Sonntag, 1. Dezember 2019

Adem Gashi: NJË MOT E SOT PËR DURRËSIN

Adem Gashi

NJË MOT E SOT PËR DURRËSIN

Njëherë moti, ndoshta më 1990 kisha shkruar:
"Kahdo që të nisesh në Durrës do të sosësh patjetër...".
Ja ç'remont do të bëja sot:
"Durrësi mund të shpërbëhet në qimiter resh
e të mbytet fundit të detit si i paqenë,
po sërish do të popullohet prej nesh,
me gërmadha, dhimbje, Diell e Hënë,
me dashurinë e përjetshme që lëshon rrënjë
e hedh shtat
edhe nga vetë vdekja, zhbërja".

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen