Xhelal Ademi |
Poeti
Te portë e qytetit bënin roje hijet
Nuk e lanë të hynte rruga qe e kotë,
Bota e përtejme kishte humbur shijet
Ndaj tash i nemitur s'dinte më ç'të thotë.
Ia varrosën ëndrrën me vetëm tri fjalë
Ky qytet piratësh do të kish për zemër
Dhomën e një djalli dhe detin me valë
Por jo oda librash për poet pa emër.
E përzunë iku ndoshta pa vegime
Të derdhte ca lot nuk kishte të ngjarë,
Jo se n'gjoks pat varur vjersha dhe tregime
Iu duk se kish vdekur njëqind vjet më parë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen