![]() |
| Mehmet Rrema |
NATËS IA DUA ËNDRRAT
Natës ia kam zili qetësinë,
me të cilën mbulon zhurmat
e një dite plot rrëmujë e zënka,
mes të njohurish a të pa njohurish
Natës ia dua stofullën e ëndrrave,
se aty poetët pushojnë
dhe përgatiten për të nesërme
që të mbledhin e të thonë fjalën e ëmbël
Natës ia dua këngën e këndezit
i cili nga atje lart në pemë, i lutet ditës
të kthehet sa më parë në vatrën e sajë
bashkë me flladin e ëmbël e këngë bilbilash
Natës së zezë nuk ia dua pabesinë,
që thur skutave të errëta të poshtërsisë,
si rrjetë e merimangës së çmendur
nga njerëz me zemër miu e helm akrepi
Armët e veshët mbushen me plumba e helm
për të vjellur mbi njerëxit e mirë
të kësajë bote ah, jetë o jetë
çfar nuk përgatit nëpër qelizat e tua?!
Ku armët dhe veshët mbushen;
gati për të djegur zemëra e dhunuar ardhmëri
për të mbjellur lot e dhembje
e mermeret e bukur t'i mbushin me porcelana.
Ty natë nuk ta dua as errësirën
që si një perde e rëndë morti mbulon
bukurinë e luleve dhe aromës së tyre
ua zen frymën dhe i asfikson pa mëshirë
Natë! Të lutem ma plotëso një dëshirë;
mos thur kurthe për njerëzit e mirë
që kërkojnë ditë e natë të shpërndajnë
lumturi për njetëzit dhe botën mbarë!

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen