Montag, 2. Dezember 2019

Mustafa Ismaili: TËRMETI NË SHQIPËRI

Mustafa Ismaili

TËRMETI NË SHQIPËRI
Edhe Hëna lëshoi dritë në gjysmë shtizë!

Dridhej toka e qielli bënte sehir
shqip po u fliste botës këtë vjeshtë
Nën atë det të madh toka na ka përpirë
merr vrapin dhe oh, dallga hap humnerë!

Dy muaj më parë na erdhi një sinjal
U tundë Shkëmbi i Kavajës me kaq histori
Tundi Durrës e Tiranë, Lezhë e Thumanë.
Mos vallë ia patën perënditë atë vjeshtë zili?

Pa gdhirë mirë ikën jetët e ardhmërisë..
Në çdo prag u thanë lulet me dhimbje.
Mbi gjëmba jete u shuan 51 rrezet e lumturisë
Gërmadhat hapën gojë si kuçedra me zjarr!

E me muret e betonit bëjnë varrin e ri.
E klithma sikur shpon vetë qiellin.
Era e mjegullt do i ujisë pragjet me shi.
E retë do na zënë një ditë diellin.

Ah që jemi larg nga trojet tona
E një gur nuk e heqim dot nga gërmadha
Jemi me dhimbjen që zemrën na copëton
Jemi me ëndrrat që ditët të jenë më të bardha!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen