![]() |
| Puntorie Muça Ziba |
MAKTH
(Kur mbarset dielli me hileqarë)
Ky dhé e ky ujë, n'bark Luciferin mba.
Kyç misterioz ngjyrë ndezur
që fut fillin n'bythë gjilpëre
ndrydh merakun
dredh bishtin qerratai
mbars diellin me hileqarë.
N'mjedis natyrës së ashpër
zogjtë bëjnë glasat,
pjalmon dalldia e luftës
mbi fijëza vullnetesh.
Kur reshin ngrica
klithmat mëngjeseve
shtyjnë muret me brinjë
kokat derdhin trutë.
Gratë ndukin lëkurën e faqkave
ndukin thonjtë
ndukin qiellzën e butë
aty-këtu ndukin leshrat.
Paskëtaj edhe burrat vajtojnë
mallkojnë pjalmimin
ngaqë,
gjithë kjo botë tretur n'gojë t’Luciferit
fut fillin n'bythë gjilpëre
mbars diellin me hileqarë.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen