Montag, 9. Dezember 2019

Vaid Hyzoti: ZHDUKENI ATË VAJZË...

Vaid Hyzoti

ZHDUKENI ATË VAJZË...

Hiqmani nga sytë, s'mund ta shoh çdo ditë,
Vriteni, zhdukeni, treteni në humnera.
Në rrugë nuk do ketë më aq shumë trafik
Dhe do t'u vijë vlera
Dhe vajzave të tjera.

Në një majëmali të thatë , të lidhur ta çoni,
Të korbërojë e vetme, e shkretë!
Veç druhem se dhe mali do ujëzohet,
Do behët park këngësh,
Plot zogj dhe i blertë.

E lini të vetme në Sahara të thahet nga etja...
Mundet me kostum Armani të vishen beduinët.
Shkretëtira do kthehet në një kopsht Edeni,
Më shumë se Dubai,
Do sulmohet nga turistët.


Plaseni në një ishull të vetmuar,në zonë ciklonesh
Atje ku asnjëherë nuk di të prajë era!
Po kam frikë se do të krijohet një tjetër Bermudë për anijet
Ajo do kthehet sirenë dhe plot me dëshirë
Marinarët do të kërkojnë të bëhen derra!

Paguani një terrorist, një sadist me brirë, ta vrasë
Dhe ai do t'ia kthejë vetes dhe kjo është prapë një fitore e paktë...
Ajo prapë do shpëtojë...
Oh, më mirë e keni më të lehtë
Gjejeni dikë që mua të më vrasë!

Dhe mos shprehni hidhërim për mua, hidhmëni ku të mundni
Dhe hapni fjalë se qe çmendur, nuk dihet ku ka humbur!
Dhe shkoni bekojini prindërit e saj
Që sollën në jetë
Një krijesë kaq të bukur!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen