Samstag, 7. Dezember 2019

Hajdin Morina: ARKITEKTURA E BIOGRAFISË

Hajdin Morina

ARKITEKTURA E BIOGRAFISË

Biografia
nuk është sikur emri
as sikur datëlindja
që ndryshohet
me dy-tre dëshmitarë
në zyrën e gjendjes civile
dhe në gjykatë.

Biografia
nuk është ceremonial i partisë
ku secili argat merr diplomë
për merita të veçanta.

Biografia nuk është pozë pas lufte
për fotografi artistike
në një frëngji kulle t'Dukagjinit,
në një mal Drenice.

Biografia
është thurima jote
me lëkurë kohe,
kantieri yt
ku ti ndërton tërë jetën
shtëpinë që qëndron
dhe shtëpinë që shembet.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen