BËHU NJË ME DIELLIN Grise, coptoje dhimbjen që humbja të shkakton, çirre, grryeje mos e lejo veten që prej dhimbjes të përulesh, por dashuro, dashuro rrezen e diellit që mëngjesin puth, dashuro të kaltrën e qiellit nga lagështia krijuar, dashuro ajrin e ftohtë që të rreh fytyrën, dashuro por dhimbjes kurrë mos lejo t'i dorzohesh, dëgjo tingujt e muzikës së natyrës dalë nga deti i stuhishëm, dëgjo stinët me nota shtaté krijuar që falin magjinë, aman bëje për veten, thirr, thirr e ngrite zërin e lartë mbyt gjithçka që shpirtin ta mundon, se meriton dashurinë, e meriton dashurinë se është e vetmja triumfuese mbi njeriun më e mrekullueshmja ndjenjë, lere veten në lirinë tënde, mos u turpëro, poho se ti di të dashurosh bukur, di të falësh me aq delikatesë ndjenjat e tua, por prandaj ke lindur grua, jo të ulësh kokën, turpi mos të të mbuloj, je ti pikërisht ti që lulëzon dhe çel aq bukur, madhështisht dashurinë, falju dashurisë, falju pa asnjë paragjykim, bjerë në krahët e saj, aman trishtimin hidhe tutje, dhimbjen mos e bëj bashkudhëtar, Oh, jo, jo ty nuk të shkon hija as e trishtimit, as e dëshpërimit, se nuk linde për të mjeruar shpirtin, linde për ti dhën dritë planetit, ngritu, triumfo, munde dhimbjen - trishtimin, bëhu një me diellin mbaje kokën lartë, merr frymë lirshëm, buzqesh, këndo!
NGRIHUNI POET Ngrihuni poet në keni trimëri Mjaft u ankuat në vargje E qatë, e lagët fytyrat tuaja Për Atdheun, Mëmën tuaj. Nuk latë figura artistike Pa shkruar e Nënës dashuri idilike kushtuar. Ngrihuni poet në keni forcë Veç vargu i shkruar ka mbetur. Në jeni shqiptarë si historia tregon, dilni në ballë. Nga skutat shtëpi aty ku rrini Dhe asaj pak drite që u bie Në dritare i gëzoheni, çfarë Mund të prisni, sado revoltoheni. Nëse doni Shqiprinë Natyrale Sa thoni, sa vargjet tuaja të shkruara Mijra vite drite kalojnë, ju mbetët Të çapitur brenda dhome, në pak Metra katëror, a nuk ju merret fryma. E zalisët shpirtin me ankime Sa e keni kapluar me dashuri A thua Shqipëria- Nënë, mjaftohet Nga shkrimet që i thurrni ju. Ngrehuni poet, në keni fuqi Mblidhuni, bashkohuni, veten Kapërceni, në mundshi të mundni Zilinë ndaj njëri - tjetrit, kush ka Marr çmime më shumë, e fletë Lëvdate, copa letre, për Nënën Mendoni, e keni coptuar ende. Ngrihuni poet, mjaft qaramanosët Vargjet, keni shekull e shumë, Toka, Atdheu i të parëve si e quani Vepëra kërkon, fakte, jetesë, frymë. Mjaft iu gëzuat, ç'ka keni shkruar, Një epitaf mund ta keni mbi pllakë Por Madhështia do bëhet tuaja Kur gjithë shqiptarë të jenë bashkë.
Alketa Maksuti Beqari NE JEMI NUMRA Një numër jemi, asgjë më shumë. Nga numri identifikohemi, Nga i pari i vendit dhe deri i sapolinduri. Edhe ti, edhe ti, por edhe ti, si unë, Numra jemi, asgjë më shumë. Dikush një numër i thjeshtë, dikush numër i përbërë, Dikush thjeshtohet, dikush shumëzohet, Dikush shtohet e dikush zbritet, dikush zero, Numra jemi, asgjë më shumë. Prej numrit më lehtë gjehemi, Sado të ikni, të arratiseni, të mosshfaqeni, Nuk shpëtoni, veten gënjeni, Numra jemi, asgjë më shumë. Simbiozë numrin tuaj e keni, Ushqehet me gjakun tuaj, dhe shpirtin ua merr Edhe nën dhé, apo në qiell të jeni, Një numër jemi, asgjë më shumë.