në ajrin e qelbur të krimit trupor
Nën baltën e jetës së ndotur
Ndëgjohet melodia e karrocierëve të natës .
POETI YNË
Pasardhësit si drita e alfabetit
Erdhën në këtë mjedis të pasur
Ju vetëm mund të imagjinoni
Princin e familjes së juaj.
Rron si një aristokrat
Në shoqërinë gjysmë të robëruar
Është kalorësi i familjes
Në dyluftim me kohën.
Sjellja thesar i tij
Pasuria kënaqësia mendore
Pasanik i pashterur në shpirt
Kalorësi i ditëve tona.
Netët e varfëra të pleqërisë
Dëshira e paepur për ju
Gjthmon inspirim i pashtershëm
Për krijuesin Poetin Tonë
BALADË
Ndëgjohet madhështia në freskinë e natës
Thua se
Tingujt vallëzojnë në ajër
Kënga e rapsodit më strehon
Lyra me fuqinë e saj thotë
Eja ndëgjo i dashur
Përjetimet e vashëzës baladë.
Në verandën e mbuluar me gjethe
Të verdha kuqremta gjelbërta
Uji i ftohtë i kroit
Begatojnë notat e baladës.
E dashura ime mbylli sytë
Udhëton larg në likenin tonë
Ku mjellmat dhe dashnorët vallëzojnë
Në muzikën e mesnatës.
Vallja e yjeve përcjell
Harmoninë e akordeve
Si shkopi i magjistarit
Derdhen yjet në ajër.
TRE VËLLEZËR
Hyrën si tre gladiatorë
Të ngritur dhe shtatëlartë
Qëndrimi i tyre dinjitoz
Pasuroi ditën tonë.
Drita që reflektonin
Mbushi dhomën e vogël
Me trup të fuqishëm
Fisnikët e familjes.
Sinqeriteti i tyre cilësor
Na pushtoi me krenari
Modest në sjellje dhe bisedë
Brengat na lehtësuan.
Princi i mesëm në moshë
Më përkujtoi Aristokratin e familjes
Madhëria e këtyre djelmoshave
Takon Zonjës se Bekuar të shtëpisë.
U largova për një kohë të shkurtë
I gjeta në rrugë si tre kolonë të tempullit kështjellë
I ftova në një tryezë të rrumbullakët të drekës
Këta tre Kalorës Arbanë.
VALLE MESNATE
Ndëgjohen zëra të qeshurat virusal
Festojnë festën e zjarrtë
Janë të panjohur ajo më mahniti
Buzëqeshja sfiduese më ftoi në tavolinë.
Për ball kamini i lundëron dritat
Klubi poeti kujton 1001 netët
I etur edhe për një shikim të saj
Dërgoj porosi telepati mentale.
Mesazhi arriti në ndjesinë e saj
I ngriti sytë të më takoj
Trupi i hollë fytyra joshëse
Shikjoi kah dera e posa hapur.
Nuk arrita të mësoj si ndodhi
Ulur afër pishinës hëna më shoqëron
U afrua gracioze me gishtë në buzë
Më mbuloi joshja ekstaza e saj.
Vallja e yjeve në pishinë vazhdon
Muzgu u çudotur u dorëzua epshit
Dëshira e flakët dritat I neutralizoi
Unë ajo dhe vallja në pishinë…
TROKITJA
Lindte çdo ditë posi dielli
Shikjoja dhe pyesja pasqyrën
Një ditë e ndala hirësinë e saj
Veshur me kostum dhe atlete
Në shtegun e preferuar
Djersitur freskët dhe e njomë
Si lulet e para në bjeshkën me dëborë
Mbuluan hapësirën time
Gishtat e duarve stërhollë
Shtati si lisi në qiellin erotik.
Drejtova sytë në te
Morra përgjigje të ngrohtë
Përshëndeti ftesën për pije
Tek pallua parku buzë West Egg
Erdhi si fryma e jugut të detit
E ngrohtë dhe freskët
Sytë e kalimtarëve u ngulitën tek vashëza
Shprehnin ndjenjën e lakmisë.
Ofrova karrigën përball shtrihej kështjella
Si bora e dimrit frikohesha shkrirjes
Si bubullima sulmova retë e zeza…
Trokitja në derë më alarmoi
Rrëmuja goditi qetësinë time
Në dhomën e vogël në nënkulm
Ajri i ftohtë dhe i ashpër
Ndjeva dhimbje vështirë të skjaruar.
Mos më thirrni në emër mos kërkoni qiranë
Mos më dëboni në dimrin e ngordhjes
Lëkura ime e lirë juve nuk ju ngop
As liria ime në varfëri ‘nuk ju mëkaton’.
Pushtetin tim të rrugëtimit jetësor
Mbështetur në penë dhe fjalë
Qëndisur vetëm me bukë dhe ujë
Rrugëtoj këtë jetë të kësaj bote.
BISHË
Egërsira në trupin e tij
Gjëmon posi stuhia në bjeshkë
Tingëllon shumë hijerëndë
Frika futet në vena të gjakut.
Pushteti buçitë pa kontroll
Ulërinë pa artikuluar
Përplasjet dhe shfryrjet
Infektojnë rrethinën e pastër.
Vrullshëm si ujëvarja që bie nga lartë
Eksplodojnë shkëmbinjtë uji avullon
Fundoset jeta bisha triumfon
Përpjekjet e furishme ngadhnjenjë.
Shkretë dhe primitiv në hije jeton
Pret momentin dhe sulmon
Godet furishëm gjurmët i fsheh
Në detin e tërbuar frymëzohet.
Papërmbajtur ushqehet me thika
Zjarri ate e udhëheq
I stuhishëm ndaj mirësisë dhe butësisë
Egërsira e pandershëm noton.
Një ditë shumë shpejtë një ditë
Qelbaniku i palarë
Do goditet nga mëshira dhe edukata
Venitet dhe shuhet ky yll i ndyrë.
Shkëlqimi dhe madhështia
E virtytit të ndershëm human
Do notojnë në ujërat e qeta hapësinore
Pa zhurmë bukur jeta do vazhdoj në vazhdimësi.
ZONJUSHË
MË DREJTO shtigjeve të pashkelura të dashurisë
Mbuluar me gjethe të verdha të arta
Në ujëvaret e fshehura të epshit
Larg nga të prekurit e tradhtisë.
Në sferat e fshehura të Olimpit
Në Romën e lashtë me verë
Rrugët e shtruara me mëkate
Në pafundësinë e imagjinatës ekstazë.
Në dhomën e çajit të geishas
Veshur me kimono të zezë të magjisë
Shfaqjet e zjarrta tingujsh
Vallëzimet e perlave të kënaqësisë.
Tek ndjenjat e shfrenuara eskimeze
Në ngricat e Arktikut dimëror
Shpërblimi i pasionit të mirëpret
Në igloo mbuluar me lëkurë të ariut polar.
Arritja në pjellën e fantazisë
Imagjinata- arti i zonjushës
Shkathtësitë e egra të natyrës
Të na dërgon në botën magjepsëse të çmendurisë…
GJUMI
...kjo kohë e padukshme për shqisat
Pushon qetë dhe rrëshkjet
Ç ’ ndodh në kilometra segmente të trurit
Gjumi patrembur pushon natën.
Dalur jashtë natyrës njeri
Vrapoj në hapësirë
Jam i vetmuar udhëtoj
Mbi oqeanet dhe lartësitë e tokës.
Zëra të quditshme më presin atje
Ngjyrat janë mbitokësore
Shoh lumenj rrjedhin poshtë
Jam i lehtë si ajri.
Ç’ është kjo unë fluturoj
Në errësirën e plotë të galaktikës
Ngutem dhe vazhdoj rrugën
Më pret nuk di kush !
Dridhet jehon zëri në këtë botë
Si dhoma e qelqit tërë zbukuron
Shoh njerëzit e harruar që moti
Bisedojmë hapur kënaqësia shoqëron.
Nuk di nga cila derë jam dalë
Më mbulon siguria
Asgjë nuk preki jetë e çuditshme kjo
Ku shkuan shtëpia shkolla ime.
Shoh shumë larg këmbët ecin në ajër
Duart më notojnë
E gjithë kjo aq është aq spektakolare
Gjeta veten në këtë bukuri.
Shputat e mia prekin këmbët e saj
Ftohtë acar fluskat e dëborës
Fus kokën nën mbulojsen e nxehtë
Nuk dua të kthehem në këtë jetë.
NUK DUA
Aftësinë tënde neveritëse
Fjalët me shumë ironi
Xhelozinë si armën
Nuk i dua këto.
Sillesh si grua
Pispillosur dhe veshur ngushtë
Ngjyrat që bëjnë betejë
Nuk i dallon ti.
Gjuha e mëkatarit
Fjalorthi ofendues pa shije
Shprehjet e ndyrë me bagazh gri
Je ti.
Karriga e turpëruar dhe lavirja
Durojnë arrogancën tënde
Aty fundoset egoja yte
Mëshirë dhe keqardhje ndiej.
Kot është sjellja e katandisur dhe kopja e njeriut
Më duhet të iki larg e më larg
Të anashkalojë rrugën tënde të qëndisur
Më granit dhe pllaka mermeri.
Me lejo të largohem
Ujit të burimit ti besoj
Shiut dhe dëborës të nënshtrohem
Mbështetem në avullin që zhduket dhe nuk ka kohë.
VEJA E ZEZË
....latrodectus - veja e zezë merimangë
Më çmend trurin e helmuar
Ngjyrat e saj shpërthejnë në të eturit
Vërsulen marrëzisht në të pambrojtur.
Më këmbënofullë të armatosur rëndë
Përqafon ofron puthje të zjarrtë
Sjell buzë hendekut dhe greminës
Viktimën në hije e sulmon.
Vallja e dashurisë vazhdon
Epshi ndëgjohet gjërë e gjatë
Ai i përbuzur i vogël
Shpartallohet ashpër nga zonja e zezë.
Qindëra qindëra pasardhës helmon
Kufomat e shtrirë kundërmojnë
Katër anët e natyrës së dashur
Habiten gjelbrimi ajri uji.
Kanibalët e vegjël të vejushës
Ofrojnë gosti të vërtetë
Pipthat e gjata gllabëritin
Të pafuqishmit...viktimat e vejës së zezë
Njerëzit syhapur shikjojnë quditen
Ç’ bëjnë fundërrinat e pushtetshëm
Shtrirë në kolltuqet e mëndafshtë
Qëndrojnë para pasardhësve shumëngjyrësh.
Thirrë natyra vetëdija humanizmi
Mos më bezdisni o ju njerëz jetëshkurtë
Voziteni nga fuqia e vejës së zezë
Kërkoni me pa-ndëgjueshmëri Varkën Noel...
ISHTE SHKRUAR
E zymtë dhe e heshtur
Flokët e shkapërdredhur
Në dorën e majtë cigarja e dredhur
Në djathtën lulja e venitur.
Zëri me ton të ulur
Një dopio tha e lodhur
E zbrazi gotën kokëulur
Në kafenen tek këndi i ngritur.
U ngritë me shpresë të shuar
Këmbët shkonin në formë të padëshiruar
U ndie shumë e tradhtuar
Nga djaloshi me flokë të shkurtuar.
Deri në pafundësi e mashtruar
Më foton në xhep të vizatuar
E dehur u ndal para shtëpisë së vjetëruar
Kuptoi se ëndrrat janë rrënuar.
Shkoi në shtëpi e papushuar
Hapi derën papenguar
U fut në shtratë e vetmuar
E tëra ndodhi siç ishte shkruar.
PLEQËRI NË VETMI
Në ndërtesën gjigante i vetmuar
Ndëgjohen këmbët zërat kumbojnë
I lodhur nga skamja jetësore
Barra e rëndë atakon supet.
Loti nuk më mundon nuk e ndiej më
Ka kohë është shterur nuk pikon
Në atë vend besimi gjysmë- gjallëron
Duke pritur afërmit të dashuritë e mi.
Dera jo e kyqur ka kohë që fton
Kalamajtë ulërimat klithmat britmat
Shpirti i mjeruar lëngon për kujdes
Një gotë ujë një buzëqeshje një mirëmëngjes.
Gjumi me gallop humb nga këndi im
Thërras me zë të lartë mos më braktis
Ditët e gjata pritja më mbërthen
E ndiej errësirën në shpirtin e verbër.
Nesër uh…nesër ndoshta do vijnë
Flokarta dhe Zeshkani yjet e mi
Do lëshohen nga tavani në oxhakun tim
Imagjinojë ngrohtësinë përqafimet të puthurat e zjarrtë.
Numroj yjet kërkoj të më shoqërojnë
Në këtë natë të ndërrimit kalendarik
Lartë në kështjellë trokasin momentet e fundit
Topi me gjyle shpërthen në copëza dymijë e …..
SI THUA
...i uritur për të të parë
Maleve dhe buzëdeteve të kërkova
Doja të shijoj hyjneshën në fron
Forcën e natyrës trupin tënd.
I ulur në karrigën pran dritares
Porosita kafe i mbuluar me mendime
Përcjellja hyrje- daljet
Vonesa yte më çmend .
Digjem pas teje...
Mendimet më robërojnë
Jam i zhytur në artin e mundshëm
Di se dashuria ime e vonuar
Qëndron në mes të rrugës e lagur.
Tramvaji më mbuloi pamjen
Shpejtë si rrufeja u ngrita
Ç’ndodhë në mendimet e mia të zymta
Frika dridhet si zogu në lis.
Duart e njoma dhe të buta
Më mbuluan sytë pamja u errësua
Cingërroi dija dhe vetëdija
Era e lëkurës të tradhtoi
Ashtu si luani që njeh luaneshën
Shtrati qiftin
Lumi ujin.
Çaste këto zgjatën shekuj
Ndjenjat magjike as vërshimet nuk e shlyejnë
Të kapa për gishta eksituese
Bota ime e tërë u dorëzua.
NUK ERDHE
Bërë akull i zi nga vuajtja
Këmbët e ngrirë në acar
Duartë nuk i ndieja
Përse nuk erdhe përsëri...
Të prita në atë stuhi
Të më dhurosh frymën tënd
Të ndezish unin tim
Derisa mjegulla mistike më shoqëronte.
Kokëulur u largova
Deri te lumi i pulëbardhave
Zëri i tyre ndëgjohej deri në kup të qiellit
I imi vajtonte në gjoks.
Pulëbardha ime e dashur
Mjegulla mistike më ndëgjoni
I tregoni do e presë edhe nesër
Mjellmën time të ëndrrës.
PSE URREN
Në nënkulmin e mbuluar me qelq
Zgjohesh sheh qiellin blu
Në mbrëmje yjet të thërrasin
Pse urren !
Shikjimi kah laguna e largët
Jahtat e ankoruara në gji
Erën e rrjetëve të peshkatarit
Mos shkelmo!
Dhomën tënde të ngrohtë
Shtrati me emocione i ngarkuar
Ndeshjet e shumta të ndjenjave
Pse kundërshton !
Jorganin e mbuluar me trëndafile
Jastëkun e lagur me lot
Dhomën e epshit
Pse trazon !
.....Ajo si dëbora
E bardhë dhe e sinqertë
U shkri u venit
Pse dënon !
Larg përtej detit
Nën dritat e aurelës
Gjeti pasionin e dashurisë
Pse quditesh !
Mbaje ëndrrat gjallë
Në jetën tënde të fjalës
Le të vërshojnë shkronjat
E pamposhturës dashuri !
XHONKE
Turpërova gjatë
Sokaqet e ngushta
Gishtat pikinë dhe gjakojnë
Dhimbje dhe urrejtje.
Kurthi sfidues
Në bodrumin e lagshtë
Përqafim të forte
Më dhuroi.
Serenata epshi I lagshtësisë
Më ftoi në paturpësi
Mjedisi i stolisurë si ajkë e rinisë
Si 1001 netët më mposhtën.
Kjo fole ime qetësuese
Më deh me bar gjumi
Duartë e thata
Shumë të mavijosura.
Trupi në ekstazën e qiellit pitoresk
Bie nga lartësia si pupla
Ngjyrat parajsore të ylberit
Mirëpresin trupin tim të kurban-izuar.
ZËRI I NËNËS
Emocionet ngulfatin
Fjalët shteren
Ndjenjat zhyten
Në bukuri.
