Haxhi Muhaxheri
AI E KA MUNDUR VDEKJEN
I madh ishte Ai
Lutej edhe për vrasësit
Ne kemi harruar
Të lutemi për vetveten
Dashurisë përditë i zëm pusi
Ai është ringjallur
E ne vdekjes i shkojmë pas
Zotynë
Na i falë mëkatet
Se nuk dimë ç'bëjmë
Na e largo urrejtjën
Ta shërojmë vetën
Shpirtit ti japim bardhësi
Ai
Mundur e ka vdekjen
Po të gjallë a jemi ne?
_____
Shkruar në prag të krishtlindjeve 2014
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen