Mittwoch, 18. Dezember 2019

Buqetë poetike nga Ndoc Selimi

Ndoc Selimi

DRUNJTË

Dy drunjë borxh m'i ke Atdheu im
n'paterica të bredh rrugëve nëpër botë
prej teje të ruaj të vetmin kujtim,
pastaj në kryq m'i ktheni te rrasa mbi kokë.



ATDHE

Ke krijue shekujt e vitët, ditët e netët në emnin tand
t' pagzimit Shqipni.
Qielli yt asht pasqyrë
që sheh përtej hamendjeve t' horizonteve t' ngushta.
Mbretneshë e kombeve!
Hape portën yjeve t' qiellit
t' ulën te kopështi i shpirtit tand,
n' prehnin e nanës e të flasin çiltësisht si bij.
E ju engjuj tokësorë!
mbrojene krenarinë tuej të shenjt
prej demoneve t' ferrit
e vizatoni n' univers
andrrën e mijëra gjeneratave,
që nuk munden me ndesh as me gishtin tregues
lumtuninë e ditëve të veshuna me diell.
Ati yne që rri në qiell!
ban që bekimi yt të shkrijë inatet e hyjnive
e të ndërtojë kështjella dashnije
n' shpirtin e trazuem të dimnave t'ftoftë ,
që puthën pabesisht buzët e përgjakuna t'vendit tim.
Atdhe!
Je dashnia që lundron n' oqeanin e pamatë t' shpirtnave,
je zani i t' ranëve,
je përpjekja e përjetëshme e ngadhnjimit tonë!



ASHT’ KOHA E ARDHJES

Shiu hyri perseri
midis koloreve te qiellit
e une shoh si shuhen oret e andrrave
me shikimin somnabul neper rruge.
Ne dheun tim
lulet kan pamjen e diellit
e ti je atje – shtepi e vetmuar ne lendine.
Te lutem eja, te pakten sonte,
te zhdavarisim bashke pjesen e territ zi,
se s’ mund te eci vetem neper toke te huaj
pa nje rreze ne syte e mi.



BILETA

Nuk mbërriti me zbardhë ky mjes si tjetër herë!
Te kopshti pa vadë derdhi veç do pika shi –
pikllim qiejsh i tretun n’kujtesën e ajrit.
Nëpër muzg
hana e thyeme mbi çati
s’ka me harrue kurrë
numrin e nji bilete lamtumire
t’lanë kastile mbi shtrat,
si sajesë e nji stine me stuhi.
Kur lujshim kukamshehë dikur,
te oborri i rinisë mbulue me harresë,
vend – maskimi im
asnjëherë nuk ishte i sigurtë
e ti gjithmonë strofkën e para ma pate gjetë.
Ulërin naltësive nji avion
si shpend i tretun nëpër botë
e nji patë e egër epikën e maleve kërkon
për çerdhën e shembun mbi tokë.
Te xhami i thyem i qiellit
n’mjegull mbështjell
fluturon horizonteve t’lindjes
trishtueshëm e krejt vetëm nji biletë.



ZOGU I PERBUZUR

Ne dritaren e xhamte
troket trishtueshem nje zog gushkuq
si shpirt i tretur ne purgator.
Prej pemve shkeputen deget me dushk
nen hanen e mbramjes kafshuar.
Iku dhe kjo vjeshte
me kunora te thata mbi shtat,
si vite te humbura ne kurbet.
Qielli i nxire
hedh poshte kristalet gri te akullit
e zogu i gjore i nates
vizatohet ne sfondin e dimrave
si nje perbuzje e shekullit.



TE GJASHTE

Stuhia e nates mbi det
keputi intineraret e qiellit
e zemrat e piloteve rane
copa flakesh hyenore mbi shkembin e bardhe.
Te gjashte pushuan mbi toke
me njomesine e buzeve te femijeve ne faqe
e dashurine e duarve delikate te grave
mbi rrobat e gatesheme te fluturimit
palose per rruge.
Sot shpirtrat e tyre enden plantacioneve
midis detit e qiellit
ne kodrat e Bregut
mbuluar me tisin e holle te reve
mbi lartesite e Mjegulloshit.
Ne ujisim pemet e jetes mbi mal
e trupat e pishave rriten
me boçe mbi gem;
duar qe zgjaten perpjete e perpjete
drejte fluturimit perjetshem.



VORRI I GJYSHIT

Digjet përbrenda toka e gelqertë
e djersinë stomin e vorreve t'braktisuna
nepër fangjet e barit thatë nën kishë.
Një zhapik verdhacuk
kacaviret mbi kryqin e anuem të gjyshit
e sjell papritmas ngjyrën pikaloshe
të luleve t'zisë.
Harresa lot me copat e viteve
mshehun në murin e rrezuem,
ferrëmancat
e gurin e mbikresë.
Gjysh!
Kur t'bjerë floku i borës parë
ndoshta kthehem,
me t'dhurue pallton teme prej gzofi
t'bleme diku metropoleve t'Europres
për një gjum të gjatë e t'qetë
në vetminë e pasosun.



DITA NË VARREZA

Aty poshtë nën mermer
fle blerimi i dikurshëm
me fjali lutjesh dhe pika loti
të porta e kështjellës betonume.
Derdhni ujë mbi lulet vjeshtake
me njomë disi nëndorin
para se të vijë bora e dimnit n'prag
me ngujue dhimbjen tonë kaq thellë.
Gjurmët miljonare tretuna larg
mbajnë ndez flaken e qirit mbi derë
me shenjat e Zotit e shkrime mbi gur.
Sot fryn erë
e përziu kujtimet me gjethet vjeshtake
të shtrume në oborrin e kësaj banese
si dita n' pranverë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen