Samstag, 5. Oktober 2019

Mikel Gojani: ORA

Mikel Gojani

ORA

Dikush -
Nuk i dëgjon
Mesazhet që përçon
Ora e kohës.

Nuk i dëgjon,
Ritmet e saj,
Sepse
Jetën e bën
Në margjina të kohës.

Ora -
Është busulla më e drejtë
Dhe më a pagabuar
E orientimit shpirtëror.

Ka mbërritur koha
T’i dëgjojmë,
Ritmet e Orës që thërret:
Të dilet nga hijet!

Ora grish
Të mos qëndrohet në hije;
Ato të mbërthejnë,
Në errësirën skëterrë
Të thellësisë pafund...

ORA GRISH...!

Tetor 2019

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen