Alketa Maksuti Beqari |
MË THUAJ DIÇKA
Më thuaj diçka
Për erën diellore tek fryn
E pikla hidrogjeni e heliumi shpërndan
Në fushën e jashtme magnetike
Më thuaj diçka
Për xhuxhin e bardhë
Ka mbetur vetëm bërtham
Dikur ylli i bukur ishte.
Më thuaj diçka
Për honet e zeza
Ku drita hyn e s’del
Dimesionet ndërron brenda saj.
Më thuaj diçka
Për jetën në planetin e dhjetë
Ku shiu bie me ngjyra ylberi.
Më thuaj diçka
Për shiun në Tokë
Që trupin tim e lagu.
Më thuaj diçka
Për pemën e dashurisë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen