Freitag, 20. Dezember 2019

CA PUTHJE TË KUQE nga Rakela Zoga

Rakela Zoga

Ca puthje të kuqe! 
(festive)

Mos harro, te gëzohesh, në të bukurat ditë.
Se mjaft trishtim, kemi ulur në zemër.
S'kanë mjaftuar vetëm dimrat e stinëve.
Po edhe ato të shpirtrave të egër..

Mos harro, atë ndjenjë, që bëri sikur iku.
Jeton e padukshme, përqafuar me mua.
Le të zbukuroje, si dritat bredhin e shpirtit.
Largesive mësoi të jetë e dashuruar.

Mos harro, ti qeshësh trishtimit se zbehet..
Buzët përshëndesin edhe me duar.
I dërgojnë gishtave, ca puthje të kuqe,
Me gotën e verës, na bëjnë gëzuar.

Mos harro, ti flasësh endres se fshehur.
Largësisë s'mund të jetë, asnjëherë e huaj..
Ndërton yje në trokitje malli..
E gota e verës e puth e dashuruar..

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen