Danel Cana |
BRENGA KOSOVARE
Nuk më lë një breng e shkretë,
të dal në dritare.
Më thotë ulu, shkruaj dy vargje
këngë Kosovare.
Nuk më lë të qetë një brengë,
nuk më lë të fle!
Më ngacmon përher më shumë,
më thotë: - Nuk e pe?!
Po. I pashë, i pash të gjitha.
Dhe sa nuk kam parë!
I pash nënat me të zeza,
me zemër të vrarë!
I pash gratë e Kosovës,
me duar në gji!
Qajnë për burrat, për vëllezrit,
qajnë për fëmijtë!
Qajnë e s’kanë të pushuar…
Ah ç’duron kjo zemër!
Mbushur pirgu me kufoma,
nuk i vë dot emër!
Qajnë gurët, qajnë pemët..
Edhe malet qajnë!
Për të gjorët Kosovarë
s’kanë nga t’ja mbajnë!
Të përzën nga vëndi jot,
nuk paska më keq!
Burra, gra edhe fëmij,
të rinj edhe pleq.
Ah Evrop, Evropa plakë!
U tregove skile.
Dikujt i hyre në hakë,
ja pate me hile.
Ata që kohën e shkonin,
në dhoma sedefi!
Aqë ditën, atë bënë.
Si u deshi qejfi.
Por s’mbaron aty e drejta,
s’shuhet historija!
Veç lirisë, asgjë s’kërkojë,
në trojet e mija.
Duam liri, në tokën tone…
Jo pranga në duar!
Shqipëtari kurr nuk rronë
shtypur, skllavëruar.
Tetor 2001
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen