Freitag, 15. April 2011

Cikël poetik nga Mirlinda Musaj


´
KRENIMI I VALVITJES

Poemthi im për pavarësinë


Ah, moj Arbëri! 

Ah, moj Arbëri,
Ç’të vajtuar,
Sundime të tmerrta
Diejt përgjysmuar!...


Ah, moj Arbëri,
Dole kapetane,
Sundimet sunduar
Nga ky vargan malesh...


Si s’u trëmbe kurrë
Nga diktatorët,
Pa liri natyra,
asfiksuar orët!...


Ah, moj Arbëri,
me toka copëtuar
si moj ti durove
shekuj robëruar?...
Pse këto troje
ty, moj , t’i copëtuan,
krahët e një shqiponje,
prapë flatruan...
 
 

Me pikën e lotit…



A mund të qëndroje,
shekuj kokëulur
(shekuj e malllkuar),

s’paskishte një dritë
për të dritëruar?


Si s’e ngrite kokën
T’i luteshe Zotit,
Por gjithë jetën
me pikën e lotit..
Pse s’e ngrite kokën
të kundroje kaltërsinë...
me Rrezet e diellit
Fshehur robërinë…
 



Fusha të përgjakura

I madh flijimi
Beteja fituar
prapë kthetra pushtimi,

kurrë e luluar…

 
Eh, fushë e përgjakur
Të kam para syve,
Beteja fituar,
Si xixëllonja yjet…



4. Teksa për në Vlorë


Lëviste trimëria,
Mençuria printe,
Ideja e madhe,
Në Vlorë po lindte…
 

Arbërisë së bukur
iu ndriçua syri ,
teksa për në Vlorë
iu drejtoi biri...
Dhe pse i malluar,
trimi mjekërbardhë
Histori e shkruar
Pas i kishte ardhë...
 


5. Lotët e gëzimit


Dhe ja çasti i drituar
I Ismail Qemalit…
Nëna Arbëri
Me lot puthte djalin...


Me të sypërlotur
Me mall përqafuar,
Tërhiqej sundimi
Si bishë e tërbuar…
Vinte Pavarësia
E bukur, e zgjuar
Lajmi gjithë kombin
E kishte "pushtuar"...
 

Dhe nga ajo shtëpi
E thjeshtë vlonjate
Lajmi i pavarësisë,
mesazh të rëndë mbante...
 


Shkëlqimi i diellit


Oh , moj Arbëri,
qielli t’u kthjellua,
në qiellin e hapët
pëllumbat u lëshuan...
 

Si u hap qielli,
si të shkëlqeu toka
nga flamuri i kuq
u drejtua koka...


Dielli filloi
prapë rrezatimin
Puthte flamurin

Isa Boletinin...
 
 
 

Qendisja e kohës…


Oh, ky flamuri ,
flamuri i shqiponjës,
qendisur ndër yje
në zemër të Evropës...

Duart e arta
të Marigosë...
Në hapësirë të gjaktë
Flatrat një shqiponjë...
Një shqiponjë e trimtë,
shqiponjë me dy kokë...
Sa lezet që paska

përshëndet Marigonë...
Eh , kjo hyjneshë,
Te pa fluturimin,
E bukura besnike
Lotoi prej gëzmit...


Ngritja e atij flamuri
Ne qendër, në Vlorë
Në çast të shpejtë
shëmbi perandorë...
Sytë e shqiptarit
ndritën nga liria
Me Ismail Qemalin
Shndriti historia...
 


8. Fluturon lajmi

U përulën në gjunjë
Trimat e Kombit
Dhe betimi i zjarrtë
Mori udhën e Globit...

U përkul në gjunjë
me shumë krenari,
Boletini puth flamurin
me lot e dashuri!

 
 


Do të kalojnë kohët


Oh, sa datë e shenjtë
ky 28 Nëntor,
ditë e Flamurit,
kur u valvit në Vlorë...
Dhe Ismail Qemali,
me dashamirët e tij,
U bënë heronj
drituan historinë!

Që sa e sa dekada
dëgjohet emri i tij

Historik Altari:
Idhull, krenarim!


Do të kalojnë shekuj,
I paharrueshmi emër
përflakja,… 28 nëntori
pranë në çdo zemër!

As’është krenim,
moj Arbëri,
As’është lavdi
për këtë tokë,
të zgjuarit
dhe trimat
lindin nga ky komb…
 
 
 

SHEKUJVE TË LIRISË
 I madh flijimi


1.
Erdhi koha e festimit
me lodra e vallëzime
mjaf duruan dardanët
sa e sa sundime!

2.
Zhduku, moj dallgë,
shkatërrim natyre,
zhduku sa më larg...
oh, shekuj marrje fryme...

3.
Të shuhet stuhia,
buruar nga djalli,
mos t'i marrë gjethet,
mos të zverdhet bari!


4.
Me dekada, shekuj
I madh flijimi,
me gjak e shkrim
I madh sakrifikimi.


5.
Të shuhet uragani
me të dallgë e detit,
të zhduket dragoi
Ëndrrës së mllefit...




Venitja e helmimit


6.


Pjesës verilindore
kështjellë qëndrimi,
aty jeton dragoi
Me gojë helmimi.


7.

Kështjellë e frikshme,
Vargan porosish
Herët apo vonë
Shkrumb kjo Dardani…

8.

Dardania trime,
Kurrë s’u pajtua,
Me heroikën e saj
dragoin ka tërbuar!

9.

Dragoi po venitet
S’lëshon dot zjarrin.
Inati i tij madh ,
s’mposht shqiptarin...


 Kafazi i Dragoit

10.


Ej, moj portëmadhe ,

portë e stolisur
Prite ti lirinë ,
tek ty është nisur...

11.
 Ja po rrëzohet,
i ndryshkuri kafaz
Hekurat po këputen
pëllumbi fluturon lart...


12.

 E, more dragua,
të erdhi ditë e fundit,
Shihe, more i mjerë ,
flatrimin e pëllumbit…

13.

Kosovë, o lavdimadhe
Ç’lezet të ka historia.
Mbyllur dragoi në kafaze
E sheh se ç’qenka robëria…

14.

Këtë ditë bekimi
me shekuj kemi pritur,

tani që e fituam
s'ka për të ikur!


15.

Goditja që të vriste
nga gjakpirësi i etur,
ëndërronte të shihte
çdo shqiptar të vdekur!

16.

Heronj u vranë...
të gjallë me shpirt,
lart ngrihet krenimi
flijimi për këtë ditë!

17.

Do të thonë dikur 
qenkej një dragua,
nga goja e helmët,
helm kishte lëshuar...

18.


…. Eh, moj martire,
Kjo liria e vërtetë,
Acarin e dimrit,
shndërrim
në verë të nxehtë…


 
____
 
Mirlinda Musaj ka lindur më 15 Mars 1993 në fshatin Lubizhd të Hasit, komuna e Prizren. Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindjen e saj në vitin shkollën 2008. Vijon shkollën e mesme gjimnazin "Gjon Buzuku" ne fshatin Ramaj, komuna e Prizrenit. Libri "Në ujëvarën e mendimit..." është libri i saj i parë me poezi.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen