Dienstag, 5. Februar 2013

Naim Berisha: AROME NENE



 
AROME NENE

Ti ike, si një fëshfërimë, dalëngadalë
Ndoshta, që unë të mos kuptoja gjë
Eshtë vonë të të them një mijë herë: më fal

Sepse tani, fizikisht, ti nuk je më

Të të them më fal që vesh s’të mora
Kur ti po ikje pa një rënkim
Pa rënë në sy, siç shkrihet bora
A krejt papritur si vetëtimë

Por ti ke lënë shumëçka në mua
S’më mbyt trishtimi, loti a prekja
Aromën tënde gjithë mollë e ftua
Nuk kish sesi ta merrte vdekja.






POETI HAVZI NELA

( Ditiramb per poetin, te cilin diktatura e ekzekutoi ne litar
me 10.08.1988, ne mes te qytetit te tij, ne Kukes. )


Ti, vërtet, sfidove frikën
Kur gjysma e botës dridhej prej saj!
Koha e pakohë të mori frymën
Përmes Makbethit gjakatar ...!

Ah, sikur në rolin tënd të isha unë
E ti, ndoshta, në rolin tim!
Por jo, ti i pavdekshëm e diçka më shumë
E unë, thjesht, një anonim ...!

Kërkove qytetërimin e mëndjes
Në rrathët hoxhian të ferrit ...!
Ti, personifikim i pathyeshmërisë së jetës
Sfidant i lakut, antipod i tmerrit!

Në fillim të quajtën rebel
Të pabindur, të pasjellshëm ...
Dhe, më në fund, të varën në çengel
Pa e ditur se kështu të bënin të pavdekshëm!

Ti hapur dhe sheshit kërkove liri
Si pak poetë të tjerë në botë,
Jo veç me shkrime, prozë e poezi,
Por dhe me qendresë e kushtrim zëplotë!

Ti ishe vetë dashuria
Shkëmb shpërfillës i qeijve dhe deteve
Bilbil i bjeshkëve të mia, bilbil e shkuar bilbilenjve!

Ku je Promethe që këpute hekurat
E di, shpirti yt qiellit i bën dritë
Ikja jote, sikur na shtypi nervat
Na sëmuri thellë në shpirt!

Ti mposhte jehonat e idhujve pa vlerë
Litarë e zinxhirë, vargonj e çengela!
Porsi malet tona, krenari e nder
Shkëmb përmbi shkëmbinj, poeti Havzi Nela!

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje

    1) Kthehu i dashuri

    2) Ribashkoni burrin ose gruan

    3) Nëse keni pela të natës

    4) Kurë për HIV dhe Hepatit

    5) Unaza e fuqishme magjike

    6) Magji për fat të mirë

    7) Thyerja e obsesionit

    8) Infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë.

    WhatsApp: +2349132180420/

    +2348155926512

    Email: drediomo77@gmail.com

    AntwortenLöschen