Thomaidha Tanuçi |
PËSHPËRITJET E NATËS
1.
Natë,
kështjella hesht,
rreth e qark saj,
bedenat mbuluar
nga shermasheku,
ndanë mureve
rritur fier-bari harresës;
rojet fantazmë
kërkojnë krevate guri
për të fjetur...
2.
Në fushën me borë,
korbat duken njëlloj
si pëllumbat.
3.
Zëri i braktisur vajton pabesinë,
vetmi në sallën plot njerëz.
4.
Shpirti nuk humbet,
dëlirësia nuk flet,
me bujari ndajnë copash
veten e vet.
5.
Perde të rënda,
zogj në degë,
pluhur dora që i endi.
7.
Buzët derdhin buzëqeshje...
ti do vetëm një puthje
që ta ndiesh se jeton.
8.
Nuk mund të ta them
atë që nuk ndien;
dhemb më bukur
dhembja vetëm.
9.
Kurbatka
më sheh dorën
si gjethe;
fati im i murmë
pikëllim vjeshte.
10.
Trupmbuluar;
errësirën ndriçojnë
dy sy të bukur.
11.
Xhaketa pas derës
në dhomë,
mjegull vjeshte.
12.
Në perëndim, dielli
sheh hënën që lind;
askush nuk do të vdesë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen