Sonntag, 1. Dezember 2019

Musa Dushica: PESHA E LOTIT

Musa Dushica

Pesha e lotit

I rëndë është sot loti, në këtë ditë pa dritë dielli...
Mbi shpirtin e kuq të Atdheut !
Mbi trupat e njomë, sikur ranë nga qielli,
Mijëra tonelata e betoni e dheut !

Ua këputi jetët në lule të fëmijërisë...
Nën gërmadha u gjendën, me nënën në përqafim,
U lëkundën zemrat e gjithë shqiptarisë...
I rëndë është sot loti, or vëllai im !

Tërmet në Shqipëri, sot lajmëroi gjithë bota...
Vershuan për shpitim, si rrufeja nga çdo anë,
Gjithë zemrat i bënë në këtë ditë të forta...
Dhembjen me ne, që të gjithë e ndanë !

Populli im i dashur, o vëllëzër dhe motra !
Të duam vëllai vëllanë, se ka një Perëndi...
Afër e të pa ndarë, ashtu na do votra,
E nderojmë Atdheun dhe emrin e tij !

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen