Samstag, 5. Oktober 2019

Mikel Gojani: ORA

Mikel Gojani

ORA

Dikush -
Nuk i dëgjon
Mesazhet që përçon
Ora e kohës.

Nuk i dëgjon,
Ritmet e saj,
Sepse
Jetën e bën
Në margjina të kohës.

Ora -
Është busulla më e drejtë
Dhe më a pagabuar
E orientimit shpirtëror.

Ka mbërritur koha
T’i dëgjojmë,
Ritmet e Orës që thërret:
Të dilet nga hijet!

Ora grish
Të mos qëndrohet në hije;
Ato të mbërthejnë,
Në errësirën skëterrë
Të thellësisë pafund...

ORA GRISH...!

Tetor 2019

Fadil Halimi: VIT I JASHTËZAKONSHËM 1989

Fadil Halimi

VIT I JASHTËZAKONSHËM 1989

Beso
Kur e gjithë bota ka me t’harrue
Unë deri t’vdes kam me t’kujtue

Mos harro
Ishte vit i jashtëzakonshëm 1989
qyteti u ba vërdallë
Shiu as loti s’u ndal

Beso
At’ vit gjethet u thanë
Bylbylat u vranë
Lejlekët nga atdheu u ndanë

Mos harro
At’ vit dielli perëndoi
qielli lotoi
Nana për të birin rënkoi

Beso
Ishte vit i jashtëzakonshëm
Me ty veç gazeta lexova
Liri e drejtësi kërkova

Beso
Kur e gjithë bota ka me t’harrue
Unë deri t’vdes kam me t’kujtue

5 Tetor, 2019