Kam shumë kënaqësi të shkruaj
Për zërin që më përcjell
Gjithmonë ishte pjesë e imja
Tani shumë më shumë.
Gjashtëdhjetë vjet bashkëjetesë
Më Zonjën e Shtëpisë
Nënën time të dashur
Lotët e thata më mbulojnë.
Më uron rrugë të mbarë
Agjërim të lehtë
Më përcjell për në punë
Si një hije.
Papritmas shkurtazi dëgjojë zërin e saj
Jehon si eho
Mendimet heshtur freskohen
Kujtimet për të kaluarën ringjallen.
Edhe pse në moshë
Zëri i saj i njomë
Si zëri i nënave
Mallëngjen kujton dhe do.
PURPURT...
Dhe kur horizonti të përqafon
Në qetësi dielli perëndon
Ngjyrat misterioze të ftojnë
Jetën e bekuar të intrigojnë.
S’ bashku me hijen e gondolierit
Afrohesh bukuroshes mistike
Të qeshurit sfidues të fton
futesh në kështjellë pran kanalit.
Ngjitesh në dhomën e purpurt
Të mahnit eleganca e shijes
Lartë piktura me katër stinë
Vëmendjen të arreston shijen shpërblen.
Dritarja me perde kadife
Shkrep pamjen në parkun parajsë
Lundëron bukuria përrallore
Ndihesh i arratisur në të purpurt.
Shtrirë pran kaminit Napoleon
Ndjenjat lotojnë nga gëzimi
Si pupëza e Rumit dorëzohesh
Gishtave femërore të dashurisë.
NA STREHO
Nga kthetrat e vjeshtës së vyshkur
Vuajtjet e nënës mëmëdhe
Britmat e dhimbjes
Analfabetët e paskrupulltë.
Fundosjen e inteligjencës kreative
Dijeninë e varosur në arkivole
Urrejtjen e mbuluar që nga lindja
Gënjeshtrat e kulluara shtetërore.
Pseudo-motivimin njerëzor
Shkronjat e manipuluara dhe përdhunuara
Historinë e kultivuar në kuzhinë
Erëzat e helmuara.
Zyret nëndetëse ovale
Frymorët që kundërmojnë gllabërim
Varfanjakët spiritual me sy përbindëshi
Luksin e tepruar shtetëror.
Dimrin e pafund në kotec
Vogëlushet përqafuarë pran oxhakut të zbrazët
Afshin e fundit të dhimbshëm të frymëmarrjes
PERËNDI na streho na streho na streho…
JAM FAJTOR
Ekzistoj në këtë çmenduri
Rrezatoj pleqëri
Shoqëria e lodhur
Sytë e uritur
JAM FAJTOR…
Fjalët e thënë gabimisht
Të bërat e pabëra
Përvojat e mbledhura në rini
Edukatën e fituar në kështjellën pasuri
JAM FAJTOR...
Ndiej kënaqësinë e jetës
Familja më begaton
Burrëria kurrë e tradhtuar
JAM FAJTOR...
Roli kryesor në jetën e qetë
Orar i caktuar rutinor
Veshur me pesë shtylla
Frymëzuar nga qarqet besimtare
JAM FAJTOR...
Anashkaloj argatët e dyfytyrësisë
Arogantët e akumuluar
Gënjështarët e pamoralshmit
JAM FAJTOR...
Sjelljen e importuar nga nëntoka
Stigmatizuarit e botës mondene
Pispillosuritë e zyrave mëkatare
Fundosuritë e botës ekonomike
JAM FAJTOR...
Endacakët shqipfolës
Migrimet e mileniumit të ri
Varfanjakët mbi kontejnera
Fabrikat e shitura
Për kapitalizmin e hershëm
JAM FAJTOR...
Suksesi i dobët në shoqëri
Shëndetësia e pashëruar
Bukuria magjepsëse e mposhtur
Fjalët e idhta të sofistikuara
Komercialet e shumta
JAM FAJTOR...
Pyjet e ç’pylltarizuara
Plehërat e hedhura në pastërti
Kalldërmat e shëndruar në asfallt
Idealet e ngatëruara në rini
Dashuria e shitur në rrugë
JAM FAJTOR...
Tjetërsohet prona e huaj
Fuqia klanore mbretëron
I dobëti i urti shkelen
Shantazhohet i buti
Kafshatën ia merr jetimit
JAM FAJTOR...
Të ngacmojnë ndenjat
Të ofendojnë qytetin e bukur
Shkelin padrejtësisht gjakëpirësit
Ankesat përplasen në fytyrë
JAM FAJTOR...
Kur Dielli lind në perëndim
Vërshojnë krijesat shkatërruese
Dita e llogarisë vjen
Frika të mbërthen
Je i humbur në hapësirë
Godet dënimi i merituar
Dhembja e hatashme
Shpirti kalon në amshueshmëri
Errësira flaka horizontet e pafund
Shkallë shkallë dënohesh
Egoja nuk ekziston
Dhembja dhembja dhembja
JE FAJTOR...
Zëri trishtues
Ndëgjohet në kup të qiellit
Lëkura digjet pandërprerë
thua ..ah...sikur të mund të përmiresoja
gabimet gjynahet mëkatet e bëra
JE FAJTOR
JE FAJTOR
JE FAJTOR.....
FANTAZMAT E SË KALUARËS
Iu dorëzuam jetës së lirë
Shikonim larg edhe më Larg
Notonim në kënaqësit e fituara lehtë
Shpresonim dhe besonim në ëndrra.
Ndëgjova ushtimën frikësuese
Zërat më rrethuan
Epshi i dhunës ndihej në ajër
Thirrja tmerruese jehoi fortë.
Ktheva kokën prapa
Skenat e gjakosura dhe të gjymtyrët e prerë
Figurat e ndryshe aritmetike
Arti kubist mbuloi qytetin.
Retë e dendura ndërruan formën
Papritmas si me dorë fryma u ndal
Bërtita deri në kupë të qiellit
Jo jo përsëri.
Fantazmat e së kaluarës
Kalëronin shpejtë para
Si ujëvarja në hapësirë
Prinë në përleshjet e mallkuara.
U zgjuan krijesat njerëz në hije
Vrulli i tyre na rrëmbeu
Shkatërronin çdo gjë
Si vërshimet epike.
Urrejtja shpërtheu
Si gejzeri në ajër
Lartë në atmosferën rrënqethëse
U bashkuan me fantazmat.
Na goditën nga të katër anët
Si furtuna e bjeshkëve
Dhunuarit torturuarit vrarët
Prehen në varret e panjohura.
BOEM
Mesnata në kalldërma deh artistin
Si verë e kuqe margaritar
Dhimbja dhe vetmia nuk ekzistojnë
Katër telat e kitarës stolisin.
Jemi mbledhur në zjarrin e kejit
Poetë gazetarë piktorë
Dashuria e lirë dhe e verbër
Ne na frymëzon.
Jeta dhe shpirti urban
Banon në Shadërvanin gjallesë
Veprat tona shumë para kohës
Bëjnë dashuri në këtë skut.
Mos na gjuani me vështrimet e juaja
Si meteori që godet panjohurën
Ne presim mëngjesin dhe magjinë e tij
Ju këndoni në foletë e juaj.
Heshtazi në mrekullinë e rrezeve të para
Përqafuar me lumturinë e bukurës ditë
Do lëshojmë skenën shkëndijës natyrë
Në të pa-emërit boemët e qytetit.
SHENIME PËR AUTORIN
Tyran Spahiu
u lind në Prizren, 25/10/1954. Arsimin fillor e ka ndjekur në shkollën
"Mustafa Bakiu", arsimin e mesëm në Gjimnazin e Prizrenit "Gjon Buzuku",
kurse studimet i ka kryer në Universitetin e Prishtinës - drejtimi
Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Jeton, punon dhe krijon në Prizren.
Botimet
1. Vargje Poetike I......... 1999
2. Vargje Poetike II ........Jeta është dhunti
3. Vargje Poetike III ........Mbaje ëndrrat gjallë
4. Vargje Poetike IV.........Poezia Buron nga zëri i brendshëm
5.Learn Your Dream Language- Mëso Gjuhën e ëndrrave. English Grammar and Visual Dictionary.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen