Kemajl Aliu |
NATË ME BODLERIN
Ngado që të nisemi dot nuk do të ikim
Lulet e së keqës në gjithë botën mbinë
Shpirtin Llambë pikëllimi më kot dhamë ta fikim
Dhe na mbet t’ia nxjerrim deri në fund magjinë
Me Zhana Dival dashurinë e ndamë
Njësoj sikur të thuash me vetë jetën
Lulet e së Keqes deri në fund s’u thanë
Dhe ashtu tërë dhëmbje në poezi mbetën
...
Tevona ... një ditë do të jemi në një fund
T’ia filloj fillimi me njerëz të ri
S’ka gjë për varret tona, le të mos jenë askund
Sall dhimbja të mos pikojë prapë në poezi
“Zëri i Rinisë” 1987
NAIM FRASHËRI
Në dhomën orientale kaherë të vetmuar
Dhimbjeve strukur si bari të mbijnë dashuritë
Qetësinë lemerinë ferrin me varg e shprishë
Në lulishtë flijimi prapë jetën e nisë
Në çdo hap të ndoçi terri ballkanik
Edhe netëve të vona Bosforit në sheti
Të mbetesh të zgjohesh- shekujve të vdekur
Të rinosh shekuj- Shekull i Ri.
Nga libri "Mëkatet e Heshtjes"
TA NDJEKËSH SËMUNDJEN
(Prof dr. Safet Beqirit)
Të gjitha udhët e tua kryq e tërthor
Gjithmonë bien në harten e sëmundjeve tona
Matanë udhë- urës të joshë Ylli meteor
Vdekja është vdekje... por lufta është e jona
E tmerrshme thua kaq gjatë të na ndjekë sëmundja.
Dhe vazhdoni të ndiqeni me të deri në pamjet e padukshme
Ti atë e ndjekë gjithjë deri në theqafje
Ajo Ty të ndjekë gjer në jetën e amshueshme.
Pastaj, ecë e ecë në tunelin përplot vetmi
Sheh një çast dhe Hijen tënde në sëmundje shndërruar
Mësohesh ajo të të të ndjekë si hije gjithnjë
Po sa herë e kthen kokën ajo pamje ka ndërruar
Ty që e ndoqe sëmundjen.... edhe në t’ tjera Kontinente
Vërtetë a të mundi ajo dot ty vallë..?.
Me mijëra... e mijëra herë ke fituar jetëra
E ke mundur... ke fituar... ngahera më parë
...
Në bregun e urës Jo nuk do të shfaqeh më Ti...
Po sëmundja do i mbaj n 'mend gjatë Luftërat me TY.
22 shkurt 2020
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen