Samstag, 10. Februar 2018

Alketa Maksuti Beqari: BËHU NJË ME DIELLIN

Alketa Maksuti Beqari

BËHU NJË ME DIELLIN

Grise, coptoje dhimbjen që humbja të shkakton, 
çirre, grryeje mos e lejo veten që prej dhimbjes 
të përulesh, por dashuro, dashuro rrezen e diellit 
që mëngjesin puth, dashuro të kaltrën e qiellit nga 
lagështia krijuar, dashuro ajrin e ftohtë që të rreh fytyrën, 
dashuro por dhimbjes kurrë mos lejo t'i dorzohesh,
dëgjo tingujt e muzikës së natyrës dalë nga deti i stuhishëm, 
dëgjo stinët me nota shtaté krijuar që falin magjinë,
aman bëje për veten, thirr, thirr e ngrite zërin e lartë
mbyt gjithçka që shpirtin ta mundon, se meriton dashurinë,
e meriton dashurinë se është e vetmja triumfuese mbi njeriun
më e mrekullueshmja ndjenjë, lere veten në lirinë tënde, mos
u turpëro, poho se ti di të dashurosh bukur, di të falësh
me aq delikatesë ndjenjat e tua, por prandaj ke lindur grua,
jo të ulësh kokën, turpi mos të të mbuloj, je ti pikërisht ti
që lulëzon dhe çel aq bukur, madhështisht dashurinë, 
falju dashurisë, falju pa asnjë paragjykim, bjerë në krahët e saj,
aman trishtimin hidhe tutje, dhimbjen mos e bëj bashkudhëtar,
Oh, jo, jo ty nuk të shkon hija as e trishtimit, as e dëshpërimit,
se nuk linde për të mjeruar shpirtin, linde për ti dhën dritë planetit, 
ngritu, triumfo, munde dhimbjen - trishtimin, bëhu një me diellin
mbaje kokën lartë, merr frymë lirshëm, buzqesh, këndo!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen