Sonntag, 1. Dezember 2019

Ismet Aliu: DHEMBJE

Ismet Aliu

DHEMBJE

Qoftë i pavdekshëm kujtimi
për ata që humbën jetën nën rrënoja të termetit në këtë fundnëntor

S’janë gjë shtëpitë
Por Shpirtrat që çahen
Siç çahet Dita nga shpata e Natës
Dhe bashkë me avujt e jetës
Përmallshëm dalin
E çmallen me Durrësin
Pastaj
Pushojnë në gjirin e tokës Nënë...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen