Dienstag, 5. Februar 2013

Miho Gjini: DUKE U ULUR PERSERI NE SOFER


U kërkova anëtarë të Redaksisë së “Sofrës Poetike”, kolegëve dhe miqve të nderuar, poetë e kritikë të njohur e me përvojë në lëmin e krijimit, të jepnin herë pas here mendimet e tyre konkrete, për poezitë që afishohen në Faqen tonë Poetike.
Mendoj se vetëm dobi do të kishim të gjithë, nga rrahja e mendimeve. Doemos, nuk është e thënë që kritikët tanë të qëllojnë gjithmonë në shenjë. Sikurse edhe ne, krijuesit, nuk jemi gjithmonë të suksesshëm.Veçse asgjë të keqe nuk ka, që me mirësi dhe objektivitet, të kryqëzohem mendimet e krijuesve dhe atyre që i lexojnë, aq më mirë në qofshin ata kritikë dhe studiues të letërsisë.
Duke falenderuar kolegët e Redaksisë për gatishmërinë e tyre, ia japim fjalën Mjeshtrit të Madh, Miho Gjinit, kritik dhe shkrimtar, veteran i letrave shqipe. Faleminderit, Miho! Paçim të gjithë vullnetin, stoicizmin dhe dashurinë tënde sublime për artin!


 GRIGOR JOVANI
Kr/Redaktori




DUKE U ULUR PERSERI NE SOFER...

Çfarë t’i bëj mikut tim, Grigor Jovanit, që më ka ulur edhe mua në SOFREN E POETEVE, që hera-herës të them ndonjë fjalë, si mik e “armik” i tyre (se, të kuptohemi, askush nuk i do kritikët....!) Kështu, në mbremjen e 3 shkurtit u hodha një sy poezive të rradhës... Nuk u zhgënjeva.
Qazim Muska kishte hedhur poezinë e tij “Si malli i vjetër”, ku malli i dashurisë shkrifëtohet si flokët e borës ne palcën e dimrit dhe zemra e poetit regëtin: “Po shkrin kjo borë e rëndë pikë-pikë,/ Si malli im i vjetër veshur në acar,/ Nën syte e tu të zjarrtë, të trëndafiltë,/ Po shkon ky dimër tash si mëkatar..." )
Pak më poshtë, Dëshira Haxhi, po kaq e ndjeshme, ndofta me një finesë edhe më të hollë, e sheh botën e brendshme të njeriut përmes mjegullnajës së syve: “Në lagështin/ e syve të tu,/ shoh botën time si laget...”..S’ke ç’thua më tepër veç këtyre tre vargjeve...
Një emër krejt i panjohur, Carol Ina, ja ku të sjell e të befason me një poezi krejt fëminore, që shpreh aq bukur embrionin e dashurisë njerëzore, në trajtën më të pastër (“Dashuri pa prekje”), tek lodrimi i dy fëmijëve të vegjël, kur jeta sapo çel, në gurgullimat e saj te para: “E vajza kur rrinte mërzitur,/ djali e guduliste,/ në darkë në hënë do takoheshin,/ ose vajza nga yjet do zbriste,/ Ata me të vërtet dashuroheshin,/ me më të çiltrën dashuri, që mund të prisje...”
Mëngjesi i datës 4 do më gjente përsëri ulur rreth Sofrës, po, për fat te keq , kalova një mëngjes të trishtuar, pa gjëra serioze, vetëm proze… Dhe m’u kujtua Zhurdeni i Moljerit, që tha i mërzitur, se “…kam 40 vjet që flas në prozë dhe nuk e ditkam!” Kështu, K. Gushi, publikon “poezinë” “Revoltë për drejtësi”, të cilën, sikundër thotë, e ka nxjerë nga vëllimi 47 poetik i tij (!!!), poezi që nuk afron fare me gjininë në fjalë: “Dua të di, po dua, është vajza që ishte dje?!/ Sa tmerr në është e vërtetë, sdo ta besoja/ Ajo të jet tama një jane, jo s’më besohet,/ ndryshe bota s’do jetonte, është përmbysur” Monologu “hamletian” vazhdon edhe më i ngatëruar..
Trembem e shkoj më poshtë, ku F. Rushiti , ne një vargëzim pa titull, thotë: “Zemra është art në vete,/ Zemra është puthje në terr/ Drejt bardhësisë…” (!!!) Mendova se mos kam të bëj me ndonjë poezi moderne, po hoqa dorë shpejt…
Dhe rrëshqas te G. Jashari, e cila, me ngjit permbi retë: “Tundi mbi ret pambukse,/ Lundro me tej ne gjithesi,/ I hedh krahet ne jasteket e gjumit “ (!!!)...Më tej vazhdonin edhe ca “xhevaire” te tjera, ku u bëhrej thirrje djallit e perëndisë, me lutjen që “të mos lindëte njeriu”.
Por do më qetësonte një poezi e vërtetë e Kimete Mehmetit (“Pritmë”), e thjeshtë, intime e njerëzore dhe një poezi brilante për nënën e Naim Berishës (“Arome nëne”), ku pashë e ndjeva dhimbjen e poetit kur i iku nëna, “si një fëshfërimë, dalngadalë”, që ai, poeti e njeriu, të mos kuptonin asgjë, pa bërë asnjë renkim e duke lënë pas një aromë molle e ftoi, që s’duhej tjetërsuar me vdekjen… Më duhej të mos vazhdoja më. Poeti e kishte aritur misionin e vet të figurshëm, fare thjesht e njerëzisht.

MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen