Donnerstag, 28. April 2011

Tri poezi nga Agim Gashi - Drenica


TE JESH POET

Te jesh poet
vdes ngapak çdo ditë,
se çdo varg që shkruan
ta merr ngapak shpirt.
Te jesh poet
mëgjithatë është mirë,
n’ta prngosëshin trupin
- shpirtin e ke t’lirë.
Te jesh poet
lind ngapak çdo ditë,
dhe n’ta marrshin shpirtin
- në vargje te ngelë shpirt!



BISEDË ME KULLËN

Sa stuhitë t’kanë rrahur
çatisë – murit
e s’kanë mundur te të rrënojnë
-kulla ime e mirë
-kula ime e gurit.
C’drtare t’ngushta ke
nëpër to s’ka depërtuar as era,
sa herë në këto fregji
kokën e ka shtrirë mamxerrja.
Sot me këtë qyski
(ngadalë-me kujdes)
do t’i heq gurët një nga një
e ti mos u hidhëro kulla ime
mbi themelin tënd
do t’ndërtojmë pallat të ri.
Shih,ç’është ky plis këtu
- mes baltës e gurit
ja edhe një copë e flamurit
shih edhe dy tela të çiftelisë
pa shih pashë sytë e ballit
këtu qenka edhe bishti i kalit,
pranë qenka edhe një letër
një porosi më fjalë jo t’kota
“Dritarët kthni kah dielli
- kah bota…”
Ja thëmel i kullës
mbi ty ngritëm mur të ri
telat i zgjatëm në çifteli
e bishti i kalit -
n’lahutën e gjyshit sa bukur rri’
e plisi?!
(plisi s’është mes gurësh,i përbaltur)
në kokat tona qëndron me krenari,
dritarët i kemi kthy kah dielli
kah bota – sipas t’gjyshit porosi.
Pa dëgjo,dëgjo
ç’këngë e bukur
lahuta me çiftelinë
- në orkesrinë
japin koncert për LIRINË…

(Botuar në “Zëri i Rinisë” në vitin 1990)



NDIZNI ZJARRET…
(Nates se zjarreve në Prekaz)

Sonte zjarret ndezni gjithandej
ju qe gjak shqiptari keni nder dej.


Se kete dite u ndez jarri i Lirisë
Në Drenicë -ne zemer te Arberisë
- Në Prekazin e Emin Latit
ne Prekazin e Ahmet Delis.

Jasharajt u ben flakadan
qe ndezen zjarret e lirisë për vatan,
E ndezen Ademi , Hamza dhe Bac Shabani
se po poshtrohej kombi – po shkelej vatani.

Nga zjarri qe u ndez n’Prekaz
- trimat e moren nga nje gacë,
Dhe ndezen zjarret e Lirise
Në te gjitha anet e Dardanisë.

Sonte festë ka shqiptaria
nga Tivari deri te Cameria,
- andaj ndezni zjarret
se nga ai zjarr erdhi Liria.

Sonte është Nata e Madhe
sonte festojnë edhe varret
andaj – ndizni zjarret…


Marrë nga prishtinapress.info

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen